Portali aLbdigital.net
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Arti Dhe Kultura «« » Arti Dhe Letersia Shqiptare » "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ

"SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ

Shko tek faqja : 1, 2  Next

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 2]

1Normal "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ prej Sun Nov 01 2009, 00:03

ANAMNEZË BURGU


Emri i babait të pushkatuar

Histori luftë beteja gjak

Baba e breza

Kërkonin liri.

Jeta e shkrehur nëpër ferr

Burgu përroskë gjaku

Gjaku oqean nga lumi i kuq

As gurrat e përgjakura nuk shterën.

I burgosuri uron

Të mos i ndryshkën prangat

Shiko profilin e anëtarit

2Normal Re: "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ prej Sun Nov 01 2009, 00:04

BURGU


Aty nuk dihet

As fillimi

As fundi

Aty nëpër vetmi

Herë e kërkon

Biografinë e ferrit

Herë livadhet e shkreta

I mbjell me luledielli.

Në burg

As këngë zogjsh

Vetëm krrokatë shpendkeqsh

Vetëm korbat këndojnë

Aty ag e terr

Vdekja rri

Sy me sy

Me ty

Shiko profilin e anëtarit

3Normal Re: "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ prej Sun Nov 01 2009, 00:04

PRAPA GRILAVE


Kur më burgosën

As nuk gjëmova

As nuk vajtova

Shikimi përbirohej

Pas grilave të ndryshkur

Kur m’i vunë prangat

Akulli nën këmbë

Si pasqyrë e thyer

Ma ruante portretin

E plagosur keq

Hermetikisht i mbyllur

Mbeta në errësirë

E sytë e mi të shkrumbuar

Kërkonin një copë diell

Kurrë s’u përkula

Prapa grilave

Qëndrova drejt

Qëndrova vertikalisht

Shiko profilin e anëtarit

4Normal Re: "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ prej Sun Nov 01 2009, 00:04

ROBËRIA


Kur je rob

Kurrë mos kërko

As bukë as ujë

Sepse të mungon Liria.

Shiko profilin e anëtarit

5Normal Re: "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ prej Sun Nov 01 2009, 00:05

SIZIFI GURI DHE SHKRETETIRA


Sizif

Merre një guri në qafë

Nga ato piramide të thyera

Dhe vëre në maje të shkretëtirës

Edhe Detin e Zi

Kaloje në stilin “dallëndyshe”

Sizif

Me guri në qafë

As hero i shkretëtirës

As dallëndyshe e balsamosur mbi valë

Zog i ngrirë në stinë.

Ky është fillimi

I fundit tënd tragjik

Shiko profilin e anëtarit

6Normal Re: "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ prej Sun Nov 01 2009, 00:05

DUROVA


Dhe durova

Jo pse u besoja lugetërve

Dhe durova

Ushunjëza të uritura më trembnin

Dhe durova

Edhe pse isha i lidhur me zinxhir

Dhe durova

Jetën në pranga që herrte buzëqeshje

Dhe durova

Deri në agun me rreze të pavarësisë

Shiko profilin e anëtarit

7Normal Re: "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ prej Sun Nov 01 2009, 00:06

HIJA E ZEZË


Krejt njësoj

Jeta dhe vdekja

Në planetët e egra.

Kur të vdes

M’i këpusni zinxhirët

I vdekur bile

Të jetoj pa pranga

E kam nënshkruar vdekjen

Shiko profilin e anëtarit

8Normal Re: "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ prej Sun Nov 01 2009, 00:06

TORZO

„Lisin më se miri e çan pyka e vet“

Populli


Athua populli im

Je lis i prerë

Pesë gjymtyrët

T’i paskan bërë pyka

Ta paskan shëmtuar bukurinë

Krejt trupin torzo ta paskan bërë

Edhe në grykat e maleve

T’i paskan bërë digat prej betoni

Të mos e vërshosh botën

Sa bukur do të të rrinë gjymtyrët

Kur ta ndërrosh trupin tënd

Dhe të bëhesh më i madhi Atdhe

Shiko profilin e anëtarit

9Normal Re: "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ prej Sun Nov 01 2009, 00:06

VARRI I RI


Mos e hapni atë varr

A e shihni

Sa bukur ka bleruar fusha.

Mos ia varrosni buzëqeshjet

Se lotët nga dhimbja

I shpërthejnë digat e Detit të Zi

Mos e varrosni atë meteor

Nëna

E kërkon me një kandil

Nëpër errësirë

Dhe mallkon vetminë

Nusja e përlotur

E djeg vellon e bardhë

Stalaktitet dhe stalagmitet

Lot pikojnë

Mos e varrosni atë yll

Se fëmijëve u kallën lojërat

Nëpër natë

Mos e mbuloni me dhe atë djalë

Se me pat ftuar për tridhjetë pranverat

Që i paska zënë pikëllimi.

Shiko profilin e anëtarit

10Normal Re: "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ prej Sun Nov 01 2009, 00:07

I DEHUR


Një natë dimri

Kam pirë

Raki rrushi

Derisa janë dehur

Edhe zanoret e vargut.

Pa ekuilibrin e eshtrave

Kam fjetur skaj një lisi

Dhe kur jam zgjuar

Më thanë

Ke munguar pa leje

Shiko profilin e anëtarit

11Normal Re: "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ prej Sun Nov 01 2009, 00:07

VALLËZIMI ME SHTRIGA


Le të pëlcasin

Daullet e harrimit

Loja me shtriga

Është dasma

Buzë varrit të shembur.

Më mirë vallëzo

Me hijen e trupit tënd

Edhe kur përkulesh

Edhe kur trembesh

Rri vertikalisht i pa shtangur

Shiko profilin e anëtarit

12Normal Re: "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ prej Sun Nov 01 2009, 00:07

SKULPTURË E GJALLË


Një kurm pa dhënë shpirt

Në mes të shkretëtirës

Lidhur për trungun

E vidhit të thatë

A janë gjymtyrë

A skulpturë e sakatuar

Nga shpata e xhelatit?

Shiko profilin e anëtarit

13Normal Re: "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ prej Sun Nov 01 2009, 00:08

PAK DRITË


Të marrtë djalli

Të marrtë

U verbove nëpër terr

Edhe mua m’i fike

Kandilat e dritës

Sa keq

Tash edhe ylberin e gjuan

Me gurë rrufesh mali

Mirë e di

Edhe unë vdes

Në terr

Andaj dua

Pak dritë

Shiko profilin e anëtarit

14Normal Re: "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ prej Sun Nov 01 2009, 00:08

LOTI


Në syrin tënd të zi

Jam dritë

Jam loti i djegur.

Në buzëqeshjen tënde

Jam nektar

Buqetë dashurie.

Në plagën tënde

Jam dhimbje

Jam shpirti i plagosur.

Shiko profilin e anëtarit

15Normal Re: "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ prej Sun Nov 01 2009, 00:08

DHIMBJA


Më thanë

Ka vdekur Mimoza

Unë nuk qava.

Më thanë

Sot bëhet varrimi

I mora dy luledielli

Mbi varr ia vendosa

Ato nuk e duruan dhimbjen

Pranë nurit të saj u veniten

Shiko profilin e anëtarit

16Normal Re: "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ prej Sun Nov 01 2009, 00:09

LOTËT

(Motrës, Rukijes)


Dy zogj

M’i qëndise në bluzën e bardhë

Që ta kam jetën me këngë

Këngën ma dogji loti për ty

Jemi ndarë pa lamtumirë

Motër

S’e prita se këputen

Buzëqeshjet tona

Kur të fashit dhimbja

Loti

Moj motër

M’u bë krua i shterur

Për ylberin e ri.

Shiko profilin e anëtarit

17Normal Re: "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ prej Sun Nov 01 2009, 00:09

TESTAMENT


Ndizen flakë yje e vetëtima

Është koha e zjarreve

Nata s’ka besë, ditën gjarpinj nëpër këmbë

Është ky shpirt kamikazësh për liri

Sot o kurrë ta ruajmë gjeografinë e tokës.

Sa herë shoh kullën e gurit në flakë e di që

I yni është dielli dhe toka e varret

Malet digjen historia prush bëhet

Emri shqiptar e Shqipëri të jetojnë.

Amanet

Malet janë djepa e varre për shqipet

Armët na i ruajnë sytë nga thikat,

Nënë moj, sa pak ke jetuar në dritë

E toka Arbërore – gjak i shprishur shekujve

Trimat dëshmorë vdesin duke kënduar për të

Shiko profilin e anëtarit

18Normal Re: "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ prej Sun Nov 01 2009, 00:09

NUK E NËNSHKRUAJ

(Poetit Din Mehmeti)


A mos po lëkundet

Barka nëpër valë deti

Apo vorbulla e gjakut

Të çoj peshë pas dritës

Ka kohë që s`të pashë poet

As në Grykë të Rugovës

As te Drini i Bardhë

Shkrimtarët mërgimtarë të presin

Ta lexosh deri në agim

Librin “Fatin tim nuk e nënshkruaj”

Nuk e humb betejën:

Më jep pushkën pa rrip

Për rekuizitë në muzeun e vjetër

Pallton e grisur furtunave

Pendën e rilindur vargjeve

Mozaikun e rrudhave ballit

Si hartë e atdheut të plagosur.

Më pendë u bëre

Arkeolog i hirit

I dheut, i gurit, i varreve

I lavdisë, i diellit....

Te vargu yt

E takova dashurinë për vashën

Plagët dhe dhimbjen

Prushin dhe zjarrin në kulla

Malet dhe krismat e Lirisë.

“Jam pakëz i përbuzur nga dielli “...D.M.

Pakëz i kërrusur-por shkëmb

Pakëz i përgjakur në shtegun e dritës

Pakëz i thyer -por vertikalisht drejt

Pakëz i hidhëruar në heshtjen e pendës

Nesër kthehu me dallëndyshet

E stinës së bukur- pranverës se re.

Dhe të lutem shumë të lutem

Asgjë mos nënshkruaj

O Din Mehmeti

Shiko profilin e anëtarit

19Normal Re: "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ prej Sun Nov 01 2009, 00:10

POEZIA E SHKRUMBUAR


Mos ia prek asnjë shkronjë

Nga loti le të fiket flaka

Që e shkrumbon vargun

Vasha nuk e di ku mbeti

Vargjet e dashurisë

Si sytë i pata ruajtur

Dhe u dashurova

Kam gërmuar me thonj

Që t’i gjej hieroglifët

E shkrumbuar të vargut

Dua t’i gjej

Biografitë e engjëjve

Dhe urrejtjet e djajve

Në kthimin e dallëndysheve

U dashurua poezia e dashurisë

Shiko profilin e anëtarit

20Normal Re: "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ prej Sun Nov 01 2009, 00:10

I KËRKOVA


I kërkova

Në Untergrupenbach

Jusufi Kadriu e Bardhoshi

Në pikë dite

Bënin një sy gjumë

Nën diellin e agimeve te reja

Pranë luleve të këputura në erë

Vrapova nëpër Bruksel

Në udhëkryqin e përgjakur.

Kurrë s’e takova Enver Hadrin

Në Munih

Eca e eca

Xheva e Fehmi Lladrovci

Atje nën diell pushonin

Deri në betejën e re.

Në Gjenevë

Agimi i agimeve të reja

La brushat mbi pikturë

Mori çekanin

Për t’i thyer gurin kufirit

Siç kishin bërë moteve

Trimat e dheut

Burrat e vatanit.

Shiko profilin e anëtarit

21Normal Re: "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ prej Sun Nov 01 2009, 00:10

USHTARËVE TË LIRISË


Sa shumë dua të them

Pak më duken shkronjat

E alfabetit djegur nëpër arka.

Kam mbledhë

Pentagramin e gjatë

Deri rrëzë diellit

Më duket se jam memec

Sa shumë dua t’ju përqafoj

Në lapidar kur i puth gurët

Ushtarë të lirisë

Nuk është kjo kënga ime e parë

As fundi i flakadanëve që digjen

Tani e kemi lirinë

Dhe nuk na censurohet më

Himni BESA- BESË

Shiko profilin e anëtarit

22Normal Re: "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ prej Sun Nov 01 2009, 00:11

ZOGJTË E LIRISË


Mëmë Shqipëri

Kosovë ta ruajmë

Dheun shkëmbin diellin

Ta bëjmë betimin

Sepse jemi shqiptarë

Nëpër flakë e nëpër zjarre

Gjithmonë të gjallë

Kurrë të vrarë

Shiko profilin e anëtarit

23Normal Re: "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ prej Sun Nov 01 2009, 00:11

SHQIPJA E DRITËS


Kur për shkak të moshës nuk mund të vraposh, ec shpejt, vetëm ec kurrë mos u ndal.

NËNË TEREZA


Nëpër tokën varr

Kufoma të gjalla

Në këtë atelie pa kulm

Jeta dhe vdekja peng.

Vrapove e kërrusur

Për t’ia kthyer botës

Buzëqeshjet vertikalisht.

Të gjitha plagët i arnove

Me vellot e bardha të nuseve

Dhimbjen e pagëzove shpresë

Vetëm ata që i vriste uria

E njohin Migjenin

Apoteozën e misrit

E dinë përmendesh

Sikur Zotit

I përkulën kafshatës.


Vetëm ata që i përtypin plagët

E njohin këtë meteor të pafikur

Që ecën vrapon e kurrë nuk ndalet

Derisa t’i dalë dhimbjes në fund

Kush më mirë se fëmijët jetimë

E ndjejnë dorën e ngrohtë

Dhe pëshpëritin: NËNA TEREZË

Shiko profilin e anëtarit

24Normal Re: "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ prej Sun Nov 01 2009, 00:12

SHTIGJET E DRITËS

(Tim vëllai, Prof. Shemsedin Zogajt)


A është e jona

Kjo botë

Një grusht dhe

Një copë qiell

Apo do yje drite

T’i mbledh si lulet.

Unë jam vetëm unë

As më i gjatë se hija ime

As më i rëndë

Se një grusht dhe

As më i djegur

Se hiri i vendlindjes

Gjithmonë fyt për fyt

Me shtrigat e territ

Nëntë rrathët e Ferrit të Dantes

I ke kaluar zbathur

Sot e njëmijë vjet e ke ditur,

Se errësira s´del fare nga mallkimi

As dielli nuk nxeh me lutje

Pa shtegtim pa djersë pa gjak

E di se të dhembin ujëvarat e lotëve

Nëpër pentagramin e rrudhave

Por akordoje me zhurmën e erërave

Lahutën time të varur në mur

Lirshëm le të luhet e këndohet

Në Premierën e lirisë

Ani pse e fituam mbi prush

Ani pse e fituam mbi shkrumb

E fituam me gjak

Liria është liri

O vëllai im!

Shiko profilin e anëtarit

25Normal Re: "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ prej Sun Nov 01 2009, 00:12

SHQIPJA NË HORIZONTET E BARDHA

(Mërgimtarit Zef Sokoli)


Unë jam

Sizif i gjallë

I verbuar nga dashuria

Feniks i djegur

Dhe kurrë më

As nga prushi

As nga hiri

S’u bëra

As zog

As gur

Unë jam

Zogu i diellit

Me Flamurin e Skënderbeut nën pupla

Me gjuhën e Naimit në këngë

Me lotin e Nënë Terezës në vaje

Unë kosovari i humbur

Deri në Horizontet e Bardha

Derdha lot

Kullova gjak

As memec nuk u bëra

Gjashtëdhjetë e katër vite fola me vete

Jam shqiptar i Kosovës

Atdheu im është Shqipëria.

Mbaj mjekër të gjatë

Sa një copë bjeshke

Sa një lis Pashtriku

Sepse malet më pagëzuan

Meteor drite

Me Formulën e Pagëzimit

Të përgjakur

Gjëma ime rri peng

Te Ura me harqe

Te gurra e Drinit të Bardhë

Te lisi me litarin e varur

Te oxhaku i kullës së djegur

Te shpata e përgjakur

E zvarranikëve të Karpateve

Te lapidarët e lirisë nën diell

Atdheun e lash në flak

I shkrumbuar ika

Trembëdhjetë net

Nëpër detin e trazuar

Trembëdhjetë ditë

Nëpër Ferrin e Dantes

Në mes të klithmës e vdekjes

Më pagëzuan Zef Sokoli

Titaniku i humbur

Pse ma kërkoni

Anamnezën e vrarë

Atje në Kosovën e rinuar e gjeni

Të gravuar me gjak

Në shkëmbinjtë e Kosovës

Në dheun e Shqipërisë

Betohem vetëm

Para flamurit me shkabë

Para shpatës së Skënderbeut

Te istikamet e Adem Jasharit

Tri herë betohem!

Shiko profilin e anëtarit

26Normal Re: "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ prej Sun Nov 01 2009, 00:12

JETIMI I PËRLOTUR

(D.F.)


Jemi ndarë nëpër errësirë

Dhe kurrë s`më mori malli

As për babain e dehur

As për nënën e lazdruar.

Kam ikur

Si kali pa fre

Udhëve të botës

Jetim me prindër të gjallë.

I kam pirë

Lotët e mi si ujin

Vetëm helmin s’e gjeta

Mushkrit blozhdë

Në këtë moshë s’ruhen

Shiko profilin e anëtarit

27Normal Re: "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ prej Sun Nov 01 2009, 00:13

PRANVERË E RE

Nipave: Diellit Endritit Orgesit


Me Dr.Gregoriy Hahn

Në Baidenayse

Pinim kafe

E pyeta për vendlindjen

Kurrë

Mos e kërko pranverën

Pa lule më tha.

Gabim mund ta pagëzosh

Dhe ma bëri një fotografi

Me zogjtë e këngës sime

Shiko profilin e anëtarit

28Normal Re: "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ prej Sun Nov 01 2009, 00:13

NJË DEGË ULLIRI DHE NJË GUR

Shqiptarit nga Çamëria, Enver Kurli


Në kullën e gurit

Varur në trarët e nxirë

Një daulle e shqyer rri

Me çampare të ndryshkura.

Enverit dhinë që çalonte

Ia prenë katilët grekë

Nga lëkura e saj

Një copë e bëri çantë krahu

Me tjetrën qepi daullen e shqyer

Në çantën me lëkurë dhie

Enveri futi një degë ulliri

Një gur e një grusht dhe

Detin Jon e la me valë të tërbuara

Qershitë e lakuara deri në dhe

Në livadhin e pakositur

Plot dardha e mollë

Që dukeshin si pikturë e Da Vinçit

Në atelienë e furtunave

Duke ikur nga Çamëria

Enverit ende i kujtohen:

Hingëllima e kalit të bardhë

Gjëma kur e vranë Selmanin

Dasmat dhe vdekjet

Varret dhe djepat

Vallja dhe kënga Çame

Dheu Deti Jon dhe Çamëria

Një degë ulliri ia dha nënës

Me gjethe si krahë shqiponje

I tha ta vejë në arkë

Aroma le ta dehë në kapilare gjaku

Lotët mos t’i bien në dheun e rinuar

E babait i solli një gur

Për ta ndie zërin

E themeleve të mbetura shkret

Dhe me sy të përlotur

Ta shikojë gjeografinë e truallit.

E rëndë ishte

Ajo degë ulliri

Sa bjeshka

Sa guri

Sa dielli

Sa hiri

Sa flaka e Çamërisë

Shiko profilin e anëtarit

29Normal Re: "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ prej Sun Nov 01 2009, 00:13

VALLJA ME SHAMIA PREJ FLAKE

“Po vin krushqit rrethit malit,

Rexha i nanës n`grazhd të kalit”

Popullore


Vraçi e hante frenin me dhëmbë

I ra me patkoin e ri në ballë e hingëlloi

I çoi peshë dasmorët

Kush e di nga dhimbja

Apo krenohej me patkoin vrastar

Çou Rexho, çou

Herë gjoku herë vraçi

Dasmat na i kthejnë në vdekje

Buzëqeshjet pëlcasin nga lotët

E në vallet e pakryera

Digjen shamitë prej flake

Nën krismat kur vraçi shqelmon

Për lotët e nënës

Për nusen pa dhëndër.

Për dhëndrin në grazhdin e gjokut

Shiko profilin e anëtarit

30Normal Re: "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ prej Sun Nov 01 2009, 00:14

SI E NJOHA FAMILJEN ARBËRESHE


Plakun e njoha në vijat e ballit

Skalitur nga kësula e bardhë

Loken me shallin mbaruar në vegjë

Dhe opingat e lëkurës plot gërsheta

Arbëreshen e bukur e njoha

Në vallen ”Syrin e kam për nishan”

Dhe me bluzën plot me shqiponja

Kur hidhej e përdridhej si flutur

Familjen Arbëreshe e njoha

Kur e ruante gjeografinë e atdheut

Shiko profilin e anëtarit

31Normal Re: "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ prej Sun Nov 01 2009, 00:14

SI E NJOHA FAMILJEN ARBËRESHE


Plakun e njoha në vijat e ballit

Skalitur nga kësula e bardhë

Loken me shallin mbaruar në vegjë

Dhe opingat e lëkurës plot gërsheta

Arbëreshen e bukur e njoha

Në vallen ”Syrin e kam për nishan”

Dhe me bluzën plot me shqiponja

Kur hidhej e përdridhej si flutur

Familjen Arbëreshe e njoha

Kur e ruante gjeografinë e atdheut

Shiko profilin e anëtarit

32Normal Re: "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ prej Sun Nov 01 2009, 00:15

SI E NJOHA FAMILJEN ARBËRESHE


Plakun e njoha në vijat e ballit

Skalitur nga kësula e bardhë

Loken me shallin mbaruar në vegjë

Dhe opingat e lëkurës plot gërsheta

Arbëreshen e bukur e njoha

Në vallen ”Syrin e kam për nishan”

Dhe me bluzën plot me shqiponja

Kur hidhej e përdridhej si flutur

Familjen Arbëreshe e njoha

Kur e ruante gjeografinë e atdheut

Shiko profilin e anëtarit

33Normal Re: "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ prej Sun Nov 01 2009, 00:15

NËNAT E TË PAGJETURVE


Në njërën dorë mbajnë lule

I vendosin varr mbi varr

Në tjetrën bëjnë ADN-në

E unazave të fejesës

Zinxhirëve të kromozomeve

Të shkrumbuara nëpër zjarre

Me thonj gërmojnë nën rrënjë

Atyre nën dhe u falin ledhatime

E përmallime nënash

Nënat në asnjë pranverë

Nuk ankohen për thatësi

Nëpër lumenj lotësh

Mbysin vajet dhe durimin

Në tavolinat prej guri

Mjekët bëjnë ADN-në e nuseve

Djegur në dasmat e përflakura.

Shiko profilin e anëtarit

34Normal Re: "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ prej Sun Nov 01 2009, 00:15

KËPUCA BUZË DETIT


Një grua me shami ngjyrë deti

Që kishte lidhur tri nyjë në fyt

E pyeta sa larg është Otranto.

Shikoj rreth e rrotull detin

Ma përkëdheli dorën

Sikur një Nënë e trembur ofshani:

Shumë i thellë është Otranto

Dhe valët përkundnin

Këpucën numër dyzet e dy

Të djalit të saj të martuar

Me nuse Gomonën

Shiko profilin e anëtarit

35Normal Re: "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ prej Sun Nov 01 2009, 00:16

ZGJIMI NË AGIMET E VONUARA


Çamëri

Je zjarr je flakë

Je gjaku që s`shter

Nga gurra Iliri

Vëllai dergjet nën lëkurën

E ogiçit të vrarë

Lisi me pesë degë të prera

Me pesë ujëvare gjaku zvarrë.

Në kullat pa dyer

Nëpër dritaret e thyera

Hyn e dalin shpendkeq

E në foletë e kukuvajkave

Rrotull janë gjarpinj të zi

Presin meny prej mish zogu

Çamëri

Zgjohu

Në agimet e vonuara

O sot o kurrë

Sepse pëlcet

Edhe orbita e diellit.

Çamëri

Zgjohu në shekullin e ri

T’i arnojmë plagët

Me nga një fanfare drite.

Për ta parë fillin e agut

Mos bëj gjumë as në terr.

Zgjohu

Zonja e rëndë Çamëri

Bëhu në orbitë rreze drite

E diellit tonë të ri

Shiko profilin e anëtarit

36Normal Re: "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ prej Sun Nov 01 2009, 00:16

E KAM NJË SHTËPI


E ngrita një kullë prej guri

Të mos mbesin zogjtë

Në furtuna detesh

Kurrë s`mund të më thuash

Qyqe rremi

E kam gravuar në mermer

Adresën e shtëpisë.

Në udhë të paudhë nuk mbeta

Pragun e mora nga kulla e gjyshit

Në plasaritje betejash

Me histori të pashkelur

Shiko profilin e anëtarit

37Normal Re: "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ prej Sun Nov 01 2009, 00:17

TRUNGU ME PESË DEGË


Lulen e këputur

E kanë hedhë në lumë

Ajo nëpër valë

Nëpër dallgë dhe unë

Lulja në lumin e ngrirë

Unë i tharë në erë

Ajo me blerim të vyshkur

Unë pa stinën pranverë

Lulja e këputur

Nëpër dallgë e valë

Trungu im i prerë

Në pesë degë i ndarë

Shiko profilin e anëtarit

38Normal Re: "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ prej Sun Nov 01 2009, 00:17

E KAM NJË ATDHE


E kam një shtëpi

Një shtëpi prej guri

Nga zjarri kur u dogj

Lindi prapë Flamuri

E kam një kala

Një kala prej shkëmbi

As shkrumbi as hiri

Nuk e luajnë vendi.

E kam një fole

Për zogjtë shtegtarë

Në Lladrocin rrëzë Dielli

Lule dhe behar.

E kam një Atdhe

Mbështjellë me liri

E kam një Atdhe

Atdheun tim Shqipërinë.

Shiko profilin e anëtarit

39Normal Re: "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ prej Sun Nov 01 2009, 00:18

VASHA SY SHKRUAR


Bari me dele isha

Syshkruara u turbullonte lumin

Qengjave të etur

Prita e prita

Kur u kthjell uji

E pashë buzëqeshjen e saj

Nëpër rrjedhën e gurrës.

Shkova te Kroi i Gurit

Edhe aty buzëqeshja e saj

Më tha m´i mbaj gërshetat

Sepse dua të pi ujë

Kur ia shtrëngova me duar

M’u duk se zura ylberin.

Atëherë u turbullua

Edhe Kroi i Gurit

Djalo, më tha

Pije lotin tim të kthjelltë

Që ta shuash etjen

Shiko profilin e anëtarit

40Normal Re: "SHTIGJET E DRITES"LIMAN ZOGAJ prej Sun Nov 01 2009, 00:18

UNË DHE VASHA


Kur vasha e lanë shaminë

Në ujin e gurrës

Zemra më bëhet mal

Atëherë shndërrohem

Në blerim lulesh

Që ajo të më këputë

Që ajo të më merr erë

Gurrë kroi bëhem

Që ajo t’i lajë faqe e sy

Buzë e gushë

Dhe të buzëqeshë

E unë ta gudulis lehtë

Në sy faqe buzë e gushë

Të mos ndahemi kurrë

Shiko profilin e anëtarit

Sponsored content


Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 2]

Shko tek faqja : 1, 2  Next

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi