Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Arti Dhe Kultura «« » Arti Dhe Letersia Shqiptare » YLLKA SHEQIRI

YLLKA SHEQIRI

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal YLLKA SHEQIRI prej Tue Oct 20 2009, 03:28

Yllka Sheqiri, (1987) u lind nė Prishtinė. Si katėrvjeēare bashkė me prindėrit mėrgoi nė Suedi. Shkollėn fillore dhe
shkollėn e mesme drejtimin natyror i kreu nė Karlskrona. Ėshtė studente dhe studion dramaturgji dhe film. Si fėmijė ka
ilustruar disa libra fėmijė, por valljadhe krijimtaria letrare janė pasion i saj i veēantė. Ėshtė prezentuar nė disa antologji
me poezi pėr fėmijė, psh. Nė antologjinė ”Atdheun e kam nė Zemėr”, nė ”Urat tona”, etj. Disa vite ka shkruar skenar pėr
teatėr me grupin e skenarit tė shkollės. Ka themeluar dhe ka udhėhequr njė kohė grupin e fėmijėve vallėtar tė vegjėl
”Gliter” nė Karlskrona.Gjatė vitit shkollor 2007/2008 ka punuar si mėsuese dhe udhėheqėse e njė kursi themelor pėr
gjuhėn ”Gjuha ēels pėr integrim” nė gjuhėn shqipe dhe suedeze nė Karlskrona.Gjatė studimeve ka qenė asistente e
regjisė pėr dramėn ”Komedia hyjnore e Dantes” (2006) vėnė nė skenė nga studentėt nė Teatrin e Studentėve nė
Lund.Vitin 2005 ka debutuar me pėrmbledhjen e poezive nė gjuhėn suedeze ”Jag lyssnar inte alltid” (Unė dėgjoj jo
gjithmonė), ndėrsa mė 2008 ka botuar pėrmbledhjen tjetėr me poezi me titull ”Men” (Por). Nė vitin 2007 me poezinė
”Kasta mig i öknen (Mė hidh nė shkretėtirė)” Yllka ėshtė prezentuar nė pėrmbledhjen antologjike Via Mystica /Pėrmes
mistikės/ nga autorėt Jonas Eek, Stefan Klint, Beata Åhrman-Ekh nė botim tė shtėpisė botuese Verbum ndėrsa mė
2008 ėshtė pėrfshirė nė antologjinė ”Revansch 2008”, botim i Shtėpisė Botuese ”Skrivarsidan” dhe Vullkan.Yllka
Sheqiri, poete, studente e dramės, filmit dhe skenarit ėshtė njė krijuese qė premton shumė jo vetėm nė fushėn e
letėrsisė, por edhe tė dramės e tė filmit. Kėtė e dėshmoi me filmin e saj tė shkurtėr artistik tė realizuar vitin e kaluar
me titull “Nė pus pa fund” skenarin dhe regjin e tė cilit i bėri vetė dhe ku rolin kryesor e luan vetė. Nė Festivalin e filmit
tė shkurtėr artistik “Alfredgalan 2009” nė Sölvesborg Yllka u nderua me Ēmimin pėr aktrimin mė tė mirė nė filmin e saj
“Nė pus pa fund”. Ndėrsa nė Festivaline filmit “Tellus 2009” qė u mbajt nė Karlshamn nė shtator filmi “Nė pus pa fund i Yllkes mori cmimin e publikut

Shiko profilin e anėtarit

2Normal Re: YLLKA SHEQIRI prej Tue Oct 20 2009, 03:29

Yllka Sheqiri
Vetmi
Unė jam e vetėmuar
Si njė diell pa qiell
Unė jam e zbrazėt
Si njė krua pa ujė
Unė jam tutje e harruar
Si njė ėndėrr e ndrydhur nė jetėn e njeriut
Unė jam pėr sė gjalli e vdekur
Si njė trup pa zemėr
Ti
qė mė mbyte tė tėrėn
Ishe ti
Tash tė them me ēiltėrsi
Tė urrej tė urrej tė urrej
Vetmi!
©Yllka Sheqiri

Shiko profilin e anėtarit

3Normal Re: YLLKA SHEQIRI prej Tue Oct 20 2009, 03:30

Pa titull
* * *
Princesha
deshi tė shkoi
Dhe shkoi
Larg tutje
Shkoi
Dhe kurrė mė nuk u kthye
Ajo ishte e frikėsuar
E frikėsuar
Tė qėndroi
Dhe
Ta lė pėrrallėn tė rifilloi
©Yllka Sheqiri

Shiko profilin e anėtarit

4Normal Re: YLLKA SHEQIRI prej Tue Oct 20 2009, 03:32

P:S-Rizah dhe Yllka Sheqiri jane krijues te medhenj,me vjen keq qe pas shume perpjekjeve nuk munda te sjell fotografite e ketyre artisteve te medhenj.

Shiko profilin e anėtarit

Sponsored content


Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi