Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Diskutime Tė Ndryshme «« » Diskutime Shoqėrore » 46-vjeēarja dhe udhėtimi i ėndrrave

46-vjeēarja dhe udhėtimi i ėndrrave

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal 46-vjeēarja dhe udhėtimi i ėndrrave prej Wed Jul 15 2009, 02:39

Henea


Antar/e
Antar/e
Britanikja qė vendosi t‘ia kthente borxhin vetes pas 26 vitesh shėrbimi nė familje

Pasi kaloi plot 26 vjet nė funksion tė plotė tė mbarėvajtjes sė familjes, rritjes sė fėmijėve,
gatimit e kujdesjes pėr bashkėshortin, Jo Thompson, vendosi qė mė nė fund kishte ardhur momenti i saj i shumėpritur. Ajo vendosi qė mė nė fund mund tė shihte botėn. "Kisha vite tė tėra qė merresha vetėm me tė tjerėt, edhe pse kėta ishin familjarėt e mi, djemtė dhe
bashkėshorti. Mbaj mend pelenat pėr 5 fėmijė, qėndrimet pėr vite me radhė nė shi, erė e vapė nė derėn e shkollės, ndėrsa prisja qė fėmijėt tė mbaronin mėsimin, tė njėjtin treg e supermarket ku blija ēdo fundjavė tė njėjtat ushqime. Ndėrkohė qė bota rreth meje ndryshonte vazhdimisht, mua mė dukej se kisha mbetur nė tė njėjtin vend, pa lėvizur.
Nėse me sa ju thashė do tė keni krijuar nė mendje imazhin e njė jete tė palumtur, gaboheni. Kaosi i lumtur i njė familjeje tė madhe tė kompenson jashtėzakonisht
pėr vitet e kaluara nė shėrbim tė saj, pėr rininė e kaluar nė kuzhinė, pėr udhėtimet
qė nuk u ndėrmorėn kurrė, apo pėr mbrėmjet e festat qė u braktisėn. Por ēdo fėmijė qė vinte nė jetė sillte njė sfidė tė re qė nuk tė linte kohė tė mendoheshe pėr mungesat e tua. E ndėrkohė qė ata rriten e "fl uturojnė" nga ēerdhja, ėndrrat e sė shkuarės nisin e tė vijnė ndėr mend. Njė ditė dola para pasqyrės dhe m‘u bė sikur mė tha: "Je 46 vjeē, ē‘pret mė
pėr tė realizuar ėndrrat". Nė atė ēast i hodha njė vėshtrim tim shoqi, qė po dremiste nė divan me telekomandėn e televizorit nė dorė. Nė sfond dėgjohej zhurma e zakonshme e njė ndeshjeje rekbije. Fėmijėt ishin tė gjithė jashtė. Pėr njė ēast gati sa nuk thirra: "Kjo nuk
ėshtė jeta ime. Jo mė". Mosha si meso grua mė thėrriste brenda vetes dhe mė thoshte se duhet ta jetoja. Po si? Mė kujtohej se nė tė ri kisha njė dėshirė tė shfrenuar tė udhėtoja, ashtu me ēantė shpine nė kurriz, me hartė nė dorė e tė flija ku tė mė zinte nata. Por erdhi
familja dhe ėndrra u mbyll nė sirtar. Ndėrsa ndodhesha para pasqyrės u binda qė ajo mund tė realizohej dhe se unė vetėm duhet tė bindesha vetė dhe tė merrja rrugėn. E kjo rrugė do
tė mė ēonte, edhe pse pas 26 vitesh nė viset ku dielli perėndon, nė ujėrat e oqeanit e lind majave tė pishave, ku rritet ende gruri nėpėr ara dhe frutat nėpėr pemė, ku ujėrat janė tė pastėr e qielli pa njė re. Si mendova kėshtu nisa tė organizohem. Hapa laptopin, mora
njė filxhan me kafe dhe nisa kėrkimin. Ajo qė unė kisha dėshiruar gjithmonė ishte njė rrugėtim nėpėr Evropė e mė pas njė kthesė pėr nga lindja e botės nė Transilvani, Cappadoēia, Taj Mahal, Sumatra, Jacarta, Bali....Preva biletat pėr gjithė itinerarin qė do tė kryeja dhe s‘mė mbetej veēse tė bėja ēantėn gati. Pa dyshim qė njė udhėtim i tillė kėrkon
tė paktėn tri gjėra: sensin e aventurės, aftėsi organizative dhe sigurisht xhepa tė mbushur plot, pėr ēdo rast. Njė udhėtim si ai qė doja unė nuk ishte aspak i lirė dhe unė nuk e disponoja gjithė shifrėn e tė hollave, ndaj bėra njė plan. Pėr dy javė, sa tė niste udhėtimi im, do tė punėsohesha me kohė tė pjesshme nė njė dyqan dhe paratė qė do tė fitoja do tė realizoja tė gjithė pagesėn e udhėtimit. Por, nė fakt, ajo qė mė shqetėsonte mė shumė nuk ishte kostoja materiale, sesa kostoja personale e njė udhėtimi tė tillė shumė tė gjatė
tė ėndėrruar nė rini e tė ndėrmarrė nė moshė tė mesme. Po sikur tė kthehesha njė person i ndryshėm nga ai qė isha nisur? Po sikur tė mos kthehesha fare? Pasi i kisha bėrė tė gjitha planet dhe e kisha ndarė mendjen, e vetmja gjė pėr tė bėrė ishte tė lajmėroja familjen pėr
planin tim. Po si t‘ua thosha? T‘u thosha qė kisha nevojė pėr pushim, pėr t‘u shkėputur nga tė gjithė e pėr tė kaluar njė kohė me veten nė vende tė tjera? T‘u thosha qė kisha humbur veten nė vitet e kaluara nė shtėpi dhe se kisha nevojė qė ta gjeja? Si e mendova gjatė vendosa t‘ua thosha nė darkė dhe shumė thjesht, ndėrsa servirja makaronat. Fėmijėt
mbetėn me gojėhapur, bashkėshorti nuk e pranoi absolutisht si fakt, ndėrsa miqtė e mi, madje edhe ata mė tė ngushtėt menduan se ose kisha luajtur mendsh, ose kisha gjetur ndonjė tė dashur dhe e gjithė kjo ishte njė maskim. Pyetjet ishin nga mė tė ndryshmet: Pėrse nuk kisha zgjedhur pushime normale si tė gjithė njerėzit normalė? Im shoq mė
shihte me mosbesim dhe e vetmja gjė qė mė tha ishte se e kuptonte situatėn time, pasi sė fundi kishte lexuar njė fletėpalosje pėr ērregullimet e grave nė menopauzė. Tė gjitha kėto reagime pėr mua ishin gati ofenduese, fillimisht, por mė vonė mė bėnė tė vija buzėn nė gaz. Nė fund tė fundit mė takonte mua tė vendosja e tė kryeja kėtė rrugėtim, pa
parė djathtas e majtas. Tani ja ku jam nė shtėpi ndėrsa pėrgatitem pėr rrugė. Kam nisur tė ėndėrroj sėrish dhe mė e bukura tė ndaj disa nga ėndrrat e mia me djemtė. Ata janė mė tė qetė dhe madje pak nga pak po lumturohen pėr faktin se mė nė fund mamaja e tyre, njeriu qė i lindi e i rriti e i bėri gati pėr fluturim, mendonte se tashmė i kishte ardhur radha asaj pėr tė dalė nga ēerdhja e pėr tė ēarė qiejt.

Shiko profilin e anėtarit

2Normal Re: 46-vjeēarja dhe udhėtimi i ėndrrave prej Wed Jul 15 2009, 02:40

Henea


Antar/e
Antar/e
Enderra e shume njerezve, mjafton deshira, asgje nuk eshte e veshtire !

Shiko profilin e anėtarit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi