Portali aLbdigital.net
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Arti Dhe Kultura «« » Arti Dhe Letersia Shqiptare » VARGJE QE JAN GDHENDUR NE MEMORJEN TUAJ

VARGJE QE JAN GDHENDUR NE MEMORJEN TUAJ

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal VARGJE QE JAN GDHENDUR NE MEMORJEN TUAJ prej Sun Jul 12 2009, 12:00

Malcorja


Antar/e
Antar/e
Ali Asllani:

Hakerime

qe nga Korca gjer te Shkodra mbreteron nje erresire,
neper fusha,neper kodra,vershellne nje egersire!
Pra,o burra ,hani e pini,hanipini or'e cas,
per cakallin,nat' e erret,eshte ras'e deli ras'!

Hani,pini dhe rrembeni,mbushni xhepe,mbushni arka,
te pabrek ju gjeti dreka,milioner' ju gjeti darka!
Hani,pini e rrembeni,mbushni arka ,mbushni xhepe,
gjersa populli bujar t'ju pergjigjet peqe,lepe!(urdhero,siurdheron)

Ai rron per zoterine tuaj,pun' e tija,djers'e ballit,
esht' kafshit per gojen tuaj.Rrofte goja e cakallit!
Shyqyr zotit,s'ka me mire,lumturi dhe bukuri,
dhe vjen e ju qan hallin,varni buz' dhe turi!

Hani pini dhe rrembeni,eshte koha e cakenjevet;
hani,pini dhe rrembeni,esht' bot' e maskarenjevet;
Hani,pini,vidhni,mblidhni gjith'aksione,monopole.
ekselenca dhe shkelqesa,tutti quanti come vuole!

Nenshkrim i zoteris suaj neper banka vlen milion,
ju shkelqen ne kraharuar dekorata,''Grand Cordon"
Dhe kerkoni me ballhapur (!) komb i varfer t'ju therres'
gjith' me emrin tingellonjes:Ekselenca e Shkelqes'
dhe te quheni perhera luftetar' e patriot',
ne ka zot dhe do duroj',posht ky zot,ky palo zot!

Grand Cordon i zotris' sate,qe ne gji te kan'vendosur
esht'peshtyma e gjakosur e atdheut te veremosur;
dhe kolltuku ku ke hipur,duke hequr nderin zvarr',
esht' trikembeshi qe perdita varet kombi ne litar!
Dhe zotrote kurulldise,dic u bere e pandeh,
kunder burrit te vertete ze e vjell e ze leh!

E na tunde,na lekunde,neper salla shkon e shkunde,
mbasi dora e armikut ty me shok' te heq per hunde.
Rrofte miku yt i huaj,qe per dita los e qesh,
te gradoi kater shkalle,pse i the dy fjal' ne vesh!

Koha dridhet e perdridhet ,do vij' dita qe do zgjidhet
dhe nga trasta pem' e kalbur doemos jasht'do hidhet!
Koha dridhet e perdridhet ,prej gradimit kater shkalle
nuk do mbetet gje ne dore vecse vul'e zeze' ne balle

Mirpo ju qe s'keni patur as nevoj' as gje te keqe,
me perpara nga te gjithe,ju i that' armikut ''Peqe!"
Qe te zinit nje kolltuk,aq u ulet u perkulet,
sa ne pragun e armikut vajtet si kopil u ngulet!
As ju hahet,as ju pihet,vetem titulli ju kihet...
Teksa fshat' i varfer digjet...kryekurva krihet!

Sidomos ju dredharake,jume zemra aq te nxira,
ju dinake,ju shushunja,ju gjahtar' ne erresira!
C'na pa syri ,c'na pa syri!...hunda juaj ku nuk hyri:
te i miri,te i ligu,te spiuni me i ndyri!

dallavera neper zyra,dallavera ne pazar,
dallavera me te huaj,dallavera me shqipter'
Vetem,vetem dallavera,dhe ne dem te ketij vendi
qe ju rriti,qe ju ngriti,qe ju ngopi,qe ju dendi!

Nese kombi vete mbare,neser ju veproni ndryshe,
dylli benet si te duash,kukuvajk' dhe dallandyshe...
kukuvajkea gjith' me lajka,neser silleni bujar,
nene dore e nene maska,shkoni jepni nje kapar!

Dhe kujtoni tash e tutje me te tilla dallavera
kukuvajka do pertypi zoge e zoga si perhera...
Ja ,ja grushti do te bjeri perrmbi krye te zuzareve,
koha eshtee maskarenjeve,po Atdheu i shqiptareve!

Edhe ju te roberuar,rob ne dor'te metelikut(te pareve.shenim i imi)
fshihni sofrat e kujtdoj'puthni kembet e armikut!
qe ta kesh armikun mik e pandehni mencuri,
mjafton berja pasanik,pasanik dhe bej i ri,
dhe u bete pasanike,me pallate,me vetura
kurse burrat me fisnike japin shpirtin ne tortura!

vendi qenka sofr'e qorrit,vlen per goj' e per lefyte,(fyti.shenimi im)
beni sikur veni vetull'shoku shokut kreni syte(nxirni syte)
Dhe per nje kerkoni pese,po me mir' njezet e pese.
Le te rroje batakciu dhe i miri te vdese!

Per nje dit' qe nis e vertete do mbaroj'me bubullime,
ky i sotmi,zer' i erret ,benet vetetime
dhe i bije rrufeja pasuris' dhe ,kesi lloj,
nuk ju mbetet gje ne dore,vetem nje kafshit' per goj'!

A e dini qe fitimi brenda kater vjet mizor'
nuk esht' yti nuk esht' imi,eshte i kombit arberor,
esht' i syrit ne lot mekur,esht' i vendit djegur pjekur,
ju do thoni si te doni...po e drejta dermon hekur!

Shiko profilin e anëtarit

2Normal Re: VARGJE QE JAN GDHENDUR NE MEMORJEN TUAJ prej Sun Jul 12 2009, 12:00

Malcorja


Antar/e
Antar/e
TRATHËTORËTË

Shokë, kemi ne mest tënë
Shum' armik' e trathëtorë!
Popo! mos u qoftë thënë!
Veç që s'kanë gjë në dorë.

Harruanë mëmëdhenë
Dh' e lanë kombinë tënë
E një tjatërë na gjenë!
Popo! mos u qofte thënë!

Lanë zonjën e lëvduar
E zunë një kurvë shtrigë,
Të ndyr' e të mallëkuar,
Të fëlliqur e të ligë.

Lanë mëmën të xhveshur
Dhe mundohenë për botë,
Pa dhe bota duke qeshur
U thotë: mundohi kotë!

Qysh u bënë Efialtë
E nuk e njohin të mirën,
Uthullën pandehin mjaltë
Edhe dritë errësirën!

Buk' e mëmëdheut zëntë
Tradhëtorët e pabesë!
Dhe Zoti dërrmën u dhëntë,
Kurrë mos paçinë pjesë!

Miqt' armiq i kanë bërë,
Armikëtë miq i zunë,
Qysh janë fyell të tërë!
Ç'është kjo e madhe punë!

Fajn' e math kur do ta njohin
Njerëzit e mallëkuar?
Dritënë pse nuk e shohin,
Apo janë të verbuar?

Janë së gjithash të marrë
Dhe të liq me të vërtetë,
Mëmëdheut bëjnë varrë,
Po do të bienë vetë,

Se mbretëron e vërteta,
S'del kurrë gënjeshtr' e shkretë
T'ish ashtu, qe prishur jeta,
S'kish mbetur gjë e vërtetë.

Ata turpinë fitojnë,
Nderr' e tyre posht' e hedhin
Dhe armikëtë gëzojnë
E në errësirët bredhin.

Nuk është kurrë haruar
Dh'e mira dh'e lig' e shkretë,
Të gjitha janë paguar,
S'ka mbeturë gjë në jetë.

Lerini, pa do ta gjëjnë,
Të vërtetën do ta njohin,
Se tani s'e dinë c'bëjnë,
Janë të verbër e s'shohin.

O, popo ç'turp kanë marrë!
Janë bërë tradhëtorë
Dhe s'janë më shqipëtarë,
Se nga kombi hoqnë dorë.

Me të huajnë u bënë,
Me armikn' e Shqipërisë,
S'duanë gjuhënë tënë
Armikët' e Perëndisë!

Ndjej, o Zot, se nukë dinë
Se ç'bëjnë, janë mahnitur,
Rrahin të prishin shtëpinë
Pun' e lig' edh' e mërzitur.

Të gjorët janë në gjumë,
Të vërtetënë s'e dinë,
Do të mundohenë shumë,
Pasdaj mënttë do t'u vinë.

Vëllazërin' e harrojnë
Dhe kombin e mëmëdhenë,
Dhe armikëtë dëgjojnë
Edhe s'dinë se ku venë.

Hiqni dorë, hiqni dorë!
Mblithni mëntt' e tupërohi,
Mos u bëni trathëtorë,
Se pasdaj do të pendohi.



Naim Frasheri

Shiko profilin e anëtarit

3Normal Re: VARGJE QE JAN GDHENDUR NE MEMORJEN TUAJ prej Sun Jul 12 2009, 12:01

Malcorja


Antar/e
Antar/e
Millosh Gjergj Nikolla-Migjeni



Recital i Malësorit



0, si nuk kam një grusht të fortë
t'i bij mu në zemër malit që s'bëzanë,
ta dij dhe ai se ç'domethanë i dobët -
n'agoni të përdihet si vigan i vramë.

Unë lugat si hij' e trazueme,
trashigimtar i vuejtjes dhe i durimit,
endem mbi bark të malit me ujën e zgjueme
dhe me klithma të pakënaqura t'instinktit.

Mali hesht. Edhe pse përditë
mbi lëkurë të tij, në lojë varrimtare,
kërkoj me gjetë një kafshatë ma të mirë...
Por më rren shaka, shpresa gënjeshtare.

Mali hesht, dhe në heshtje qesh.
E unë vuej, dhe në vuejtje vdes.
Po unë, kur? heu! kur kam për t'u qesh?
Apo ndoshta duhet ma parë të vdes?

0, si nuk kam një grusht të fuqishëm!
Malit, që hesht, mu në zemër me ia njesh!
Ta shof si dridhet nga grusht' i paligjshëm...
E unë të kënaqem, të kënaqem tu' u qesh.

Shiko profilin e anëtarit

4Normal Re: VARGJE QE JAN GDHENDUR NE MEMORJEN TUAJ prej Sun Jul 12 2009, 12:02

Malcorja


Antar/e
Antar/e
Zef Serembe

Zogjte e bukur kendojne me hare
Po zemra do me plas mua ne gji
I merguar qaje jeten ne kete dhe
Merzitem ne katund, merzitem ne vetmi..
Tere shkelqimi me hapet para vedit
Qe me zgjon trute e mia ne mendime shume
Ah! ç mu doq zemra mua te shkretit
Aq sa pushoje vetem kur bie ne gjume.
Arberia matan detit ne na kujton
Se te huaj jemi ne kete dhe
Eh! sa vjet shkuan e zemra nuk harron
Qe nga Turku mbetem pa memedhe
Hakmarrja na jep shprese e na ndriçon
Seç po fryne ere e akullt me ze
Seç ka qene arbereshi sot po harron
E si vjen turp aspak te rri e te fle

Shiko profilin e anëtarit

5Normal Re: VARGJE QE JAN GDHENDUR NE MEMORJEN TUAJ prej Sun Jul 12 2009, 12:03

Malcorja


Antar/e
Antar/e
Gjuha shqype


Porsi kanga e zogut t'verës,
qi vallzon n'blerim të prillit;
porsi i ambli flladi i erës,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t'detit,
porsi gjâma e rrfès zhgjetare,
porsi ushtima e nji tërmetit,
ngjashtu â' gjuha e jonë shqyptare.
Ah! po; â' e ambël fjala e sajë,
porsi gjumi m'nji kërthi,
porsi drita plot uzdajë,
porsi gazi i pamashtri;
edhè ndihet tue kumbue;
porsi fleta e Kerubimit,
ka'i bien qiellvet tue flutrue
n't'zjarrtat valle t'ameshimit.
Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis',
trashigim, që na la i Pari,
trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lèn mbas dore.
Në gjuhë shqype nanat tona
shi prej djepit na kanë thânun,
se asht një Zot, qi do ta dona;
njatë, qi jetën na ka dhânun;
edhe shqyp na thanë se Zoti
për shqyptarë Shqypninë e fali,
se sa t'enden stina e moti,
do ta gzojn kta djalë mbas djali.
Shqyp na vete, po pik' mâ para,
n'agim t'jetës kur kemi shkue,
tue ndjekë flutra nëpër ara,
shqyp mâ s'pari kemi kndue:
kemi kndue, po armët besnike,
qi flakue kanë n'dorë t'shqyptarëvet,
kah kanë dekë kta për dhè t't'Parvet.
Në këtë gjuhë edhe njai Leka,
qi'i rruzllim mbretnin s'i a, xûni,
në këtë gjuhë edhe Kastriota
u pat folë njatyne ushtrive,
qi sa t'drisë e diellit rrota,
kanë me kênë ndera e trimnive.
Pra, shqyptarë çdo fès qi t'jini,
gegë e toskë, malci e qyteta,
gjuhën t'uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t'jetë jeta,
por për tê gjithmonë punoni;
pse, sa t'mbani gjuhën t'uej,
fisi juej, vendi e zakoni
kanë me u mbajtë larg kambës s'huej,
Nper gjuhë shqype bota mbarë
ka me ju njohtë se ç'fis ju kini,
ka me ju njohtë për shqyptarë;
trimi n'za, sikurse jini.
Prandaj, pra, n'e doni fisin,
mali, bregu edhe Malcija
prej njaj goje sod t'brohrisim:
Me gjuhë t'veten rrnoftë Shqypnia!
Gjergj Fishta

Shiko profilin e anëtarit

6Normal Re: VARGJE QE JAN GDHENDUR NE MEMORJEN TUAJ prej Sun Jul 12 2009, 12:06

Malcorja


Antar/e
Antar/e
Kodi:
Pa ty

Mbreme me kaploi te ftohtit, perseri pa ty, pa askend
ngreva krye vetmis, e pambrojtur dhe krye ne veti,
kur do arrin fundi i ketyre netve te ftohta,
keshtu e paperkrahur
dhe me pas mu kujtua femijeria
gjithcka sa e pafajshme dhe e pastert ishte
po te dija qe kaq e veshtir do te jet ritja
kur nuk do te isha rit

Kaluan

kaluan vitet si shekuj
kaluan ditet, netet
por ti nuk erdhe
kaluan shume te panjohur,
e te njohur
te urtesis, miresis
dashuris, armiqsis
keqesis, miqesis
Kaluan dit te zise,
te merzisis,...
Kaluan net te vajit,
afshit, knaqesis,
dehuris, pagjumsis
kaluan dhembjet
genjeshtrat, mashtrimet
lindjet, vdekjet
Te gjitha keto kaluan por pa ty kaluan...

A e din
A e din se
aty ku cdo dite lindi dielli
per mua u be eresire
A e din se
aty ku filloi ahu per mua ish perendimi
aty ku ish buzqeshja
per mua ish vaji
A e din se
aty ku ish puthja
gjuha nuk ishte
aty ku ish syri
ishte loti
aty ku ishte prekja
ndjenja s'kishte
aty ku ishte trupi
akull mbreteronte
aty ku jeta vazhdonte...hija jote ishte
A e din se
aty ku isha une ti s'ishe.

Shiko profilin e anëtarit

7Normal Re: VARGJE QE JAN GDHENDUR NE MEMORJEN TUAJ prej Sun Jul 12 2009, 12:09

Malcorja


Antar/e
Antar/e
Në mundsh...

Përkthyer nga Robert Shvarc

Në mundsh ta ruash arsyen, kur bota humbet fillin
e fajin ty ta hedh dhe vetes t’i besosh,
sa herë tek ti dyshojnë e s’të përfillin
por edhe dyshimet drejt t’i gjykosh...
Në mundsh të rrish në pritje, nga pritja pa u lodhur,
e, kur t’urrejnë, urrejtje mos t’ushqesh,
madje, ndaj shpifjeve të rrish pa folur,
me thjeshtësi, me to pa rënë ndesh...

Në mundsh t’mendosh, por jo gjer në shkatrrim,
të ëndërrosh, por jo si rob ëndërrimesh,
dhe t’i trajtosh njëlloj e pa dallim
ngadhnjim e shpartallim burim mashtrimesh...
Në durofsh dot thëniet e tua të drejta
në kurthe për trutharët, kopuket që t’i kthejnë,
t’i shohësh të thyera gjërat më të shtrenjta
e prapë t’i ndërtosh me vegla që nuk vlejnë...

Në mundsh fitoret që ke korrur t’i flijosh
si në kumar, në një të vetme lojë,
të rrezikosh, të humbasësh e prapë t’ia fillosh,
dhe humbjen kurrë të mos e zesh në gojë...
Në i detyrofsh dot muskul, nerv e puls e zemër
të të shërbejnë edhe kur gjithçka duket e kotë,
e të qëndrosh kur s’ke asgjë më veç vullnetit,
që vetëm fjalën “Qëndro!” gjithmonë të thonë...

Në mundsh të flasësh me maskarenj, por nderin tënd ta ruash
e t’ecësh përkrah mbretit pa krenari që të verbon...
Nëse armiku apo miku s’të bëjnë dot të vuash,
dhe gjithkend e çmon, por veç sa meriton...
Në mundsh t’i mbushësh ti minutat aq të renda
me vepra që peshojnë
dije dhe mos kij asnjë dyshim,
se jotja do të jetë Bota, me ç’ka brenda,
dhe BURRË do të jesh, o biri im!

Shiko profilin e anëtarit

8Normal Re: VARGJE QE JAN GDHENDUR NE MEMORJEN TUAJ prej Sun Jul 12 2009, 12:09

Malcorja


Antar/e
Antar/e
Shpejt dhe ngadalë



Mos u nxito!Mos u Vono!Duro!

Një kryefjalë shkruaj posi kjo

Vare mbi gjoksin posi hajmali

Ruaje ne diell dhe në shi;

Me lulet rrotull teje mos u merr,

Dhe I patrembur gjer në varr e shpjer

Mos u nxito!Pa mend mos u vono!

Kur shpirti sulet ,Ti mos u ndalo!

Mejtohu mirë,udhen drejt nis.

Dhe sulu tutje me mish e me shpirt;

Ngadalë!Kurr s’ndreqet një lajthim

I bërë pa hesap e pa peshim.



Mos u vono!Se tutje turret jeta,

Kalo si trim ,guxo pa ardhur vdekja;

Një punë bëj të lartë dhe të fortë,

Të cilen koha kurr s’munt ta mposht

Mbi dhenë nam të gjallë ler për jetë,

S’prish punë si shokët vdes dhe vetë



Mos u NXITO!Mos u VONO!MEJTO!

Gunët e fatit qetas duro!

Detyren ki si prijes kryesisht;

Bëje gjithnjë të drejten burrërisht;

Mos u nxito!Mos u voni! Pa fjalë

ZOTI në fund të nxjerr faqebardhë.



GËTE

Shiko profilin e anëtarit

9Normal Re: VARGJE QE JAN GDHENDUR NE MEMORJEN TUAJ prej Sun Jul 12 2009, 12:26

Malcorja


Antar/e
Antar/e
Dhe kur njeriu nuk ndjen
As hidherim as gezim
As gaz as shprese
Nje gje ju them me ndershmeri dhe me bindje
Lereni te vdes!

Shiko profilin e anëtarit

10Normal Re: VARGJE QE JAN GDHENDUR NE MEMORJEN TUAJ prej Sun Jul 12 2009, 12:26

Malcorja


Antar/e
Antar/e
Naten tek flija, me tha shpirti : "pi,
ne gjume e ne varr, s'ka lumturi"
Ngrehu, sa rron,
zbras kupa e puth cupa,
ke shekuj qe te flesh ne qetesi....

Shiko profilin e anëtarit

11Normal Re: VARGJE QE JAN GDHENDUR NE MEMORJEN TUAJ prej Sun Jul 12 2009, 12:29

Malcorja


Antar/e
Antar/e
"Nga qielli u keput nje yll dhe ra,
ne mes te detit tej ne erresire,
vellezerit e perzune - gjyshja tha
se s'ish per ta vella dhe shok i mire"
D.Agolli

Shiko profilin e anëtarit

12Normal Re: VARGJE QE JAN GDHENDUR NE MEMORJEN TUAJ prej Sun Jul 12 2009, 12:32

Malcorja


Antar/e
Antar/e
Ndergjegja njerezore ka vdekur ne haheng zhyer
Ai shkryhet mbi te kjo kufom i pelqen
Nganjehere gjith gaz sygjak e i nderkryer
Ngre doren e i bie se vdekures qe s'ndjen...

Victor Hygo

Shiko profilin e anëtarit

13Normal Re: VARGJE QE JAN GDHENDUR NE MEMORJEN TUAJ prej Sun Jul 12 2009, 12:34

Malcorja


Antar/e
Antar/e
Ngadale Vdes!

Dalngadale vdes ai qe behet skllav i zakonit,
qe perserit te njejtat gjera cdo dite,
qe nuk ndryshon rruge,
qe nuk rrezikon,
qe nuk ndryshon ngjyren e veshjeve,
qe nuk i flet atij qe nuk e njeh.
Dalngadale vdes ai qe nuk permbys tryezen ,
qe aeshte i pakenaqur nga puna,
qe nuk rrezikon sigurine nga pasiguria per te ndjekur nje enderr,
qe nuk i lejon vehtes asnjehere ne jete te thyeje rregullat e vendosura,
Dalngadale vdes ai qe nuk udheton,
qe nuk lexon,
qe nuk degjon muzike,
qe nuk zbulon hijeshi tek vehtja e tij,
Dalngadalevdes ai qe shperfill krenarine e tij,
qe nuk i le te tjeret ta ndihmojne,
qe i kalon ditet duke qare per fatin e tij te keq,
qe ankohet per shiun qe nuk pushon,
Dalngadale vdes ai qe i shmanget projektit para se te filloje,
qe nuk pyet per gjerat qe nuk i di, dhe
qe nuk pergjigjet per gjerat qe i di,
E shmangim vdekjen me doza te vogla,
duke kujtuar gjithmone se te jesh gjalle,
kerkon nje perpjekje me te madhe,
se thjeshte fakti qe marrim fryme.
Vetem durimi i paepur
do na beje te arrijme
Lumturine me te madhe.... Pablo Neruda

Shiko profilin e anëtarit

14Normal Re: VARGJE QE JAN GDHENDUR NE MEMORJEN TUAJ prej Sun Jul 12 2009, 12:36

Malcorja


Antar/e
Antar/e
Sikur un e ti te shiheshim sy me sy..
valle do të putheshim ..a kishim me u peshty ??
Azem Shkreli

Shiko profilin e anëtarit

15Normal Re: VARGJE QE JAN GDHENDUR NE MEMORJEN TUAJ prej Sun Jul 12 2009, 12:38

Malcorja


Antar/e
Antar/e
Ka kohe qe nuk shihemi dhe ndiej
si te harroj une ty valle
si vdes kujtimi yt tek une
si vdesin floket dhe gjithcka

Shiko profilin e anëtarit

16Normal Re: VARGJE QE JAN GDHENDUR NE MEMORJEN TUAJ prej Wed Jul 15 2009, 12:05

Gjakomel

avatar
Antar/e
Antar/e
Malcorja shkruajti:Sikur un e ti te shiheshim sy me sy..
valle do të putheshim ..a kishim me u peshty ??
Azem Shkreli

Sikur me vetveten te shiheshim sy me sy
a kishim me u puthe apo kishim me u pshty[i]

keshtu shkroi Azem Shkreli.

Shiko profilin e anëtarit

Sponsored content


Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi