Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Diskutime Tė Ndryshme «« » Ēėshtja Kombėtare » 9 deputete ne greve urie

9 deputete ne greve urie

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal 9 deputete ne greve urie prej Wed Dec 10 2008, 10:52

LuNa


Moderator/e
Moderator/e
Acarohet situata politike. Tė vegjlit i ankohen Presidentit pėr dy partitė e mėdha. Lėshojnė ultimatumin: Do ngujohemi nė Kuvend

Revoltohen tė gjitha partitė e vogla, tė cilat japin njė ultimatum se do tė hynė nė grevė urie nėse nuk merren parasysh kėrkesat e tyre. Dje paradite, ato kanė zhvilluar njė takim me kreun e shtetit, Bamir Topi. Nė takimin me Presidentin e Republikės, partitė e vogla, tė majta dhe tė djathta, kanė kėrcėnuar se do tė futen nė grevė urie nė sallėn e Kuvendit nėse dy partitė e mėdha, PD-ja dhe PS-ja, miratojnė Kodin Zgjedhor pa marrė parasysh propozimet e tyre. Ky qėndrim i ėshtė bėrė i ditur kreut tė shtetit dje nė mesditė, nė njė takim qė ai zhvilloi nė ambientet e Vilės nr.4. Ilir Meta, Dashamir Shehi, Nard Ndoka, Spartak Ngjela, dhe Petro Koēi kanė informuar Presidentin e Republikės nė lidhje me lojėn politikė qė po bėjnė dy partitė e mėdha, duke miratuar njė Kod Zgjedhor pa marrė parasysh pretendimet dhe sugjerimet e partive tė vogla. Nga burime pranė takimit, bėhet e ditur se Presidenti Topi ka dėgjuar dhe mirėpritur shqetėsimin e krerėve tė partive politike, duke theksuar se atė e tyre do t‘ua bėjė tė ditur edhe trupit diplomatik nė vend. Greva e urisė pritet tė zhvillohet nė sallėn e Kuvendit, pėr tė ndaluar PD-nė dhe PS-nė qė tė miratojnė njė Kod Zgjedhor qė favorizon dy partitė e mėdha dhe shkatėrron partitė e vogla. Ato kundėrshtojnė me forcė formulėn e KQZ-sė dhe kėrkojnė qė tė rishikohet pėrbėrja e komisioneve zgjedhore. Qėndrimi i partive politike ėshtė bėrė i ditur publikisht edhe nėpėrmjet njė letre. Aty thuhet se pėr to ėshtė shqetėsuese ndryshimi i Kushtetutės mė 21 prill 2008, i hartuar dhe miratuar me shpejtėsi nga dy partitė politike, PS dhe PD, tė cilat shtrembėruan sensin e demokracisė dhe konstitucionalizmit nė Shqipėri, duke reduktuar kontrollin parlamentar mbi qeverinė dhe duke shfuqizuar Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve, si subjekt kushtetues. Ato ndryshuan formėn e cilėsuar tė zgjedhjes sė Presidentit tė Republikės dhe fuqizuan pushtetin e Kryeministrit, pėr tė dominuar mbi pushtetet e tjera. Nė letėr thuhet se Komisioni pėr Reformėn Zgjedhore, nė frymėn e dhunshme tė ndryshimeve kushtetuese, paraqiti variantin pėrfundimtar tė Kodit Zgjedhor, i cili pėrjashton hapur nga administrimi i procesit zgjedhor tė gjitha forcat dhe faktorėt politikė qė kanė qenė kundėr ndryshimeve kushtetuese dhe janė aktualisht e vetmja opozitė kundėr marrėveshjes sė Partisė Socialiste me Partinė Demokratike, pėr zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Nė letrėn drejtuar Presidentit, partitė e vogla shprehen se "ēėshtja qė po ngremė ėshtė njė nga mė tė rėndėsishmet pėr demokracinė shqiptare. Askush nuk mund tė paragjykojė zgjedhjet nė funksion tė pushtetit individual. Dhe pikėrisht pėr kėtė, nė Kodin Zgjedhor qė po kundėrshtojmė, PS-PD janė munduar qė tė paracaktojnė rezultatin e zgjedhjeve, duke e paraqitur si formė demokratike". Kjo, sipas tyre, bėhet nė nenin 12 dhe 14 tė projektit, i cili flet pėr KQZ-nė dhe qė e bėn kėtė strukturė tė kontrollueshme vetėm nga PS-PD. Nė nenin 28, qė flet pėr pėrbėrjen e komisioneve tė zonave tė administrimit zgjedhor, kjo strukturė kontrollohet vetėm nga PS-PD. Nė nenin 35, qė flet pėr komisionet e qendrave tė votimit, i bėn kėto pėrsėri plotėsisht tė dominueshme dhe tė kontrollueshme vetėm nga aleanca PS-PD. Mė tej nė letėr thuhet se, partitė politike janė tė sigurta qė nė rast se zgjedhjet nė Shqipėri do administrohen vetėm nga PS-PD, atėherė shanset pėr zgjedhje tė lira dhe tė ndershme nė Shqipėri kanė vdekur pėrgjithmonė.


Mbledhja


Reforma, miratohet formula e KQZ-sė, kundėrshton LSI-ja


Pretendimi i LSI-sė pėr reformėn zgjedhore ka rėnė nė vesh tė shurdhėr. Kjo, pasi nė mbledhjen e djeshme tė Komisionit tė Reformės, mazhoranca dhe opozita kanė miratuar me konsensus tė plotė pjesėn mė tė madhe tė amendamenteve tė draftit pėr Kodin Zgjedhore dhe bashkė me to, edhe skemėn e funksionimit tė KQZ-sė, e cila do tė pėrbėhet nga shtatė anėtarė. Nė mbledhjen e djeshme tė Komisionit tė Reformės, sėrish nuk kanė munguar debatet midis anėtarėve tė komisionit dhe pėrfaqėsuesve tė LSI-sė. Pas mbledhjes, e cila zgjati pėr gati njė orė e gjysmė, bashkėkryetari i kėtij komisioni, Fatmir Xhafa, u shpreh se "u vendos pėrfundimisht qė formula e pėrbėrjes sė KQZ-sė tė jetė me shtatė anėtarė, nga nėntė anėtarė qė ka qenė deri mė tani, ashtu siē ishte pėrcaktuar edhe nė draftin e ekspertėve".

Gazeta "Shqip"


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi