Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Arti Dhe Kultura «« » Arti Dhe Letersia Shqiptare » KUR ZEMRA RRAH ME PULSIN E TINGUJVE

KUR ZEMRA RRAH ME PULSIN E TINGUJVE

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal KUR ZEMRA RRAH ME PULSIN E TINGUJVE prej Sun Jul 19 2009, 04:59

Gjakomel


Antar/e
Antar/e
Nezir Myrta / KUR ZEMRA RRAH ME PULSIN E TINGUJVE TE FJALES




Kishja thene se fjala tingllon me pulsin e zemres, atehere kur zemra rrah me tingujt e fjales, atehere kur je i perkushtuar shpirterisht me te gjitha fuqite e mendjes, per dicka a per nje veprim madhor, qe sikur e qet ne nje front lufte, gjithe arsenalin e energjise, per dicka te perkushtueshme, madhore dhe vendimtare ne jete!

Po fjala mund te tradhetoj e zemra mund te gaboj, kur nuk jane ne marreveshtje te plote e te sigurte, ne planifikimin e projektit madhor, duke logaritur edhe disfata e humbje, parase te logaritesh fitore e sfide mbi qellimin e perfitimit te ceshtjes madhore. Shpesh fjala nuk i jep logari zemres, kur nuk jane ne nje lidhje koherente te vendosmerise dhe poqese ndodhe disfate eventuale, fjala nuk peson asgje te keqe, por te gjitha i vuan zemra, qe nuk rrah me pulsin e tingujve te fjales.

Fjala rrah me pulsin e zemres, kur veprimi eshte ne koordinim te plote te sensibilitetit te ndjenjes, si dridhje nervore, qe te ben te rrenqethesh, nga lufta e fuqise se ndjenjave, te cilat veprojne aq shpejt e rrembyeshem e me ushtime mendore, sikur permbysin nje bote te brendshme shpirterore, apo ne aktin final - sikurse te bie nje ujevare e rrebte nga poshte larte, ne anen e kundert te renies se vrushkujve te fuqishem te ujit.

E zemra rrah me puilsin e tingujve te fjales, kur krijohet nje sfide e vertete mbi qellimin e kundert, qofte siguri ndjenesore sikur pase nje beteje te pergjakshme, kur trimi rrokullise trupat e prere e te rene, me thember, qe do te thote, fitore mbi kundershtarin pengim, a mbi kundertheniet qe bllokuan realizimin e qellimit, qe tashme eshte fitore e plote mbi shqetesimet e tronditjet shpirterore, ndaj realizimit te qellimit te veprimit.

Kur fjala nuk e shpreh pulsin e te rrahurave te zemres, ndodhin disfata te nendheshme, qe vetem mund te hetohet dridhja e nentokes shpirterore, e pastaj kur ti mendon se nuk ndodhi asgje, atehere dije se llava vullkanike ka shperthyer damaret dhe shpesh ne ato raske thone nje shprehje te forte - zemra gjak po i pikon, qe do te thote ke nje hidherim te paparashikuar.

Kur fjala ka frige e zemra ka guxim - aty eshte momenti ma kritik, per kundershtarin, sepse ai mashtrohet duke degjuar tingujt e dridhur te fjales me dridhje buzesh, mendon me preftim ideje se fitorja eshte e sigurte dhe mu aty eshte fatkobi i tij, sepse mu ne ato peshperimat e nendheshme te fjales, fshehet fuqia energjike me fatale per te dhe vetem kur e sheh vetveten sa eshte sa nuk eshte me ne kete bote!

Ndodhe njeriu eshte brenda hekurave grillave te celikta mbyllur nen disa dryna dhe mendimi i thjeshte mund te konkludoj se - nuk ka shpetim perjete trupi i lidhur - por qellimi, kur zemra rrah me pulsin e tingujve te fjales se beses, me perkushtim shpirteror e vendosmeri se nuk ka asgje force as fuqi nen e mbitokesore qe ma then vrullin e qellimit tim, me nje betim te thelle e te ashper te gjithe botes se brendshme shpirterore - njeriu mund te rrij nen pranga me vite e dekada, e mund te demtohet shendeti - por kurre ideali i tij, per realizimin e qellimit mbi kundershtarin!

KUR ZEMRA RRAH ME PULSIN E TINGUJVE TE FJALES - FITORJA ESHTE E SIGURTE!

Shiko profilin e anėtarit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi