Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Diskutime Tė Ndryshme «« » Diskutime Shoqėrore » nuk e dinit?

nuk e dinit?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal nuk e dinit? prej Wed Jul 15 2009, 03:12

Henea


Antar/e
Antar/e
Dhjetė "pleqtė" qė qeverisin botėn Janė liderėt mė tė moshuar, vitet e tė cilėve variojnė nga 75 deri nė 84 vjeē
President i Zimbabvesė. Datėlindja: 21 shkurt 1924. Kohėzgjatja nė pushtet: 28 vjet (Kryeministėr nė 1980-1987 dhe President qė nga viti 1987.
Renditja nė indeksin e shteteve tė dėshtuara: nr.4 (nga 177 shtete). Pinjollė: dy djem, njė vajzė dhe njė djalė i vdekur. Kur u pyet pėr numrin e nipėrve, sipas njė zėdhėnėsi tė ambasadės sė Zimbabvesė nė Amerikė, Mugabe tha: "Nuk mund t‘ua them nė telefon, faleminderit", dhe e mbylli menjėherė telefonin. Fėmija mė i madh i Mugabes ėshtė 19 vjeē, kėshtu qė nuk ka gjasa qė ai tė ketė nipėr. Gjendja shėndetėsore: Nė njė vend ku kohėzgjatja mesatare e jetės ka rėnė nga 60 nė 40 vjet nė kohėn e presidencės sė tij, Mugabe e ruan me shumė rreptėsi shėndetin e vet. Bashkėshortja thotė se ai zgjohet ēdo mėngjes nė orėn 4 pėr tė bėrė ushtrime. Mė 2005 pati zėra se ai kishte vdekur nga njė sėmundje e zemrės, por zėdhėnėsi i Mugabes nė atė kohė tha: "Ai ėshtė i shėndetshėm si njė adoleshent". Ka pasur tė paktėn njė shenjė tė konfirmuar dobėsie: mė 2000 ai u rrėzua kur ndodhej nė Malajzi dhe kjo i shkaktoi disa qepje mbi sy. Nė radhė pas tij: nė zgjedhjet presidenciale tė 29 marsit, sfiduesit kryesorė tė Mugabes janė ish-ministri i Financave, Simba Makoni dhe udhėheqėsi i opozitės, Morgan Tsvangirai, tė cilit iu thye kafka gjatė njė sulmi tė motivuar politikisht nė mars 2007.


ABDULLAH BIN ABD AL-AZIZ AL-SAUD Mbret i Arabisė Saudite. Datėlindja: 1924 (data e saktė nuk dihet). Kohėzgjatja nė pushtet: 12 vjet (Mbret qė nga gushti 2005, por ka qenė sundues de facto qė nga dhjetori 1995, kur paraardhėsi i tij, Mbreti Fahd, pėsoi njė atak). Renditja nė indeksin e shteteve tė dėshtuara: nr.83. Pinjollė: tė paktėn 20 vajza dhe 15 djem. Njė zėdhėnės i ambasadės saudite nė Washington nuk e dinte se sa nipėr dhe mbesa ka Mbreti. Arkivat e lajmeve nuk e pėrmbajnė kėtė numėr. Mbreti ka pasur mė shumė se 30 gra, gjė qė e bėn tė ndėrlikuar numėrimin e fėmijėve, aq mė tepėr tė nipėrve dhe mbesave. Gjendja shėndetėsore: Mbreti ka pasur probleme me zemrėn, por ai gjithsesi duket nė formė. Verėn e vitit tė kaluar ai kaloi gjashtė javė duke udhėtuar, duke pėrfshirė vizitat nė Marok, Francė, Poloni dhe Jordani. Sigurisht, nė grupin e shoqėrimit tė tij ndodhet edhe njė "klinikė udhėtuese". Nė radhė pas tij: Princi i Kurorės, Sultan bin Abd al- Aziz al-Saud.

GIRIJA PRASAD KOIRALA Kryeministėr i Nepalit. Datėlindja: 20 shkurt 1925. Kohėzgjatja nė pushtet: 2 vjet, qė nga prilli 2006 (por ka qenė Kryeministėr 3 herė mė parė: mars 2000 - korrik 2001, prill 1998 - maj 1999 dhe maj 1991 - nėntor 1994). Renditja nė indeksin e shteteve tė dėshtuara: nr.21. Pinjollė: 1 vajzė, dy nipėr. Gjendja shėndetėsore: Koirala ka vuajtur nga probleme me frymėmarrjen nė tė kaluarėn dhe nė intervistat e kohėve tė fundit ka pasur vėshtirėsi nė pėrfundimin e fjalive. Ai u sėmur nė janar nga infeksione nė kraharor dhe fyt dhe iu deshėn dy javė regjim shtrati. Gjatė kėsaj kohe, qarkulluan zėra se ai kishte vdekur. Nė radhė pas tij: ish-kryeministri Sher Bahadur Deuba nga Partia Kongresi i Nepalit tė Koiralas ėshtė pėrmendur si pasardhės i mundshėm. Zgjedhjet pėr Asamblenė Kushtetuese, e cila do tė hartojė njė kushtetutė tė re, do tė zhvillohen mė 10 prill. Dhe me njė kushtetutė tė re, kushedi se ēfarė mund tė ndodhė.

ABDOULAYE UADE President i Senegalit. Datėlindja: 29 maj 1926. Kohėzgjatja nė pushtet: 8 vjet, qė nga prilli 2000 pas zgjedhjeve tė marsit tė atij viti. Renditja nė indeksin e shteteve tė dėshtuara: nr.117. Pinjollė: 1 djalė, 1 vajzė dhe 3 mbesa. Gjendja shėndetėsore: tetėdhjetėvjeēari duket nė formė. Mosha madje i ka shėrbyer: ai pėrdori nofkėn e tij "Gorgui", qė do tė thotė "plak i menēur", e cila ka njė konotacion qė ngjall respekt nė vendin e tij, nė tė gjithė posterat elektoralė, kur rikandidonte vitin qė kaloi. Nė radhė pas tij: raundi i ardhshėm i zgjedhjeve presidenciale ėshtė nė vitin 2012, kėshtu qė ėshtė pak si herėt tė pėrmenden emra.

HOSNI MUBARAK President i Egjiptit. Datėlindja: 4 maj 1928. Kohėzgjatja nė pushtet: 26 vjet, qė kur ish-presidenti Sadat u vra nė tetor 1981. Renditja nė indeksin e shteteve tė dėshtuara: nr.36. Pinjollė: dy djem, 2 nipėr. Gjendja shėndetėsore: verėn qė kaloi u pėrhapėn shumė zėra se Mubarak ishte sėmurė dhe nė nėntor katėr redaktorė gazetash u dėnuan pėr shkak se kishin shkruar nė lidhje me shėndetin e Presidentit. Prokurorė tė qeverisė akuzuan njė prej gazetave se me kėtė kishin shkaktuar largimin e qindra miliona dollarėve nė investime tė huaja. Bashkėshortja e Mubarakut i tha njė televizioni tė Dubait: "Ēdo gjė ėshtė mirė". Nė radhė pas tij:mendohet gjerėsisht se Mubarak po pėrgatit djalin e tij mė tė vogėl, Gamal, pėr tė qenė Presidenti i ardhshėm, por shumė egjiptianė janė kundėr "trashėgimisė faraonike".


SABAH AL-AHMAD AL-JABER ALSABAH Emir i Kuvajtit. Datėlindja: 6 qershor 1929. Kohėzgjatja nė pushtet: 5 vjet (emir qė nga janari 2006, por ka qenė de facto sundues qė kur u bė Kryeministėr nė vitin 2003, kur tė dy, si ish-emiri Sheikh Jaber, ashtu edhe ish-kryeministri Saad, ishin nė gjendje shumė tė keqe shėndetėsore pėr tė qeverisur). Renditja nė indeksin e shteteve tė dėshtuara: nr.124. Pinjollė: kur u pyet pėr numrin e fėmijėve dhe nipėrve qė ka emiri, njė zėdhėnės nė ambasadėn e Kuvajtit nė Washington tha: "Ėshtė njė pyetje e ndėrlikuar". Tė dhėnat nga mediat zbulojnė se ka njė vajzė qė i ka vdekur, por pėrtej kėsaj, numri i fėmijėve dhe nipėrve e mbesave nuk mund tė konfirmohet. Gjendja shėndetėsore: familja mbretėrore kuvajtiane rrallė nxjerr informacione mbi shėndetin, por ka zėra qė thonė se emiri ka disa probleme me shėndetin. Nė radhė pas tij: Princi i kurorės, Navaf.


RAUL CASTRO President i Kubės. Datėlindja: 3 qershor 1931. Kohėzgjatja nė pushtet: 2 vjet (President qė nga shkurti 2008, ose ka qenė de facto President qė nga korriku 2006, kur vėllai i tij, Fidel Castro, i kaloi kompetencat pėr shkak tė gjendjes shėndetėsore). Renditja nė indeksin e shteteve tė dėshtuara: nr.77. Pinjollė: 3 vajza, njė djalė dhe 8 nipėr, sipas njė artikulli tė "The New York Times" nė qershor 2007. Gjendja shėndetėsore: Raul ėshtė i dhėnė pas alkoolit dhe ka qenė i dhėnė pas pijes qė nė adoleshencė, sipas Brian Latell, njė ekspert pėr Kubėn nė Universitetin e Miamit. Nė radhė pas tij: disa emra dolėn nė sipėrfaqe pasi Fideli dorėzoi pushtetin, duke pėrfshirė Carlos Lage, Ricardos Alarcon, Felipe Perez Roque, Ramiro Valdez dhe Esteban Lazo, tė gjithė kėta kanė pasur poste tė larta qeveritare.


MVAI KIBAKI President i Kenias. Datėlindja: 15 nėntor 1931. Kohėzgjatja nė pushtet: 5 vjet, qė nga dhjetori 2002. Renditja nė indeksin e shteteve tė dėshtuara: nr.31. Pinjollė: zyrtarisht 3 djem, njė vajzė dhe 6 nipėr e mbesa. Veē kėsaj, nė njė kontinent ku poligamia nuk ėshtė e pazakontė, ka edhe njė vajzė tjetėr nga njė tjetėr bashkėshorte. Megjithatė, zyra e Kibakit nxori njė deklaratė tė pafirmosur, ku i kėrkohet shtypit "qė tė pėrmbahet e tė mos pėrmendė anėtarė tė tjerė tė familjes". Gjendja shėndetėsore: Kibaki u shtrua nė spital pėr arsye tė njė tromboze dhe tensioni tė lartė nė janar tė vitit 2003, pasi kishte thyer mė parė kėmbėn gjatė njė aksidenti automobilistik nė dhjetor tė vitit 2002. Nė fillim tė mandatit tė parė, atij iu desh tė anulojė shumė aktivitete. Mbetet njė i dashuruar marrėzisht pas golfit. Pas tij nė radhė: nėse lideri i opozitės, Raila Odinga, do tė kishte vepruar si donte, ai do tė ish bėrė President, njė pozicion qė e humbi nė zgjedhjet e dhjetorit 2007, tė cilat, sipas tij, u manipuluan nė favor tė Kibakit. Tani, sipas njė marrėveshjeje pėr ndarje tė pushtetit, Odinga do tė jetė Kryeministėr.

MANMOHAN SINGH Kryeministėr i Indisė. Datėlindja: 26 shtator 1932. Kohėzgjatja nė pushtet: qė nga zgjedhjet e majit 2004. Renditja nė indeksin e shteteve tė dėshtuara: nr.110. Pinjollė: 3 vajza dhe 3 nipėr. Gjendja shėndetėsore: ende shumė i fortė. Nuk ka pasur tė dhėna pėr sėmundje dhe parashikimet e astrologėve se Singh do tė kishte probleme tė rėnda me shėndetin deri nė fund tė shtatorit 2004, nuk u realizuan. Nė radhė pas tij: nė demokracinė mė tė madhe tė botės, kushdo mund tė hamendėsojė.

[color=orange]TAN SHVE Kryetar i Kėshillit Shtetėror tė Paqes Shtetėrore, Birmani. Datėlindja: 2 shkurt 1933. Kohėzgjatja nė pushtet: 16 vjet, qė nga prilli 1992, pasi sunduesi i mėparshėm ushtarak i vendit u largua pėr shkak tė shėndetit tė dobėsuar. Renditja nė indeksin e shteteve tė dėshtuara: nr.14. Pinjollė: 3 vajza, njė djalė dhe tė paktėn tre nipėr. Gjendja shėndetėsore: besohet gjerėsisht se Shve vuan nga diabeti dhe hipertensioni. Shėndeti i tij po pėrkeqėsohet, pėr shkak tė problemeve mendore, tė zemrės, si dhe njė ataku. Nė janar tė vitit 2007, Shve u shtrua nė spital nė Singapor pėr dy javė, ndoshta pėr shkak tė njė tumori dhe humbi festimet e ditės sė pavarėsisė, pėr herė tė parė qė nga koha kur ka ardhur nė pushtet. Shumė birmanezė besojnė se sėmundjet janė mallkimi qė iu shkaktua atij nga shtypja e egėr qė u bėri protestave tė murgjve vitin e kaluar. Nė radhė pas tij: numri tre i juntės ushtarake, Shve Mann, shihet si pasardhės i mundshėm.

Shiko profilin e anėtarit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi