Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Arti Dhe Kultura «« » Arti Dhe Letersia Shqiptare » ISMAIL KADARE

ISMAIL KADARE

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal ISMAIL KADARE prej Sat Jan 16 2010, 03:26

baddd_girl


Moderator/e
Moderator/e
JETA E KADARESĖ
Ismail Kadare lindi nė qytetin e Gjirokastrės. Atje ai kaloi fėmijėrinė dhe kjo la gjurmė tė thella nė gjithė jetėn dhe krijimtarinė e tij. Shkollėn e mesme e kreu nė gjimnazin "Asim Zeneli". Mė pas kreu studimet e larta nė Fakultetin e Historisė e tė Filologjisė nė Universitetin e Tiranės, pastaj nė Institutin "Gorki" tė Letėrsisė Botėrore nė Moskė. Kėto studime iu ndėrprenė pėr shkak tė krizės politike ndėrmjet Shqipėrisė dhe ish Bashkimit Sovjetik. Kadareja ka punuar nė gazetėn "Drita", pastaj drejtoi revistėn "Les letres albanaises". Sė fundi punonte nė profesion tė lirė. I.Kadare ka qenė dhe ėshtė protagonist i jetės politike dhe i mendimit tė vendit qysh prej viteve '60. Nė fund tė vitit 1990, dy muaj pas rėnies sė shtetit diktatorial, Kadare u largua sė bashku me familjen nė Paris, por mbajti lidhje mjaft tė shpeshta me Shqipėrinė. Ismail Kadare ėshtė njė nga personalitetet mė tė shquara tė kulturės shqiptare, ambasador i saj nė botė. Kadare ėshtė shkrimtari qė i ktheu mitet legjendare nė realitet, shkrimtari qė bėri histori prej prehistorisė; pa rėnė nė kundėrthėnie me vetveten dhe gjykimin modern, ai arsyetoi estetikisht nė mėnyrė tė pėrkorė dhe pėr kohėn absolute. Nė Shqipėrinė e ndodhur nė udhėkryq vepra e Kadaresė ka qenė dhe mbetet njė shpresė apo njė ogur i bardhė pėr tė.
Ismail Kadare ėshtė autor i shumė veprave nė poezi e prozė, laureat i shumė ēmimeve kombėtare, kandidat i ēmimit Nobel pėr shumė vite me radhė, anėtar i Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė dhe Anėtar i Akademisė Franceze tė Shkencave Morale.
Vepra e Ismail Kadaresė ėshtė pėrkthyer nė 32 gjuhė tė huaja duke arritur kėshtu njė rekord tė pėrhapjes nė tėrė botėn e qytetėruar.


POEZIA E KADARESĖ
Poezia e Ismail Kadaresė ėshtė njė prej zhvillimeve mė novatore nė vjershėrimin shqip gjatė njė gjysmė shekulli. Ajo shprehu vendosmėrinė e shkrimtarėve tė brezit tė viteve '60 pėr tė realizzar qėllime estetike tė ndryshme prej paraardhėsve.
Frymėzime dialoshare (1954), Ėndėrrimet (1957), Endėrr industriale (1960), Shekulli im (1961), Poemė e blinduar (1962), Pėrse mendoben kėto male (1964), Shqiponjat fluturojnė lart (1966), Motive me diell (1968), Koha (1976), Shqipėria dhe tri Romat, pėrbėjnė titujt kryesorė tė veprės poetike tė Kadaresė.
Ismail Kadare, ndryshe nga Agolli, nė periudhėn e parė tė krijimtarisė sė tij, u tėrhoq pas poemės epiko-lirike. Nė prirjen e pėrgjithshme ai nuk u shkėput prej frymės monumentalizuese tė poezisė sė mėparshme, por e kushtėzoi kėtė me tipin e njeriut shqiptar, tė historisė sė tij kombėtare, tė fatit tė tij nėpėr shekuj. Thuajse nė tė gjitha poemat e shkruara nė vitet '60 -'70 ka njė gėrshetim tė mjeteve tė reja tė tė shprehurit me mėnyrėn tradicionale tė tė vėshtruarit tė jetės dhe tė historisė:

Po s'ndėrron ai kurrė
Art i skulpturės
Gėnjeshtrėn mbi mua ka ngrķrė pėrgjithnjė.
I mbėrthyer nė dėshminė e saj tė rremė
Tė vėrtetėn kujtoj dhe qaj pėr tė.
(Laokonti)

Poezia e Kadaresė, ndryshe prej prozės sė tij, ėshtė pėrgjithėsisht e qartė, pa ekuivoke, shpesh marciale, thuajse pėrherė optimiste. Ajo, nė kritikėn zyrtare, ėshtė pritur si pasurim problematik i poezisė shqipe, veēanėrisht me temėn e qėndresės shumėshekullore tė popullit shqiptar nė rrugėn e tij tė gjatė tė historisė. Poezia e Kadaresė ėshtė poezi e sfidave tė mėdha shqiptare. Ajo ėshtė e pėrshkuar nga qėndrimi hyjnizues ndaj historisė kombėtare, ndaj lavdisė sė tyre, ndaj tokės sė tė parėve, ndaj gjuhės shqipe.
Qėndresa hyn nė poezinė e Kadaresė qysh prej kohėrave antike, deri nė periudhat mė tė afėrta tė historisė. Veēmas ajo lidhet me "motin e madh", tė epokės sė Gjergj Kastriotit; por Kadare hyjnizoi njė periudhė mė tė hershme se kjo, qė ishte mitizuar mė herėt prej Rilindjes Kombėtare: periudhėn e humanizmit evropian (siē mendon shkenca e historisė, kjo periudhė e gjeti Shqipėrinė nė tė njėjtėn shkallė zhvillimi me anėn tjetėr tė Adriatikut), e cila pati shprehjen e saj dhe nė njeriun dhe qytetėrimin shqiptar:

Njėzet e katėr luftra bėri,
Njėzet e katėr vdekje theu.
ēka mangut linte ditėn Gjergji,
Plotėsonte natėn Skėnderbeu.
(Portreti i Skėnderbeut)

Pėrgjithėsisht poezia e Kadaresė ėshtė e sunduar prej mitit tė sė shkuarės, evokimit tė lavdisė sė dikurshme. Kadare synon, pėrmes poezisė sė tij, ta ēlirojė njeriun shqiptar prej akuzash qė e kanė ndjekur ndėr shekuj, duke pėrfshirė akuzėn si popull i lindur me instinktin e luftės dhe tė mercenarizmit, binjak me armėn dhe peng i saj:

Dhe kur binin nė prille a nė vjeshtra
Nėpėr brinja tė shtrirė, nėpėr lugje,
Si me zjarre tė vegjėl tė pėtjetshėm
Era loste me xhufkat e kuqe.
(Nisja e shqiptarėve pėr nė luftė)

Poema epiko-lirike shqipe arriti njė nivel tė lartė afirmimi me vepra tė tilla tė I. Kadaresė, si "Pėrse mendohen kėto male" dhe "Shqiponjat fluturojnė lart", pastaj me "Shekulli i 20-tė", "Poemė e blinduar", "Shqipėria dhe tri Romat" e vepra tė tjera.
Poezia e Kadaresė ėshtė e prirur drejt sintetizmit dhe abstraksionit. Nė kėtė cilėsi poezia e Kadaresė tė sjell ndėrmend vjershėrimin e Migjenit. Sintetizmi shfaqet nė mungesėn e ēfarėdo subjekti apo elementi tė subjektit. Poemat e Kadaresė, pėrgjithėsisht poezia e tij, janė art mendimi, pa elemente tė rrėfimit (narracionit). Si tė tilla, si poema mendimi, ato ofrojnė shumėsi leximesh, nė kohė dhe nė miedise tė ndryshme.
Kadare nė problematikėn e poezisė shqipe, krijoi emėrtesėn e "temės sė madhe". dhe jo vetėm kaq, ai e ktheu nė mit atė, duke e bėrė mbizotėruese nė jetėn letrare tė vendit pėr mė shumė se dy dekada. Para sė gjithash poezinė e Ismail Kadaresė e intereson ajo qė shpesh quhet gojėdhėnė kombėtare ose mit i origjinės. Sfidat mė tė rėndėsishme tė historisė sė popullit shqiptar janė stacione tė poezisė sė tij.
Kadare i shkroi disa prej veprave tė tij mė tė rėndėsishme nė vargje tė lira, duke pėrvetėsuar vlera tė rėndėsishme tė vjershėrimit tradicional, prej De Radės deri tek Migieni. Nė fillimet e veta ishte i ndikuar prej poezisė ruse, veēmas prej Majakovskit. Poezia intime e Kadaresė ėshtė mjaft e ngrohtė, e drejtpėrdrejt, njė bashkėbisedim me tė dashurėn qė pėrgiithėsisht ėshtė larg si vend apo si kohė:

Do shkoj tė ulem pėrmbi pellgjet,
Tė pi nė gjunjė duke rėnė,
Nė grykė e di qė do mė ngelet
I ftohti medaljon i hėnės.

Gjithashtu poezia intime e Kadaresė pėrshkruhet nga malli pėr qytetin e lindjes, pėr njerėzit qė lanė gjurmė nė fėmijėrinė e tij,
pėr atdheun kur ndodhet larg tij, pėr kohėn studentore, vajzat dhe rrugėt e Moskės kur ėshtė nė atdhe, e mbi tė gjitha, pėr vajzėn qė le gjurmė nė shpirtin e tij, por qė pėrgjithėsisht ndodhet larg.

NDERIME
Ismail Kadare ėshtė laureat i shumė ēmimeve letrare kombėtare dhe ndėrkombėtare.
Qė nga v. 1994 I.K. ėshtė anėtar korrespondent i Akademisė sė Shkencave Morale dhe Politike tė Francės dhe anėtar i jashtėm i ASHAK.
Ka qenė delegat nė Kongresin e Drejtshkrimit (1972).
Nė vitin 2005 fitoi ēmimin “The Booker Prize Man”.
Ismail Kadare ėshtė dekoruar nga Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit tė Nderit” e “Oficer i Legjionit tė Nderit”.
Ismail Kadare mė 23.06.2009 u nderua me Ēmimin e madh spanjoll, "Princi i Asturias per Letersi", nje nga ēmimet me prestigjoze letrare nė botė. Ai doli fitues mes 31 kandidateve nga 25 vende tė ndryshme tė botės ku dallohet emri i Milan Kunderas apo italiani Antonio Cabucchi.
Ky ēmim u akordohet personave, institucioneve, puna krijuese ose kėrkimore e tė cilėve perfaqėson njė kontribut tė madh nė kulturėn universale nė fushat e letėrsise apo gjuhėsisė.
Fituesja e cmimit "Princi i Asturias per Letėrsi" nė vitin 2008 ishte kanadezja, Margaret Atwod, tė cilėn juria e nderoi per veprėn e saj tė shkėlqyer, nė mbrojtjen e dinjitetit tė grave.

VEPRAT E KADARESĖ

Frymėzime djaloshare - 1954
Shekulli im - (1961)
Gjenerali i ushtrisė sė vdekur - roman- 1963
Pėrse mendohen kėto male - 1964
Dasma - 1968
Motive me diell - (1968)
Kėshtjella - roman - 1970
Kronikė nė gur - roman - 1971
Koha (1976)
Dimri i madh - roman - 1977
Ura me tri harqe - 1978
Prilli i thyer - 1980
Gjakftohtėsia - pėrmbledhje novelash - 1980
Nata me hėnė - 1985
Koha e shkrimeve - 1986
Koncert nė fund tė dimrit - 1988
Vepra Letrare - 1981-1989
Dosja H - 1990
Piramida - 1992
Shqipėri - 1995
Pallati i ėndrrave - 1996
Dialog me Alain Bosquet - 1996
Spiritus - roman- 1996
Kushėriri i engjėjve - ese- 1997
Poezi - 1997
Kombi shqiptar nė prag tė mijėvjeēarit tė tretė - ese- 1998
Tri kėngė zie pėr Kosovėn - triptik - 1998
Ikja e shtėrgut - tregim - 1999
Qorrfermani - roman - 1999
Vjedhja e gjumit mbretėror - tregime - 1999
Ra ky mort e u pamė - ditar pėr Kosovėn, artikuj, letra - 2000
Kohė barbare (Nga Shqipėria nė Kosovė) - biseda - 2000
Breznitė e Hankonatėve - 2000
Vajza e Agamemnonit - 2000
Bisedė pėrmes hekurash - 2000
Elegji pėr Kosovėn - 2000
Lulet e ftohta tė marsit - roman - 2000
Unaza nė kthetra - 2001
Eskili, ky humbės i madh - 2001 (ribotim)
Qyteti pa reklama - roman - 2001
Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut - roman - 2002
Pasardhėsi - roman - 2004
Shkaba - 2004
Identiteti evropian i shqiptarėve - 2006
Hamleti, princi i vėshtirė - Sprovė - 2006
Spiritus - 2007
Ēėshtje tė marrėzisė -
Poshtėrimi nė Ballkan -
Muzgu i perėndive tė stepės -
Darka e gabuar - roman - 2008

SKENA FILMASH

Cendres et sang (2009)
Abril Despedaēado (2001)
Avril brisé (1987)
Tė paftuarit (1985)
Generale dell’armata morte, Il (1983)
Ballė pėr ballė (1979)
Radiostacioni (1979)

MIRĖNJOHJE

Medalja e Artė e Lidhjes sė Prizrenit, Kosovė
Man Booker International Prize, Britani, 2005
* Kur vjen nėntori (1964)

Shiko profilin e anėtarit

2Normal Re: ISMAIL KADARE prej Sat Jan 16 2010, 03:48

baddd_girl


Moderator/e
Moderator/e
GJENERALI I USHTRISĖ SĖ VDEKUR

Gjenerali i ushtrisė sė vdekur ėshtė njė roman, autori i tė cilit ėshtė Ismail Kadare. Romani zhvillohet rreth njė gjenerali italian, i cili ėshtė dėrguar nė Shqipėri pėr tė gjetur eshtrat e ushtarėve tė rėnė italian gjatė kohės tė pushtimit tė Shqipėrisė. Detyra kryesore e gjeneralit ėshtė kėrkimi dhe gjetja e eshtrave tė njė koloneli, i cili u zhduk pa gjurmė nė njė fshat tė vogėl shqiptar. Rrethanat e zhdukjes tė kolonelit e ndėrlikojnė shumė situatėn. Pas shumė mundimeve tė kota, eshtrat a kolonelit nuk u gjetėn. Si pėrfundim gjenerali ėshtė i mundur nė detyrėn e tij, dhe nė njė moment dobėsie vendos tė maskojė eshtrat e pagjetura tė kolonelit me eshtrat e njė tė panjohuri.
Dhimitėr Anagnosti e bazoi filmin e tij "Kthimi i ushtrisė sė vdekur" mbi romanin e Kadaresė.


KĖSHTJELLA

Kėshtjella ėshtė vepėr e Ismail Kadaresė e botuar mė 1970 nė Tiranė. Kjo vepėr pasqyron rrethimin e Kėshtjellės sė Krujės nga trupat turke nė kry me Kryekomandantin Ugurlu Tursun Tunxhasllan Sert Ollgun Pasha. Romani fillon me vendosjen e trupave osmane pėrreth kėshtjellės. Hapėsira aty shndėrrohet nė njė kamp me plot tenda, reparte e pajisje tė tjera. Ushtria, nė fillim bėn pėrpjekje qė ti bind kėshtjellarėt tė dorėzoheshin. Mirėpo, meqė kjo pėrpjekje dėshton, nė Kėshillin e saj tė luftės kjo ushtri bėn organizimin dhe planet qė qėllimi ta arrijė me luftė. Sulmet e saj vazhdimisht hasin nė rezistencė tė madhe tė kėshtjellarėve. Pėrveq tė tjerash, ata mbrohen edhe me rėshirė tė valė tė cilėn ua hedhin ushtarėve turq, nga tė cilėt me mijra mbesin tėvrarė. Qė nė sulmin e parė verbohet poeti Sadedin, i cili kishte marrė pėrsipėr ta pėrjetėsojė nė vargje ekspeditėn turke. Tė pasuksesshme dolėn planet e shumta, bisedat e pafundta tė Kėshillit tė luftės, konsultimet e njerėzve tė ditur si oficerė ushtarakė, astrologė, mjekė (Siri Selimi) e tė tjerė. Nuk bėjnė punė as operacionet ndėshkimore pėr plaēkitjen e pėr djegien e fshatrave, as hapja e gėrmojės qė nė Kėshtjellė tė hyhej nga poshtė, si gjarpri. Pikėrisht kur gėrmoja arrin nėn kėshtjellė, kėshtjellarėt e rrėnojnė, duke varrosur aty pėrnjėherėsh shumė xhenierė qė kishin punuar pėr hapjen e saj. Nuk ndihmon madje as gjuajtja me topin shkatėrues i cili nė vend se tė godas kėshtjellėn godet turmėn e jeniēerėve. Pastaj lloj e lloj pėrpjekjesh si: pėr ti helmuar pėrmes minjėve, pėr ta gjetur ujėsjellėsin pėrmes kalit tė etur, nė mėnyrė qė uji tė mbaronte dhe ata tė dorėzoheshin. Tė gjitha kėto dėshtojnė. Sulmi i fundit ku merr pjesė tėrė ushtria turke del i humbur dhe Tursun Pashai i zhgėnjyer merr helmin dhe vret vetėn. Nė kėtė mėnyrė merr fund ekspedita turke dhe ushtarėt tėrhiqen.

KRONIKĖ NĖ GURĖ

Kronikė nė gur ėshtė njė prej romaneve tė hershėm tė Ismail Kadaresė. Ndryshe nga letėrsia e deriatėhershme pėr Luftėn Antifashiste, e karakterizuar nga dy kampe personazhesh - partizanė e pushtues - ky roman solli njė imazh mė tė ndėrlikuar tė saj, ku ndėrthuren fate ushtrish tė huaja tė pakteve tė ndryshme kundėrshtare, fate shtresash tė ndryshme brenda pėr brenda tyre, fate tė njerėzve tė lidhur vullnetarisht me rezistencėn ose tė mobilizuar prej komandės, fate tė indiferentėve, tė sehirxhinjve dhe tė kundėrshtarėve.
Qė lufta ishte njė kohė mjaft mė e ndėrlikuar se ajo qė shėrbehej prej njė tradite letrare skematike; kjo mund tė shihet edhe nė fatin e njė familjeje qytetare nė vendin e "kronikės nė gur", ku konflikti hyn brenda saj, duke ia tronditur regjimin tradicional. Me kėtė roman I.Kadare pasuroi temėn e Luftės Antifashiste, duke sjellė njė shikim prej fėmije pėr evokimin e ngjarjeve tė saj. Rrėfimi nė vetėn e fėmijės, nė vetėn e personazhit qė evokon fėmijėrinė e autorit, me "pafajėsinė" e vet, megjithėse i ka dhėnė romanit njėfarė karakteri autobiografik, njėherėsh e ka mbrojtur atė prej qėndrimit tė kritikės.
Duke qenė vėshtrimi prej fėmije njė vėshtrim thelbėsor nė roman, lexuesi e ka tė vėshtirė tė dallojė se ku fillon koncepti i arsyetuar i saj e ku mbaron tė konceptuarit si lojė.
Nė studimin "Subversion kundėr konformizmit" njė studiues ka kėmbėngulur se romani "Kronikė nė gur" ėshtė njė vepėr hyjnizuese e Luftės Antifashiste, njė "roman komisarėsh", dhe se pėrpjekja e autorit pėr tė hyrė nė lėkurėn e fėmijėrisė sė vet nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė procedim letrar pėr tė mbuluar konformizmin. Pėrkundėr kėtij mendimi, shumica e studiuesve bashkohen nė vlerėsimin se "Kronikė nė gur" ėshtė njė vepėr atipike nė pikėpamjen metodologjike, e shkruar me njė liri qė tejkalonte kufizimin ideologjk dhe vlerėsimin e partishėm pėr luftėn.
Sipas njė pjese tė studiuesve, "Kronikė nė gur", duke pasur kėtė vėshtrim, nė fakt sjell tek lexuesi njė pėrqasje psikanalitike frojdiste rreth luftės, ose jetės sė qytetit nė kohė lufte. "Kronikė nė gur" ėshtė njė prozė me subjekt tė reduktuar, gjė jo fort e pėrshtatshme nga pikėpamja teorike pėr njė letėrsi tė orientuar.
Me kėtė vepėr Kadare bėri pėrpjekjen e parė pėr t'i dhėnė vlerė letrare sė zakonshmes, sė rėndomtės, madje sė shėmtuarės dhe absurdes. "Kronikė nė gur" ėshtė njė vepėr e pėrshkuar nga grotesku. Vėshtrimi i luftės me sytė e fėmijės i ka dhėnė mundėsi autorit qė t'i shohė ngjarjet dhe personazhet e saj pa ndonjė partishmėri tė dukshme.
"Kronikė nė gur" pėrmban vlera tė rėndėsishme tė njė letėrsie tė mirėfilltė etnografike. Tradita e kėsaj letėrsie nė qytetin e Gjirokastrės ėshtė mė e hershme, ajo afirmohet mirė me botimet e Musine Kokalarit nė vitet '40, sidomos me "Siē mė thosh nėnua plakė" dhe "Sa u tund jeta".

FTESĖ NĖ STUDIO

Ftesė nė studio” ėshtė botuar pėr herė tė parė kur Shqipėria ishte ende komuniste. Libri u dorėzua pėr shtyp nė pranverė tė vitit 1990, nė prag tė ngjarjeve tronditėse, nė zhvillimin e tė cilave, ai ka luajtur, pa dyshim, njė rol. Botuar me njė tirazh prej 30.000 kopjesh, vetėm disa muaj para ikjes sė autorit nga Shqipėria, kjo vepėr nuk arriti tė ndalohej veēse pėrgjysmė. “Ftesė nė studio” ėshtė njė pasqyrė e saktė se gjer ku kishte shkuar mendimi i pėrparuar shqiptar nė fillim tė vitit 1990. Pėr lexuesin e sotėm duket gati e pabesueshme se si njė libėr i tillė, ku nuk ka asnjė gjurmė robėrie, mund tė jetė shkruar e botuar nė regjimin komunist. Gjatė leximit tė veprės lexuesit i krijohet pėrshtypja se komunizmi ka rėnė nė Shqipėri. Ndonėse shumė faqe tė kėtij libri kanė qenė nxjerrė nga shėnime tė hershme, pjesa kryesore e tij u shkrua nė fund tė vitit 1989 e nė fillim tė vitit 1990. Nė pranverė tė atij viti, pas njė letėrkėmbimi zhgėnjyes me presidentin Ramiz Alia, vendimi pėr ta lėnė Shqipėrinė ka qenė shtysa kryesore pėr ta mbaruar me ngut librin. Ky vendim ka kushtėzuar njėfarė fryme lamtumire dhe ndarjeje nga lexuesi shqiptar, ndarje, qė ndonėse pėrpiqesha ta besoja si tė pėrkohshme, kishte ditė kur mė dukej se mund tė ishte e gjatė.

DANTJA I PASHMANGSHEM

"Dantja i pashmangshėm ose Histori e shkurtėr e Shqipėrisė me Dante Aligerin" Sprovė me Autor Ismail Kadare. Shtėpia botuese Onufri, viti 2005. Faqe 80. Nė kėtė libėr Kadare shkruan pėr Shqipėrinė duke iu referuar figurave tė mėdha botėrore pėr tė shprehur mė qartė periudhėn sė cilės i referohet. Dante Aligieri nuk ishte lidhur vetėm me tmerrnajėn tonė. “Komedia hyjnore” e tij ishte, me sa dukej, e vetmja nė botė, qė rrezatonte po aq fuqishėm edhe zinė edhe dritėn.
Pyetjes qė Eugenio Montale, nė kremtimin e Dantes, ia drejtoi vetes dhe tė tjerėve: “Ē’kuptim ka pėr poetėt e sotėm vepra e Dantes?”, poetėt e botės i janė pėrgjigjur e do t’i pėrgjigjen nė mėnyra tė ndryshme, sipas “gjendjes” sė tyre. Natyrisht qė Dante Aligieri ėshtė gjithmonė Dante, por ka periudha kohe kur ai bėhet dyfish, trefish i tillė.
Kėshtu, nė shekullin e 20-tė, atėherė kur dukej se e kishte arritur majėn mė tė lartė tė lavdisė e se s’mund tė rritej mė, pikėrisht atėherė nė rrafshirėn kolosale komuniste, nga Dante qė ishte, ai u bė Dydantsh, Tridantsh.
Duke u rrėfyer rrugėtimin e tij tė vetmuar nė botėn e tė vdekurve, ai u tregoi sivėllezėrve tė vet poetė, qofshin ata rusė, shqiptarė, baltikė a kinezė, se gjendja natyrale e shkrimtarit tė madh ėshtė pikėrisht ajo: tė udhėtojė i gjallė midis vdekjes. Tė pajeta shtrihen pėrpara tij mbretėritė, vrasėsit, tiranėt, orizoret, stuhitė, vetė ajri qė i prodhon ato. Pėrbindėshat dhe rreziqet janė rrotull tij, por ai ka njė pėrparėsi: ai ėshtė i gjallė, ndėrkohė qė ata s’janė. Ndaj fjalėt e Virgjilit “mos u tremb, ėshtė njė stuhi e vdekur”, pėrbėjnė formulėn e shpėtimit pėr shkrimtarin.

HAMLETI,PRINCI I VĖSHTIRĖ

“Hamleti, princi i veshtirė”, sprovė nga Ismail Kadare. Pėr katėr shekuj me radhė pyetjet, dyshimet dhe hamendjet nuk kanė reshtur asnjėherė pėr Hamletin. Shumica e tyre pėrmblidhen pak a shumė nė pyetjen nėse ajo ngjarje qė shohim nė skenė mbulon njė tjetėr. Njė tjetėr qė Shekspiri nuk mundte, nuk e lanė apo nuk donte ta thoshte… Njė tjetėr sporvė e madhe e shkrimtarit universal shqiptar.

ĒESHTJE TĖ MARRĖZISĖ

Romani "Ēėshtje tė marrėzisė" me Autor Ismail Kadare ėshtė rikthim nė pikėn fillestare, rikthim nė pikėn e nisjes sė aventurės kadareane, rikthim nė fėmijėri, mu aty ku ka nisur aventurėn pėr gjetjen e njė ēelėsi pėr shpjegimin e botės. Dhe ashtu siē ndodh me fėmijėt, qė duke u kuturisur nėpėr skuta, zbulojnė hyrjen e njė bodrumi ku rri i fshehur njė thesar i shumėkėrkuar nga tė tjerėt, kėshtu ndodh edhe me Kadarenė: mu kėtu, nė fėmijėri ai gjen ēelėsin e shpjegimit tė botės. “Bota ėshtė e marrė” - zbulon Kadare. Dhe e vetmja e vėrtetė pėr shpjegimin e saj ėshtė marrėzia. Por kjo e vėrtetė e thjeshtė nuk mund tė zbulohet me asnjė nga instrumentet e njohjes qė ka shpikur njerėzimi, me asnjė nga teoritė, ideologjitė, apo kuturisjet e marra nėpėr botė. Ajo zbulohet vetėm me naivitetin e fėmijės. Vetėm syrit tė pafajshėm fėmijėror i zbulohet e vėrteta e madhe. Dhe e vėrteta e madhe e botės ėshtė marrėzia.
Nė kėtė kėndvėshtrim, romani “Ēėshtje tė marrėzisė” ėshtė njėherėsh kthim nga njė aventurė dhe rinisje drejt njė aventure tjetėr. Pasi na ka joshur me aventurėn e tij nėpėr botė, Kadare me kėtė roman na fton nė njė aventurė tjetėr. Madje, vetė romani duket sikur tallet me aventurat e mėparshme. Romani i ngjan nė kėtė kuptim “Don Kishotit” tė Servantesit: njė narracion qė tallet me rrėfimet kalorėsiake pararendėse. “Hani” i Kadaresė ėshtė fėmijėria e tij. Prej aty ai niset nė eksplorimin e marrėzisė

POSHTĖRIMI NE BALLKAN

Poshtėrimi i popujve, veēanėrisht i popullit shqiptar, shkaqet dhe pasojat qė sjell ky fenomen, pėrbėjnė objektin e librit mė tė fundit tė shkrimtarit tė madh Ismail Kadare. "Poshtėrimi nė Ballkan" e ka titulluar Kadare librin nė fjalė, tek i cili personazhet, konfliktet dhe ngjarjet nuk vijnė me anė tė figurave letrare, por nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė. Nuk ėshtė fjala pėr njė roman, por pėr njė esse, qė Kadare ka preferuar ta quajė sprovė. "Poshtėrimi i popujve, shkruan Kadare, sjell dy tė kėqija madhore. E para, e ēon popullin viktimė drejt katastrofės. E dyta, e egėrson viktimėn duke ia shtrajtuar karakterin gjer nė atė shkallė sa ta shtyjė drejt shkėrbimit tė xhelatit tė vet". Duke dashur tė shtjellojė pikėrisht kėtė pėrkufizim, Kadare sjell shembuj konkretė poshtėrimi tė shqiptarėve. Duke nisur kėshtu qė nga incidenti apo "shpėrthimi i pezmit antishqiptar nė krahinėn e Himarės", mė pas "me dyshimet e hedhura mbi prejardhjen e Nėnė Terezės" e sė fundi, njė emision televiziv ku disa pėrfaqėsues tė pakicave kombėtare nė Shqipėri arritėn deri aty sa "kėrkuan shpalljen e Shqipėrisė si vend shumė-kombėsh". Nė librin e tij, Kadare argumenton se pėrse "Shqipėria paraqitet sot si njė vend qė nuk e duan", "lehtėsinė pėr ta ēuar atė drejt otracizmit (veēimit)", "lehtėsinė pėr tė shtuar problemet e paqėna" etj.

DARKA E GABUAR

Darka e gabuar ėshtė roman i shkrimtarit tė madh Ismail Kadare. Ėshtė shkruar mes Malit tė Robit (Durrės), Luganos sė Zvicrės dhe Parisit gjatė verės dhe dimrit 2007-2008. Njė darkė krejtėsisht e pazakontė, me njė midis mister , ėshtė subjekti i romanit tė Kadaresė. Ndonėse i bazuar mbi njė ngjarje tė vėrtetė, qė ka trazuar vite mė parė njė qytet tė tėrė, dhe ndonėse i hetuar pėr njė kohė tepėr tė gjatė, herė haptas e mė sė shumti, nė fshehtėsi, e vėrteta e darkės ka mbetur ende sot e pashpjeguar plotėsisht.
-Ne kete roman behet fjale per ngjarjet ne qytetin e Gjirokastres nga pushtimi nazist deri tek vdekja e Stalinit me 1953. Romani fillon me ardhjen e gjermaneve nė Shqiperi , me ē'rast pararoja e tyre goditet ne kufi nga partizanėt,gjė qe i zemeron gjermanet , tė cilėt vendosin ta hedhin qytetin ne ere , mirepo ata ndalin bombardimet pasi qe shohin flamurin e bardhe te cilin nuk dihet se kush e kishte ngritur. Mirepo gjermanėt deshirojne hakmarrje per goditjen e pararojes prandaj mbledhin 80 njerez qe ti pushkatojne . Ne kete kohe koloneli gjerman i ngarkuar me detyre per pushtimin e Shqipėrise Fritz Wan Schwabe kerkon mikun e tij te universitetit dr.Gurameton e Madh me te cilin kishte kryer studimet. Gurametoja e fton ne darkė nė shtėpinė e tij. Ndersa koloneli van Schwabe ėshtė nė darke te Gurametoja , qytetaret e tmerruar qe sapo ishin qetesuar nga bombardimet nuk mund t'iu besojne veshėve. Ata ende ishin nen shokun e bombardimeve ndersa ndegjojne muzike me ze te larte e cila vjen nga shtepia e Gurametos . Mendimet e para janė se mos ėshtė ēmendur fare doktori qe ta therrase armikun ne darke , dhe ne qytet perplasen dy rryma , ata qe e konsiderojne Gurameton tradhetar dhe ata qe e perkrahin , mirpo pa filluar thashethemet mire ndodh befasia tjeter : pengjet lirohen . Qytetaret nuk dine se ēfare te thone . Ndersa lufta e vertete ishte zhvilluar brenda ne mes Gurametos dhe kolonelit. Por ē'fare u bisedua brenda do te mbetej mister. Pas largimit te gjermaneve vijne komunistet dhe vendoset rendi i ri. Darka mbetet misterioze dhe e pashpjegueshme. Gurametoja arrestohet disa herė . Gurametos i thuren edhe kenge. Njera nder kenget ishte me misteriozja : sipas kenges gurametoja kishte ftuar te vdekurin ne darke . Autori e permend qe ne fillim te librit nje tregim qe ju tregohej femijeve per ti vėnė nė gjumė : Nje njeri detyrohet qe ta ftoje nje njeri rastesisht per darke , ai ia jep birit te tij ftesen qe t'ia jap ndonje kalimtari te rastit . Mirepo femijen e ze terri ne rruge dhe ai e hedh rastesisht ftesen ne varreza dhe ftesa bie mbi nje varr. Dhe ne mbremje vie ne darke i vdekuri . Ndonese autori e permend rreshqitazi kete tregim ky kalidhje te forta me romanin. Disa dite para vdekjes se Stalinit Gurametoja arrestohet dhe torturohet nė Guvėn e Shanisase,ne lidhje me darkėn qe e beri para 10 viteve Sqarohet nje gjė: Personi qe kishte qene ne darken e Gurametos nuk kishte qene Fritzi sepse ai kishte vdekur 3 muaj para darkes , ai kishte qene nje shok i tij . Sė fundmi Gurameton e pushkatojne . Mirepo gjate rruges per tek vendi i ekzekutimit, Gurametoja perpiqet te thote diēka kur kaloi prane varrezave, mirepo kjo zbulohet vetem vite me vone : siē duket ai deshti te thoshte qe ai donte ta hiqte ftesen nga varri , ta hiqte ftesen per darken e cila e kishte marre ne qafe.

E PENGUARA

"E penguara - Requiem pėr Linda B". Roman me Autor Ismail Kadare. Shtėpia botuese Onufri. Botuar nė nėntor 2009. Faqet e librit 216. ISBN: 978-99943-42-48-8
Nė pamje tė parė, ky libėr mund tė duket si njė roman, ku, veē tė tjerash, flitet pėr nostalgjinė e Tiranės. "Kafe Flora", kryqėzimet e rrugėve rreth sheshit Skėnderbe", kopshtet e Akademisė, nė ish-pallatin mbretėror, gjethet e rėna parkun pėrballė hotel "Dajtit". Kjo nostalgji epokash tė pėrzjera pėr kryeqytetin e vendit, merr njė ngjyrim tė skajshėm dramatik kur jepet nėpėrmjet vizionit tė njė vajze qė e ka tė ndaluar tė shkelė nė kryeqytet. Kjo ėshtė "e penguara", vajza tetėmbėdhjetė vjeēare, e cila, ashtu si personazhet antike qė ngrihen kundėr fatit, pėrpiqet tė kapėrcejė pengesėn e shtetit.

PASARDHĖSI

Pasardhėsi ėshtė njė roman i shkruajtur nga Ismail Kadare.
Romani i Kadaresė sjell nė kujtesė historinė e Shqipėrisė, historinė e re, kujtesėn pėr njė tė shkuar tė afėrme. Si nė shumė vepra tė tijera tė tij, jemi pėrpara njė alegorie tė historisė qė dashur pa dashur, kthehet nė njė grilė retorike e nxjerr zbuluar nėvetėdijen e personazhit.
Ende sot, gati njė ēerek shekulli pas ngjarjes dhe pas rrėzimit tė rregjimit, pas hapjes sė arkivave e anketimeve tė pafundme, misteri ka mbetur krejtėsisht i pazbuluar. Duke u nisur nga njė ngjarje reale, tė cilės i ka dhėnė pėrmasa universale, Kadare, nėpėrmjet “Pasardhėsit” ka shtuar njė pėrsonazh tė ri nė familjen e arketipave tė mėdhenj tė letėrsisė botėrore: Judės, Agamemnonit, Brutit, Jozef K, etj.
“Pasardhėsi” ėshtė pjesa e dytė e diptikut i cili lidhet me romanin e parė “Vajza e Agamemnonit” nėpėrmjet personazhit kryesor.
Romani ėshtė botuar nė vitin 2004 dhe ėshtė botim i Shtėpise Botuese "55".

JETA,LOJA DHE VDEKJA E LUL MAZREKUT

Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut ėshtė njė roman i shkruajtur nga Ismail Kadare.
Nė kėtė roman Kadareja nėpėrmjet Lul Mazrekut shpreh realitetin absurd tė viteve tė fundit tė komunizmit nė Shqipėri. Luli, njė aktor amator, papritur realizon ėndrrėn e jetės sė tij. Nė njė kohė tė shkurtėr ai bėhet pjesė e njė drame qė pėr disa ėshtė komedi dhe pėr popullin ėshtė tragjedi. Njė dramė e padėgjuar ndonjėherė nė historinė e njerėzimit. E krijuar dhe e inskenuar nga xhelatėt. Padashur Luli bėhėt vegėl e atij mekanizmi qė pėrdorej pėr tė shtypur jetė njerėzish. Nė tėrė historinė ai ėshtė aktori kryesor dhe si i tille ai mban mbi supe tere peshen e tragjedise, madje edhe vjdekjen…
Romani ėshtė bazuar nė njė histori tė vėrtetė tė cilėn Kadareja e ka kthyer nė art. Nė vetvehte romani ėshtė njė pėrmendore dhe nje monument kushtuar viktimave tė heshtura qė dhanė jetėn nė kufijtė me botėn e lirė. Ata ishin heronjtė e parė tė demokracisė qė kėrkonin tė kapėrcenin kufijtė dhe tė thyenin vargonjė e skllavėrisė. Shumė prej tyre mbetėn tė vrarė nė kufirin ėndrrės sė tyre dhe emrat e tyre nuk u pėrmendėn kurrė. Askush deri mė sot pėrveē tė afėrmve nuk ua njeh historitė. Kėta heroj janė pa varr, pa histori, pa monumente, pa kujtime, ndaj Kadareja me kėtė roman u ka kushtuar njė monument shpirtėror me mjeshtėrinė e shkrimtarit tė madh.Romani ėshtė botuar nė vitin 2002 dhe ėshtė botim i Shtėpisė Botuese "Onufri".

VAJZA E AGAMEMNONIT

Vajza e Agamemnonit ėshtė njė roman i shkruajtur nga Ismail Kadare.
Nė tribunėn e festės sė 1 majit nė Tiranė, njėri prej tė ftuarve, ndėrsa ndjek parakalimin e turmave, befas, midis pankartave dhe portreteve tė udhėheqėsve vendas i duket se dallon portretin e “shefit” tė dikurshėm grek: Agamemnonit. Njė haluēinazion apo rrjedhojė e lodhjes sė njė njeriu tė trishtuar qė sapo ėshtė ndarė nga e dashura?
Ėshtė mė tepėr se kaq. Shfaqja e portretit bėn pjesė nė thelbin e ngjarjeve qė pėrshkruhen nė kėtė roman. Ėshtė historia tronditėse e njė dashurie qė gjendet befas midis ingranazheve tė makinės sė ftohtė tė shtetit.
“Vajza e Agamemnonit” ėshtė pjesa e parė e diptikut qė pasohet nga “Pasardhėsi”, e ajo qė i lidh tė dy veprat nuk ėshtė vetėm personazhi kryesor, a kėndvėshtrimi i tij mbi botėn, por ajo lloj alegorie e historisė qė nė pjesėn e dytė tė diptikut shndėrrohet nė intrigė tė romanit.Romani ėshtė botuar nė vitin 2000 dhe ėshtė botim i Shtėpisė Botuese "55".

BREZRITĖ E HANKONATĖVE

Breznitė e Hankonatėve ėshtė njė roman i shkruajtur nga Ismail Kadare. Shtėpia botuese Onufri.
Kur u botua pėr herė tė parė “Breznitė e Hankonatėve” nė vitin 1977, bėnte pjesė nė njė pėrmbledhje me tregime e novela nėn titullin e pėrbashkėt “Emblema e dikurshme”, qė numėronte shtatėmbėdhjetė shkrime. Njėri prej tyre, nė trajtė reportazhi, qė synonte tė jepte “historinė a kronikėn e njė uzine”, e quante kėtė njė punė tepėr tė vėshtirė, po tė krahasohej me kronikėn e njė lufte.
Nėntitulli i parė i reportazhit ishte “Bėrthamė pėr njė libėr”. Madje, duke e shtrirė mė tej, pėrfundonte te mendimi se: “Ēdo shkrim duhet konsideruar si bėrthama e njė libri tė ardhshėm, dhe ēdo libėr si bėrthama e librave tė tjerė”. Pėr t’iu pėrmbajtur kėtij detyrimi, qė pėr shkrimtarin do tė thoshte premtim pėr krijimtarinė e tij, kur u botua pėr sė dyti pėrmbledhja “Emblema e dikurshme” nė vitin 1981 kishte gjashtė shkrime mė pak. Prej tyre tashmė kishte dalė njė libėr i ardhshėm, “Ura me tri harqe”, dhe ishte shtuar njė novelė e re, “Nėpunėsi i pallatit tė ėndrrave”. Titulli i kėsaj novele, qė mė pas gjithashtu do tė bėhej roman, kishte dalė qė te “Breznitė e Hankonatėve” edhe turqisht si Tabir Saraj, edhe shqip si “Pallati i Ėndrrave”.Tani, pas pothuaj njė ēerekshekulli nga radha e parė, “Breznitė e Hankonatėve” po botohet edhe njė herė tjetėr, si libėr mė vete...

TRI KĖNGĖ ZIE PĖR KOSOVĖN

Tri kėngė zie pėr Kosovėn libėr me tregime me Autor Ismail Kadare. Shtėpia botuese Onufri.
Fusha e Kosovės nėn zhegun pėrvėlues kishte njė dritė tė tepėrt qė tė trembte. Nėn atė ndriēim tė ēmendur ndodhnin lėvizjet e trupave, qė ata nuk i kuptonin mirė... Ky liber perbehet nga tri tregime : Lufta e vjeter Zonja e madhe dhe Lutje mbreterore. Te trija keto tregime bejne fjale per betejen e Kosoves me 1389.
-Lufta e vjetėr
Ketu flitet per betejen e kosoves , pergaditjet dhe ndeshjen e dy ushtrive , dy kulturave , dy religjioneve, asaj ballkanike dhe asaj osmane , prej te cilave njera duhej te patjeter te binte ndersa tjetra do ngritej. Eshte lufta e cila do vendoste fatin e metejme te ballkanit : ballkani ose do te binte dhe do perulej para gjysmehenes , duke i dhene historise nje kah tjeter , ose do te mundte gjysmehenen dhe dote behej zoti vetes. Ballkanasit ne oren me te rrezikshme , ku rrezikohet eksistenca e tyre bashkohen qe ti bejne balle rrezikut qe vinte nga azia , ata frmojne nje koalicion ne te cilin marrin pjese popujt e ballkanit dhe iu dalin para hordhive osmane ne fushen e mellenjave. Ketu edhe fillon tragjedia. Perderisa njera pale ufton per te mbrojtur identitetin e vet , tjetra pale deshiron veq te ngope oreksin e saj duke iu rene ne qafe te tjereve . Beteja eshte e pergjakshme. Osmanet fitojne duke thyer koalicionin por ngjarjet ne kampin osman ishin po aq tragjike : sulltani do perballej me nje perbetim te vezireve te cilet do ia hanin koken atij dhe djalit te tij te madh Jakupit , perderisa Bajazitin e shpallin sulltan. Tragjik do te ishte edhe fati i sulltanit te vrare , gjakundhe organet e tij te brendshme do i varrosnin ne fushbeteje ndersa trupin do e qonin ne Anadoll.
-Zonja e madhe
Ketu flitet per kaosin pas betejes se Kosoves ku ballkanasit te demoralizuar nga humbja do niseshin ne drejtim te nje jete te re , duke ditur se e kishin humbur vendin e tyre...

KUSHĖRIRI I ENGJĖJVE

"Kushėriri i engjėjve" libėr me Autor Ismail Kadare. Shtėpia botuese Onufri, viti botimit 2005. Faqet e librit 80.
Njė bashkėbisedim me koreografin francez me origjinė shqiptare Angjelin Prelocaj. Ky libėr ėshtė dėshmi e mrekullueshme e ndjenjės fisnike qė kanė dhe duhet tė kenė pėr njėri-tjetrin talentet e mėdhenj shqiptarė. Ai sfidon shembujt e shėmtuar tė smirės dhe tė pėrēarjes, qė janė shfaqur vitet e fundit nė jetėn dhe nė kulturėn tonė. Nuk janė tė paktė pseudointelektualėt shqiptarė, qė me njė zell dhe servilizėm tė neveritshėm, pėrpara tė huajve, pėr ndonjė pėrfitim meskin, shajnė dhe hedhin baltė mbi vlerat e krijuara nga bashkėkombėsit e vet.
Ky libėr, i shkruar pėr publikun francez nga njė shqiptar i shquar, pėr njė tjetėr shqiptar tė shquar, ėshtė, veē tė tjerash, njė akt i lartė moral. Ismail Kadare, nė ēdo vepėr tė botuar, tė habit sa i lidhur ėshtė me rrėnjėt e kėtij vendi, tė duket se portreti i tij shikon tėrė historinė e kėtij kombi dhe tė duket se e gjen kudo: nė ēdo ngjarje e nė ēdo njeri. Pikėrisht edhe nė kėtė libėr gjejmė nė pėrsosmėri forcėn e madhe tė kulturės tė transmetuar nga barku i nėnės shqiptare te djali i lindur nė dhé tė huaj e qė ruan virtytet, shpirtin e gjenezėn e tė parėve tė tij. Procesi krijues i koreografit ėshtė i ndryshėm nga ai i krijuesve tė tjerė. Lėnda e parė e tij ėshtė njeriu, me ndjenjėn e trupin e tij dhe, kjo krijimtari, vlerėn mė tė madhe e ka nė kohėn e ekzekutimit, kur transmeton emocionet drejtpėrsėdrejti te shikuesi: pikėrisht nė forcėn e kėtij emocioni, qė shpesh ėshtė e paharruar, qėndron madhėshtia e koreografit.

DIALOG ME ALAIN BOSQUET

Dialog me Alain Bosquet bisedė, Autori Ismail Kadare. Shtėpia botuese Onufri.
Alain Bosquet - Ēdo dialog nuk ėshtė i plotė. Ēdo rrėfim i njė shkrimtari nuk do tė kishte vlerė nėse nuk do tė pyetej pėrfytyrimi i tij, pra, aftėsia e tij pėr tė fantazuar. Letėrsia pėrbėhet prej hovesh, megjithėse tė kontrolluara e tė ruajtura, por jo prej bravash apo ēelėsash.
Libri juaj i parė, “Gjenerali i ushtrisė sė vdekur”, shkruar mė 1960, kur ju ishit njėzet e katėr vjeē, u botua nė frėngjisht mė 1970. Ai tregon shumė mė tepėr, sesa ajo qė lexohet. U poq nė mijėra ndėrgjegje dhe ėshtė tėrėsia e vazhdimėsive tė tyre psikike, estetike e, ndoshta, sociale. Nė kėtė bisedė nuk kemi ndėr mend qė tė gjejmė njė tė vėrtetė tė vetme, por tė pohojmė se tė vėrtetat e tij janė tė shumta, madje kontradiktore. Nuk besoj se biografia apo gjeografia do t’i mjaftonin atij pėr tė dhėnė njė bazė shpjeguese. Nė ēdo parabolė njė vend tė rėndėsishėm zė dykuptimshmėria. Ē’do tė ishte, nė fund tė fundit njė libėr pa dykuptimshmėri? E hasim atė tek “Hamleti”, te “Berenisa” e Rasinit, te “Fausti” i Gėtes e mė vonė te “Procesi” i Kafkės, apo nė veprat e Bulgakovit...
Le tė hidhemi, nėse dėshironi, nė morinė e pyetjeve qė do tė marrin pėrgjigje, gjithė duke pranuar njėkohėsisht qė pėrgjigje tė tjera janė ose tė dėshiruara, ose po aq mashtru-ese. Nė njė anketė, tradita kėrkon t’i drejtohemi fėmijėrisė sė atij pėr tė cilin bėhet fjalė. Ėshtė njė metodė si tė tjerat pėr tė arritur njė lloj objektivizmi...
Ismail Kadare - Kam folur gjerėsisht pėr fėmijėrinė time nė librin “Kronikė nė gur”. Megjithatė, diēka mund tė shtoj. Jam nga njė familje e vjetėr e Gjirokastrės, dhe njė nga gjėrat e para qė mė ka habitur nė fėmijėri ishte kundėrtia midis shtėpisė sonė tė madhe trekatėshe dhe jetės tepėr modeste qė bėnim. Im atė ishte njė nėpunės fare i thjeshtė, postier gjyqi (nė vendin tonė kjo nuk kishte kuptimin e huissier), megjithatė, duke qenė djalė i vetėm i njė dere tė vjetėr (tek ne, si kudo, i jepnin rėndėsi kėsaj), ai u martua me njė vajzė tė pasur. Nėna ime ishte vajza e njė gjykatėsi, qė ishte njėkohėsisht pronar tokash dhe i disa dyqaneve nė qytet. Megjithatė, edhe pas martesės, im atė mbeti postier, madje me kalimin e viteve, jeta jonė keqėsohej vazhdimisht. Nė kėtė kohė tė turbullt (fillimi i viteve ’40), kur nė Shqipėri frynin erėra fashiste e komuniste, ku ndihej se lufta civile do bėnte kėrdinė dhe ku ndihej fillimi i epokės komuniste, fjalėt “i pasur” e “i varfėr” merrnin njė ngarkesė tė rėndė, qė shpesh pėrcaktonin nė mėnyrė fatale fatin e njeriut, skajimin e tij nė jetė dhe, pa dyshim, karakterin e tij. Unė u rrita nė njė familje ku ishin thyer tė gjitha klishetė e njohura...

PYLLI I THYER

Prilli i thyer ėshtė njė libėr nga Ismail Kadare qė ėshtė publikuar nė vitin 1980. Ky libėr ka pėr temė besėn, gjakmarrjen dhe kanunin nė pjesėn veriore tė Shqipėrisė. Personazhi kryesor, Gjorgu, detyrohet tė hakmerret pėr shkak se kėtė e kėrkon kanuni i pashkruar qė ėshtė pėrdorur me shekuj nė vendin ku ai jeton. Nė Brazil ky libėr ėshtė filmatizuar, dhe mori titullin "Prapa Diellit" (anglisht: Behind the Sun). Libri ėshtė pėrkthyer nė dhjetėra gjuhė tė botės. Nė anglisht ky quhet "Broken April".

URA ME TRI HARQE

Ura me tri harqe ėshtė njė roman i shkruajtur nga Ismail Kadare.
Por nė qendėr te “Ura me tri harqe” gjendet njė baladė, dhe ishte me e urtė tė pėrqėndrohej vėmendja mbi ndėrtimin e ngrehinės e shfaqjen e njėkohshme tė legjendės. Pėr t`ia arritur kėtij qėllimi, Ismail Kadareja zgjedh tonin e kronikės dhe vė nė punė tė veēantė, murgun Gjon. Nėn zhgunin e tij ėshtė fshehur personazhi i vėrtetė, ekliziastiku Gjon Buzuku,qė, nė vitin 1555, shkroi librin e parė nė gjuhėn shqipe “Mesharin”. Ismail Kadareja murgun Gjon, qė me kėtė analogji bėhet simbol i “shqiptarisė”, e bėn tė jetojė dy shekuj para Buzukut. Jemi rreth vitit 1378.

Shiko profilin e anėtarit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi