Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Arti Dhe Kultura «« » Arti Dhe Letersia Shqiptare » POEZI NGA SHABAN CAKOLLI

POEZI NGA SHABAN CAKOLLI

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal POEZI NGA SHABAN CAKOLLI prej Mon Oct 12 2009, 08:12

DRURI I JETĖS
Liliane Perrin-it

Ajo vdiq ne nentor
dhe flamujt e fateve tona
i zbritem ne gjysmeshtize.

Liliane Perrin-i,
medalon i perjetshem
ne do ta mbajme te varur
ne kujtimet tona.

Ajo iku ne nentor
dhe vjeshta hyri me verdhesi
ne visoret e endrrave
duke shkundur gjethet
ne Drurin e Jetes.

Shiko profilin e anėtarit

2Normal Re: POEZI NGA SHABAN CAKOLLI prej Mon Oct 12 2009, 08:13

KĖNGĖ QYQESH
nga shaban cakolli

KĖNGĖ QYQESH
Ne pullazin e shtepise
tubohen qyqet.

Neteve me hene
maje oxhaku
heshtjen mortore
vetem kenga e tyre
e prish.

Mbeshtjell me endrra kobzeza
nena mallkon
kengen e tyre mortore.

Shiko profilin e anėtarit

3Normal Re: POEZI NGA SHABAN CAKOLLI prej Mon Oct 12 2009, 08:13

BYLBYL I LUMTUR
nga shaban cakolli

Bylbyl i Lumtur

Ti ne kafaz
e une mes natyre
ti kendej
e une matane pasqyre.

Ti larg ne qiell
e une poshte ne toke,
as per nje shekull
s“behemi shoke.

Eja te nderrohemi
per shekullin e ri:
une pellumb:
Ti behu njeri.

Shiko profilin e anėtarit

4Normal Re: POEZI NGA SHABAN CAKOLLI prej Mon Oct 12 2009, 08:14

SHABAN CAKOLLI
DHĖMBJA MORI DHEUN

Dhembja mori dheun
dhe loti rrodhi
kur vdiq Ikona e Artit
i madhi Faruk Begolli.

Shiko profilin e anėtarit

5Normal Re: POEZI NGA SHABAN CAKOLLI prej Mon Oct 12 2009, 08:14

KĖNGĖ NĖ DARDANĖ
(Metush Krasniqit)

Nė Dajkofc
e nė Dardanė
anembanė
kėndohet njė kėngė.

Kėndon bilbili
majė lisi
pėr njė legjendė
qė lindi fisi.

Kėndojnė nė kor
shkėmbi e lumi
duke rėnė nėpėr fushė
pėr Shqiponjėn e Krasniqes
nė qiellin e kuq tė Kosovės.

Shiko profilin e anėtarit

6Normal Re: POEZI NGA SHABAN CAKOLLI prej Mon Oct 12 2009, 08:14

DARDANĖ
Diteve me diell
Neteve me hene
nga nje lot ne bebez
Per mallin tend.

Per ujin e gurrave
te Dardanes
me te embel
se gjiri i nenes.

Te dua Toke Dardane
Ē“me vyen jeta
pa pranine tende?
Prane teje te prehem
nder varre
me mbane shpresa
Per Ringjalleje.

Shiko profilin e anėtarit

7Normal Re: POEZI NGA SHABAN CAKOLLI prej Mon Oct 12 2009, 08:15

SA TĖ DUA KOSOVĖ


Sa tė dua Kosovė
edhe pse na ndanė
kjo largėsi
sikur tė bėhesha Shqiponjė
nė ēerdhe tjetėr s“ishahy.

Je pėr mua vend i dashur
tjetėr nė botė nuk kam pėlqyar
nėn njė shkurre,isha pėrplasur
shpirtin tim pėr tė ushqyar.

Foleja ime,larg mendje mos me qit
ne ēerdhen tėnde,mungon zogu yt
Nuk tė harroi,po tė pėrbehem
mė ndriēo shtegun,qė tė mund
tė kthehem.

Shiko profilin e anėtarit

8Normal Re: POEZI NGA SHABAN CAKOLLI prej Mon Oct 12 2009, 08:15

VIZIONARIT
(Ibrahim Rugovės)


Jeta
hije e vogėl
Pėr ėndrren tonė
tė madhe.
Mbyll njė portė
hap njė dritare
pėr tėdal
nė njė moshė tjetėr.
ERDHI DITA
T““mbledhim frutet
nė atė pemė tė jetės
Nė mungesėn tėnde.
Dita e dhembjes sė madhe
N“shekuj morti
u rritėn brezat
duke pritur
tė vish ti,
me njė fanar ardhmėrie
nė dorė.
Tani njė diell i kuq
rri varur
nė atė degė tė bleruar
nė pemėn e jetės.
AI iku
Po njė brerore lirie
ndriēon pėrjetėsisht
nė atė afresk
me portretin tėnd.

Shiko profilin e anėtarit

9Normal Re: POEZI NGA SHABAN CAKOLLI prej Mon Oct 12 2009, 08:16

Ty qė po vjen

Nė kėtė botė
erdhėm njėlloj
me rregullat e ngurta
tė natyrės



A lejon natyra
pamjet me dy fytyra


Njėri maskė
laraskė
nė atė degė tė fatit
qė ēukit
kokrrat e inatit


Me kurriz pėr murriz
tjetri kruan
unazat e shekullit

Shiko profilin e anėtarit

10Normal Re: POEZI NGA SHABAN CAKOLLI prej Mon Oct 12 2009, 08:17

Lamtumirė


Tėrė kohėn u rropate
pėr kėtė jetė bajate
ndėrtoje kulla prej letre
rrokaqiej e pallate

Atė qė bėje ditėn
rrėnoheshin brenda nate


Falė tė qoftė
o miku im
ky mashtrim

Shiko profilin e anėtarit

11Normal Re: POEZI NGA SHABAN CAKOLLI prej Mon Oct 12 2009, 08:17

Mort

Tė etur pėr gjak
kėta barbarė
edhe nė ėndrrat e tyre
hapnin varr


Po nga varri i tyre
s’ do mbijė as fije bari
vetėm ndonjė gjethe anēari
mund ta sjell
era nga shkretėtira

Shiko profilin e anėtarit

12Normal Re: POEZI NGA SHABAN CAKOLLI prej Mon Oct 12 2009, 08:18

Kėngė nė Dardanė

Metush Krasniqit



Nė Dajkoc
e nė Dardanė
anembanė
kėndohet njė kėngė
pėrjetėsie

Kėndon bilbili
maje lisit
pėr njė legjendė
qė e lindi fisi

Kėndojnė nė kor
shkėmbi
e lumi
duke rėnė
nėpėr fushė
pėr shqiponjen e Krasniqes
nė qiellin e kuq
tė Kosovės

Shiko profilin e anėtarit

13Normal Re: POEZI NGA SHABAN CAKOLLI prej Mon Oct 12 2009, 08:18

Kosovės

Kosovė
copė fushe e Edenit
me pėrmasa ėndrre
me qiellin
pėrplot shqiponja
qė ngrejnė qerdhe
nėpėr zemrat tona

Shiko profilin e anėtarit

14Normal Re: POEZI NGA SHABAN CAKOLLI prej Mon Oct 12 2009, 08:19

Pėr ty, dritė


Flakadan lirie
qė n driconte nėpėr zemrat tona
me shekuj



Shekull pagjumėsie
ėshtė ky
c’ tė bėjmė me ty
nė cilin qerpik
si nė shandan
tė vėmė
nė cilin qiell
tė bebėzave tona
tė grisura


Tokė e shenjtėe
e Kosovės
me kėtė florė
tė kuqe gjaku
me xixėllonja stralli
qė dalė kanė
nga nga limfa jonė

Shiko profilin e anėtarit

15Normal Re: POEZI NGA SHABAN CAKOLLI prej Mon Oct 12 2009, 08:19

Nė brendi

Kėndej gjithė zjarr
e andej akull
vetėm gjurmė
e kthtėrave
tė stinės nė xham


Zjarri djeg
leckat e stinės sė ikur
nga fryma e detit
tė strukur nė gjethe bajameje

Njė syth ėndrre
zėnė e ka zogun e bilbilit
nė kafaz

Shiko profilin e anėtarit

Sponsored content


Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi