Portali aLbdigital.net
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Arti Dhe Kultura «« » Këngetaret & Muzika Shqiptare » Tekste kengesh Gjakovare

Tekste kengesh Gjakovare

Shko tek faqja : 1, 2  Next

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 2]

1Normal Tekste kengesh Gjakovare prej Wed Aug 19 2009, 06:47

Zuna Në Kajkë, Rashë Në Det

O zuna në kajkë e o rashë në det
O erdh nji shiptar e n’a gjet-e.
Shyqyr bona e gëzova
Gjeç’ jaranat n’breg t’Uzdrumit!
Ku kam ndoj mik o le t’më kjaj!
Le t’më kjajë me lot si lumi!
E ikën shokt’ dhe më lan-e
E më lan o n’breg t’Uzdrumit!
O n’breg t’Uzdrumit deri n’takatë
Çadrat ngrehun bajrak, bajrak.
Ferman po vjen prej Bagdati
Vaj more shokë se ç’bohet halli?!
Ika, ika rashë në det-e
More me gjemi të Ulqinakut.
E shyqyr bona për selamet
Selam Gonxhes së zamakut!
[i]

Shiko profilin e anëtarit

2Normal Re: Tekste kengesh Gjakovare prej Wed Aug 19 2009, 06:48

Zot-o i madh keq mos e ban!
O sa t’jem’ gjallë në kët jet-e, ai.
O fort e dojshin dervishhontë
O Alisë i kanë zonë besë, ai.
O Alia ashtë nji asllan
O si t’len dielli, tek praron, ai.
O, ai që don me e njoftë Alinë
O, mbi ballë i shkuen more Zylfiqar-e, ai.
O, me Dyldyl, o me Zylfiqar-e
O n’fushë t’mejdonit o kur janë dalë ai.
O, n’fushë t’mejdonit o kur janë dalë
O, paska pre o divin Mervon-e, ai.
O, ai burri zemrën s’e trembi
O, kur gjëmojshin o jezidija, ai.
O, hizjetin që e hoq Hyseni
O në dynja se hoq rob njeri, ai!
web:www.teksteshqip.com

Shiko profilin e anëtarit

3Normal Re: Tekste kengesh Gjakovare prej Wed Aug 19 2009, 06:49

Zamaku I Bardhë Kur Lul’zon

Zamaku i bardhë kur lul’zon-e,
O hajde more shokë!
Me erë e mbushë dynjanë, e ai.
Goca kur nuk bisedon-e
O hajde more shokë!
Ma tepër ma shton sevdanë, e ai.
Kur u ngrita në mesnatë
O hajde more shokë!
Sa mirë këndon bylbyli, ai.
Prej sevdasë keq piskata
O hajde more shokë!
Veç për gonxhen, drandofillen, ai.

Shiko profilin e anëtarit

4Normal Re: Tekste kengesh Gjakovare prej Wed Aug 19 2009, 06:50

Ylli I Sabahit


Ylli i sabahit
Drita e syve t’mi
I: Kush të ka ngucatë
Që m’ke marrë mëni? :I
Hajde osmanli
Kush a çun si ti?
Koke nazeli
Hallin kush s’ma di!
N’a ka dalë në Shkodër
Nji topçi me nam.
Sylçe Begu i vogël
Si uvill me nam.
Sylçja çka ka thanë:
- Qirakllëk nuk du’!
Bektash Aga i fortë
Mu’ më ka zapu’.
Bregut t’vi’s po m’shkon
Fustanat me i anë.
- Sylçe Beg na i g’zon!
T’paskan ra taman.
Ore çun, bre çun
Gushën sikur plumb.
Mos m’a pi rakinë
Se të ban zullum!
Zullumi të gjet’t
More baca i vet!
Hallku t’kan hasret
More top sheqer!
[i]

Shiko profilin e anëtarit

5Normal Re: Tekste kengesh Gjakovare prej Wed Aug 19 2009, 13:35

U Zdorgja Prej Promje

U zdorgja prej promje
Për skaj nji hamomi.
I: Du’l Eminja e bukur, aman
Nën hije t’limonit. :I
Hej, selamin ja dhash-e
Selamin s’ma muer.
Pasha din e iman-e, aman
Nuk foli me mue!
Kur dola në bahçe
N’bahçe me shetitë.
Du’l Eminja e bukur, aman
Lulet tuj vaditë.
Lulet po i vaditë
Lulet s’po i vaditë.
T’shkru’met e beqarit, aman
S’po e lanë me pa ditë.
E kur fryni era
Mu më ra në shpinë
Kur m’i prishi tufat, aman
E bistekve t’mij-e.
Kur shkova në krue
Me la duer e faqe
Mos m’u mshef mbas kronit, aman
Se zemrën ma plase!

Shiko profilin e anëtarit

6Normal Re: Tekste kengesh Gjakovare prej Wed Aug 19 2009, 13:40

Konstantine, heret po m’vjen
Se jam bamun hajde marak në ty, aman, aman
Se jam bamun hajde merak në ty!
I: O në ma daç moj goc-e hatrin mue
Tjetërkend s’shikjon me sy,
O fare aman. :I
Maraku ma i randë se plumi
Me njat zemër, hajde moj, katileshë, aman, aman
Me njat zemër hajde moj katileshë!
O bi me fjetë moj gocë, s’po m’zen gjumi
Don me m’lu’jtun mendt e kresë.
Fare aman.
More pllum’-o, krah’t e shkrum-e
Qe sa mot je hajde tuj fluturu’, aman, aman
Qe sa kohë je hajde tuj fluturu’?
O fluturo moj gocë dhe të shkojsh-e
Zgjoji ata që janë në gjum’
Fare aman!

Shiko profilin e anëtarit

7Normal Re: Tekste kengesh Gjakovare prej Wed Aug 19 2009, 13:42

A s’ma falë pak dashurinë
Prej së vogli të kam dashtë.
I: Sa qenke lig, sa qenke tretun!
Për ata syt-o moj kur t’i pashë. :I
M’u mbush trupi moj me gjylpana
Ka tre muej qi po lëngoj.
Asnjeri nuk vjen për me m’pa
Përveç doktorit që m’viziton.
Unë të erdha në m’hallën tande
Për me nxanë dashni me ty.
A s’po mendon se nesër plakesh
Dhe s’të shikon njeri me sy?
Do t’a marr strajcën ta vej n’kurriz-e
Portë në portë un’ do t’trokas
Porsi lypsan moj do të bahem.

Shiko profilin e anëtarit

8Normal Re: Tekste kengesh Gjakovare prej Wed Aug 19 2009, 13:44

I: A t’kam thanë moj pupulake
Eja t’vijsh ke lala. :I
I: Faqja jote rrumbullake
Gushën pala-pala. :I
Me harru’ dashninë e vjetër
Nuk asht gja e kotë.
Për mas teje nuk du’ tjetër
Askërkend n’këtë botë.
Të kam dashtë edhe të due
Të don zemra ime.
Edhe ti m’ke dashtë mu’
M’ke lanë shumë kujtime.

Shiko profilin e anëtarit

9Normal Re: Tekste kengesh Gjakovare prej Wed Aug 19 2009, 13:46

Bash N’zeman Të Djelmënisë

Bash n’zeman të djelmënisë
Porsa i mbusha njizet vjet
I: Koka shkrue prej Perëndisë
Me e marr rrugën për gurbet :I
N’hastahane të dovletit
Erdh heqimi o me m’pa mu’:
- Po t’kallxoj o rrezikzi
Jeta jote o ka maru’!
Mori hanë sonte po t’shof-e
Rrezet tuja tuj zbukuru’
Amanetin e asaj nane
Hallallykun o me m’ia çu’!
Dola n’bahçe prej oborrit
Me mend t’mia tu’ mendu’:
- A çohet i dekni prej vorrit
Për me ardhë e me bisedu?
Amanet shokëve ja u la:
- Mos me kjajtë mos me m’vajtu’
Dhimtë e mia me m’kujtu’
Mbi rrasë t’vorrit o me m’i shkru’!
Ju dallëndyshe që po shkoni,
Po ju jap nji porosi:
- N’sheher timin kur t’kaloni
Thu’ni ka dekë o ai djal’ i ri!
Lamtumirë o djemt e ri
Lamtumirë o fushë e male!
Tash oi mbylli sytë e mi
Se pa dekë nuk paska qare!

Shiko profilin e anëtarit

10Normal Re: Tekste kengesh Gjakovare prej Wed Aug 19 2009, 13:48

Bylbyli n’Çabrat
I: Hajde çiko pak ma ngat! :I
Se në ty jam ba merak.
Bylbyli në mollë
Qenke çiko fort e hollë
Paske shtatin për kollon.
Bylbyli këndon në dardhë
Qenke çiko fort e bardhë
Qenke e mirë për djalë beqar.
Bylbyli këndon në ftu’
Hajde çiko rri me mu’
Soll dy fjalë me i kuvendu’.

Shiko profilin e anëtarit

11Normal Re: Tekste kengesh Gjakovare prej Wed Aug 19 2009, 13:50

Ç’ke more mret’ qi më bon gazep?
Kush t’ka fol keq për mu’?
I: Oh mynafiku vend mos gjet’t
As në dynja as n’ahiret! :I
Po vijn zogj’t tuba tuba
Shkojnë e pijnë ujë në lum-e.
O s’e ç’faj pata i mjeri unë
Që m’a merr o djal fjalën për dhunë?
O jaran o i lumi jaran,
O na erdh vakti për m’u nda.
Veç m’kujto me naj selam-e
O ditë o për ditë, o vjet o për vjet.
[i]

Shiko profilin e anëtarit

12Normal Re: Tekste kengesh Gjakovare prej Wed Aug 19 2009, 13:52

Dal e dal po na vjen behari
Lum kush asht ashik!
O me lule na u mbushke djali
Me kumash jeshil.
O me tanuz, fesin në ballë
Po m’gjezdis nëpër Pazar.
O açik m’i ke sy e vetlla
Aman more djalë!
Zenel Aga mor shka’ t’kam bo
Që m’ke marr mëni?
O me vuxhud o jam ograshtisë
Ai po m’hjek zingi.
E me vuxhud o bre je i vogël
Kërkush hallin s’ma din.
Për Zotin o që asht rrahim
Ashki yt më dogj!

Shiko profilin e anëtarit

13Normal Re: Tekste kengesh Gjakovare prej Wed Aug 19 2009, 13:53

I: Dalngadalë po të kërkoj
Megjithëse jam dëshpëru’ :I
I: S’kam ndërmend moj të kujtoj
Ti nuk qe lule për mu’ :I
Sikletin do ta duroj
Se me zemër prap të du’.
Si dhuratë po të dërgoj
Nji zamak tuj lulëzu’.
Kur të njofta t’pata thanë
Do t’vij koha me u nda.
Kujtimin që m’pate dhanë
Po ta kthej me lot tuj kja.
Me dëshirë moj të këndova
T’ledhatova bukurinë.
Synë e shkru’ unë shumë ta çmova
Por ma tepër dashuninë.
S’punon goja me ligjëru’
Se u dogja porsi prush.
Sado kohë që ka me shku’
Hallin tem s’do t’ma dijë kush.

Shiko profilin e anëtarit

14Normal Re: Tekste kengesh Gjakovare prej Wed Aug 19 2009, 13:55

Dashuni nji herë më gëzove
Herë në vaj, herë n’përmallim.
I: Asnjiher prej mundimeve t’shkreta
Trupi im nuk pat pushim. :I
Bri gjergjefit kur unë t’rrisha
Me ty vashë tuj bisedu’,
Bukurinë moj kur ta shifsha
Nuk m’u bante me u largu’.
Mos mendo se kam me vdekë
Do t’ushqehem me maraz.
Shum k’si zoresh kam me hjekë
Der t’vjen dita që t’pëlcas.
Ref.:
O ku t’ka lala moj hyri-e?
Hajde ja ka lala-e!
I: Hajde ja ke lala-e
Del lala përpara-e. :I
O ku t’ka lala shtat selvie?
Hajde ja ke lala-e!
Hajde ja ke lala-e
Del lala përpara-e.

Shiko profilin e anëtarit

15Normal Re: Tekste kengesh Gjakovare prej Wed Aug 19 2009, 13:58

Destan Begu bre kqyrë sahatin:
- Çou bre Din shaloma atin!
Çou bre Din, shaloma atin!
N’Rahavec e kom konakun
N’Rahavec e kom konakun
Me u pajtu’ me sallangjakun!
Sallangjaku në divanhone:
- Aman Beg, pash zotnin tone!
Aman Beg pash jetën tone!
Mos më shti sonte n’hapsone!
Mos më shti me flejt’ me kali!
Ta dhash besën e s’un ta fali.
Sun’ ta fali me i parë pishtole
Piqem Zot n’hasmin pa ndore!
Piqem Zot n’Avdullah Agën!
Që ja u matke burrave shtagën.
Me ma matë s’duroj as babën!
Jo s’duroj o Avdullah Agën!
Jo s’duroj o Avdullah Agën
Soll pesë pllamë ja djeg dallamën
Soll pesë pllam ose ja djegi krejt
Me e rreh burrin ish fort gazep!
[b]

Shiko profilin e anëtarit

16Normal Re: Tekste kengesh Gjakovare prej Wed Aug 19 2009, 14:00

O, do t’ja marr nji ashikishte
Se k’to kangë shpirti m’i don-e.
I: I knon zemra e beqarit
Zemra e djalit, of ai! :I
I knon zemra e beqarit
Qi po digjet si flakë zjarri
O kangë të vjetra, kangë plot zjarre
Që të djegin për së gjallë
Djegin, pjekin porsi qiri
Kurr mos ju tret’t nuri, of ai!
O kangë të vjetra gjakovare
O janë të buk’ra dhe krenare
Brez pas brezi do t’i knojmë-e
Kurr për jetë s’do t’i harrojmë, of ai!

Shiko profilin e anëtarit

17Normal Re: Tekste kengesh Gjakovare prej Wed Aug 19 2009, 22:59

Dola N’penxhere Synin Kur T’a Pashë

Dola n’penxhere
Synin kur t’a pashë
Piva ‘i gotë raki moj vashë
Mashalla të thashë.
Mashalla të thashë
Rakia m’ka zanë.
O mor çun i vogël
Qi po m’shkon nizam.
Nizam du’ me shku’
Letra du’ me t’çu’
O moj gocë e vogël
S’ka kush me t’i k’nu’.
Me t’i k’nu ti k’noj
Veç me shkru nuk di
O mor çun i vogël
Shka baj un’ pa ty?
[b]

Shiko profilin e anëtarit

18Normal Re: Tekste kengesh Gjakovare prej Wed Aug 19 2009, 23:02

Dora jote t’u praroftë!

O, kjoftë e plot-e përgjithmon-e ai!
O ashikut i derdhen lot-zitë.
Ref.:
Shpirt, more vetullat ilall
All me sy e vetulla edhe qepallë
O besa m’trete, po m’bon o me hall!
Zemra ashikut si gastare
O ajo thehet me i gjysë fjale.
O, a po m’flet shpirt-o boma i qare?!
Ref.:
Shpirt…
Zemra ashikut si qibriti
Fjalë e besë don djalë ashiku, ai
O veç për dhunë o të mynafikut!
Ref.:
Shpirt…
Të kam dashtë edhe të du’
O itikati n’a u maru-e, ai
O a po m’flet shpirt-o çka po thu-e?
Ref.:
Shpirt…

Shiko profilin e anëtarit

19Normal Re: Tekste kengesh Gjakovare prej Wed Aug 19 2009, 23:03

I: E mora o lapsin në dorë

Përgjegjen o me ta k’thy. :I
I: M’u ba zemra bardhë si bora
Kur më ra ndërmend për ty. :I
Ke me thanë se çka i bana vedit
Por atëher s’ke me pasë dobi.
Ke me u shkri si shkuma e detit
Dashnore para syve t’mi!
Kangën ty ta këndojnë djelmënia
Ndoshta atëher ke me mbajtun shpresë.
Kan’ me t’ra ndërmend fjal’t e mia
Dashnore, mori e pabesë!

Shiko profilin e anëtarit

20Normal Re: Tekste kengesh Gjakovare prej Wed Aug 19 2009, 23:04

I: E para pemë piqet qershia
Edhe dita vjen tuj nxe. :I
I: Kurr s’mbarojnë hallet e mia
Gjersa t’vdes e hi në dhe. :I
Të gjitha pemët o nji nga nji
Qesin lule e lulëzojnë.
Kurse mu’ hallin s’ma dinë
M’rrinë për seri e m’shikojnë.
- Kush ndër ju pra më ngushllon?
Erë me lule po ju flas.
Kush ndër ju pra më gëzon,
Se jam mbushur me maraz?
[i]

Shiko profilin e anëtarit

21Normal Re: Tekste kengesh Gjakovare prej Wed Aug 19 2009, 23:06

Efa more shokë, efa
Qare s’ju gjetë kësaj sevdasë.
Ashiku asht’ nji padishah
Mbi dertet e kësaj o dynjasë, ai!
Bahti i ashikut asht’ me fermon
O hasha s’i bihet nimetit.
Kur po m’del çuni në duqan
Pa thirrë po vjen, prej vetvetit.
More çun qi therrë dynjanë
Me qepallët si neshteri.
N’ahiret ju hekshin xhefatë
Se n’atë jetë nuk sundon dylberi.
E more çuni i Sejfullah Agës
Me e ditë sa shumë-o të due-e.
Soll për hatër t’Sheh Selimit
Kangën tone jam tuj ta knu’-e, ai!

Shiko profilin e anëtarit

22Normal Re: Tekste kengesh Gjakovare prej Wed Aug 19 2009, 23:07

Elif Adi Ibrahim
me shtat Ajet do ta kendojime.
Be bane merhamet ja Rahim
me shefat t´and do te pshtojme.

Be teval qaben e boni
lum kush i del zot shqitarise
Se Ibrahim Pash Karemani
e ka ndihmen e Perendise.

Shum xhahil ´llyki i insanit
kendej detit ishte kone.
Haber qi s´paskam pase
me marr vesh neper ferkam.

Ibi Hysni Pasha e past ne qaf´
Shqypnine edhe Rumeline
Dall dubaret qi paskim pase
myshferetin me Sadrine.

Se zytyn Pejgameri
ashtu razi e ka pa
Se rixha na u ba i bleni
me mendu fukarane.

Se Zakoni i ketij oxhaki
me shiqu shqitarine
Sin sihiret i bane murtati
Havale e past Perendine.

Shiko profilin e anëtarit

23Normal Re: Tekste kengesh Gjakovare prej Wed Aug 19 2009, 23:09

Elif Elif, ije, senja me tet-e, aman
Gjithë shqiptar’t o jan çu’ në kambë
Of aman, aman!
I: Kush të don-e, ije, me imon me dek-e aman
Karadakun hajde ta bojmë bejon! :I
T’ejten proma, ije, n’dy sahati aman
Donë me i ra o katunit t’ri.
Of aman, aman!
Lu’jti raja, ije, Podgoricës aman
Ja rrethoi hajde Kuçit kalanë.
Moj kalaja, ije, e me bedena aman
Qe sa mot o m’ke metë rrethu’
Of aman, aman!
M’i ke shkallzit ije, gur mermeri aman
S’mundet shkau hajde me t’i zaptu’.
Çka i ka thon-e, ije, shkina N’kollës aman
Se qeshtu o se kem kujtu’,
Of aman aman!
Asqer po m’vjen, ije, prej Kosovës aman
Dita ditës o po vjen tuj shtu’.
Aferim ije, ju shqiptar-e aman!
Trimëninë o ç’e botë ispatë
Of aman, aman!
Gjithë tuj pri-e, ije, para urdisë, aman
Shkojshit malit hajde tuj shalakatë’.
[b]

Shiko profilin e anëtarit

24Normal Re: Tekste kengesh Gjakovare prej Wed Aug 19 2009, 23:11

Fletët Tua Moj Drandofille


Oh fletët tua moj drandofille
I: Kuq e bardh m’i ke. :I
I: N’bahçe tande je hiç pa hile
Shoqe ti nuk ke. :I
T’gjitha shoqet t’kan inat
Pse je kuq e bardh e gjatë
Bukuroshe, lule e bardhë
Athu’ kush do t’baj kunorë?
E me t’marrë e me t’shti ndorë?
Hajde me t’shti n’dorë!
Oh, me t’shti ndorë moj sylarushë
E me t’marrë përherë.
Qysh kur s’pari me ty u poqëm
E kur t’pashë në derë.
Nji unazë moj po t’a çoj
Edhe hallin t’a tregoj.
Po t’jap fjalë e po t’jap dorë
Se me ty do t’baj kunorë.
Jam i yti përgjithmonë!
Hajde përgjithmonë!
[i]

Shiko profilin e anëtarit

25Normal Re: Tekste kengesh Gjakovare prej Wed Aug 19 2009, 23:12

Flokët e tua kuran- kuran


Flokët e tua kuran- kuran
Un’ i mjeri s’ti zuna me dor’!
I: Jam jabanxhi-o i vetëm-e
I mjeri si do t’shkoj jetën-e? :I
Syni i vajzës si filxhan
Vetllat e saja o si gajtan.
Jam jabanxhi-o i vetëm-e
I mjeri si do t’shkoj jetën-e?
Goja e jote si kuti
Dhambët e tu, o moj si inxhi.
Jam jabanxhi-o i vetëm-e
I mjeri si do t’shkoj jetën-e?
[b]
[i]

Shiko profilin e anëtarit

26Normal Re: Tekste kengesh Gjakovare prej Wed Aug 19 2009, 23:14

Elif t’u bona ashik

Elif t’u bona ashik
Kam shtri qafën, t’rashë nër kom’
Medet, medet!
Pushkë e shpatë t’i lashë në dorë
Hej, hej!
Oj medet ymri se m’shkoi e vajti
O se dynjaja s’ka kujt me i metë
M’sa i ka metë Hazret Sulejmanit, hej, hej![b]

Shiko profilin e anëtarit

27Normal Re: Tekste kengesh Gjakovare prej Wed Aug 19 2009, 23:15

Hej gjallë në dhe mos më shtini!
Hej me sy t’ zez-e o, bash si o i petrit
O maleve ju ankohem, ra shigjeti
Ani ra shigjeti m’a goditi.
Hej behari i bukur tash ja mrrini
E bylbylat-e o e bojshin-o ispatë
O i mjeri ashik kjan e thrret’
Ç’hallin t’ja boj’ unë-o fakiri?
Hej i mjeri unë e o, jam ra n’zanan
Hej kur po m’del o shahi o n’pazar
A s’më flet njiher o shah me goj-e, o more mret
Ani more mreti o i gjithësisë!
[i]

Shiko profilin e anëtarit

28Normal Re: Tekste kengesh Gjakovare prej Wed Aug 19 2009, 23:17

Gonxhe çeli trandofilli
I: Era e tij m’huton. :I
I: I lshon rremzit, bani hije
N’zemrën time m’ngushëllon. :I
Kah flutron o zog i zi
Andej kah flutron.
Merr këtë lulë të zemrës sime
Dhe dashnores m’ia çon.
Kah flutron o zog me lara
Andej kah flutron.
T’fala i ban dashnores sime
Andej gjithnji kah shkon.
A mban n’mend bylbyl i vogël
Na kur bisedu’m
Kem’ të strukur porsi gogël
E s’na lan’ me u argtu’.

Shiko profilin e anëtarit

29Normal Re: Tekste kengesh Gjakovare prej Wed Aug 19 2009, 23:18

Gur mbi gur bohet kalaja
Ditë për ditë m’shtohet sevdaja
I: Fjal-o mbi fjalë bejtet na i qet
Bash si bari o vlla që e mlon dhenë :I
Mbidhen shok’t o ta bojnë nji dua
Le t’i thahet hoxhës bastoni
Si s’na lan me bomun’ sefa
Me Asllanin, o vlla, me Kapllanin!
Mbidhen çunat o vlla tuba tuba
Shkojnë e i bijnë hoxhës tu guni
Thot ashiku: - I mjeri unëI
Bjen nji punë o vlla të du’ përdhunë!
Me i dyqan o me i berberhone
Gjeç’ muhabet o me zotninë tone
Zot o i madh ju maroft-o myradin
Që m’pajtu’t, o vlla, me jaranin!

Shiko profilin e anëtarit

30Normal Re: Tekste kengesh Gjakovare prej Wed Aug 19 2009, 23:19

I: Hala s’të ra ndër mend
Dashninë moj që kem pasë. :I
I: T’kërkova gemb mbi gemb
Shumë hoqa për me t’pa! :I
O i lumi un-o për ty,
Ore zambaku i bardhë!
I: Sa fort më ke pëlqy’
Si ma mirë lulja në rrem. :!
Ref.:
I: Oj vjollcë me pika
Je për dashni.
Se n’zemër u fika
N’kujtim po rri. :I
Kur t’bojsh me u mërzitë
Moj zemër moj e ngratë.
Për vajzën pa u rritë
Ashiku kjanë ditë e natë.
Dashnia m’ka molisë
Kund malli yt o s’po m’len.
Pse je moj tuj m’braktisë?
Vendi s’po m’zihet vend!
Ref.:
Oj vjollcë me pika
Je për dashni’.
Se zemër u fika
N’kujtim po rri.
[b]
[i]

Shiko profilin e anëtarit

31Normal Re: Tekste kengesh Gjakovare prej Wed Aug 19 2009, 23:20

I: Hem vallahi, hem bilahi
S’e kam ditë se ç’asht’ maraki! :I
I: Unë i mjeri keq gabova
Prej mallkimit m’u prish gjaku. :I
Dola n’bahqe me karrikë
Të gjithë lulat m’u kan afru’.
Edhe zogj’t m’u kanë avitë
Për xhananin qi ka pësu’.
Unë kangën po ta qes
E gjithë bota ka me t’a knu’
E pabesë moj paske qenë
Sa besnik të kam qëndru’!
[i]

Shiko profilin e anëtarit

32Normal Re: Tekste kengesh Gjakovare prej Wed Aug 19 2009, 23:22

I vu’jtun jam në këtë jetë
Sa të rrnoj e të vdes.
I: Sevdaja m’u ka përjetë
Si bylbylit o në pranverë. :I
Bylbyli këndon n’Çabrat
Vajzë mos qaj me lot.
Dil gjarpnushë mos rri në dhomë
N’gjo bylbylat sa mirë këndojnë!
Male dhe fusha jeshil
Ç’u bona harabë.
Mjaft durova sa i mal me borë
Vashë se la pa të shti në dorë!
Me t’shti n’dorë mori syzezë
Mjaft moj më ke përvlu’.
Qe shtat vjet n’zemër m’ke ndezë
E t’lutem me m’u afru’.
[b]
[i]

Shiko profilin e anëtarit

33Normal Re: Tekste kengesh Gjakovare prej Wed Aug 19 2009, 23:23

Kodi:
Ka motmot e disa mu’j-e
Kemi pasë dashni të randë
I: Tash do t’i kallxoj gjithkuj-e
Vet ke ikë se unë s’t’kam thanë. :I
Me pas dijtë se ke ndoj tjetër
Unë ma rallë të kisha ardhë
Me harru’ dashninë e vjetër
Pa u marr ngryk s’ta baj hallall-e.
Miku i mirë erzin ta ru’n-e
Aj kërkund leqe s’të ban-e
M’prit me t’mirë se s’jam i huej
Jarabi t’a marrsha t’keqen!
T’marrsha t’keqen dhe gjynahet
Përmas teje unë do t’des.
Copa e grima do të bahem
E prej zemrës kurr s’të qes!
Kur më dilshe n’derë t’oborrit
M’bajshe zemrën zi si korbi
Mos i paça sytë e ballit
S’jam razi me folë k’to fjalë!
Kur më dilshe në megrim-e
Ka shumë kohë qi kan kalue
Asnji send o për kujtim-e
Asnji letër s’ma ke çue!

Shiko profilin e anëtarit

34Normal Re: Tekste kengesh Gjakovare prej Wed Aug 19 2009, 23:24

Ka motmot e disa mu’j-e
Kemi pasë dashni të randë
I: Tash do t’i kallxoj gjithkuj-e
Vet ke ikë se unë s’t’kam thanë. :I
Me pas dijtë se ke ndoj tjetër
Unë ma rallë të kisha ardhë
Me harru’ dashninë e vjetër
Pa u marr ngryk s’ta baj hallall-e.
Miku i mirë erzin ta ru’n-e
Aj kërkund leqe s’të ban-e
M’prit me t’mirë se s’jam i huej
Jarabi t’a marrsha t’keqen!
T’marrsha t’keqen dhe gjynahet
Përmas teje unë do t’des.
Copa e grima do të bahem
E prej zemrës kurr s’të qes!
Kur më dilshe n’derë t’oborrit
M’bajshe zemrën zi si korbi
Mos i paça sytë e ballit
S’jam razi me folë k’to fjalë!
Kur më dilshe në megrim-e
Ka shumë kohë qi kan kalue
Asnji send o për kujtim-e
Asnji letër s’ma ke çue!

Shiko profilin e anëtarit

35Normal Re: Tekste kengesh Gjakovare prej Wed Aug 19 2009, 23:26

Ishin Mbledhë Lulet Në Bahçe Kenge Gjakovare


O ishin mbledhë lulet në bahçe
Çojnë e thrrasin trandafilin
I: Se na dona me u pajtue
Me u pajtu’ me bylbylin. :I
O bylbylit na i vajt haberi
E u tretun o për hava
A kam baft-o unë i mjeri
Me m’u ndigju’ kjo rixha?
Oh zymbyli çilë lulen mavi
I mjeri-o ndjell behar.
Çil për borë e çil për shi
Me shokë t’vetë ban kangë mbi kangë.

Shiko profilin e anëtarit

36Normal Re: Tekste kengesh Gjakovare prej Wed Aug 19 2009, 23:27

Iptida du´ me fillu´
/o se m´ka zane i ziu merak/ amon
ne ma dash´moj hatrin mu´
/o tjeter kend s´shikjon aspak/ amon.
S´ma din kush hallin qe kam
dhe u dogja per se gjalle
u shkrina si bora n´male
begenise folma ni fjale.

Edhe un´ sot jam kujtue
/o se m´ka marrun vesh jot´ am´/amon
m´qove fjale se je fejue
/o po te qes moj ni kete kange./amon
Kenga du´l e mu´r dunjan
e gjith kush ka me ta k´nu.
lutju bet moj bi´ s´yt´ ame
qe t´na thrras me u pajtu.

Shiko profilin e anëtarit

37Normal Re: Tekste kengesh Gjakovare prej Wed Aug 19 2009, 23:29

Kadaldal po vjen pleqnia
I: M’i kjanë hallet çiftelia. :I
Ka nisë gishtat s’po m’punojnë
Edhe zani mirë s’po m’shkon.
Trupi jam kurr s’u bo rahat
Tuj këndu’ n’qytet e n’fshat.
Kur unë isha n’ditë ma t’mira
Mall e kishin me m’pa te shpija.
Unë këtë kangë qi po kndoj’ ma i pari
Ka me i ra n’mend çdo kangtari.

Shiko profilin e anëtarit

38Normal Re: Tekste kengesh Gjakovare prej Wed Aug 19 2009, 23:31

Kah Dera Të Erdha
Kenge Gjakovare


I: Kah dera të erdha
Për me t’pa njiherë. :I
I: Je e buk’ra vashë
Si lulat n’pranverë :I
Aman, aman!
Gjithnji në kujtime
Veç për trupin tand
Mendoj sytë e zi-e
Vetullat gajtan,
Aman, aman!
Era ka pushu’mun
Bylbylat këndojnë.
Eja pra e dashun
Zemrat t’i bashkojmë!
Aman, aman!

Shiko profilin e anëtarit

39Normal Re: Tekste kengesh Gjakovare prej Thu Aug 20 2009, 01:01

Kah Pranvera Flake Jam Djeg

Kah pranvera o more e ije
Kah pranvera flakë jam djegë.
Dranofilles po i vjen era
Hajde me shumë shyhret
Karajfil me gonxhe t’veta
Hajde mos rri n’kujtesë.
Ref.:
O mu’ kujtesa s’po m’harrohet
Shkoj dallndyshja për hava.
I ka kraht’ e nuk damtohet
N’gem t’ullinit don me ra.
Aman xhanëm aman!
N’gem t’ullinit o more e ije
Ra dallëndyshja për me fjetë
Se për mu’ moj tash len dielli
Hajde se dritë baj vetë.
Ju lutem sharkijave bini
Hajde se s’dona me fjetë
Ref.:
O s’du me fjetë as ditë as natë
Du’ me nejt moj tuj këndu’
Sa t’ja marr dallndyshes kraht
Kah të mundem du’ me shku’
Aman xhanëm aman!
Çohem heret o more o ije
N ‘sabahile heret fort.
T’a shikoj moj drandofilen
Hajde t’a kjaj me lot.
Koka’ kon’ tabir me u djegë
Hajde mas nurit tand.
Ref.:
O nuri yt sa i bukur ish
Zemrën time ma ka k’putë
Karajfili i saksisë
Era jote mu’ m’ka k’putë
Aman xhanëm aman

Shiko profilin e anëtarit

40Normal Re: Tekste kengesh Gjakovare prej Thu Aug 20 2009, 01:04

Kangë Për Dah Polloshkën

O me tre vet luftën e nisi
More si me kon’ o Misirlija
Abdullah aga, Karamoni,
Zanin ia njeu more Rumelia.
O thot nizami: - Me i lanë armët!
- More unë i mjeri qysh do të rrnoj-e?
Oxhakut le t’mi shkojë zani
Për nji shpirt vehten se marroj-e!
O more at more janet-e
More qysh se bone nji grim gajret-e.
Mos t’ish konë qaj llagom o i shkretë
Pat me dalë Daha n’selamet-e.
O Dah Polloshka kur ka vdekë
More për to kajshin sheher e Rekë.
Vorri i Dahës na u m’loft o me nur
Sa me gajret na i erdh deka!
[b]

Shiko profilin e anëtarit

Sponsored content


Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 2]

Shko tek faqja : 1, 2  Next

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi