Portali aLbdigital.net
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Arti Dhe Kultura «« » Këngetaret & Muzika Shqiptare » Tekste kengesh Gjakovare

Tekste kengesh Gjakovare

Shko tek faqja : Previous  1, 2

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 2 e 2]

1Normal Tekste kengesh Gjakovare prej Wed Aug 19 2009, 06:47

First topic message reminder :

Zuna Në Kajkë, Rashë Në Det

O zuna në kajkë e o rashë në det
O erdh nji shiptar e n’a gjet-e.
Shyqyr bona e gëzova
Gjeç’ jaranat n’breg t’Uzdrumit!
Ku kam ndoj mik o le t’më kjaj!
Le t’më kjajë me lot si lumi!
E ikën shokt’ dhe më lan-e
E më lan o n’breg t’Uzdrumit!
O n’breg t’Uzdrumit deri n’takatë
Çadrat ngrehun bajrak, bajrak.
Ferman po vjen prej Bagdati
Vaj more shokë se ç’bohet halli?!
Ika, ika rashë në det-e
More me gjemi të Ulqinakut.
E shyqyr bona për selamet
Selam Gonxhes së zamakut!
[i]

Shiko profilin e anëtarit

41Normal Re: Tekste kengesh Gjakovare prej Thu Aug 20 2009, 01:06

Kangë Për Hysen Bajrin

Hysen Bajri o po bon o me dor-e:
I: - Nuk po muj o baclok o me folë! :I
Se m’ka ra o gjaku në gojë
Se m’ka ra o gjaku në gojë
M’kanë pre shkijet o me jatagan-e.
Hysen Bajri o po duel në shkallë
I: - T’madhe briti’: - O ju bajraktarë! :I
I: Mos më leni o nër Shekullar-e :I
M’u ka m’bush o trupi o plot varr-e!
Hysen Bajri o more fjalë o ka çu-e:
- Kajmni shokt’ o m’a fort o se mue!
Kajma Smajlin, o mor kajma Zekën!
I: Qysh nuk ikën o more me m’lanë vetëm! :I
Bashkë me mu, o e kanë ba dekën.

Shiko profilin e anëtarit

42Normal Re: Tekste kengesh Gjakovare prej Thu Aug 20 2009, 01:07

Kangë Për Metë Isufin

Metë Isufi djal i ri-e
Se n’Gjakovë o ka m’sy o me hi-e!
Se n’Gjakovë ka m’sy o me shku-e
Tri herë dyert o ju kan ngujue!
Hima Daka n’mahallë t’Qerimit,
Dil e nije pushkën e trimit!
Dil e nije qysh-o kërset-e!
I: Ju prallaza metshi’ shkret-e! :I
I: Qysh s’u çelet kurrnjoni vet-e! :I
Për me pshtu’ këtë Muhamet.
- Unë jam dalë o për m’u çartë-e
I: Nuk jam Dula që i du’ grat-e :I
Jam nji djal o qi t’kalli flak-e.
T’kalli flakë t’kalli barut-e!
Nal bre shoq, o ti mos u ngut-e!
Nal kadale Shaqir Curri!
Se je le o s’ke tesh k’si burri!
Se je le s’ke tesh k’si burri
I: Ku qilloj o dy komtë i nguli! :I
Ti lo plumat o rreth ushkuri!

Shiko profilin e anëtarit

43Normal Re: Tekste kengesh Gjakovare prej Thu Aug 20 2009, 01:09

Kangë Për Ymer Rizën 2
More e kam pasë nji jaran të vjetër
Sevdali, shoq si gjindet tjetër.
Me sharkijen o plakë
Zemrën ma digj’te flakë, hej, hej
Zemrën ma digj’te flakë.
More ata gishta prej qelibari
O tuj lodru’ fort t’ushtojke zani
Vallen o sevdali.
Zemrën ma ke shkri, hej, hej
Zemrën o ma ke shkri!
Ani moj sharkia me dymbëdhet tela
More s’ka kush t’bjen ty si hera tjera!
Mallin o me na hjekë
O se pa ty o kem mbetë, hej, hej
Mjeshtri o ty t’ka vdekë.
Ani unë këtë kangë po ta qes Ymer Riza
Ani le ta knojnë krejt o shoqnia.
Mallin o me na hjekë
O se pa ty o kem mbetë, hej hej
Se pa ty o kem’ mbetë.
[b]

Shiko profilin e anëtarit

44Normal Re: Tekste kengesh Gjakovare prej Thu Aug 20 2009, 01:12

Kenga E Keqo Hysenit


Hajde, hajde Keqo Hyseni,
ndjeu Gjakova djal Prizereni,
ndjeu Gjakova djal Prizereni,
qysh me i vra 20 vet nje njeri.
Ore Keqo, ore budall,
cka ke lyp n'Gjakove me ardhe,
cka ke lyp n'Gjakove me ardhe,
m'ka qu nana nje oke kryp me marr.
Nje oke kryp e i pare aponga,
pak baruk-o neper dugoja,
pak baruk-o neper dugoja,
Bylykbash te hupi rroja.
Bylykbash te hupi rroja,
t'hupi rroja, t'hupi fara,
tuk se i dole Keqos perpara.
Krisi pushka e u ba beteri,
vrau caushin e ton' asqerin.
Krejt Gjakova po bon seri,
kurr me sy s'kem pa k'si njeri.


Shiko profilin e anëtarit

45Normal Re: Tekste kengesh Gjakovare prej Thu Aug 20 2009, 01:14

Kenga E Sarajeves

/Sarajeva sheher i bukur
rreth e m´rreth me teferiqe/
/Ke Milasken dhe Podrastfen
e ndigjohet deri n´Iligje./

/Moj xhamia e Begoves
ti qe m´je ne sy t"Kosoves./
/Dymbedhjetmij mysafir t´kan ardhe
trembedhjetmij drita tu kane kall./

/N´shadravanin e Hysrest-begut
aty bijshin muzikat./
/Sa mir bijshin e galdisshin
rrokshin marshet e lirise./

Shiko profilin e anëtarit

46Normal Re: Tekste kengesh Gjakovare prej Thu Aug 20 2009, 01:15

Këngë Për Bajram Currin


Hej, dridhet toka, po ushton Malësia
Hej, në këto male po lufton djelmënia
I: Hej, bashkë me trima e kësaj Krasniqes
Me Bajram Burrin o zemërçelik-e! :I
Ref.:
Bajram Curr, o Bajram Curr
Emni yt s’harrohet kurr!
Të ka lind-o nanë Gjakova
S’të harron Kosova!
Bajram Curr, o Bajram Curr
Emni yt s’harrohet kurr
Të ka mbajt-o Dragobia
S’të harron Shqipnia!
Hej, na du’l trimi në këto male tona
Hej, tym e flakë po n’a i rrjedh nga goja
N’luftë me tradhtarin, o Kadri Mehmetin
Se n’Dragobi-i ai trimi n’a mbeti.
Ref.:
Bajram Curr…
Hej, moj Kosovë-o ty t’a lumsha shpinën!
Hej, bijtë e tu’ e kan lu’jtë martinën!
Me Bajram Currin, Isa Boletinin,
Me Azem Bejtën e Hasan Prishtinën.
Ref.:
Bajram Curr…

Shiko profilin e anëtarit

47Normal Re: Tekste kengesh Gjakovare prej Thu Aug 20 2009, 01:16

Këngë Për Ymer Rizën


M’ka marrë malli me ndigju’
At plak tonin sevdali.
Zan’n e tij për me ndihmu’
Tuj rrehë telat në sharki.
I: O hajde,tuj rreh telat e sharkisë! :I
M’ka marrë malli me ndigju’
Ymer Rizën o mjeshtrin tonë.
I palodhun i pa pushu’
Kangë e valles o tuj ia thonë.
O hajde, kangë e valles o tuj ia thonë!
M’ka marrë malli me ndigju’
At za t’ambël të sharkisë.
Se unë bashkë me ty kam knu’
Qysh në kohën e vogjlisë
O hajde, qysh në kohën e vogjlisë!
M’ka marrë malli me ndigju’
Kang’t e vjetra të burrnisë.
Kang’t e bukra pa pushu’
Që do t’knohen prej rinisë.
O, hajde që do t’knohen prej rinisë!

Shiko profilin e anëtarit

48Normal Re: Tekste kengesh Gjakovare prej Thu Aug 20 2009, 01:18

Konstantine
Kenge Gjakovare

Konstantine, heret po m’vjen
Se jam bamun hajde marak në ty, aman, aman
Se jam bamun hajde merak në ty!
I: O në ma daç moj goc-e hatrin mue
Tjetërkend s’shikjon me sy,
O fare aman. :I
Maraku ma i randë se plumi
Me njat zemër, hajde moj, katileshë, aman, aman
Me njat zemër hajde moj katileshë!
O bi me fjetë moj gocë, s’po m’zen gjumi
Don me m’lu’jtun mendt e kresë.
Fare aman.
More pllum’-o, krah’t e shkrum-e
Qe sa mot je hajde tuj fluturu’, aman, aman
Qe sa kohë je hajde tuj fluturu’?
O fluturo moj gocë dhe të shkojsh-e
Zgjoji ata që janë në gjum’
Fare aman!

Shiko profilin e anëtarit

49Normal Re: Tekste kengesh Gjakovare prej Thu Aug 20 2009, 01:19

Krisen Topat N’atë Zabel

Krisën topat n’atë zabel:
- Thu’j Mahmutit a s’po del?
O thuej Mahmutit, more, ndaç me dal-e
Se dovleti ty t’ka fal-e!
- O me m’pas falë davleti mue
Me asqer o s’më kish rrethue.
O me asqer o s’më kish rrethue
Veç me i djal o më ka ngushtue.
O veç me i djal besa vet i tretë
Kulla ime more lufton vet.
O lufton vet more deri n’aksham
Kajmekamit o t’ja lamë nji nom.
Kajmekamit t’ja lam nji nom
Le t’a ndijn pasha n’Stamboll!
Le t’a ndijn o pasha n’Stamboll
Le t’a ndijn o krajli n’nizom!
Le t’a ndijn krajli e kralica
Po lufton Mahmut Dac Galica.
- O Mahmut, o djali jam
Merr shishonen, biro, vraji me ran’!
Merr shishonen, bir-o, vraj me ran’
E t’mi zgjedhish burrat bang e bang!
E t’mi zgjedhish burrat bang e bang
T’ju bojmë vorret bir-o në Saraj!

Shiko profilin e anëtarit

50Normal Re: Tekste kengesh Gjakovare prej Thu Aug 20 2009, 01:20

Kur Ke Qene Njeher' E ReKenge Gjakovare


/Oh kur ke qene njeher´ e re
se ne ty kam pas merak/
/Oh moj e bukur pse m´ke le
shtatin si bajrak/.

/Oh ne bashqe tuj mendue
mendja m´rri te ti/
/Oh zemra ime asht´ idhnue
si t´ja boj hallin se di./

/Oh mjer´ ata qi i zen´ meraku
une ket´vet e kam provu´/
/Oh mori lulja kuq si gjaku
sy e vetlla une ti du./

Shiko profilin e anëtarit

51Normal Re: Tekste kengesh Gjakovare prej Thu Aug 20 2009, 01:23

Ti Që M’vrave MuKenge Gjakovare


Ti që m’vrave mu’, o
Zoti ty të vraftë, jalla!
Më vrave moj më plagose
I: O plag’t e mija, s’kanë o të shëruem, jalla!
Më vrave more, më sose. :I
Vetë ma ke dhanë besën
Se nuk due tjetër, jalla.
Përmas teje more xhanan.
Oh dy pikat shej ti lash në vetull, jalla
Për kujtim t’i lash nishan
Në zabel të erdha
O në muej të majit, jalla
Të gjeta si zog i hutuem.,
O rri xhanan-e kurr-o ti mos qaj e jalla
M’i fshin lotzitë se t’erdha unë.

Shiko profilin e anëtarit

52Normal Re: Tekste kengesh Gjakovare prej Thu Aug 20 2009, 01:26

Ylli I Sabahit
Kenge Gjakovare
Ylli i sabahit
Drita e syve t’mi
I: Kush të ka ngucatë
Që m’ke marrë mëni? :I
Hajde osmanli
Kush a çun si ti?
Koke nazeli
Hallin kush s’ma di!
N’a ka dalë në Shkodër
Nji topçi me nam.
Sylçe Begu i vogël
Si uvill me nam.
Sylçja çka ka thanë:
- Qirakllëk nuk du’!
Bektash Aga i fortë
Mu’ më ka zapu’.
Bregut t’vi’s po m’shkon
Fustanat me i anë.
- Sylçe Beg na i g’zon!
T’paskan ra taman.
Ore çun, bre çun
Gushën sikur plumb.
Mos m’a pi rakinë
Se të ban zullum!
Zullumi të gjet’t
More baca i vet!
Hallku t’kan hasret
More top sheqer!

Shiko profilin e anëtarit

53Normal Re: Tekste kengesh Gjakovare prej Thu Aug 20 2009, 01:27

Prej Shtëpisë Kur Jam Dalë

I: Prej shtëpisë kur jam dalë
Dhe në burg jam ra. :I
I: Kush s’vjen me m’pa, as me m’shiqu’
I mjeri sa keq kam pësu’ :I
Herët n’mëngjes hana ndriçon
Yjt’ po xixëllojnë.
Nji erë e shkretë po don me m’tretë
I mjeri vetëm kam mbetë!
N’moshën e re nji qyqe m’k’ndon
Zemrën m’a helmon.
Mjaft o m’ke therrë, m’ke marr nji lul’ t’re
S’më ke lanë gjallë as në dhe.
K’ndon nji bylbyl mbi vorr të ri:
- Për mu a do t’ketë dritë?
Do t’shkoj e tres me ‘i mal të shkretë
Për mu’ ma s’do t’ketë jetë!

Shiko profilin e anëtarit

54Normal Re: Tekste kengesh Gjakovare prej Thu Aug 20 2009, 01:29

Kur Një Ditë Të Pashë
Kenge Gjakovare

Kur një ditë të pashë
Rrugës tuj kalue.
I: Rrijshe gjithë tuj qeshë :I
I: Pa të folë nuk m’u durue,
Thash’ e kujt do t’jeshë. :I
Thash’ e kujna je ti moj vashë
Sa fort m’ke pëlqy,
I: Sa fort m’ke pëlqy’ o, lule
Gjithë mendoj për ty. :I
Me ata sy si rrushi,
Vetullat gajtan-e
I: Kur m’shikon kajherë :I
I: Zemrën time ma ligshton-e
Dersa të marr erë. :I
Dersa të marr erë moj Hyrie
Pse je luleborë
Pse je luleborë e hajde
Fol se m’ke në dorë.
Fjalët tua t’buk’ra
Tash që po m’i thue
I: Ma shtove dashninë :I
Pra mbas teje tjetër s’due
Përveç Hyrinë
Përveç Hyrinë, ti o moj lule
Tjetër s’di çka të them.
Tjetër s’di çka të them e hajde
Moj e buk’ra zanë.

Shiko profilin e anëtarit

55Normal Re: Tekste kengesh Gjakovare prej Thu Aug 20 2009, 01:31

Pesëdhjet Vjet O Shokë I Bana

I: Pes’dhjet vjet o shokë i bona
I mjeri kam hy n’pleqni. :I
I: Hala mirë nuk e kuptova
Çdo me thanë dashuni. :I
Vonë e mora vesh i shkreti
Çdo me thanë me qenë ashik.
Mora vesh çka ashtë sikleti
Kjo sevda don ustahllyk.
Ustahllyku, marifeti
Janë dy gjana për ashik.
Le ta marrin vesh mileti
Se pleqënia vjen nji ditë.
M’ka pasë thanë nji plak i vjetër
Kjo sevda don marifet.
Bon’ gjynah me kqyrë naj tjetër
Rri me tanden që ke kismet

Shiko profilin e anëtarit

Sponsored content


Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 2 e 2]

Shko tek faqja : Previous  1, 2

Similar topics

-

» Tekste këngësh të vjetra

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi