Portali aLbdigital.net
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Arti Dhe Kultura «« » Këngetaret & Muzika Shqiptare » NË KUJTESË TË ATDHETARVE TANË

NË KUJTESË TË ATDHETARVE TANË

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal NË KUJTESË TË ATDHETARVE TANË prej Mon Oct 19 2009, 03:13

Në kujtesë të atdhetarëve tanë :

RAMË BLLACA

Qeveria e Serbisë në Beograd

Një vendim kishte kurdisë me delegatë –

Gjithë shqiptarëve t’ ua shkulë rrënjët prej këtij trolli

E t’ i çojë larg – larg n’ shkretëtira të Anadollit!...

Refreni:

Hej, syrin si shkëndija , dhëmbët shkrepnin gaca ,

Kur e merrte fjalën trimi ynë Ramë Bllaca –

Jo , i gjallë s’ nënshkruaj vendimin e Serbisë ,

Po ç’ kërkojnë shqiptarët n’ troje të Turqisë ?!

Kështu janë të gjithë stërnipat e Skënderbeut ,

Flijojnë jetën e s’ ia kthejnë shpinën Atdheut !

S’i tremb plumbi , as litari i tradhtarit –

Sherif Vocën dhe Ramë Bllacën , këta bijë t’ shqiptarit !

Refreni:

Hej, syrin si shkëndija , dhëmbët shkrepnin gaca...etj.

Shiko profilin e anëtarit

2Normal Re: NË KUJTESË TË ATDHETARVE TANË prej Mon Oct 19 2009, 03:14

NAZIM GAFURRI

Pas moteve t’ vështira –

Vijnë ditët e mira ,

Kujtimet e hidhura

I lexojmë ndër pasqyra ...

N’ tela t’ çiftelisë

Këngën e nxjerr burri ,

Fanar i njerëzisë ,

O , Nazim Gafurri .

Refreni:

Zemrat thurin këngë –

Lotë të vegjëlisë ,

Kosova ngrehë përmendore

Trimave të lirisë .

Guri del prej guri ,

Burri lind prej burri –

Nënat rrisin djema

Si Nazim Gafurri .

Demokrat i lindur,

N’ Arbëri yll i ndritur ,

I urtë e i dashur ,

Magje për t’ uritur ...

Si shkëmbi qëndrove

N’ kurthe e n’ pusi ,

Për njeriun e vuajtur

Dha pallate e shtëpi .

Refreni:

Zemrat thurin këngë ...etj.

Shiko profilin e anëtarit

3Normal Re: NË KUJTESË TË ATDHETARVE TANË prej Mon Oct 19 2009, 03:14

MULLA IDRIZ GJILANI

Hej, jehuan malet , o , n’ katër anë –

Hej, na ka dalë , o, një trim me famë ,

Hej, hakikat si e do vatani ,

Mulla Idrizi , o, nga Gjilani ,

Në Kur’an , ai ishte betua ,

Për Atdhe , o, me luftua !

Mulla Idrizi, o, atdhetar ,

Arsimdashësi ynë kombëtar ,

-Pa u shkollua me djemë e çika ,

Jo!Jo! Për ne nuk zbardhon drita !

Hej, ngriti zërin, o, deri n’ re –

Hej, pa liri , jo, nuk ka as fe !

Hej, nuk i lëshojmë kurrë tokat shqiptare –

Deri n’ djep , o, për pa dalë fare !

S’e lëshoj pushkën , jo, kurrë prej dore ,

Ose vdekje , ose , fitore !

Mulla Idrizi , o, trim i parë ,

Komandanti , o , vullnetar ,

Porsi qiri , o, në shandan ,

Oh, e shkriu jetën , o, për vatan-e .

Hej, deri n’ vdekje luftoi n’ këto male ,

Hej, i pa thyeshëm në ideale ,

Hej, për bashkimin , o, gjithëkombëtar ,

Për kufirin , o, gjithëshqiptar ...

Flakadani , o, i lirisë –

Shëmbëlltyrë e historisë .

Mulla Idrizi , o, luftëtar ,

Trim – tribuni ,o, legjendar ,

N’ burg e dogjën ,o, në Gjilan –

Oh, për Atdhe , o, u ba kurban-e!

Shiko profilin e anëtarit

4Normal Re: NË KUJTESË TË ATDHETARVE TANË prej Mon Oct 19 2009, 03:15

FAZLI GRAIÇECI

O, Fazli , o arsimtar ,

Patrioti ynë shqiptar ,

E dhe jetën në çeli –

Veç për popull e liri !

O, Fazli , o zemër gur ,

E dhe jetën për flamur .

Për flamur të Skënderbeut ,

Për të drejtat e Atdheut !

As torturat e Rankoviqit ,

As nënshkrimet e Nikoliqit ,

S’ mund t’ i thyen idealet –

Për Kosovë jetën e fale !

Gjaku i njomë i mësuesit t’ ri –

N’ damar t’ tokës rrënjë ka shti ...

Bijnë lulëkuqe dhe lulëdrita ,

Gëzon Kosovën – Republika .

*****Nga përmbledhja “Mallëngjime e ushtima”, botuar në Prishtinë, më 1993.

Autor i teksteve, melodive dhe interpretues i këtyre këngëve është Demir Krasniqi.

Shiko profilin e anëtarit

Sponsored content


Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi