Portali aLbdigital.net
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Arti Dhe Kultura «« » Arti Dhe Letersia Shqiptare » POEZI NGA Llemadeo

POEZI NGA Llemadeo

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal POEZI NGA Llemadeo prej Tue Oct 13 2009, 03:45

Krijime poetike në nderim të të gjithë atyre grave e nënave që vuajnë shpërfilljen, presionin, kanosjen që u bëhet, deri duke

rrezikuar edhe jetët e tyre, në përpjekjet e tyre për të mbajtur familjen, pa e shkatërruar’ apo pa krijuar tragjedi!

Mos më thuaj!

Ti mos më thuaj se më nuk din të qeshësh!
Ti mos më thuaj se më nuk din të qash!
Ti mos më thuaj se më nuk din’ lot të derdhësh!
Ti mos më thuaj se më nuk ndjen as gaz as vaj!

Ti mos më thuaj se je bërë si gur i fortë,
Dhe se për asgjë nuk ndjen më dhimbje
Dhe që stë gëzon më asnjë fjalë e ngrohtë
E thënë me dashurinë e zemrës time!

Ti mos më thuaj se më nuk don që të më shohësh!
Ti mos më thuaj se sdon që unë të jem më e gjallë!
Por më thuaj se kundër meje je nisur
Me një thikë’ mbas shpine, për të më vrarë!

Më thuaj veç një fjalë, të vetmën fjalë më thuaj,
Më thuaj që më’ nuk ke deshirë të rrish me mua!
Më thuaj që as të ndahemi për të gjallë’
Nuk ndahesh dot, nga frikë e gojës së huaj!

Më thuaj o shpirt, më mirë më thuaj me mirësi,
Që asgjë për mua më nuk ndjen’
Dhe po të betohem që tani;
Se kurrë më sdo të më shohësh në pragun tënd!

Por do të largohem larg prej teje
Pa asnjë fjalë as prrallë tragjike,
Sepse aq shumë lirinë tënde e dua,
Aq sa të lirë të dua edhe prej dashurisë time!

Shiko profilin e anëtarit

2Normal Re: POEZI NGA Llemadeo prej Tue Oct 13 2009, 03:45

Ku shkuan…?

Ku shkuan shikimet aq të dashura
buzëqeshjet aq të ëmbla ku shkuan vallë,
Puthjet gjer në shpirt…kush ti ndalojë
Në ditë-netët, vit-jetët pa fjalë pa prrallë?!

Çtë ngjau e mira ime, a sme thua!
Përse vallë aq shumë më je mërzitur
Çdo bësh tani me vetën e me mua
Në jetën’ aqe shumë të tallazitur?!

Çdo bëjnë vogëlushët-fëmijët tanë
Çfaj kanë ata pse ne nuk ditëm,
Pse unë dhe ti aq mirë nuk pamë
Sa herë u fjalosëm e u grindëm!

Nuk më dhëmb asnjë fjalë se; ç’thotë „bota“
Ajo memece qoftë përjetë!
Ajo që tregëton dhe punët tona,
Ajo që nuk i len njerëzit të qetë!

Por më dhëmb aq shumë ndarja jonë,
Pikëllimi që shpirtit thellë ngulet,
Më dhëmb e nesrëmja e vonë…
Kur çdo gjë harrimit do të shuhet!

Por tani ti je nisur asajë udhe
Duke ndarë çdo gjësend me mua…
Por ti merri o shpirt, të gjitha merri…!
Unë asgjë nga të tonat’ nuk dua!

Le të mbes këtu, pa asgjë le të mbes,
I dënuar nga e jona pakujdesi!
Le ta vuaj pritjen’ nëpër shpresë,
Se një ditë do të kthehesh përseri!

Atyre që besojnë fallxhoret?

Përse o të mirë i dëgjoni fallxhoret
Të cilat me mashtrime Lekun e grabisin,
Nëpër një fije peri a floku…
Nëpër llum të filxhanit’ kur shpifin!

Përse gjithë mënçurinë tuaj të bukur
Në dorë të injorantëve e leshoni
Sa herë që xhelozisë, asajë sëmundje
Aq shumë i faleni, i besoni?!

Oh, kthjellojeni mëndjen o miq të dashur,
Se ska forcë në botë që mund të prekë
Në dashurinë tëndë të pastër,
Nëse në shpirt e mban përjetë!

***
Ai apo ajo dhe mund të shkojë
Të bjerë në shtrat me tradhëtinë…
Por askush nuk do të mundet ta pushtojë
Atë’ më të bukurën, më të ëmblen; Dashurinë!

Kushtuar viktimave që shkaktojnë ata’ të cilët vranë gratë e tyre nga xhelozia apo shkaqe të tjera banale!

Shiko profilin e anëtarit

3Normal Re: POEZI NGA Llemadeo prej Tue Oct 13 2009, 03:46

Të vrava o zemra ime

Elegji

Pas hekurave shumfish’ ngujuar
Dënuar për mot e jetë
Dënuar e vetdënuar,
pa shpëtim, pa shpresë!

Për herë të fundit sot,
Dua të flas me ty,
Me një këngë vaji,
Me të fundit Elegji!

Të vrarava o shpirti im
Sepse nuk dita të të dua!
Të vrava sepse u tremba
Nga gjithë bukuritë e tua!

Të vrava o zemra ime
Sepse nuk dita të të puth!
Nuk dita të të përkëdhel
Kur ishim të lidhur ngusht!

Mendova gjithnjë dy mëndjesh
Me djallin diku në gji,
Aq sa shumë të doja
Aq kisha dhe frika nga ty!

Frikë kisha prej teje
Se ishe aq e bukur,
Frikë kisha aq shumë
Dhe nuk ndihesha i lumtur!

Trëmbesha sepse nuk kisha
Asgjë që të të gëzoj,
Nuk të blija dot dhurata,
Nuk munda dot të të çmoj!

Edhe pse ti ishe e knaqur
Me aq sa ne kishim’
Me aq sa sillte dita
Ku binim e ku ngriheshim!

Por vitet më pushtuan
Me mendimin e lik
Aq sa shpesh më dukeshe’
Ndër sy’ si nje armik.

Mëkat është të them,
por ashtu ish vërtetë,
Mëkat ishte çfarë bëra,
Por se ndreq për jetë!

Tashmë ngujuar errësirës, me dhëmbje të kujtoj,
Tkurrur thellë në shpirt vajtoj e vajtoj,
për ty, që aq të desha, saqë dot stregoj!
Për ty që aq tu trëmba mëndimit tim të krisu,r
Xhelozisë së verbër, sëmundjes aq të shpifur!

Nuk e dua më jetën as gjallë e as i vdekur
Nuk dua të ekzistoj më kurre’ as i imi emër!
Nuk dua të më shohë më dielli,
as errësira sdua që të më mbulojë!
Por dua që gjithsia’ tashmë të më harrojë
Të shuhem, të tretëm si një i pafat,
Si një vetvrasës që vrau vetvetën e ti
Kur vrau me të bukurën, të ëmblën dashuri!

Shiko profilin e anëtarit

4Normal Re: POEZI NGA Llemadeo prej Tue Oct 13 2009, 03:47

Thenie dhe Këshilla

Ruhuni nga Xhelozia!

O njerëz të mirë, Ruhuni nga xhelozia !
Ajo është sëmundja më tinzare që vret njerzorën!

***
Vetëm për shkëndinë e dashurisë!

Xhelozo aq sa të ndizet dashuria!
Por mos xhelozo përtej kufinjëve
ku xhelozia e vret dashurinë!

***
Kur nuk mundesh…!

Dashuro sa me bukur që të mundesh…
Por kur nuk mundesh të dashurosh më’
Largohu i qetë pa ngjeshur armët e xhelozisë
Për të vrarë atë, që nuk kë fuqi ta duash!

Llemadeo
2008

Shiko profilin e anëtarit

Sponsored content


Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi