Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Arti Dhe Kultura «« » Arti Dhe Letersia Shqiptare » Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė

Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė

Shko tek faqja : Previous  1, 2

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 2 e 2]

1Normal Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė prej Sat Jul 11 2009, 13:48

Malcorja


Antar/e
Antar/e
First topic message reminder :

NJOHJA E UNIVERSIT 
http://i77.servimg.com/u/f77/12/37/76/52/abdils10.jpg
- Avdylselam Eminit, dėshmorit
tė Universitetit tė Tetovės!



(17.Fror, 1995) Nė Ditėn e Rėnies heroike tė Dėshmorit!



Shkronjat shqipe ishin gjithmonė tė pėrgjakura
Ato krijuan me gjak fjalėn - Ballkan
Shkronjat shqipe edhe nė fund tė shekullit XX
krijuan me gjak edhe fjalėn - Universitet!
Librat shqipe ishin gjithmonė tė pėrgjakura
se tingujt e Shqipes buronin nga aorta e zemrės
Aty ku buron e vlon gjaku i dashurisė arbėrore!
Tingėllonin prore me buzė e gojė pėrgjakura-
Fjalėt shqipe Kėngėt shqipe edhe shiqimet shqipe!

Me gojė tė pėrgjakur gjithmonė folėm e kėnduam
Nė vend tė vajzės arbėrore -
Avdylselami puthi plumbat e armikut
dashuroi vdekjen pėr Jetėn e Universitetit
e -
kėnga e lashtė mori dhenė e mori botėn
edhe ujėrat me tallaze tė shkumbėzuara:
"O nuk po muj baclok me folė,
Se m'ka ra do gjak nė gojė!" - britėn
Bjeshkėt e Nemuna me Hysen Bajrin
jehonėn e tyre e pėrciellen bjeshkėt britmėn
nė Kalanė e Tetovės - e
britėn gurėt nė themele tė Universitetit
nga Pollogu e valet atllantike tė gjuha e atllantėve

Bota pėrjetoi Pėrmbytjėn e Madhe atėbotė,
Bota ėshtė pėrmbytur por jo Atllantishtja!

Me buzė tė pėrgjakura puthėm Gurin themeltar
me dashurinė e parė -
me gishta tė pėrgjakur shfletuam Historinė e Gurtė!
Sepse shkronjat shqipe tė gjithė i patėn gjak -
edhe kengėt tona shqipe tė gjithė i patėn gjak
edhe si njerėz tė kėsaj bote qorre na kanė gjak

edhe gojėn edhe librin u dasht ta hapim me gjak
edhe shkruam e lexuam vaje prore me lot nė sy
edhe Universitetin shqiptar u dasht ta hapim me gjak
sepse ua kanė dro shkronjave tė para ballkanike!

Universi ėshtė i madh tė njihet kaq shpejtė!

Nezir Myrta
Njujork, 17. Fror, 1995.

Shiko profilin e anėtarit

41Normal Re: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė prej Sat Jul 11 2009, 14:29

Malcorja


Antar/e
Antar/e
I BININ MALET BORISĖ


I binin malet borisė
rrėxoheshin grykave shkėmbinj e
ngriteshin majave plisat e bardhė
e shkrepave shkreptima
binin plisa gjaku

Kohėrat vėnin nganjė vulė nė ballė
Muranė pesėqind myhyra dovletesh
murana rėnie e ngritje miletesh

erdhen e shkuan
nuk u kthyen kurrė me
e lan gjurmė e vrragė nė gjakun tim

erdhen e thanė se jemi miq
e mbi supe mbanin armė
mbi koka plisa tė hekurt
nė zemėr mbajnė shtypje masakra robėri

Guri im prore me armė nėnkrye
baballarėt me ta i ndrruan kapuēat

E kohėrat Kapuē me Mangė

I binin Malet Borisė
hynin kolonat e bardha grykave
e dilnin tė kuqe fushave djerrina

Lisat i digjshin rrufetė
plisat i dridhshin bubullimat
binin shkėmbinj mbi ujėra tė skuqura

Notonin nė Vorbulla Plisat
deheshin nėn hije Pisat -
dridheshin ne maja Lisat

I Binin Malet Borisė!

(2.mai,1986)

Shiko profilin e anėtarit

42Normal Re: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė prej Sat Jul 11 2009, 14:30

Malcorja


Antar/e
Antar/e
LULET E GURIT


Nė thelb tė Gurit
Fara e Drurit

brėnda Gurit
Rrėnja e Drurit

rritet Trungu
lart kah qielli

lėshon Degėt
Rreze Dielli

Zemra e Gurit
e shkrumbuar
Dega e Drurit
e lulėzuar

Syri i Gurit
mbushur Lot
Dega e Drurit
blerim plot

Qendron Druri
Me Lule Guri!

(1986)

Shiko profilin e anėtarit

43Normal Re: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė prej Sat Jul 11 2009, 14:31

Malcorja


Antar/e
Antar/e
THEATRI I KOHĖS SONĖ


Prova prova prova

Nė Theatėr
derisa tė ndahen Rolet...
Premiera duhet tė japet sėshpejti

Regjisori Sylejman Lokaj
ėshtė nė hall tė madh

as nė Qiell as nė Tokė

nuk e gjenė askund -
aktorin kryesor Nik Bardhin
Heroin e dramės "Ura e Shėnjtė"

as nė Tokė as nė Qiell

Roli Kryesor jam Unė
Kapedan i kapedanėve tė Rrafshit tė Dukagjinit
qysh para Epokės sė Re
mjellmat e bardha nga kaltria
korba tė zi mbi lisa tė varreve tona
paralajmėrojnė

Pėrsėritjen e Historisė

Ku gojohen mesveti
Urata e Mallkimi nė Kosovė
si rriēnat i hanė sorrat e larme

Historia e shtrirė Shtat'bojė njeri!

Nuk dua tė shtrihem
Dua tė Flijohem -
Mbi Urėn e Shėnjtė!

Vertikalisht!

Prova prova prova
Provohet Mbrėmja me Aktorėt
Nė Theatrin e Kohės Sonė -

Derisa tė shfaqet Premiera!

(1987)

Shiko profilin e anėtarit

44Normal Re: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė prej Sat Jul 11 2009, 14:31

Malcorja


Antar/e
Antar/e
FITORJA ĖSHTĖ ZEMRA


- Bajram Currit



Lodhesh e lodhesh deri Buzė Vdekjes
sa ngreh Krye mbi Krahėt e Tu
Spartak - pa njeren Dorė!


Ngjitesh e ngjitesh deri afr Majės
sa pushon pak mbi Fjalė tė Urtė
Spartak - pa njeren Kėmbė!


Shikon e shikon Tej Bjeshkėve tė Jetės
sa mendon pak me Kokė nė Bjeshkė -
Spartak - pa njerin Sy!


Ece, deri nė Dragobi dragonj
Trupa Mbėrthyer nėpėr Hunj
E deri nė Dukagjin - Spartak
Bajram Trup i Gjallė Trimėrie!

Fitorja ėshtė Zemra!

(1983)

post sript: ky kapitull poezishė u botua ne "Shtigje"
nė Kosovė, poashtu u emitua nga RTirana mė 1992
recitoi Kastriot Ēaushi, redaktore Luiza Musta.

Shiko profilin e anėtarit

45Normal Re: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė prej Sat Jul 11 2009, 14:32

Malcorja


Antar/e
Antar/e
KUNORĖ SONETESH

(e shkrova kur ishja 16 vjeē)

GJAMA E ORĖS SĖ MALEVE


- Luigj Gurakuqit -

akrostiku


Lot Thoni gjakpirės i Kuēedrės Dheun nėn thembėr ta rrėmihu,
U hap Syri i Zjarrtė i atdhedashėsit e shkrepi - gacė e Rrufesė!
Idhull i Vendlindjes bukuroshe - Atė Flokun me rreze ia krihu,
Gurakuq o Shpirt - Orė e Maleve, qė Fisit Tonė i dole nė Besė!

Jehon kujtimi o Jakin Shkodra sa e gjatė Qe Qendresa Jote!
Gllauki qė tė urrejti njė Dhėmb shtrige Ty o Shpirt Luftetari -
U kalle Kandil qė zdrite zemrėn e pėrgjakur tė kėtij Behari!
Roje Guri bilbil qė Larg Folesė derdhe Kangėn nėpėr Mote!

Athua nuk ndigjoi Vasha e Parnasit tej detit nė tėhuajin Dhee,
Kur Pushoi kangėn nė Mallengjim njė Shtegtar qė s'shtegėton!
Unė s'Qajė pra, se Ra Theror pėr Atdhe tė vetin ku ėshtė Lee!

Qėndro luftėtar me Pėndė nė Dorė vllau n'kėto Vargje t'kėndon,
I Gjallė N'Qiell tė Shqipes e nė Syrin tim sot meteor i zjarrtė Je!
Trofe Bilbil i Maleve i Ringjallur nė Shpresa tė zemrės m'ligjėron!

botoi revista letrare JETA E RE Nr.6 / Prishtinė (kur isha 16 vjeē).
(lexo Emrin e Tij vertikalisht, germat e para tė rreshtave, se nuk po e zėn kėtu krejt rreshtin, pas postimit)


VARGJE RINIE

Shiko profilin e anėtarit

46Normal Re: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė prej Sat Jul 11 2009, 14:33

Malcorja


Antar/e
Antar/e
BJESHKĖT E NEMUNA


Nė vend tė Pagėzimit
mbeti emėr Mallkimi

Bjeshkėt e Nemuna
mbeti dashuria ime

Frynė Erė Mallkimi
deri nė Fjalėn pa Zė

Kush ju mallkoi kėshtu
me kėtė emėr tė rėndė
mė tregoni -

se u dogja nga Dashuria!

(1987)

Shiko profilin e anėtarit

47Normal Re: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė prej Sat Jul 11 2009, 14:36

Malcorja


Antar/e
Antar/e
BUNA

...kjo ėshtė jeta
sa diell sa shi me stuhi
Jeta tė nxitė tė shkrepesh edhe gur fjalėsh tė rrufeve
edhe pa dashje
sepse -
edhe Ne duam tė shkrepim gur fjalėsh dashurie
se nuk i kemi lindė zotit me zor

Po si i ke Valėt sonte Buna...?

Ne zogj dielli e zogj stuhishė
por - ndihemi krenarė
sepse -
kur bie shi me shtrėngata meēava tė frigshme
e skuqet qielli me vėtėtima nga gjarpinjt e rrufeve
tė gjithė zogjėt e gjallesat mė tė fuqishme
struken vrimave - e vetėm
shqiponjat fluturojnė lartė nė qiell
dhe shpėrlajnė krahėt nė tallazet e fortunave!

Derikurė Ne do t'i lajmė Mėkatet e Evės?!

Athua i lanė Mėkatet Tona edhe Eva n'AtėBotė!?

Jemi zogj dielli e zogj stuhishė
larg Atdheut jeta ėshtė
Ferr me Lule!

Kam zakon tė tė shohė para Buna
se mė shumė e dua Bunėn me valėt e saja
qė ta freskojnė shpirtin ėmbėl Valet Tona
se sa Amazonin me valle tė ēmendura zonash!

Kjo ėshtė jeta Buna...

e ē'mė gjet, qė ndjehėm pranė puhisė sė Bunės sonte?
Shqiponjė mbi Valet Valė - e jo si Noli Anės Bunės!
Se Noli mbeti nė Boston!
E aqė shumė e deshi Bunėn!

Kjo ėshtė Jeta
Buna Jonė!

(16.06.02)

Shiko profilin e anėtarit

48Normal Re: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė prej Sat Jul 11 2009, 14:37

Malcorja


Antar/e
Antar/e
POEMA PĖR POPULLIN


Populi ecė e nuk ngutet
Udhės me gropa zemre e kalldremeve historike
Nuk ngutet se ėshtė i Lodhur- i Kėputur nga Thikat
Varrėt Thika pas Shpinde ia kanė kėputur shpirtin

Pesha e hidhur e historisė sė tij -
Plot data lavra vitesh nė ballė e shekuj betejash
Pa Pre e pa Fre -

Historia e Huaj i rrinė Gerrbė Mbi Shpindė ende!?
E -
Shpindėn e ka plot gjak e trupin shoshė shpatash e plumbash

Plot plagė tė moēme mijavjeēe

Duket sikur ngjitet gujaz Pėrpjetėzes Epike
Kurrė i gjunjzuar numron Hapat e Epokave
Qė Ia lan veē njė Copė Trup e Shpirt -
E me shpirt ndėrdhėmb mundohet Pėr Tė Gjallė!

Plot plagė tė moēme mijavjeēe!



2.

Populli ecė ngadale e nuk ngutet -
Viteve tė Krrusura Ura historike tė Via Egnatias
Koha pa ujė nė Sy ia qet thiijat e pėrgjegjura
pėr 'i pikė xeher tambli nė Sy tė gjegjur e t'regjur

Tamblin e Nanės ia qet pėr hundėsh -
Deri ta qet njė fjalėgoje
tue qitė zjarr pėr sy e tym pėrgoje

thuase - i kemi lindė zotit me zor!

Populli ecė ngadalė e nuk ngutet -
Varg i Gjatė Thik'pėrpjetė zor ėshtė m'u ngjitė kėshtu
S'ka kohė me u ndalė as para varreve as para tė vdekurve
Tė plagosur nuk sheh askund tė shtrimė edhe ata ecin
Pėrpjetėzes sė Plumbtė

Nuk kemi Kohė as me vdekė!

E Koha bie mazunė pėrdhe, nuk qet za as fjalė pėrgoje
Buzėt - Shkrum i Gjallė - e luan kryet pėndueshėm -
Ka dro do ta shkelė Tjetra Kohė nė gjysėmrruge

Mbetet kush mbetet e del nė Breg Kohe - kush tė del!

Historia e Popullit -
Nuk Shkruhet me Shkrola e Shkokla
Kur ecet Thik'pėrpjetėzes Gjarpnushė Historike

Populli ecė ngadale e nuk ngutet...!




3.

Ecė ngadale e nuk ngutet -

Kuk ngjitet ngarkuar Gur Muzeshė e arkeologjishė tė thyeme antke -
Bjeshkėt e Namuna i Banė me Shpindė

E Bjeshkė Shtyen me Gjoks!

Skurruar ne Gjak Triumfal tė Fitoreve tė Huaja
E Dikush ne Gisht nė Gojė -
Dikund me Gisht nė Kokė e dikund ia merr kamba kambėn
me Zorrė nėpėr kambė -
Pret tė ia Jep Dorėn Bjeshka - ajo ende i rrokullisė gur!

Koha Breshkė Ende ia Qet Thijat e Pėrgjegjura...

Pėrditė i del Doresh nganjė Bjeshkė e nga njė Vrrijė
Me hekura nė duar - don tė dali hekurah - Moteve tė Nxime!
Ia Nxini Jetėn historia e veshur me Uniforma shtrigash

Me Bjeshkė e Vrriijė ndėr Sqetulla -

Historia i ndalet para kambėve - keshe po ia fshinė djerėset e gjakun - djerėset i vlojnė n'ballė e s'un ia gjenė kund Ēaren Vetit!

Pėrditė nė lojna tė reja - Shtrigash tė Vjetra!




4.

Populli ecė ngadale e nuk ngutet -
Epokave Qorre Historike me Hapa tė Randė - Bjeshkė!
Me Kokė Plumb - tė rėnduar mbi Kohė

Me Kohė Plumb nė Zemėr!

Me Shpindė tė Plumbtė te Dy Luftave Botnore
Me 'i Botė nė Shpindė -
me ndėrskamca historike tė pahistori
Pėrditė ia grryejnė Gjeografinė e vet ndėr kambė

Pėrditė ta Grryejnė Dheun Ndėr Kambė!

E ende Mizat e Trollit ardhse marrin Krahė Drangojsh pėr tu ngjitur nė Qiell -
E me i shtie nė Grusht Retė e Mendimit Bosh!

Ende - Mizat dojnė tė bahen drangoj e Drangojtė sikur po paraqiten si miza -

Me Sy Mize nėpėr Pluhurin e Mbetur nė Tribuna Tribunatorėsh!

Epokat e Lavdishe Hillire -
diegur e humbur pashėnjėpadokė Nėn-Tokė e Nėn-Ujėra!
Edhe vet Koha sot po e sheh Kthjelltė Rrėnjen e Gjallė
deri nė Fundbote tė Antikunit -

Gjaku Dardan vlon Ende illir ballkan!

Populli Ecė Ende Pėrpjetėzes Gjarpnushė Historike
Ngadale E Nuk Ngutet...!

(7. mars, 1996) Nga Vėllimi - POEMA PĖR POPULLIN

Shiko profilin e anėtarit

49Normal Re: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė prej Sat Jul 11 2009, 14:37

Malcorja


Antar/e
Antar/e
SHQIPĖRIA E BASHKUAR

E bukur ėshtė Kosova
E Bukur ėshtė Shqipėria

Siē ėshtė E Dashur Nana!

Mė ēon peshė shtat'palė Qiell
Mė shtie nė Dhe shtat'palė Tokė!

Edhe deri atje ku bre miza hekur
Edhe deri atje ku bre hekuri gjakun tonė!

Shqipėria e Zhbime - Rrafsh me Tokė
Shqipėria e Mbime - Rrafsh me Qiell!

Shqipėria me Botė nė Sy -

si Farė nė tokat Mere nėpėr mahalla tė botės
e bota me Shqipėr nė zemėr

Shqipėria gjithmonė e pushtuar
Shqipėria - kurrė e nėnshtruar!

Shqipėria e Bashkuar!




2.

Ushtima -
Me shėnjen Viktoria
deri Te Molla e Kuqe
Filloi -

E Para
Nė europėn e Lindjes sė Madhe
U lind nė Prishtinė
E nė thellėsitė e Tokės sė Kosovės
E rreh tupani i Dardanisė!

Dardania kumbonare bashkimi
E mbahet krisma - e mbahet fjala - Shqipėri!

Me njeren dorė kafshaten e bukės
E, jemi gai -
Me tjetrėn kambėzėn e pushkės!
Me gojė - bukė e plumba
Me sy shkreptėtima rrufee shqiponjash
Me hap drejtė shoqishoit nė sy
Derisa tė bėhet njera Dyshė -

- O Varre o Djepa!

Derisa varret me shokė shqiptare tė linden nė Djepa
Derisa Djepat me Dhėmb Ujku nė Kaptyll djepi
Tė pėrkunden nė varre!

Me gjak e varrė lidhet Balli i Republikės!

Republika nuk lindet etiu si dielli
As nuk bie vetiu si shiu -

Republikėn e bashkojnė fije-fije
Burrat -
E lidhin Nyje rreshtash e rrashtash !

- Ku janė Burrat?
- Ku janė Varret?

Duri gurin nuk e sheh
Burri burrin nuk po njeh!

Kosova - prore e kositur
Kosova - kurrė e nėnshtruar!

Shqipėria e Bashkuar!

(Kalendor, 1992) nga vėllimi poetik POEMA PĖR POPULLIN

Kjo poezi u emitua pėrmes RTV shqiptar mė 1992, recitoi aktori i mirėnjohur Kastriot Ēaushi.

Shiko profilin e anėtarit

50Normal Re: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė prej Sat Jul 11 2009, 14:38

Malcorja


Antar/e
Antar/e
KOSOVA
Kosova ime -
sa ma shumė qendrove u bėre edhe ma e dashur
u bėre edhe ma e dhėmbshme edhe ma e fortė
pėrbinė dhėmbjet krismat lotėt

bebėzat e syve thahen mos me rreh ēerpik
mbesin bebėza tė hapura nga malli
aorta e zemrės pushon mos me rreh pulsi i gjakut
buzėt e njoma thahen kur nuk i njomė edhe me lot!

Nėse doni tė lindeni martirė krenarė
vrisni ushujzat karpate duke qeshur me ushtimat
e Bjeshkėve tė Nemuna -
qe pėrgjakin shushurimen e valėve tė Drinit tė Bardhė
nėse doni tė lindeni duke iu parė Kosova
nė sy tė Kosovės e nė zemėr tė Kosovės
Linduni pėrgjithmonė!

Syri i Kosovės sė pėrlotur sheh gjithkah
Zemra shkrum e Kosovės rreh gjithkah
Gjaku shqiptar i Kosovės gufon gjithkah
Gjithė bota sqiptare sot ėshtė nga Kosova!

Gjithkah shkove ore burrė kosove
E Kosovėn kurrė nuk e harrove ! -
Pulsi i gjakut tė Kosovės kurrė nuk pushon

sa t'i bie diell e hanė kėsaj Toke!

(25. 11, 1995)

Shiko profilin e anėtarit

51Normal Re: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė prej Sat Jul 11 2009, 14:38

Malcorja


Antar/e
Antar/e
LAJMET NGA PRISHTINA NUK JEPEN PĖR TĖ GJALLĖ




Mbi Kosovė shkel dikush qė s'ia pėrmendi emrin
ėshtė emėr i zi futė e zezė -
pa gjini pa numėr pa trajtė a gjenezė
lakohet vetiu si gjarpėr nėpėr vetat gramatikore tė emrit tim

Mbi Kosovė vret diēka qė s'i pėrngjet Njeriut
as besės as dashurisė!

Mbi Kosovė shkel dikush qė s'ia pėrmendi emrin
se ėshtė emėr i vdekshėm i prangave tė territ mnerės e humnerės
ėshtė emėr i kobshėm varri pa mbishkrim pa gur
ėshtė emėr pa rrėnje pa zanore siellet pa bisht pa krye!

Mbi Kosovė shkel dikush qė kurrė nuk duhet t'i pėrmendet emri
ėshtė emėr qė vret e pret e le shkret urėza vatre
shkreton vende nė sofra e ballin e oxhakut nė oda
gėzimin nė sy pėshpėritjen nė buzė e gjakun nė fytyrė

ėshtė emėr qė pret vetvrasjen e vet!

Lajmet nga Prishtina nuk epen pėr t'gjallė!
Mbi Kosovė - Lindet Liria
Gjallė ėshtė e pėr t'gjallė nuk lidhet Dardania!

(28. 11. 1995) nga vėllimi POEMA PĖR POPULLIN


post skript: ky ishte parashikimi im mė 1995, parase tė kalojmė nė poezitė e luftės e poezitė e lirisė. Shqiptari nuk pyet kah ėshtė rruga pėr nė Kosovė!

Shiko profilin e anėtarit

52Normal Re: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė prej Sat Jul 11 2009, 14:39

Malcorja


Antar/e
Antar/e
KĖNGA E POPULLIT
Kėnga e popullit -
kėndua nėn hundė kur nuk donte tė merr vesh mali
as te sheh fusha

kur vlon gjaku e gufon shpirti
i ka adhė deri nė fyt

kėngė e kėnduar nėpėr tymėra flakė e lotė

kėngė e kėnduar e gjithmonė e pashkruar
pa shkronja as orthografi pa lasp as shtypshkrojė
kėngė qė gufon nė zemėr e vlon pėrgoje shkrum i gjallė
e kėnduar nė hastra ēerga qilima e drrasa tė thata si fati
nė gryka maja e shkėmbinj malesh tė larta
gjithė natėnelume pa shtie gjumė nė sy
me vajė nė buzė -
e lotėt pikuan nė ēergė e lotėt pikuan nė shkėmb

e pika shpoi gurin tue rrehė nė njė pikė!

***

Kėnga e popullit u kėndua
deri iu bre fija lahutės e iu kėput teli qiftelisė
lahuta e qiftelia mbeten varė atėditesot
u pre kėna nė kulla - u pre kėnga mbi shkėmbinj

kėnga mbet vaji i burrit

edhe para djepave edhe para varreve
edhe kur Hana u pėrgjak mbi mal
edhe kur Dielli leu si gjaku nė agim

edhe kur Hana ishte nė tė sosur
edhe kur vaji ishte nė tė nisur

edhe kur Dielli u zu me kuēedėr
jehoi kėnga e populli e shpėrtheu vaji i burrit:
- O lum pėr ty o pėr tė lumin Zot
o ė kambė na u ēua Sokol e Halili!...

Doli Zana e Malit e
Mali ushtoi prej Djalit

kur kqyren nė varr
gjeten veē 'i grusht eshtra

e zana mori malin
e toka mori djalin

kėnga mbet Vaji i Burrit!

(1995) nga POEMA PĖR POPULLIN

Shiko profilin e anėtarit

53Normal Re: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė prej Sat Jul 11 2009, 14:39

Malcorja


Antar/e
Antar/e
HISTORIA E POPULLIT
Historia shpesh -
ėshtė edhe lojė grabitēare
e fėmijve

fėmijėt luajnė nė zall -
me gur e bujashka me copa hekuri
edhe me zjarr
keshe po mbarojnė ura kulla tempuj e rrokaqiej

vijnė tjerėt e ua prishin mė kėmbė -
e mbi ato ndėrtojnė lodra tjera

vijnė tjerėt e luajnė lojėra tjera
dhe harrohet Loja e Fėmijve tė Parė

kėngėt zonat e mrekullueshme hyjnore
harrohen vallėzimet e Shqipeve e Gjuha e Parė

e fshihen gjurmat e gishtave tė pėrgjakur nėpėr zalle!

Kush mund ta luajė ma bukur Atė Lojėn e Parė
se sa Ata qė e luajtėn Tė Parėt ?
Kush mund tė nxierri Za ma tė bukur
se sa Ata qė kėnduan Tė Parėt?

Historia shpesh -
ėshtė Lojė grabitēare e fėmijve!



(SHĖMBJA E NJĖ HISTORIE)


Erdhen -
e m'i rrėxuan krejt murana e mure Trojesh
statujat e Kangėve tė Diellit e Hyjnive
faltore hyjnore hyllire iu rrjedhė gjuha gjak ende
pllakat e gurėve tė datave tė mia tė mėdha
ma thyen zemrėn e kėngve tė gurta

e nuk i lanė kund dy gur bashkė

mbi muranat e rrėxuara -
ende shihet fuqia e duarve e mendjes tempuj kohėrash
e mbaruan tempuj tjerė e thurėn kėngė tjera
dhe e ēthuren historinė!

Erdhen tjerėt vargevijė -
u sollen rreth atllasėve madhorė akropole Ethanė
m'i rrėxuan amfitheatrot e gurta paa Heraklit tė Hershėm
qytete tė lashta qė i harroi historia nė parahistori
m'i thyen gurėt e varreve, m'i vodhen mbishkrimet
germat e mia tė Gjuhės sė Parė
e,
varret nuk flitshin as eshtrat nuk lėsonin zane
i fshinė emrat e trojeve tė mia emrat e gjyshave
ma shkyen hartėn time gjeografike emrat e lumejve e detrave
emrat e oqeaneve edhe vet emrat e Yjeve e Yllėsive

ma vodhen emrin e diellit tim hell i zjarrtė
tej Apollonisė Butrintit qė sot janė pa koka
vjedhur nga gjaku i hajnava varrtarve zjarrtarve tė hershėm
edhe sot nė epoken e re

erdhen tjerėt e mbjnė gozhduar nė ēengela gjeohistorinė time
nga e gjeten Egjeun, nga Ulkinia e Ulpiana e shėmbur
e,
deri tek Gyka e Dardhaneleve dardhane...

Erdhen e thuren historiė e tyre tė pahistori
dhe e ēthuren historinė e botės!...

Ballkani Hillirik - plaku europian
tė gjithve ua vizatoi nė zall me kunin - germat e para
tė gjithve iu dha dijeni diejsh e ata iu kthyen ne dijeni djajsh
tė gjithve iu dha dje dije tė shkruajnė emrat e tyre
zanore diftongje formema

krejt ēka sheh e s'sheh syri
krejt ēka ndien e s'ndien veshi
krejt ēka thotė e s'thotė gjuha

ua dha krejt ēka thot vet zoti Thoti
qė fliste Shqip!

Ėshtė Lėkundje linguistike botėrore
Lėkundje Lukunishė!

Linguistikės i dridhet gjuha nė gojė!

(1995) nga POEMA PĖR POPULLIN

Shiko profilin e anėtarit

54Normal Re: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė prej Sat Jul 11 2009, 14:40

Malcorja


Antar/e
Antar/e
GJUHA SHQIPE


Gjuha shqipe -
ėshtė rrjedha e lumit e gurgullima e Kronit
ėshtė Zoni i Zotit -
currilat e pikllimeve tė shiut nė strehė zemre
rrjedha e konit tė pashterrshėm tė jetės shkrum i gjallė
burim ka zemrėn e gurit tė trollit nėpėr damarė tė gjakut tė shkėmbinjve

sa tė jetė toka - tokė
sa tė jetė dielli - diell e hana - hanė!

E thirrja - Nanė!

Gjuha shqipe -
ėshtė ushtima e ujėvareve kur bie mbi shkėmbinj
ėshtė shushurima e erės e dridhja e fuqishme e stuhive

ėshtė zani i zėmrės sė nanės nė majethike
ėshtė duhama e babait nė tranėt e kullės e nė shtrat tė vdekjes
ėshtė ushtima e ushtrisė grykave dhe jehona e britmave majave ne mbrojtje te atdheut -
ėshtė gjėmimi i kullave rrafsh me tokė - nga krismat rrafsh me qiell
ėshtė marrshi vigan i popullit mbi tokėn e vet tė lirė!

Gjuha shqipe -
ėshtė gufimi i shpirtit nga tė rrahurat e fuqishme tė zemrės
kur dojė tė shpėrthejnė zanoret e para tė emrit tė trollit tė lindjes
ku emrohet toka me emrin e vertetė tė gjakut tė derdhur

kur e sheh babain lidhur me zinxhirė e gjaku skurrė pėrfaqe
kur e sheh vllaun duke dhėne shpirt me grushta ne Dhe
kur e sheh motrėn me flakė nė krye duke vrapuar oborrit

kur digjet bukuria e shkrumohet bari e lulet e zemrės thahen
kur bie kulmi i fatit nė tokė e lukinitė edhe nė qiell robėrie!

Gjuha shqipe -
ėshtė rrezja e diellit nė agim nga kaltria e kuqrremtė
ėshtė cicėrrima e zogjve nėpėr degė me bulėza e ngjyrat e luleve nė kopshte shpirti

ėshtė frymėmarrja e thellė e gurit nė murana lotėsh
ėshtė ecja e vrullshme e tė rinjve rrugėve fatit tė dashurisė
ėshtė ecja ēapkene e vashave duke i valvitur flokėt nė erė
ėshtė balli i lavruar i pleqve prej umave tė kohėrave tė liga
ėshtė zani nėnhundė i plakave duke tjerrur tė kaluarėn nė furka
nė shllungat e bashkėve tė reve tė tymosura
duke i mbėshtjellur pejtė e viteve e kohėrat nė boshta.

Gjuha shqipe -
flet kudo e gjithkah nė dritė e terr
flet me krye, flet me sy, flet me gishta
e flet nėnhundė -
kur populli ėshtė duke pregatitur historinė e vet
kur nuk i pėlqen diēka as gjithēka dhe e din se ende nuk i ka ardhė dita -

njė ditė e ka edhe qeni - thot populli
e kur ėshtė dita e qenit, populli jeton qenēe nė kohė qeni
dikush e luan kryet nė shėnjė tė shkeljes sė lirive tė njerit
e dikush e luan kryet pėr ta kallė vet shtėpinė e tij

populli - flet e fle rrallė e pėrmallė

njeriu vdes duke buzėqeshur sikur me luajtė
kur ka pse tė vdesė!
Mate veten - pse u linde tė bėhesh hamall bote gjithmonė tė krrusesh derisa tė mbetesh dikund nė ndonjė qoshe pa frymė!
Mate veten! E Mate Fjalėn!

Tė flasėsh gjuhėn shqipe -
duhet ta keshė fjalėn nė majegjuhe
ta njohėsh atė gjuhė mijavjeēe me rrėnjė nė gjak dhe eshtra
nga belbėzimet e foshnjes nė djep, nė postajė, nė shavar nė kashtė - nėpėr buxhilla tė ujit nga vėrshimat e kobshme
t'i njohesh klithjet e fėmijve duke u rrėxuar nė hapat e parė tė ecjes kėmbadoras -
t'i njohesh ofshamat e pleqve kur nxėjnė nė t'thua nė prag dere
kur mezi luhen e ēohen duke u mbajtur pėr shkopin e viteve topalle -
t'i njohesh ofshamat e nanave para bijve tė vdekur duke u shkrirė si krypa nė ujė -
t'i njohesh ofshamat e baballarėve para varreve qė ua kėputin shpirtin!

Atėherė ke ēka folė e ke ēka shkruan -
kur ta dridhė fjala fjalėn nė buzė pa e qitė pėrgoje
atėherė vėrtet - ke ēka kallxon!

Tė flasėsh nė gjuhėn shqipe -
duhet ta shqipėrosh gjėmimin e motit e ta zbėrtheshė nė diftongje e zanore bubullimėn e Motit tė Madh
tė emrit tė djalit tė vetėm tė Trollit Trim!

Kur emron foshnjen -
duhet parase ta keshė emruar djepin me kaptyll e emrat e lojėrave tė fėminisė -
emrat e gjymėtyrėve tė trupit e dyerve tė shtėpisė
pėrpara duhet tė ia keshė emruar: rrugėt, sheshet, shkollat, trollin, vendlindjen, kathedralet, monumentet e muzetė historike e parahistorike -
me kėtė gjuhėn e bukur shqipe

pėrndryshe -
fėmia do tė gabojė nė emėrtimet e fėmijve tė vet
e ti do ta gaboshė rrugėn nė oborr e s'ke askėnd tė gjallė ta pyesesh -

e do tė mungojnė gjithmonė lodrat e fėmijve
e do tė mungojnė gjithmonė fjalėt e pleqve
e do tė mungojnė gjithmonė ushtarėt e vėrtetė e gjeneralet trima tė mėnēur -
do tė mungojnė rrugėt e jetės nė shkolla

e do tė mungojė historia!

Gjuha shqipe -
ėshtė bukuria e jetės mbi tokė
sa tė jetė toka - tokė, e dielli - diell, e hana - hanė

e sa tė jetė thirrja - Nanė!

(1995, duke pregatitur Lirinė e Kosovės)

nga POEMA PĖR POPULLIN

Shiko profilin e anėtarit

55Normal Re: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė prej Sat Jul 11 2009, 14:40

Malcorja


Antar/e
Antar/e
Nezir Myrta / DREDHA E ERĖS






Dredha e erės nė rrugė
bėn pluhnajė -
mbyllni sytė pėr njė ēast
sa tė kalojė
ajo bartė kujtime tė diegura
e insekte tė cofta fjalesh

ndodhė ndonjė infektim eventual

kujdestari i rrugės -
nėn parmakė tė pluhrosur
shikon me bisht tė syrit

zilia tė qet n'punė tė trollit

dredha e erės nė rrugė
mbledhė pluhurin e mendimeve tė shprishura
gjethet e fjalėve tė verdha pa zanore

ēfarė nuk banė e dredhnja

mbyllni hundėt pėr njė ēast
sa tė kalojė -
dredha e erės
ndodhė pezmatim i kordhave zanore
tė pshėretimave

nė rrugė ndihet kollitje ironike!

Shiko profilin e anėtarit

56Normal Re: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė prej Sat Jul 11 2009, 14:41

Malcorja


Antar/e
Antar/e
Nezir Myrta / BUZĖQESHJA E DYTĖ






diēka tjeter diēka tjeter baclok -
po ku ta marresh kur harlisesh e nuk e gjenė
kėrqelja jote e vogėl nuk ta ngrehė barren e madhe yjore
e ke ngarkuar gabim me gur t'rrokotelur e kujton se janė
safire -
nuk bahet bjeshka me kėrqele o baclok -
sillju rrotull e rrotull e assesi te ngjitesh ne maje
zeri yt i vogel humbė ne jehona te medha ushtima bjeshkesh

hapi yt i vockel siellet veē rranzes -
duhet mjeshtri te ngjitesh ne Gjeravine leqeve te theqafjeve
ne zgabime -
mos t'i ze mjegulla sytė e me t'marrė kallukogja atje
te duket Kosova det -
udhėleqet e bjeshkėve kanė orthografi tė shtirė me shenja
piksimi te gjakut
ti kurrė s'i mėsove -
veē sillu kah rranza me kėrqelen tende te vogėl sillu

ruanazo te mos ngjaje njeriu ne fjalen e tij te bukur
ruanazo te ngjaje njeriu ne fjalen e tij te shemtuar -

karvanet e fjalėve kote si ti u ngjiten dhe u zhdorgjen
pa therrė nė kėmbė -
me fėmij nė kosha e me kujtime duē nė gji tė brejtur tejash tinzake
nuk i thonė tėjat e fjaleve vlimet e kėngėve tė mbetura
gojėhapura nė krisma -
me fjalėtėje nuk e shkon ashkun e vringllimave tė gjakut
veē lodhesh kot -
me barrė tė huaja qė s'di as dreqi te iu bie ne fije kah zhbirojnė -
mbase dole n'zgabim nė udhė e hyre nė udhėtėpaudhė
- e bajsh me shėndet

ruanazo te ngjaje njeriu ne fjalen e tij te vjedhur nga zjarri yjor

nuk ka asgje ma shemtim se t'i biesh rranzes rrotull
me nje kerqele t'vogel
mbaron e plasė prej gulshimeve te ndryeme ne vete gjoja po ngjitesh majes me gjymetyre te huaja -
me zor as me inat nuk rrexohet bjeshka o baclok -
baj pezm me buēuk me shllinė nė sy e kujto se
u rrite me shllinė bjeshke -
hiqe qafe lakun e pezmit te huaj qe ta ka shtrengua fytin
e t'le n'hanė

ti mund te nisesh trup e perpjetė po bjeshka ka udhėleqe qe ta zene frymen -
me atė kerqele mendimi te vogel s'ke kaēik per fjalė as per pune
o baclok -
s'di kushdreqi je po mbase dole e hyne ne udhėtėpaudhė
e bajsh me shendet!

Shiko profilin e anėtarit

57Normal Re: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė prej Sat Jul 11 2009, 14:42

Malcorja


Antar/e
Antar/e
Nezir Myrta / UJĖRAT E ZEZA




merre veten me tė mirė
zakonisht thonė ata qė mbysin
vetveten nga xhelozia -

nuk donė qė edhe dikush
tė bėhet katil i vetvetes

qyteti i ri i fjalės
po ndėrtohet -
po kanalet e ujėrave tė zeza
tė qytetit tė vjetėr
mund tė kene shpėrthyer dikund
nga erozioni e oksidimi e shtėrzimi
i legurave metalike bel ame

merr kohė -
derisa tė largohen duhmat

veē mos ta njollosin
fjalėn -
ujėrat e zeza

don mund e kohė -
te pastrohet themeli
i qytetit te fjalės!

Shiko profilin e anėtarit

58Normal Re: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė prej Sat Jul 11 2009, 14:42

Malcorja


Antar/e
Antar/e
Nezir Myrta / FJALA E FTOFTĖ




Fjalė e ftoftė
ėshtė vdekja


ecim kah pikėpjekja


shumė ma mirė i vdekur
se sa bar i dergjur plastik
art artificial pa blerim
trup plepi e erė djepi


vdekja ėshtė fjalė e ftoftė

mė vret -
vdekja e tė dashurve -
vdekja nė trojet trime
vet kurrė s'pata dro
moti ia kam hjekė dhėmbjen vetit

posa t'i frigohesh vdekjes
ajo fill tė troket nė derė

dera ime prore hapekrah


e vrave njė -
bėre deren e hekurt
i vrave dy -
lėre deren e drurit
vrave dyzet e sipėr
deren lėre hapekrah

jo, deren hapekrah e vet shpatit

Brechti pasi foli pėr turpin e kombit tė tij tha:
'Tigrat i vrava e m'grinė pleshtat!'

Mė vdiqe moj fjalė e fortė
mė ndoqe moj fjalė e ftoftė

do tė tė bėj shkrum!

Shiko profilin e anėtarit

59Normal Re: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė prej Sat Jul 11 2009, 14:43

Malcorja


Antar/e
Antar/e
Nezir Myrta / BIJTĖ E SHTRIGAVE




Shtrigat -
pollen nė Ballkan
u rriten n'mes nesh
bijtė e shtrigave

atėditesot

nuk prajnė se kafshuari
edhe atė qė nuk e hangėr as lufta
e hanė -
bijtė e shtrigave

ditenpėrdiell

tėvona -
i thehet rrumi nė um
dhe i han vet shtriga
bijtė e vet

natenpėrhanė

hangtė -
kėrhanė e gėrrshanė!

kohė shtrigė
Ndalohu!

Shiko profilin e anėtarit

60Normal Re: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė prej Sat Jul 11 2009, 14:45

Malcorja


Antar/e
Antar/e
Nezir Myrta / KURRĖ S'U MĖSOVE





Kush ka faj -
pse nuk din me dashtė

e ke dikund njė fije geni
heret tė lidhur nyje
e nuk tė len kurrė me pa ditė
ta ka ndarė rriten

ta rrumcallen kokėn
me grisa tė mprehura
nė dorėn tėnde -
sikur i bie briskut tė rruzes n'rryp

e ata ruaje si sytė -
nyjen e fijes sė genit tėnd
veē pėr t'zezen tėnde

nuk e din as emrin tėnd
nuk e njeh as vetveten
nuk ia din hadin vetit
plesht n'sy tė herojve

nuk i beson as dores sate
e tė vie tė shohesh -
ēka nuk iu beson as syve tuaj
nuk t'bie n'mend as pėr emėr tėnd

i nxėnė kopil -
kah fryn veriu e kah frynė era
ara e bardhė e fara kah ban dreqi vo

egjėr rrėnzė kallirit tė grurit
e kujton se edhe sot -
han kush bukė egjre

kurrė s'u mėsove me dashtė

kurrė nuk dijte -
se si rritet kopeja
veē bėnu tri e ujku pėrmbi
ujk nė shoqishoin


kurrė s'u mėsove!

Shiko profilin e anėtarit

61Normal Re: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė prej Sat Jul 11 2009, 14:45

Malcorja


Antar/e
Antar/e
Nezir Myrta / ROBI DHE LIRIA








Ėshtė shumė vėshtirė -
i robėruari tė mėsohet me lirinė

rob i lirė

pėrditė i turitur robzoti e robnjeriu shekullor
iu kanė mėsuar veshtė me urdhėra tė huaja
me moton irike hypset'vrava e zhdrypset'vrava

tash i doli edhe vehtja qejfit


a ka buzėqeshje ma tė thellė qė ta dridhė shpirtin
kur i friksuari i pėrbuzuri i shtriri pėrtoke para tė huajit
i parodi i pasoji i paqenėni hungron nė t'vetin poatyre rrugėve
qė dje ishin tė lara n'gjak nga shkopijt plumbat e vargojt e tankeve

mos me t'njoftė, shtrėnjtė tė blejė!

Liria ėshtė njė fushė e gjėrė e pamatur
mate hapin e qite vrapin -
fusha e gjanė, n'mujsh me i dalė mbatanė
askuj nuk i bėhet vonė!


Dridhje neverike!


Liria ėshtė njė qiell i hapur i paskaj
mati krahėt a i ke krahshqiponje
askuj nuk i bėhet vonė!

Liri absolute ke veē kur t'i lajshė duart!

Shiko profilin e anėtarit

62Normal Re: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė prej Sat Jul 11 2009, 14:46

Malcorja


Antar/e
Antar/e
Nezir Myrta / PRISHTINA




Prini Prishtina
me zėra nga troje tė Shqipes

zėra tė rij shpėtuar pahiri nėpėr kukama shekujsh

zėra tė lindur nga gjamėt e vuajtjes deri n'Ka tė Zi
zėra mjerimi tė lindur edhe atje ku dreqi ban vo
atje ku nuk mundi tė shkeli lirė as armiku ma i fshtirė

nga shkrepat e Tuzit e kreshtat e Dushkajes
nga shpatet e Podgurit e djerrinat e Drenikės
nga zhvinat e Kaēanikut e kėrrshat e Dibres

zėra tė lindur nėpėr flakė e tym kohėrash tė nxime

erdhen e prinė nė Prishtinė
e nėpėr flakė e sollen lirinė

Prishtina zėri i trojeve tė Shqipes!

Shiko profilin e anėtarit

63Normal Re: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė prej Sat Jul 11 2009, 14:46

Malcorja


Antar/e
Antar/e
Nezir Myrta / THEATRI I KOHĖS SONĖ

Prova prova prova
Nė Theatėr
derisa tė ndahen Rolet...
Premiera duhet tė japet sėshpejti
Regjisori Sylejman Lokaj
ėshtė nė hall tė madh
as nė Qiell as nė Tokė

nuk e gjenė askund -
aktorin kryesor Nik Bardhin
Heroin e dramės "Ura e Shėnjtė"
as nė Tokė as nė Qiell
Roli Kryesor jam Unė


Kapedan i kapedanėve tė Rrafshit tė Dukagjinit

qysh para Epokės sė Re
mjellmat e bardha nga kaltria
korba tė zi mbi lisa tė varreve tona
paralajmėrojnė



Pėrsėritjen e Historisė

Ku gojohen mesveti
Urata e Mallkimi nė Kosovė
si rriēnat i hanė sorrat e larme
Historia e shtrirė Shtat'bojė njeri!
Nuk dua tė shtrihem
Dua tė Flijohem -
Mbi Urėn e Shėnjtė!



Vertikalisht!



Prova prova prova
Provohet Mbrėmja me Aktorėt
Nė Theatrin e Kohės Sonė -
Derisa tė shfaqet Premiera!



(1987)

Shiko profilin e anėtarit

64Normal Re: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė prej Sat Jul 11 2009, 14:47

Malcorja


Antar/e
Antar/e
ezir Myrta / KROJET E HUAJA TĖ LĖNĖ NĖ HĖNĖ



ē'nxierr fjala



ē'po beni

a kaq tė pamėshirshėm ndaj fjalės

flokėt e dimrit ju vėjnė nė gjumė

ju pėrkundin dritėzat kristal nga acari

nuk e shihni kohėn duke reshur mbi krye

qenkeni lodhur nga vrapi i fjalės

fajet e fjalės janė faje tė mėdha

burime tė ngrime akull ku rri shqipja maje shkrepash

zgjohuni e mos shtėrzeni

a kaq fort qenkan ngrirė burimet e fjalės?

Deri nė Hėnėn e Tretė do tu ngrihen shikimet

e do shikoni nėnakull bebėza tė hapura kah qielli

zgjohui e mos shtėrzeni

nuk e shihni se edhe lotėt janė ngrirė?

Nxierrni damarė tė rinj nga toka e zanoreve

nuk e dini se ka edhe lumenj nėntokėsor?

Eh! Mjerė pėr kronin qė s'ka mė ujė as gurrė

dhe e mashtrojnė rrjedhat e shirave tė verės!

Rrėmih nėn guri tė fjalės thellė nėn gjuhė tė tokės sate

se krojet e huaja tė lėnė nė Hėnė!

Shiko profilin e anėtarit

65Normal Re: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė prej Sat Jul 11 2009, 14:47

Malcorja


Antar/e
Antar/e
Nezir Myrta / MOS BĖNI DIELLIN MU SHUA


IN MEMORIAM



- Diellza E Rrezarta -

Pėrkujtim:

- Diellza Berishės e
- Rrezarta Tullarit, qė humben jetėn tragjikisht dhe
- Dy Nėnave tė Tyre - Pėrkujtim, nė vend urimi 2009!




Mos e bėni aq me e plasė gurin,
Mos e bėni qė dielli sot mu shua -
Rrezarta Diellza nė Ju kanė nurin!

Nuk kthehet kurrė ēka ka shkua:
Po t'i ktheni vajet Tuaja Njė Fuqi,
Mos tė bėhet jeta lot njė prrua!

Kthehet diē tjetėr ashk pėrsėri
Prore Diellza Rrezarta janė aty -
Parasyve atė s'mund ta kuptoni!

Ato i keni ag e terr rreze nė sy
Ruani shpirtat e Tyre nė fjalė!
Ruajini mendėt qė keni nė kry'!

Mundet mosozo rėndė me dalė
Ju pėrciell Juve kudo ai kujtimi -
Mos i bėni lotėt krejt aq tė valė!

Mundohuni prore qė nga pikėllimi,
Ta bėni ofshamėn si rreze t'artė -
Pėr Ju Nėna lot si krejt rruzullimi!

Dielli Diellzen nė rreze prore bartė,
E ēka t'i them unė n'vaje njė nėne -
Qė edhe vet mjalti i duket thartė!

Ngushllimi kotet nė gjak nė vene,
Gropėn n'zemėr mbusheni Besim:
Gjithkah po ndjekė vdekja kretene!

Nuk i ndaj dy ėngjuj tė rrinė shqim
Rrezarta e Diellza me tė njejtin fat -
Paten le tė prehen tok njė amshim!

Shih tė njejtin emėr edhe Diellza pat
Ashtu siē janė Dy emrat pėrjetėsues,
T'pavdekshme prore kudo i kemi ngat!

Diellza vie me njė tufė rrezesh n'dorė
Rrezarta Diellore n'vend loti siell fat -
Tė dyjat i pėrjetojmė lule nė kurorė!

Diellza Rrezarta ne na ndritin prore -
Me t'njejtat rreze tė bardha borė,
Shohim ēdo ag Tė Dyja dorpėrdore!

O Nėna Ju keni veē kujtime tė mira,
Tė Dyjave ua siellin Dritėn Hyjnore -
Mos u fundosni prore nė pshėretira!

Diellza Rrezarta njė kumtim amshimi,
Kuptim pėrjetėsie emra prore t'gjallė!
Ato janė Dy Shpirta qė flakron agimi!

Na kujtojnė ēdo ditė qė tė kemi mall
Fshini ata lot qė Ju rrjedhin vetiu -
Me psherėtima ndaj vdekjes pėrballė!

Dy Drita T'Syve - Dy Nėnave shkrum,
Nga hijet e liga qė iu sollen vėrdallė -
Mbahuni tė forta e qendroni shumė!

Se lotėt e Juve - trazojnė Pėrjetsinė,
N'secilen pikėloti ua trazoni shpirtat -
Diellza e Rrezarta janė me Perėndinė!

(30.12.08.)

Shiko profilin e anėtarit

66Normal Re: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė prej Sat Jul 11 2009, 14:48

Malcorja


Antar/e
Antar/e
Nezir Myrta / ORA E POPULLIT






Ora e popullit-
Ishte gjarpėri i madh nė themel tė shtėpisė
Ora e shtėpisė - roje kundėr tė ligave

Shtėpia ka pas Orė
e njeriu ka pasė Orė

me dy gjarpėrinj nė bark ka luftuar

po njeri prej tyre flinte nė gjumė
- e nuk i bėhej vonė pėr ashjė

njeriu e gjarpėri jetojnė nė njė truall
as nuk ia sheh njeriut ėndrrat -
mėsa ia sheh gjarpėrit kėmbėt

Njeriu me Orė e ka shpėtuar njė shtėpi njė katund
Njė qytet njė popull e ka shpėtuar njė botė -

Mallkimi mė i madh ėshtė me te vdekė Ora

popullin mund t’a shpėtoj veē njė minut
Ora e popullit- Ora qė rrin zgjuar -

Ora e Gjallė!

Mvaret a e ka populli Oren e vet zgjuar
a e ka Oren vet brenda epikės sė tij

mosozot dikush tė shkeli nė sofrėn e bukės
E tė Beses -

nga padituria bėn cdo gjė tė ligė
edhe e vret veten -
kur nuk gjen tjeter shteg te kaloj ferrin e ligesise

mosozot njeriu me shkelė mbi gjakun e vet
nuk i del askund ilaē brėnda Tokės e Qiellit!


- Qoftė Ora e Mirė e zgjuar!

Shiko profilin e anėtarit

67Normal Re: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė prej Sat Jul 11 2009, 14:50

Malcorja


Antar/e
Antar/e
Nezir Myrta / KĖNGA E POPULLIT







Kėnga e popullit -
e kėnduar nėn hundė
kur nuk donte tė merr vesh mali
- as tė sheh fusha

kur vlon e gufon shpirti
i ka ardhė deri nė fyt

kėngė e kėnduar nėpėr tymėra flakė e lot

kėngė e kėnduar e pashkruar -
pa shkronja as ortografi pa laps as shtypshkronje

kėngė qė gufon nė zemėr
e,
vlon pėrgoje shkrum i gjallė

e kėnduar nė hasra ēerga qylyma
- nė gryka maja e shkambinj malesh

gjithnatenelume - pa shtie gjum ne sy
me vaj nė buzė
e,
lotet pikėn nė ēergė e lotet pikėn nė shkamb

e pika e shpoi gurin duke rrehė nė njė pikė!

Kėnga e popullit u kėndua
deri iu kėput fija lahutes e teli ēiftelisė

lahuta e ēiftelia mbeten atditesot varė -
u pre kėnga nė kulla u pre kėnga nė shkėmbinj

kėnga ėshtė vaji i burrit

edhe para djepave edhe para varreve

edhe kur hėna u pėrgjak mbi mal
edhe kur dielli u lind si gjaku nė agim

edhe kur Hėna ishte sosur
edhe kur vaji ishte nisur

edhe kur dielli u zu me kuēedėr
jehoi kėnga e popullit
e,
shpėrtheu vaji i burrit:

-O lum pėr ty o pėr tė lumin Zot
O nė kėmbė u ēua Sokol e Halili

e,
doli Zana E Malit
e,
mali ushtoi prej djalit

kur kėqyrėn nė varr -
gjeten veē 'i grusht eshtra

e zana mori malin
e toka mori djalin

e,
kėnga mbet Vaji i Burrit!

Shiko profilin e anėtarit

68Normal Re: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė prej Sat Jul 11 2009, 14:51

Malcorja


Antar/e
Antar/e
Nezir Myrta / PROVĖ




Nuk janė bij tė shqipes -
ata qė s'e kanė zemrėn shqiponje
vetiu humbin e treten nė mashtrime tė botės

nuk janė bij tė shqipes -
ata mohojnė Gjuhėn e Tė Parėve

zogjėve tė qyqes -
iu duken ma tė bukura krrokamat e korbave

nuk janė bij tė shqipes -
ata qė harrojnė gjėmimin e gjoksit tė Mic Sokolit
- mbi topa sulltanėsh

ata qė harrojnė Shkambin Jakup Ferri -
me Shtat plagė mbshtetė pėr shkamb

ata qė harrojnė Oso Kuken -
nėn tė cilin ecėn kuk bjeshkėt e lame n'gjak

ata qė harrojnė Elez Isufin -
Epikė e tymosur nė shkambij nė Radikė

ata qė harrojnė Ēerēiz Topullin -
O do t'ju skuqė ore me boje nė kala

ata qė harrojnė Isa Boletinin -
qė nėnshkroi Shqipninė me grykė koburje

ata qė harrojnė Tahir Mehen -
tu i shpua kodrat e hekurta e korbat e ēelikt

ata qė nuk vizitojnė Shtatoren Adem Jashari e
Kullėn e Ramush Haradinajt Flamur!

Nuk janė bij tė shqipes -
ata qė harrojnė vrullin e luftės ēlirimtare
nga Janina e deri tek eshtrat tonė tė dhėmbshėn nė Tivar!

Nuk janė bij tė shqipes -
ata qė s'e kanė zemrėn shqiponje!

Shiko profilin e anėtarit

69Normal Re: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė prej Sat Jul 11 2009, 14:51

Malcorja


Antar/e
Antar/e
Nezir Myrta / QE ANTIKA




Njė puhizė lehtė frynė prej tejantike,
gjithēka mė spjegon se ē'po ndodh -
brėnda gufon njė dallgė tejoqeanike;
shpirtat e trazuar kahdo i ka lodhė.

Disa e shohin vetėm njė degė lisin,
qė rri nė hava dhe lėkundet nė erė -
trungun s'ia shohin as n'maje plisin,
germa kote thurin edhe disa tjerė.

Gėrmon gjoja thellė pėr njė fosile,
ēohet edhe bie ushtar i dorėzuar -
shtėrzon se gjoja ajo paska hile -
qė s'po i bijka ashtit tij tė dėrmuar!

Ashti i fosiles ėshtė njė asht vigani,
qė nė zemėr kish njė det plot tallaze -
e ka ndrydhur koha e ka shtyp tirani!
Antika i rri n'gjunj gjamė plot maraze.

Ēohen disa qė s'ia dijnė as nishanin,
gjoja po i ngjasin pėr qiell e pėr tokė -
gjak i pėrdhosur qė ka shitė vatanin -
hartė shkrum humbė pashėnjepadokė!

Dikush dėnesė si i vdekuri prej urie,
shpurdh si kukuth zėrin plot me vaje -
pa asnjė pikė gjaku tė asaj historie,
don ta shohu lisin mu deri nė maje!

Mu aty ku dielli ishte nė flamur -
Emri i trojeve trime emėr i pėrdhosur.
Ngrehu gjamė gjaku shpėrthe n'gur!
Dallga n'damarė kurr s'mu ka sosur!

Mos shih anash kudo vajin e qyqeve,
Lekėt janė shpėtimi Pellgasėt Lelek -
Rrethimin e ēanė shpėrthimi Shqipeve!
Qė lė me sy hapur monstrat plot lek.

Leka i Madh bėri botėn sa njė gogėl,
Kush ėshtė gjak i tij le ta vėrtetojė -
Aty ku vijojė fjalėn dje Ai Leka i Vogėl,
Aty vet illiriku dje e sot tė dėshmojė!

Nė hallka tė kėputura dridhet historia,
Shqipja prapa yjeve si rrin e mbuluar -
N'pėrbirim sferash qė i dredh dinakėria.
Shqipja n'ballė luftrash prore ka valuar!

Shiko profilin e anėtarit

Sponsored content


Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 2 e 2]

Shko tek faqja : Previous  1, 2

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi