Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Shkenca Dhe Jeta «« » Gjeografia, Biologjia & Kimia » Hormonet tek bimet

Hormonet tek bimet

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Hormonet tek bimet prej Sun Dec 07 2008, 20:45

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Rritja, qetesia riprodhimi dhe shumė procese te tjera, karakteristike te bimet, lidhen ngushtė me mjedisin e jashtem dhe faktore te brendshem. Hormonet bimore luajnė njė rol te rėndėsishėm. Hormonet bashkerendojne zhvillimin dhe veprimtarine metabolike te indeve tė ndryshme te bimes duke shfaqur veprimin e tyre edhe ne sasi shumė te vogla.
Termi hormon, do tė thotė nxitje. Por ėshtė vėnė re se dhe disa hormone kanė veprim frenues..

Auksinat: Duke studiuar procesin e rrotullimit te bimezave tė reja nėn veprimin e drites ose fotosintezes, u vu re se ato perkulen kryesisht ne majen meristematike te filizit..
Kjo shkaktohej nga njė ngacmues kimik qe vinte nga maja e filizit. Ky nxites kimik ėshtė pikėrisht auksina..
Kur auksina zbret nga maja meristematike e bimes e shpėrndahet njelloj ne gjithė bimen, bima rritet drejt e pa perkulje..
Auksina shkakton rritje me te shpejte ne ato pjesė te bimes ku ndodhet mė me shumicė.
Ne rrenjet e bimes auksina ka rol frenues.

Citokininat: Janė hormone qe shkaktojne ndarjen qelizore " Citokinezen", prandaj u quajtėn dhe citokinina.

Giberelinat: Shkak pėr zbulimin e kėtyre hormoneve u be studimi pėr te gjetur shkakun e njė semundjeje te bima e orizit. Bima rritej shpejt por mbeteshin te holla e rrezoheshin lehtė.
Shkaktar i semundjes ishte njė lende kimike e prodhuar nga njė kerpurdhe qe prekte bimezat e reja. Nisur nga emri i kėsaj kerpurdhe Gibberella fujikuroi, substancat qe prodhoheshin prej saj e te tjerat te ngjashme ne veprim me te, u quajtėn giberelina.
Kur bime te shkurtra trajtohen me giberelina, ato arrijnė gjatesi normale.
Mendohet se te bimet e shkurtra mungon gjeni i nevojshem qe kushtezon prodhimin e giberelinave.
Giberelinat pėrdoren pėr te shpejtuar mbirjen e farave si dhe pėr te shpejtuar rritjen ne lartesi te bimeve.

Acidi Abscisik: mendohet qe te jetė hormoni qe ndikon ne rėnien e gjetheve.
Renia e gjetheve shkaktohet nga formimi i njė indi tape ne vendin ku gjethja takohet me kerzellin. Ky ind pengon transportimin e ushqimit dhe ujit pėr ne gjethe dhe nga gjethet.. Kėshtu gjethet thahen e bien.
Ky acid luan rol dhe ne mbylljen e gojezave kur ka mungese uji.

Etileni:Ėshtė hormoni qe nxit pjekjen e frutave.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi