Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Diskutime Tė Ndryshme «« » Diskutime Shoqėrore » Miliarderėt pa shkollė

Miliarderėt pa shkollė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Miliarderėt pa shkollė prej Mon Dec 29 2008, 22:13

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Dell u regjistrua pėr biologji nė Universitetin e Teksasit, por kalonte mė shumė kohė duke u marrė me pjesėt e kompjuterėve, sesa duke lexuar librat.

Nė vend qė tė studionte, ai filloi tė shiste kompjuterė tė rinj, nėpėrmjet reklamave nė gazetat lokale. Me gjithė ato para nėpėr duar, ai vendosi tė mos kthehej mė nė shkollė. E la universitetin nė moshėn 19-vjeēare, pėr tė drejtuar kompaninė qė do tė merrte emrin "Dell Inc". Vetėm brenda pak viteve, shitjet vjetore tė "Dell Inc" i kaluan 100 miliardė dollarė. Edhe njė ndėr njerėzit mė tė pasur nė botė dhe krijuesi i "Microsoft"-it, Bill Gejts, nė fakt nuk e ka pėrfunduar universitetin. Sidoqoftė, kjo nuk e ka penguar atė tė ketė sukses tė madh. Li Kashing dikur ishte thjesht njė emigrant i varfėr e mė pas ai nisi tė shiste lule plastike nė Hong-Kong, nė vitet 50. Tani ai ėshtė njeriu mė i pasur nė Hong-Kong. Sheldon Adelson, djali i njė taksisti nga Bostoni, mori 200 dollarė borxh nė moshėn 12-vjeēare pėr tė filluar tė shiste gazeta. Filloi mė vonė tė luante kumar nė kazinotė e Las Vegasit dhe Singaporit. Ai e bėri kompaninė e tij "Las Vegas Sands" publike nė vitin 2004. Por, sidoqoftė, nuk duhet tė kuptoni nga shembulli i kėtyre miliarderėve se shkolla ėshtė e pavlefshme. Edhe vetė e kuptojnė rėndėsinė e arsimit dhe kjo ėshtė njė ndėr arsyet pse ata investojnė njė pjesė tė pasurisė sė tyre nė kėtė fushė.

Bill Gejts
Pasuria: 58 miliardė dollarė
Ka lėnė Universitetin e Harvardit. Njė ndėr njerėzit mė tė pasur nė botė dhe krijuesi i "Microsoft"-it, Bill Gates nė fakt s e ka pėrfunduar universitetin. Sidoqoftė, kjo s e ka penguar atė qė tė ketė njė sukses tė madh. Fondacioni i tij, "Bill dhe Melinda Gates" ka 38.7 miliardė dollarė asete; dhuron pėr kauza qė kanė qėllim t u ofrojnė mjete financiare tė varfėrve dhe ndihmon nė zhvillimin e vaksinave dhe pėrmirėsimin e sistemeve shkollore.

Li Ka-shing
Pasuria: 26.5 miliardė dollarė
La shkollėn nė moshėn 12-vjeēare. Dikur ishte thjesht njė emigrant i varfėr e mė pas ai nisi tė shiste lule plastike nė Hong-Kong nė vitet 50. Tani ėshtė njeriu mė i pasur nė Hong-Kong. Ai ėshtė operatori mė i madh nė botė i kontenierėve, tregtari mė i madh nė botė me shumicė i produkteve tė bukurisė dhe atyre tė shėndetėsisė etj. Li Ka-Shing ka bėrė tė ditura planet e tij pėr tė dhuruar njė tė tretėn e pasurisė me kalimin e kohės. Djali i tij, Viktor, e ndihmon pėr tė drejtuar perandorinė e tij gjigante.
Sheldon Adelson
Pasuria: 26 miliardė dollarė
La kolegjin "City College" nė Nju Jork. Djali i njė taksisti nga Bostoni, mori 200 dollarė borxh nė moshėn 12-vjeēare pėr tė filluar tė shiste gazeta. Mė vonė ai filloi tė punonte si komisar hipotekash, kėshilltar investimesh dhe konsulent financiar. Ai la shkollėn e mesme dhe provoi tė studionte pėr muzikė kur ishte adoleshent. Filloi mė vonė tė luante kumar nė kazinotė e Las Vegasit dhe Singaporit. Ai e bėri kompaninė e tij "Las Vegas Sands" publike nė vitin 2004.

Lerri Elison
Pasuria: 25 miliardė dollarė
La nė mes Universitetin e Illinoisit. Miliarderi i rritur nė Ēikago studioi pėr Fizikė nė Universitetin e Ēikagos, por nuk arriti tė diplomohej. Ai krijoi kompaninė "Oracle" nė vitin 1977 dhe e bėri atė publike nė vitin 1986, njė ditė pėrpara "Microsoft"-it. Tė dyja kėto kompani kanė pasur konkurrencė tė fortė me njėra-tjetrėn qė prej krijimit tė tyre. Ai ėshtė pėrpjekur tė fitojė trofeun mė prestigjioz pėr jahtin mė tė madh nė botė, por humbi vitin e kaluar me "Luna Rosi".

Roman Abramoviē
Pasuria: 23.5 miliardė dollarė
Mbeti jetim nė moshėn katėrvjeēare dhe u rrit nga gjyshja dhe xhaxhai. Mė tej, la nė mes shkollėn e mesme. Pėrsėri mė vonė la universitetin pėr tė marrė pjesė nė ēėshtjet e diskutueshme tė eksportit tė naftės ruse. Nė vitin 1995 u bashkua me rusin Boris Berezovksi dhe bleu gjigandin e naftės "Sibneft" pėr 100 milionė dollarė dhe ia shiti "Gazpromit" pėr 13 miliardė dollarė pas njė dekade. Pėrveē klubit tė futbollit “Ēelsi”, ai ka edhe avionė privatė, jahte dhe njė shtėpi qė kushton rreth 100 milionė dollarė.

Xhek Tejlor
Pasuria: 14 miliardė dollarė
E la Universitetin e Uashingtonit pėr tė shėrbyer nė marinė dhe u bė pilot luftarak gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Pas luftės shiti makina dhe u bė menaxher shitjes nė kompaninė "St. Louis Cadillac". I mbėshtetur nga bosi i tij, ai filloi biznesin e tij tė makinave me qira. Biznesi lulėzoi nė vitin 1970. Sot, shitjet e kompanisė sė tij "Enterprise Rent-A-Car" i kalojnė 9 miliardė dollarėt. Djali i tij Andre, ka filluar tė punojė me tė sapo ka arritur moshėn pėr tė marrė patentėn.

Amancio Ortega
Pasuria: 20.2 miliardė dollarė
La shkollėn nė moshėn 14-vjeēare. Me ndihmėn e ish-gruas sė tij, Rosalia Mera, ai filloi tė krijonte fustane dhe tė brendshme nė dhomėn e tyre tė ndenjes, para 45 viteve. Ky biznes u kthye nė njė prej prodhimeve mė tė suksesshme tė rrobave nė gjithė botėn dhe nė vitin 2007 shėnonte 14.8 miliardė dollarė nė shitje. Ai tashmė ka 3902 dyqane nė 70 vende tė botės. Ortega ėshtė president dhe ka gjithashtu nė pronėsi njė klub tė garave tė kuajve dhe njė pjesė tė njė lige futbolli.

Francois Pinault
Pasuria: 16.9 miliardė dollarė
Ai la shkollėn e mesme pėr tė filluar punė si njė tregtar i panjohur druri nga Franca nė Britani. Taktikat e tij prej grabitqari nė biznes e ndihmuan atė tė ndėrtonte njė perandori gjigante. Sot, ai ėshtė aksioneri kryesor nė grupin e mallrave luksoze "PPR", ku pėrfshihen marka si "Gucci", "Balenciaga" dhe "Stella Mccartney". Djali i tij, Francois Henri, i cili tani drejton biznesin e familjes, sapo u shtua me djalė nga aktorja Salma Hayek.

Majkėll Dell
Pasuria: 16.4 miliardė dollarė
La nė mes Universitetin e Teksasit. Teksani me zė tė butė rimori postin e shefit ekzekutiv nė kompaninė "Dell Computer" nė janar tė vitit 2007, pėr herė tė parė qė prej vitit 2004, kur pengesa tė shumta dėmtuan aksionet e kompanisė. Ai humbi vendin e parė nė tregun e kompjuterėve nė vitin 2006. Filloi tė shiste kompjuterė nga dhoma e konviktit nė Universitetin e Teksasit nė vitin 1984 me nga njėmijė dollarė secilin e mė pas la shkollėn.

Pol Allen
Pasuria: 16 miliardė dollarė
La Universitetin e Uashingtonit. Bashkėthemeluesi i kompanisė "Microsoft" mund tė jetė njė prej investitorėve tė teknologjisė mė shpresėdhėnėse qė ka ekzistuar ndonjėherė. Ai ka qėndruar tetė vite nė kompaninė qė nisi tė krijonte nė vitin 1975 me Bill Gates dhe 24 vjet pasi ka hequr dorė, ajo kompani i ofron akoma njė tė katėrtėn e pasurisė sė tij tė pėrgjithshme. Ai ka humbur shuma tė mėdha parash nė projekte pa vizione, siē ishte kompania "Interval Research Group".

Gazeta ballkan


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi