Portali aLbdigital.net
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Diskutime Të Ndryshme «« » Tema të Lira » SHQIPTARET NE BOTE

SHQIPTARET NE BOTE

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal SHQIPTARET NE BOTE prej Mon Jul 13 2009, 12:18

Shqipe

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Opinione rreth figurave te shquara dhe emigranteve shqiptare ne bote

Shiko profilin e anëtarit

2Normal Angli, emigrantet: Duam te legalizohemi prej Mon Jul 13 2009, 12:21

Shqipe

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Angli, emigrantet: Duam te legalizohemi


Mijera emigrante, mes te cileve shume shqiptare, kane manifestuar sot ne sheshin kryesor te Londres duke kerkuar legalizimin e tyre.
Ne proteste u mblodhen shume shoqata emigrantesh. Njera prej tyre gezon mbeshtetjen e kishes angligane dhe Parlamentit britanik dhe se bashku me keto institucione po i ben presion kryeministrit Brown per legalizimin e atyre emigranteve qe nuk kane bere krime.

Por nje zedhenese e Ministrise se Jashtme deklaroi se politika e qeverise ndaj emigranteve te paligjshem nuk ndryshon.

“Emigrantet ilegale qe jetojne ne vendin tone duhet te kthehen ne vendet e origjines”, ka deklaruar zedhenesja.

Shiko profilin e anëtarit

3Normal Një "Barbie Shqiptare" në Las Vegas prej Mon Jul 13 2009, 12:23

Shqipe

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Kukulla "Barbie" është më e privilegjuara nga të tjerat, pasi ajo ka fituar statusin e përhershmërisë. E destinuar për të qenë lodër e lakmuar në duart e vajzave të vogla, ajo tashmë nuk mund të quhet më e vogël, pasi është rritur jo pak, por është bërë 50 vjeçe. Megjithatë, mbetet sërish kukull e paplakur. E prezantuar 50 vite të shkuara, më1959-ën, në metropolin njujorkez, ajo është bërë e përbotshme dhe mund të thuhet, pa asnjë dyshim, se është kthyer në një mesazhere e ndryshimit të modës. Nëse do të vëzhgohet evolucioni gjysmëshekullor i saj, nuk do të jetë e vështirë që të konstatosh evolucionin e vetë modës dhe kulturës së veshjes. Sivjet, 50-vjetori i vogëlushes "Barbie", u festua jo vetëm në Amerikë, por edhe në Europë, Azi, Afrikë, etj. E pra, "Barbie" është bërë qytetare e botës. Natyrisht që, përvjetori i pesëdhjetë i kukullës magjike, është festuar në mënyra të ndryshme, në shtete dhe kontinente të ndryshëm, madje edhe brenda një shteti, ajo ka pas specifikat dhe befasitë e veta. Kështu, p.sh., "Qyteti i dritave", siç quhet ndryshe qytetit fluoreshent i Las Vegas-it, e festoi në mënyrën e vet origjinale këtë përvjetor 50-vjeçar. Qyteti i dha një ngjyrë të veçantë festës, duke organizuar një "Fashion Show" të bukur, në kompleksin madhështor të "Fashion Show Mall"-it, tamam në zemrën e qytetit.
Organizatorja e "Fashion Show", ishte në një shkollë e artesh, që nxiti studentët e "Fashion Design", të krijonin veshje origjinale për kukullën dhe për modelet.
Nga rreth 150 studente që konkurruan, mes tyre ishte edhe studentja shqiptare Ermelinda Manaj, e cila rezultoi që të ishte një ndër fitueset e veçanta. Në fakt, fitueset e çmimeve ishin 20, por fituesja shqiptare u vlerësua për origjinalitetin e përzgjedhjes së saj në veshjen e modeles.
Ermelinda paraqiti diçka tepër të veçantë dhe tërhoqi vëmendjen e raporterëve dhe të pjesëmarrësve të shumtë me fantazinë e saj krijuese. Prej kohësh, në mendjen e saj ishte skicuar modeli i veshjes kombëtare, një përshtatje sipas flamurin kuqezi. Ermelinda tha se ishte ndjenja kombëtare ajo që e motivoi që kukulla dhe modelja e saj të vishej me ngjyrën kuqezi, ngjyra karakteristike e flamurit tonë kombëtar.
Pasioni i saj për profesionin e bukur që ka zgjedhur, rezultatet e larta që ka arritur në studime, intuita e saj në krijim, si dhe përvoja e marrë si stiliste nga firmat prestigjioze si, Chanel, Giorgio Armani, Teen Vogue, etj., e ka bërë të suksesshme në shumë konkurrime të zhvilluara në Las Vegas dhe Los Angeles.
Këtë here ajo shfrytëzoi 50-vjetorin e kukullës "Barbie", që të realizonte një veshje me motive kombëtare. Kombinimi i fustanit të kuq me krahët e zinj të shqiponjës dykrenore, ishte pagëzimi më i mirë i "Barbies Shqiptare". Për realizimin e këtij qëllimi, Linda e hodhi idenë e saj në letër, preu dhe qepi copat e kuqe të fustanit dhe formoi trupin e zi të shqiponjës, që do i vishej dy modeleve: kukullës Barbie dhe fotomodeles në "Fashion show". Një javë përpara shfaqjes, u ekspozuan kukullat dhe pikturat e studenteve, të varura në stenda, në mes të sallonit të madh të "Fashion Show Mall"-it, që shikoheshin nga mijëra vizitorë në qendrën e Las Vegas-it. Më 14 mars filloi "Fashion show" me parakalimet e modeleve, duke demonstruar veshjet e tyre dhe duke mbajtur në dorë kukullat barbie, të cilat kishin po të njëjtat veshje. Të tria anët e podiumit ishin mbushur plot e përplot, si dhe në katet e sipërme, me studentë, të rinj e të reja dhe familje shqiptare të Las Vegas-it. Nën tingujt e muzikës, "I'm a Barbie girl", doli modelja, bjondina e bukur me krahët e zinj të shqiponjës dhe me fustanin e kuq të Ermelindës. Kjo të jepte një përshtypjen e një engjëlli që zbriste nga qelli, por jo engjëll i bardhë, por shqiponja kuqezi, që u mirëprit me duartrokitjet e shqiptarëve të pranishëm, si dhe të pjesëmarrëseve të tjerë të shumtë. Këto ishin çaste me të vërtet emocionuese, kur shihej që në skenat e Las Vegas-it, paraqitej simboli i kombit të vogël shqiptar, por që po bëhet i madh nga bijat dhe bijtë e tij, që po rrezatojnë kudo nëpër botë. Duartrokitjet vlerësuese ishin shpërblimi më i madh që emocionuan shqiptaren Ermelinda Manaj, nga "Fashion show" i Barbit në Las Vegas.


Kush është Ermelinda Manaj?
Ermelinda është prezantuar në gazetën shqiptaro-amerikane "Illyria" si fituese e Miss Teen Nevada. Atëherë ajo s'kishte shumë kohë që kishte ardhur, së bashku me familjen, nga Greqia. Bukuroshja shqiptare arriti që t'i imponohet Nevadës së zhurmshme me një sfidë modeste, që ia falte bukuria natyrale dhe zgjuarsia.
Ermelinda nuk ishte më shumë se 12 vjeçe kur erdhi me familjen në SHBA, me një barrë ëndrra në Las Vegas-in e modes dhe kazinove.
Vazhdoi studimet në dy kolegje njëherazi. Krahas Universitetit të Las Vegas-it, ku cila u diplomua me "High honors" në Filozofi, dhe ku u radhit në 5 përqindëshin e studentëve më të mirë, Linda studion edhe në Akademinë e Arteve për Fashion Design.
Prej kohësh ajo ka krijuar modelet e saj, duke u bërë pjesëmarrëse në shumë show, që janë organizuar në Las Vegas dhe Kaliforni. Duke bashkëpunuar me kompani të famshme mode, ajo ka depërtuar tek sferat e larta të artit. Me anë të kompanisë "Style Firm", Los Angeles, California, ka arritur që të paraqitet si një stiliste me të ardhme premtuese.
Shekulli

Shiko profilin e anëtarit

4Normal Marina, gazetarja shqiptare e "New York Post" prej Mon Jul 13 2009, 12:29

Shqipe

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Intervistë me gazetaren shqiptaro-amerikane të gazetës "The New York Post", Marina Vataj: "Çdo gjë është e mundur, nëse punon shumë"

Marina, ju jeni ndër ata shqiptaro-amerikanët e paktë që botoni artikuj në shtypin amerikan. Si filluat të shkruani për "The New York Post" dhe si ka ecur karriera juaj në gazetari?

E zbulova prirjen time për të shkruar kur isha në kolegj dhe studioja letërsinë e gjuhës angleze. Gjatë viteve të shkollës kreva disa stazhe në organe të ndryshme të medias, për të hetuar se çfarë perspektivash profesionale mund të kisha në këtë fushë.
Pikërisht, gjatë asaj kohe, u binda se shtypi i shkruar ishte drejtimi, në të cilin doja të ecja, kështu që vazhdova studimet pasuniversitare dhe mora gradën Master në Artet e Bukura, dega e të shkruarit joletrar (gazetari).
Pas kësaj fillova të shkruaj si gazetare e lirë për "The New York Post", duke u ngritur në pozitë, derisa u bëra reportere me kohë të plotë për temat njerëzore.

Temat e artikujve që ke shkruar variojnë shumë. Ato përfshijnë nga komente mbi të rejat për yjet e artit e kulturës, e deri te këshilla e zgjidhje praktike për shpenzimet e martesave, shëndetit personal apo zbavitjet e fundjavave. A i zgjidhni vetë këto tema, apo ua caktojnë? Çfarë ia vlen, sipas jush, që të shkruhet në gazetë? Çfarë zgjon kuriozitetin tuaj?
Unë shkruaj artikuj me tema shumë të larmishme, që përfshijnë edhe hetime të studimeve shkencore, kritika për librat dhe çështje të shëndetit.
Që të dy faktorët luajnë rol në zgjedhjen e temave. Mund të dal vetë me një ide ose mund të jepet një udhëzim nga redaktori.
Ndonëse më pëlqejnë tema nga më të ndryshmet, më shumë se çdo gjë vlerësoj shkrimet që kanë interes njerëzor në to. Këtu mund të futen shumë gjëra, që nga mënyra se si ideologjia politike ndikon te miqësitë, e deri te tirania e orës biologjike e femrës. Kur shkruaj apo raportoj këto lloj temash ndiej kënaqësinë e përballjes me një sfidë.
Së fundi, kam filluar të shkruaj edhe kritika muzikore, gjë që po më zbavit shumë.
Disa kritikë thonë se media e tepron me vëmendjen ndaj yjeve ndërkohë që shumë tragjedi nëpër botë mbeten pa u raportuar. Të tjerë thonë se njëra nuk e pengon tjetrën. Ju çfarë mendimi keni për këtë çështje? A jemi aq të obsesionuar pas jetës së yjeve sa harrojmë tonën?
Kjo është një çështje e ndërlikuar. Besoj se vëmendja që media u jep yjeve nxitet nga interesi i publikut për jetën e tyre. Nëse njerëzit nuk do të ishin kaq ndjekës të zellshëm të lajmeve për yjet, kjo do të ndalonte thelbësisht raportimin e medias për to.
Pavarësisht nga kjo, nuk besoj se është diçka problematike. Puna është të ruaj drejtpeshimin e informacionit që merr nga media. Nuk ka asgjë të keqe nëse lexon një artikull zbavitës për Angelina Jolie dhe Brad Pitt sa kohë që gjithashtu i ke kushtuar kohë leximit për çështje që realisht shqetësojnë çdo ditë jetën tënde, vendin dhe botën.
Ka një numër në rritje të atyre që po e trajtojnë shtypin e shkruar si diçka që i ka ikur koha. Në fakt, vazhdon të rritet progresivisht numri i atyre që lajmet i lexojnë nëpërmjet internetit. Si gazetare e re që ke zgjedhur shtypin e shkrua, cilat është këndvështrimi juaj për këtë? A lexon rinia gazeta?
Përshtypja ime është që pavarësisht se sa e varur nga kompjuterët bëhet bota, lexuesit e pasionuar të gazetave do të qëndrojnë të mbërthyer te koncepti i lajmit që shfletohet me duar. Ka diçka themelore në marrjen e një gazete dhe shfletimit të saj në tren apo në kafene që e bën idenë e zhdukjes së saj të pabesueshme.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se nëse shtypi i shkruar vazhdon të bëhet arkaik nuk do të kalohet në mjete të tjera. Gazeta "The New York Post " për shembull, ka kohë që është përfshirë në maninë e internetit. E gjithë gazeta jonë mund të lexohet falas në internet. Por mua, ka rëndësi që të lexohet. Se ku dhe si lexojnë njerëzit, kjo nuk ka rëndësi.
Thuhet se sot është përgjithësisht më e vështirë se në të kaluarën për të rinjtë që duan të fillojnë karriera serioze në gazetari. Së pari, konkurrenca është shumë më e madhe. Sa e vështirë ka qenë në rastin tuaj? Kush është gazetar i zoti sipas jush?
Gazetaria është një fushë me konkurrencë shumë të lartë. Për këtë nuk ka dyshim. Edhe sot, katër vjet pasi kam filluar të shkruaj profesionalisht, përsëri ka momente që e ndjej veten larg nivelit të mentorëve të mi apo gazetarëve të tjerë. Mirëpo, kam mësuar se pikërisht kjo lloj ndjesie më shtyn përpara që të përmirësohem.
Këshilla ime për çdokënd që vendos t'i përvishet kësaj karriere është: sfido vetveten për të arritur lart. Asnjëherë mos mendo se ke arritur maksimumin apo perfeksionin. Vetëm kështu mund të përmirësohesh duke habitur edhe veten vazhdimisht.
Disa thonë se të quash emigrantët e brezit të tretë si shqiptaro-amerikanë është e tepruar. Ju vetë që i përkisni brezit të dytë, sa shqiptare ndiheni? A është e vështirë të edukohesh me traditat shqiptare ndërkohë që rritesh në një mjedis si Amerika? Sa ia vlen dhe i ndihmon apo i pengon të rinjtë rritja mes dy kulturave?
Unë gjithmonë do ta identifikoj veten si shqiptaro-amerikane. Kultura shqiptare është mbrujtur kaq shumë thellë brenda meje, jam edukuar me kaq shumë me idealet e saj sa që do të ishte e pandershme për mua nëse do ta injoroja këtë realitet
Por, sigurisht që është e natyrshme për këdo që i përket një origjine të caktuar etnike që të ndjejë peshën e vazhdueshme të asimilimit dhe nëse rritesh në një kulturë që është kufizuese nuk habitesh nëse dikush përpiqe të shkëputet prej saj.
Mua më duket se barazpesha mes të dyjave është gjëja më e mirë. Në këtë mënyrë nuk kam pse të heq dorë nga asnjëra pjesë e vetvetes.
A mund të më thoni diçka për familjen tuaj? Kur dhe nga erdhën ata në SHBA? Si kanë ndikuar ata në rritjen tënde profesionale?
Prindërit e mi, Pren dhe Jana, emigruan në SHBA nga Kosova tridhjetë vjet më parë. Ata ishin të sapomartuar dhe në të njëzetat kur mbërritën në këtë vend. Dinin shumë pak për kulturën amerikane dhe nuk flisnin asnjë fjalë anglisht. E megjithatë, ia dolën mbanë që t'i përshtaten shpejt kushteve të reja.
E admiroj aftësinë e tyre për t'u integruar dhe për të përparuar me sukses pavarësisht nga disavantazhet. Kjo më ka bërë që të besoj se çdo gjë është e mundur nëse punon pa u lodhur.
Sa e njeh jetën e komunitetit shqiptaro-amerikan? Çfarë gjërash mund ta nxisin apo ta tërheqin më shumë brezin e moshës tënde që të përfshihet më shumë në jetën e komunitetit?
Po, si fillim, pavarësia e Kosovës ende nuk është çimentuar. Është një çështje ndërkombëtare serioze dhe brezi ynë duhet të jetë më aktiv në përpjekjet për të siguruar mbështetje në SHBA e në botë për Kosovën.
Një tjetër çështje është ajo e të drejtave të grave. Gratë shqiptare pa diskutim kanë bërë përparime në drejtim të barazisë dhe pavarësisë gjinore por u mbetet ende shumë rrugë për të bërë. Çdo mundësi për të hapur dyer të reja dhe për të edukuar më shumë gra për emancipimin e tyre është kyçe për lumturinë dhe begatinë e brezave të sotëm e atyre të ardhshëm shqiptarë.
shekulli

Shiko profilin e anëtarit

5Normal Re: SHQIPTARET NE BOTE prej Mon Oct 12 2009, 08:10

SHKOLLAT SHQIPE NË GJERMANIShkollat shqipe me mesim plotesues
perfshijne ne gjirin e vet femijet e familjeve te mergimtareve
shqiptare,qe nga mosha 6-16 vjec dhe i arsimon dhe edukon ata ne
frymene patriotizmit shqiptar,me njohje kulturore e shkencore dhe
bukurive estetike. Shkollat shqipe ne Gjermani kane per qellim qe
femijet shqiptare te zotrojne mire gjuhen e shkruar amtare shqipe,te
kultivojne ate dhe letersine shqiptare,te njohin historine dhe
gjeografine etnike te vendit te te pareve te tyre,njohurine rreth
dokeve e zakoneve shqiptare,arteve popullore te trasheguara brez pas
brezi si karakteristike e lashte dhe e begatshme,dalluese e kombit
tone.
Shkolla shqipe e mesimit plotesues i edukon nxenesit per respektin dhe
mirenjohejen ndaj vendit mikprites qe i strehoi ne gjirin e vet,u hapi
vend ne integrimin e shoqerise gjermane,duke i pajisur menjohuri
shkencore e kulturore dhe i pregaditi te aftesohen te pavarur edhe ne
gjuhen e tyre.Shkollat shqipe ne Gjermani kane per qellim t'i
perfshijne te gjithe femijet shqiptare,ne cdo land ku ndodhen duke
perfshire femijet e te gjitha trojeve etnike shqiptare.Struktura e
arsimimit ndahet ne tre cikle:
Cikli i ulet,i mesem dhe i larte.
Mesimi vendevende zhvillohet me klase te kombinuara. Shkollat shqipe ne
Gjermanimesojne sipas plan-programeve mesimore te Ministrise se Arsimit
te Kosoves,dhe teksteve mesimore te miratuara nga ajo.:Mesuesit qe
punojne ne keto shkolla kane kualifikime perkatese pedagogjike. Ne
kuader te saj funksionon biblioteka e shkollave e cila pajiset me
literature shqipe dhe ate te vendit.Zanafilla e shkollave shqipe ne
Gjermani eshte tridhjete vjeqare,ne shkurtimisht po flasim nga koha kur
shkolla jone shqipe ne Gjermani shkeputet nga varesia e organeve
Jugosllave.
Meformimin e Qeverise se Kosoves, ne mergim formohet edhe Ministria
eArsimit,Shkences dhe Kultures paralel me te edhe KASH"NaimFrasheri".
Keto dy hallka kane krijuar kushte per organizimin e rrjetit te
shkollave shqipe te mesimit plotesues ne Gjermani. Perndjekjet e viteve
te 90-ta,si dhe Lufta e Kosoves qe u shoqerua me dramen e madhete
ekzodit biblik te shqiptareve, preku Gjermanine me nje numer te madh
strehimkerkuesish shqiptare,ku shenime gjysmezyrtare flisnin per
400.000 shqiptare te strehuar ketu,andaj nevoja e zgjerimit te
shkollave shqipe ishte domosdoshmeri ne cdo Land gjerman. Ne te gjitha
keto drejtime shkolla shqipe fitoi nje pervoje te madhe. Shkollat
shqipe ne Gjermani,kane synimin e tyre qe nxenesit shqiptare te
ruajne,mesojne dhe persosin gjuhen shqipe,te aftesohen per shfrytezimin
e gjitha formave te komunikimit me te folur e shkruar,te njihen me
atdheun dhe shtrirjen gjeografike te tij ,me historine,dhe aspiratat e
perpjekjet e popullit shqiptare per liri,pavaresi dhe perparim.,te
kultivohen dhe zhvillohen aftesite ne fushat e artit,letersise,muzikes
dhe formave tjera te krijimit artistik.Ata shfrytezojne kohen e lire
per aktivitetet krijuese dhe shenojne festat kombetare me manifestimet
etyre krijuese e artistike,po ashtu kane gatishmerine per arritjen e
sukseseve edhe ne shkollen e rregullte gjermane.
Pervoja ka treguar se nxenesit qe kane ndjekur mesimin plotesues
shqip,jane treguar me te zellshem edhe ne shkollen e rregullt gjermane,
sot prej tyre kane dalur edhe kuadro te forta. Nxenesit shqiptare qe
shkollohen ne shkollen e rregullte gjermane dhe vijojne mesimin
shqip,jane nje faktor shume me rendesi i integrimit te shqiptareve ne
Evropen e Bashkuar. Keta nxenes nga gjitha Landet gjermane,nganjehere
ne vit organizojne kampionatin e diturise,ku behet gare njohurishe cila
nga shkollat shqipe ne Landet gjermane ze vend te rendesishem ne
diturite e gjitha lemive mesimore,etj...

Te rrefesh per shkollat shqipe ne Gjermani,nuk do mund te e permbyllesh me nje shkrim gazetash:
Per te mesuesit e vyeshem kane shkruar monografi,si: Sejdi Gashi, Rifat
Hamiti, Sami Thaqi, Bejtullah Sadiku, Hamze Halabaku,e shume te tjere.
Shkolla shqipe ne diaspore eshte faktor i pa zevendesueshem ne arsimin
dhe edukimin kombetar te nxenesve mergimtare.
Mosperdorimi i gjuhes amtare nga kjo mase e madhe rinore ne mergim,
mosnjoheja e historise kombetare, mosvijimi i shkolles shqipe patjeter
i hap rrugen asimilimit.

Shaban Cakolli

Shiko profilin e anëtarit

Sponsored content


Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi