Portali aLbdigital.net
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Arti Dhe Kultura «« » Historia Shqiptare » RROFTË ATDHEU!

RROFTË ATDHEU!

Shko tek faqja : 1, 2  Next

Si thoni?

50% 50% [ 1 ]
50% 50% [ 1 ]
Totali i votave : 2

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 2]

1Normal RROFTË ATDHEU! prej Mon Jul 20 2009, 03:43

Gjakomel

avatar
Antar/e
Antar/e
Nezir Myrta / RROFTË ATDHEU!



Një pyetje kam: pse nuk dijmë të peshojmë, figurat tona? Të mos dijsh të peshosh, vlerësosh figurat e huaja, nuk osht aq tragjike, por figurat tona, osht tragjike. Prej të gjitha shkrimeve, prej atyre fillestar e deri tek ata që gjoja premtojnë diçka njohuri - asnjë vlerësim nuk e pranoj!

Pse nuk e pranoj?

Sepse, ta vlerësosh një figurë, prej atyre të thjeshtave e deri te ato kombëtare, duhet të ketë një simetri mendimesh, pozitive dhe negative, në dy anët e peshojes dhe pasi të thuash gjithë materialin faktik, pozitiv e negativ, duhet të matesh, cila anë e peshojes anon ma randë, e po pate gram diturie, mund ta vlerësosh saktësisht figuren e njeriut.

Të gjithë diskutuesit, e të gjithë bashkëlbiseduesit e deritashëm, që pata bisedë me ta - për të gjitha figurat politike e kombëtare, shkruan e folën ose bardhë krejtë - ose zi krejtë dhe askush nuk dha mendime reale edhe pozitive edhe negative në të njejten kohë, që të mblidhet i gjithë materiali faktik dhe të peshohet saktësisht! Ngase as nuk mund të medohet, se ka ndonjë personalitet komplet në këtë botë reale, as mund të imagjinohet dhe detyrimisht jemi të ligjëruar, të shprehim realitetin aq sa dijmë, bardhë e zi, e jo njëanshëm, apo kolorit!

Ajo që ma së shumëti më brengosë, osht fakti se pak ka burra, që flasin e veprojnë paanshëm edhe aty ku iu bie keq dhe mund të sakrifikojnë edhe vet jetën e tyre - të flasin drejtë, mençurisht e guximshëm, pamarrëparasyshë pasojat edhe fatale të të shprehurit! Psh. enveristi, kur osht në grupin e zogistëve, as e çelë gojen diçka për keq për Zogun dhe anasjelltas, kurse në vetmi, e anash e me nofka forumeve, gjoja po flasim të vërteten absolute - kjo osht anomalia ma e zezë! Trim osht ai që flet të vërteten në çdo vend e kuvend, pa e gjurmuar - athua a ka këtu kundërshtarë të mij, a jo! jam ma se i bindur, se asnjeri nga të gjithë këta diskutues, nuk guxon të flet hapur symësy, ato mendime që i shkruan me nofka fshehur! Kjo osht frika, ligësia e injoranca ma e paskrupulltë e njeriut e burrit shqiptar! ja. psh. unë jam i njohur realisht për gjithë forumin dhe fola e flas prore të vërteten në mesin e të gjitha ideologjive politike veç e veç dhe kurrë nuk drojta nga pasojat ma fatale! Nuk i pëlqej njerëzit, që në një kornizë fotoje, mbajten dy foto të ndryshme politike, në dy anët: 'erdhen enveristat? Mbaje foton e Enverit. Erdhen zogistat? Rrotulloje në anën tjetër kornizen me foton e Zogut. Ah, sa na duhen burrat mbi burra, që flasin e shkruajnë të vërteten, kudo që osht nevoja, pa shikuar rrethin e ideologjitë politike, sepse ekziston veç një e Vërtetë, e kurrë dy! Pse nuk flitet e veprohet drejtë edhe nëse flitet direkt edhe për vet babain tënd, se lëre ma për një figurë politike a kombëtare? Për mua babai im osht mbi të gjithë figurat e botës, e as nuk kam lejuar as kejoj askend të ma nëpërkëmbi, as një shibël të keqe e të padrejtë të bie mbi ATË IM AT edhe nëse rrotullohet e shkatrrohet bota! Kuptohet me fakte, çfarëdo qofshin ato, të të dy natyrave njerëzore e kombëtare! Të thohet veç e verteta!

Këtë pjesë theorike e zgjata, ngase osht e nevojshme për të gjithë dhe përderisa nuk na duken të gjata të gjitha diskutimet me mijëra faqe elektronike forumeve, apo bisedave reale symësy - as kjo faqe besoj, nuk osht e tepërt!

Zogu - Mbretëria, shteti, kushtetuta e parë shqiptare, qe nga shteti i Skendërbeut (nëse ka ekzistuar e sa ishte në fuqi, e çfarë rendi e kushtetute e pushteti kishte...) - Revolucioni i Qershorit, 1924, rënia e Fan Nolit (mëshirues) - ardhja e Zogut në pushtet, forma e ndihma e vetaftësia e tij - janë të ditura, me fakte reale dhe ireale, ndikimet e fqinjëve politik, e apolitik. Vetiu kuptohet se asnjë pushtetar, nuk mund të vie në një pushtet pa ndihmen e një fuqie, por mvarët nga cila fuqi? Zogu erdhi në pushtet, pak me ndihmen e matjanëve, e shumë me ndihmen e fuqive të kohës. Statistikat tregojnë, në çfarë gjendje ishte niveli: ekonomik, social, politik-shtetëror e kombëtar. Pas shumë luftave gjakpirëse, e luftës ndërpolitike shqiptare, u formua mbretëria shqiptare. Pse nuk mbeti Fan Noli, por erdhi Zogu - dihet. Niveli politik e kombëtar intelektual i kombit dihet. Na as sot, nuk jemi në gjendje, ta zgjedhim si komb, njeriun prefekt që i duhet popullit e atdheut, sepse nuk kemi ende vetëdije kombëtare në nivel, ku të gjithë kushtimisht ta përkrahim njeriun pozitiv dhe në të njejten kohë edhe e anullojmë atë negativ, sepse flasim e veprojmë nën plaf, me rrotulla, alegori, njëanshëm dhe nuk jemi në gjendje as këtu në forum, t'i kundërvihemi hapur e drejtë e guximshëm atij, që dëmton masën, por rrijmë anash, heshtim, derisa të kryhet akti dramatik mes dy përsonave a dy grupeve ideologjike edhe nuk na ha palla, a na vyen ai njeri shqiptar, apo duhet shkatrruar totalisht edhe totalitarisht se! Kjo osht tragjika. na ende nuk dijmë as kush na duhet si uji-buka-fryma - as kush duhet shporrur, as kush meriton as kush nuk meriton. Për atë vuajmë e jemi të ndarë, anipse thomë se jemi bashkë, flasim e veprojmë e luftojmë vllazërisht si një komb, nderojmë njeritjetrin si vllazër të një gjuhe e gjaku shqiptar.... ende kot e kotësira, vetëm kur një fuqi na kapë për laku, apo na hypë në kalë, e na lidhë, e na çon në vendin e duhur e edhe aty nuk rrimë mirë, pa keqtrajtuar: mikun, shokun e vllain tonë, bashkluftëtarin e bashkëpushtetarin dhe e ruajmë bashkëfajtorin!

U bë mbretëria shqiptare, shkoi deri më 1939, pushteti zogist dhe kur ishte nevoja të mbrohej atdheu - iku mbreti, e mbet mileti syhapur, në mëshirë të zotit, fuqive të veta e ndonjë ndihme eventuale të fuqive, ku të gjithë fqinjët ishin e janë armiq, që ta hanë mishin të gjallë, se lëre ma të të lënë të lirë e të ndihmojnë, në L2B Luftë Botërore!

Të kujtohesh, sa burrat e intelektualët shqiptarë, ranë viktima të pushteteve shqiptare njerapastjetres - e mënyrat e zhdukjes edhe fizike të tyre - të bie të fikët, e krejt lehtë mund të hamendesh, të flasësh si Fishta: Le ta dij bota mbarë... Prore shitem lirë e blemë shtrenjtë edhe vet lirinë e blemë derisot. Po, po e blemë prore derisot, sepse bash kur erdh momenti të jemi bashkë si komb, dhamë Betime ushtarake, të çlirohemi e të bashkohemi si një komb e një shtet - u shpartalluam mu në momente historike dhe mbetem prore në momentet finale të lirisë e bashkimit - mbetëm vishkull - të jeshë, a mos të jeshë! Derisa doli një Willson e një Klinton e Bush dhe ia mbylli gojën kuçedrave gjakpirëse! Duke folur për Zogun, i lidha variantet, direkt deri me kohën e sotme, qëllimisht, të dihet e vërteta historike e histerike, sepse të jetojnë afro 10 milion shqiptarë dhe të mos munden të çlirohen as sot, e të bashkohen në një shtet shqiptar, por të nxirren vetëm dy copa territoresh krahinore: Albania e Kosova, si nga goja e kuçedres përgjakur, me mbi 81 mijë km2 toka shqiptare ende të pushtuara, syhapura, kur po don zoti e çlirohemi edhe duke ndihmuar me jetë e gjak, po këto dy krahina shqiptare gjoja si shtete, Albania e Kosova edhe të themi se bëmë diçka historike edhe kapemi si klyshtë, duke i lëpirë bishtat e njeritjetrit, të të njejtave ideologji politike edhe sot - kjo osht tepër e pafalshme dhe vet mjerimi ynë! Po ta analizoj përpiktë diturinë, drejtësinë e guximin tonë - nuk i bie as në mend kujt të flasi mirë, por do t'i shkulnim flokët - sa të këqinj jemi me njeritjetrin, e sa trima edhe sa të mirë, e të ligjë jemi me të huajt e armiqët rretherrotull atdheut e rretherrotull botës! E pruam gjendjen tonë në tehshpate, në zgripc ekzistence, vetëmpse nuk vepruam si një komb - por vetëm lufto në disa fraksione ushtarake, e shkele Betimin e Atdheut edhe ban kompromise ndër ma të dhimbshmet e tragjike për kombin e atdheun! Ha miku, gërryj armiku, shkrryej bashibuzuku, përtypu inferiori, vuaje punëtori, grabit i korruptuari, haje veten i varfëri, zgërdhihu tradhëtori, mëshoi në moh inatçori, hapu dallkauku, bën kurtha lavirja, zhgenjehu luftëtari, leh zagari, diegu atdhetari, arratisu dietari, palohu pushtetari, spijuno spijuni, njollosu intelektuali, injorohu symboli kombëtar, hungro mercenari, shtrembërohu veriori, çatallohu jugori, bezdis partiaku, vjedh bankieri, sulmohu bashkëluftëtari, vën pusi ziliçari, politiko fetari, diskriminohu mendëtari, pasurohu halabaku, çjerru partiak ithtari, shtyje me gjoks durimtari, ban plane barbari, mashtro dinaku, rënko invalidi, sundo individi, pi gjak e djerës pushtuesi, ligjëro mashtruesi - Rroftë Atdheu!...

Dihet se secili pushtet ka: nënshtruesit, e të nënshtruarit t vet dhe posa bie pushteti, çjerrën të parët, e rënkojnë të dytët dhe lufta ideologjike vazhdon, pa pre e pa fre deri në fund të kolones së pushteteve tona, e derisotetutje, pa e kuptuar, se ajo që ikën e shkon - nuk kthehet ma kurrë! Por vetëm ndërthuremi mesveti, e edhe me pasoja për politika të shkuara dhe harrojmë ku jemi e çfarë duhet bërë, çfarë na duhet sot, e si ta krijojmë ardhmërinë e lumtur të gjeneratave, e brezave të rinj, a duhet të na pengojë e kaluara politike gjithmonë haje njeritjetrin, poshtëroje njeritjetrin, kurthoje njeritjetrin, hasmohu me njeritjetrin ende për ideologji të shkuara?! E ajo çfarë osht ma tragjike, vallëzo sipas daulleve të huaja, e kurthave diplomatike armike, tjerët bjeri daulles, e na ende me rithme narkotike, as pa pi narkozë, trumpeto 5 milion me 101 parti politike (zoti e din sa parti janë në të gjitha trevat shqiptare)! E ende ngatrrohemi deri në dremitje, për zog e enver, brohorit kur duhet heshtur - e hesht kur duhet brohoritur, përfito ithtarë, prish harmoni, shkatrro dashuri, përçaj shokë e vllazëri, ngreh kurtha veri-jug, sulu me vlug, hakmerru në pabesi, shoqërohu me dinakëri, kuvendo me zili, prish shoqëri, për ideologji të shkuara!

Athua ku na mbet Zogu, e Noli e Enveri? S'osht vështirë me folë drejtë, kur ia hjekë dhimbjen vetes! Hë, çka thoni?... Bëjmë politikë me misheshpirtë, bythrjepur e mendjempirë, jo ai ishte mbret i keq - jo ai ishte kryetar i shtirë - njeri ishte i mirë, tjetri kishte sëmirë edhe anasjelltas! Ec e bjeri në fije, ku jemi, kah jemi të tretur, çka bëjmë në atdhe, e çka në tretdhe! Rroftë Atdheu! Ushtarë ka mjaftë e tepër edhe për liri bote!

Rroftë Atdheu!

Shiko profilin e anëtarit

2Normal Re: RROFTË ATDHEU! prej Fri Jul 31 2009, 08:38

Kush ka vdekur për atdhe, nuk ka vdekur por ka le.
Shqipe

Shiko profilin e anëtarit

3Normal Re: RROFTË ATDHEU! prej Fri Jul 31 2009, 10:29

Jetoni për Shqipëri dhe vdisni për të.
N.Frashëri

Shiko profilin e anëtarit

4Normal Re: RROFTË ATDHEU! prej Fri Jul 31 2009, 10:30

Dashuria për atdheun është topi që shkatërron kalatë më të forta dhe kalaja që mund t'u qëndrojë topave më të fortë.
S.Frashëri

Shiko profilin e anëtarit

5Normal Re: RROFTË ATDHEU! prej Fri Jul 31 2009, 10:31

Nuk vlen asgjë të dashurosh, nëse vajtimi i vendit tënd nuk prek zemrën tënde.
Elyari

Shiko profilin e anëtarit

6Normal Re: RROFTË ATDHEU! prej Fri Jul 31 2009, 10:31

.Mos pyet se ç'do të bëjë atdheu për ty, pyet me gëzim ç'mund të bësh ti për të.
Kenedi

Shiko profilin e anëtarit

7Normal Re: RROFTË ATDHEU! prej Fri Jul 31 2009, 10:32

.Më mirë të jetosh keq ne atdhe, se sa mirë e në vend të huaj.
Indiane

Shiko profilin e anëtarit

8Normal Re: RROFTË ATDHEU! prej Fri Jul 31 2009, 10:32

Një dimër në atdhe është më i ëmbël se njëqind pranvera në dhe të huaj.
Greke

Shiko profilin e anëtarit

9Normal Re: RROFTË ATDHEU! prej Fri Jul 31 2009, 10:32

Në qoftë se dëshironi ta njihni dhe ta doni atdheun tuaj, shkoni në të huajin.
Berne

Shiko profilin e anëtarit

10Normal Re: RROFTË ATDHEU! prej Fri Jul 31 2009, 10:33

.Nuk e braktis atdheu njerinë, por njeriu atdheun.
Bloku

Shiko profilin e anëtarit

11Normal Re: RROFTË ATDHEU! prej Fri Jul 31 2009, 10:33

Është kënaqësi dhe nder të vdesësh për atdhe! Edhe më kënaqësi është të jetosh për të.
Horaci

Shiko profilin e anëtarit

12Normal Re: RROFTË ATDHEU! prej Fri Jul 31 2009, 10:34

.Edhe më i merituari i ka më shumë borxh atdheut, sesa atdheu atij.
Burkhardi

Shiko profilin e anëtarit

13Normal Re: RROFTË ATDHEU! prej Fri Jul 31 2009, 10:34

Kush nuk i takon atdheut të vet, nuk i takon as njerëzimit.
Bjelinski

Shiko profilin e anëtarit

14Normal Re: RROFTË ATDHEU! prej Fri Jul 31 2009, 10:35

Atdheu është si familja: vlerën ia njohim vetëm atëherë kur e humbim.
Floberi

Shiko profilin e anëtarit

15Normal Re: RROFTË ATDHEU! prej Fri Jul 31 2009, 10:35

Nuk jam i sigurt se a mund t'i dua në jetë dy gra, por jam i sigurt se nuk mund t'i dua dy atdhe.
Stendali

Shiko profilin e anëtarit

16Normal Re: RROFTË ATDHEU! prej Fri Jul 31 2009, 10:36

Tymi në atdhe është më i mirë, se sa zjarri në dhe të huaj.
Greke

Shiko profilin e anëtarit

17Normal Re: RROFTË ATDHEU! prej Fri Jul 31 2009, 10:36

Njeriu nuk lind për veten e vet, por për atdheun.
Ciceroni

Shiko profilin e anëtarit

18Normal Re: RROFTË ATDHEU! prej Fri Jul 31 2009, 10:36

O, kurrë mos u lodh për ndihmën që i jep atdheut.
Euripidi

Shiko profilin e anëtarit

19Normal Re: RROFTË ATDHEU! prej Fri Jul 31 2009, 10:37

Të vdesësh për atdhe, kjo është punë mbretërish.
Volteri

Shiko profilin e anëtarit

20Normal Re: RROFTË ATDHEU! prej Fri Jul 31 2009, 10:38

Durimi është nëna e të mirës.
Servantesi

Shiko profilin e anëtarit

21Normal Re: RROFTË ATDHEU! prej Fri Jul 31 2009, 10:38

Kush nuk është i gatshëm të durojë, të mos lindë me gëzim.
Shopenhaueri

Shiko profilin e anëtarit

22Normal Re: RROFTË ATDHEU! prej Fri Jul 31 2009, 10:39

.Sa të varfër janë ata që s'kanë durim.
Shekspiri

Shiko profilin e anëtarit

23Normal Re: RROFTË ATDHEU! prej Fri Jul 31 2009, 10:39

Njeriu pa durim është si llampa pa vajguri.
Segovin

Shiko profilin e anëtarit

24Normal Re: RROFTË ATDHEU! prej Fri Jul 31 2009, 10:39

Të gjithë ne kemi fuqi të mjaftueshme t'i durojmë problemet e huaja.
Beketi

Shiko profilin e anëtarit

25Normal Re: RROFTË ATDHEU! prej Fri Jul 31 2009, 10:40

.Megjithatë, ekziston kufiri kur durimi pushon së qënuri virtyt.
Burke

Shiko profilin e anëtarit

26Normal Re: RROFTË ATDHEU! prej Fri Jul 31 2009, 10:40

.Durimi është shkathtësia e të shpresuarit.
Vovenargu

Shiko profilin e anëtarit

27Normal Re: RROFTË ATDHEU! prej Fri Jul 31 2009, 10:41

Dhjetë dervishë te varfër në një qilim flejnë për bukuri, kurse dy mbretër nuk i ze një mbretëri.
Saadi

Shiko profilin e anëtarit

28Normal Re: RROFTË ATDHEU! prej Fri Jul 31 2009, 10:42

.Liria është thelbi i shpirtit dhe i mendjes; aty ku s'ka liri, mendja dhe shpirti thahen si bima pa ujë.
S.Frashëri

Shiko profilin e anëtarit

29Normal Re: RROFTË ATDHEU! prej Fri Jul 31 2009, 10:42

Te liria s'arrihet nëpër lule po nëpër vuajtje e mundime të gjata.
Qosja

Shiko profilin e anëtarit

30Normal Re: RROFTË ATDHEU! prej Fri Jul 31 2009, 10:43

Liria njerëzore nuk është vetëm çështje private, por ajo nuk është asgjë nëse nuk është edhe çështje private.
Markuzeu

Shiko profilin e anëtarit

31Normal Re: RROFTË ATDHEU! prej Fri Jul 31 2009, 10:43

Liria është frut që duhet vjelur përditë, ndryshe kalbet.
Filipsi

Shiko profilin e anëtarit

32Normal Re: RROFTË ATDHEU! prej Fri Jul 31 2009, 10:43

.Për dashuri jap jetën, për liri jap dashurinë.
Petëfi

Shiko profilin e anëtarit

33Normal Re: RROFTË ATDHEU! prej Fri Jul 31 2009, 10:44

Paqja nuk mund të ruhet kur disa janë të skllavëruar, e disa të lirë .
Kanti

Shiko profilin e anëtarit

34Normal Re: RROFTË ATDHEU! prej Fri Jul 31 2009, 10:44

Skllavëria më e madhe është të mos kesh liri, e të mos konsiderohesh i lirë.
Gëte

Shiko profilin e anëtarit

35Normal Re: RROFTË ATDHEU! prej Fri Jul 31 2009, 10:45

Në qoftë se edhe një mijë herë bie, provo të ngrihesh edhe një herë.
Lao Ce

Shiko profilin e anëtarit

36Normal Re: RROFTË ATDHEU! prej Fri Jul 31 2009, 10:45

Jam betuar në altarin e Perëndisë se do të jem armik i çdo lloj tiranie.
Uashingtoni

Shiko profilin e anëtarit

37Normal Re: RROFTË ATDHEU! prej Fri Jul 31 2009, 10:45

.Më parë do vdekur në këmbë, se sa të jetojmë në gjunjë.
Ruzvelti

Shiko profilin e anëtarit

38Normal Re: RROFTË ATDHEU! prej Fri Jul 31 2009, 10:46

Lufta nuk evitohet në qoftë se nuk evitohen mendimet për luftën.
Bjemsoni

Shiko profilin e anëtarit

39Normal Re: RROFTË ATDHEU! prej Fri Jul 31 2009, 10:46

Lufta është e keqe dhe kushdo që thotë të kundërtën, është gënjeshtar.
Heminguei

Shiko profilin e anëtarit

40Normal Re: RROFTË ATDHEU! prej Fri Jul 31 2009, 10:47

Nuk ka veprim më jorentabël se lufta.
Çerçilli

Shiko profilin e anëtarit

Sponsored content


Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 2]

Shko tek faqja : 1, 2  Next

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi