Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Arti Dhe Kultura «« » Arti Dhe Letersia Shqiptare » FAIK KONICA

FAIK KONICA

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal FAIK KONICA prej Sat Jan 16 2010, 03:59

baddd_girl

avatar
Moderator/e
Moderator/e
JETA
Faik Konica ėshtė njė nga personalitetet mė nė zė tė kulturės dhe letėrsisė shqiptare. Prozator dhe poet, publiēist dhe estetist, kritik letrar dhe pėrkthyes, ai me veprėn e tij tė shumanshme pasuroi dhe ngriti nė lartėsi tė reja fjalėn shqipe dhe mendimin letrar shqiptar. Njeri me dituri tė madhe, dhe dhunti artistike, mjeshtėr i hollė i gjuhės shqipe, F.Konica ka hyrė nė historinė e kulturės sonė kombėtare jo vetėm si erudit e stilist i pėrkryer, por edhe si shkrimtar me vlera tė shquara ideoartistike. I lindur nė Konicė, mė 15 mars 1875 nė njė familje tė vjetėr feudale mėsimet e para ai i mori nė vendlindje, nė gjuhėn turke, arabe dhe greke. Mė vonė hyri nė liceun perandorak francez tė Stambollit pėr tė kryer pastaj shkollėn e mesme nė Francė. Ndoqi studimet pėr filozofi nė Dizhon dhe Paris. Fitoi disa konkurse, duke u nderuar me ēmime pėr aftėsitė e tij intelektuale jo tė zakonta. Mė 1912 u diplomua pėr letėrsi nė universitetin e Harvardit tė SH.B.A. Faik Konica qysh i ri e lidhi jetėn me veprėn e tij dhe me lėvizjen kombėtare shqiptare. Pasi boton broshurėn "Shqipėria dhe turqit" (1895) nė Paris ai vendoset nė Bruksel (Belgjikė), ku nxjerr revistėn "Albania", kjo revistė politiko-kulturore dhe letrare u bė organi mė i rėndėsishėm e mė me autoritet i Rilindjes sonė. E botuar nė gjuhėn shqipe, frėnge dhe pjesėrisht turke, si njė enciklopedi e vėrtetė, ajo propogandoi pėr vite me radhė (1897-1909) programin e lėvizjes kombėtare shqiptare, historinė dhe kulturėn e popullit tonė. Mė 1909 F.Konica, si u mbyll revista "Albania" nė Londėr, i ftuar nga atdhetarėt shkon nė SH.B.A. ku drejton gazetėn "Dielli" edhe mė pas gazetėn "Trumpeta e Krujės". Me themelimin e Federatės "Vatra", mė 1912 ai zgjidhet sekretar i pėrgjithshėm i saj. Faik Konica dhe Fan Noli, duke qenė udhėheqėsit kryesorė tė lėvizjes kombėtare shqiptare nė SH.B.A., do tė shkojnė nė Londėr pėr mbrojtjen e ēėshtjes kombėtare nė Konferencėn e Ambasadorėve. Nė kongresin shqiptar tė Triestes (1913), qė u mblodh pėr tė kundėrshtuar copėtimin e Shqipėrisė nga armiqtė e saj, Konica u zgjodh kryetar. Gjatė Luftės sė Parė Botėrore dhe mė pas, ai zhvilloi veprimtari tė dendur diplomatike nė dobi tė atdheut, nė Austri, Zvicėr, Itali e gjetkė. Nė 1921 u kthye nė SH.B.A., ku u zgjodh kryetar i Federatės "Vatra", po ndėrkaq nė vitet 20 u lidh dhe ndikoi nė lėvizjen demokratike qė zhvillohej nė Shqipėri. Kėtė do ta bėnte nėpėrmjet gazetės "Dielli" dhe "Shqiptari i Amerikės". Me dėshtimin e Revolucionit Demokratik, me ardhjen e A.Zogut nė fuqi, Konica u emėrua ministėr fuqiplotė i Shqipėrisė nė SH.B.A. Vdiq nė Uashington nė 14 dhjetor 1942.

VEPRA
Veprimtarinė e tij publiēistike e letrare F.Konica e zhvilloi kryesisht nė shtyp, nė revistėn "Albania" ai botoi vjersha, proza poetike, skica, tregime, portrete, ese, artikuj tė ndryshėm etj. Pėrgatiti dhe pėrmbledhjen letrare "Kandili i kuq", por nuk mundi ta botojė. Nė tė vėrtetė nga Konica nuk kemi asnjė libėr tė botuar, me pėrjashtim tė vėllimit me pėrralla tė pėrkthyer "Nėn hijen e hurmave"(1924). Krijimtaria e tij ka mbetur e shpėrndarė nė shtypin e kohės dhe njė pjesė ėshtė e papėrfunduar. Prej tyre duhen veēuar si vepra tė rėndėsishme proza e gjatė satirike, "Doktor Gjilpėra zbulon rrėnjėt e dramės sė Mamurasit", cikli i tregimeve "Kater pėrralla nga Zullulandi", udhėpėrshkrimi "Shqipėria si m'u duk…". Ai la nė dorėshkrim anglisht veprėn "Shqipėria - kopshti shkėmbor i Evropės jug-lindore" dhe ese tė tjera, e cila u botua pas vdekjes (1957).
Nė trashėgimninė e Konicės vendin kryesor e zė publiēistika. Ai paraqitet si njė nga themeluesit dhe mjeshtrit e publiēistikės shqiptare. Pėr afro gjysėm shekulli ai shkroi me qindra artikuj, pamflete, polemika, shėnime, ese etj. tė cilat i botoi nė organet qė drejtonte vetė. Tema qėndrore e publiēistikės sė Konicės nė revistėn "Albania" do tė jetė ajo atdhetare, problemet e lėvizjes kombėtare, fati i Shqipėrisė, rrugėt pėr ēlirimin kombėtar etj. Nga ana tjetėr, ai do t'i kushtojė vėmendje tė posaēme ndriēimit tė historisė sė popullit shqiptar, zbulimit dhe propagandimit tė vlerave tė tij etno-kulturore, e veēanėrisht krijimit tė njė gjuhe letrare shqipe.
Pas shpalljes sė Pavarėsisė publiēistika e Konicės, e botuar nė gazetėn "Dielli", do tė merret me ēėshtje tė mprehta tė kohės qė lidheshin me aspiratat e pėrpjekjet pėr krijimin e njė shteti modern shqiptar, me luftėn kundėr prapambetjes ekonomiko-sociale, me stigmatizimin e mendėsive dhe praktikave tė vjetra e anakronike etj. Ai ishte pėr njė shoqėri shqiptare tė emancipuar dhe kėrkonte qė Shqipėria, si pjesė e Evropės, tė mendonte e tė punonte nė shembullin e saj.
Publiēistika e Konicės shquhet jo vetėm pėr problematikėn e pasur, por edhe pėr nivelin e lartė mjeshtėror. Ajo karakterizohet nga patosi atdhetar dhe nga shqetėsimi qytetar, siē dallohet edhe pėr forcėn e argumentimit dhe aftėsitė e shquara shprehėse. Tipari kryesor i saj ėshtė fryma satirike, fryma stigmatizuese dhe mohuese ndaj prapambetjes, injorancės, sė keqes.
Faik Konica ėshtė krijuesi i kritikės sonė letrare, qė sė bashku me Nolin i hapėn rrugėn asaj nė kulturėn shqiptare. Ai shkroi njė varg artikujsh teorikė letrarė si "Arti i tė shkruarit", "Ca kėshilla pėr artin e shkrimit", "Kohėtore letrare shqipe" etj. tė cilat shėnonin njė kontribut pėr orientimin dhe zhvillimin e letėrsisė shqiptare. Por ndihmesa e tij nė kėtė fushė bėhet mė konkrete me artikujt dhe reēensionet qė boton pėr autorė dhe vepra tė letėrsisė sonė bashkėkohore. Kėshtu ai vlerėson lart shkrimtarė si Jeronim De Rada, Jul Variboba, Naim Frashėri, inkurajon autorėt e rinj tė kohės, Ēajupin, Asdrenin, Filip Shirokėn etj.
Faik Konica kishte kėrkesa tė larta ndaj letėrsisė dhe shkrimtarėve. Duke i vėshtruar nė raporte tė drejta pėrmbajtjen dhe formėn, si dy komponentė qė s'mund tė ndahen nga njėri-tjetri, ai i jepte pėrparėsi formės si e vetmja mėnyrė pėr tė shprehur sa mė mirė pėrmbajtjen. Nė kėtė vėshtrim i kushtonte rėndėsi tė madhe gjuhės shqipe, pasurimit dhe pėrpunimit tė saj. Ai vetė dha shembullin e njė mjeshtri tė vėrtetė tė gjuhės. Me tė drejtė Noli e quan atq "kryelėronjėsi i gjuhės sonė" dhe "stilist i pėrkryer".
Faik Konica zė njė vend tė merituar nė letėrsinė tonė tė Rilindjes dhe tė Pavarėsisė, jo vetėm si publiēist dhe kritik letrar, por edhe si shkrimtar me individualitet tė spikatur krijues. Megjithėse trashėgimnia e tij e mirėfilltė letrare ėshtė e kufizuar, ai ka vepra me vlera tė ēmuara. Pena e talentuar e Konicės provoi me sikses dhe lėvroi pothuaj gjithė gjinitė dhe llojet letrare, prozėn e poezinė skicėn dhe skeēin, prozėn poetike dhe prozėn historike, tregimin dhe novelėn. E frymėzuar nga historia dhe jeta shqiptare ai u pėrpoq tė krijonte njė letėrsi me koncepte bashkėkohore, me vizion tė ri, me shije tė lartė, larg modeleve tė vjetėruara:
Vepra e tij letrare me nivelin e saj tė lartė artistik dėshnon atė tė vėrtetė tanimė tė njohur se nė art nuk ėshtė kurdoherė sasia ajo qė pėrcakton vlerėn e njė shkrimtari.
Faik Konica, nė radhė tė parė ėshtė prozator, por ai shkroi edhe poezi, sidomos nė fillimet e krijimtarisė sė vet. Nė faqet e revistės "Albania" botoi vjershat "Gjuha jonė", "Flamuri", "Kushtrimi ose Marsejeza e shqiptarėve". Duke u bėrė jehonė ideve atdhetare dhe kryengritjeve tė popullit shqiptar nė prag tė Pavarėsisė, me tone luftarake dhe patos atdhetar, me figura tė goditura retorike, eci nė traditėn e letėrsisė sė Rilindjes. Tė njohura janė dhe vjersha satirike "Anadollaku" dhe lirika "Helena e Trojės".
Proza artistike e F.Konicės do tė nisė me njė varg prozash poetike si "Njė liqen", "Anės liqenit", "Bora", "Malli i mėmėdheut" etj. Sadoqė me tematikė tė kufizuar ato pasqyrojnė tėrthorazigjendjen shpirtėrore tė njė intelektuali atdhetar dhe mallin pėr vendlindjen. Tė shkruara me njė gjuhė tė bukur e ndjenjė tė hollė, me mbresa e detaje tė goditura, kėto proza mbeten shembuj, nė llojin e tyre nė letėrsinė tonė. Tė pėrafėrta me prozat poetike qėndrojnė portretet letrare qė krijoi Konica mbi disa figura tė shquara tė historisė shqiptare si: Abdyl Frashėri, Naim Frashėri, Jeronim De Rada, Ali Pashė Tepelena, At Shtjefėn Gjeēovi etj. Ato dallohen pėr aftėsinė e autorit nė pėrvijimin e saktė dhe tė hijshėm tė karakterit tė tyre, portretit shpirtėror e fizik tė dhėnė qartė dhe nė mėnyrė lakonike.
Prozės sė shkurtėr tė F.Konicės i takojnė dhe disa skica letrare dhe rrėfenjėza qė ai i quan pėrralla si "Urika", "Nė dritė tė hėnės", "Ai qė ishte gati tė vdesė pėr Shqipėrinė" etj. me tematikė atdhetare ose pėrrallat "E bija e mbretit dhe trėndafilat", "I urti i malit" etj. shkrime kėto plot fantazi nga bota e legjendave.
F.Konica ėshtė i pari qė lėvroi nė prozėn tonė esenė, njė lloj letraro-publiēistike, me mundėsi tė reja shprehėse. Nėpėrmjet tyre, ai parashtroi mendime origjinale, ngriti probleme tė rėndėsishme, tė kohės, tregoi pėr diturinė e gjerė qė zotėronte. Njė nga esetė mė tė bukura ėshtė "Jeta dhe librat", ku, duke dhėnė gjykime pėr vlerėn e librit nė jetėn e njerėzimit, i bėhet njė analizė ideo-artistike tragjedisė sė Eskilit "Prometeu i lidhur".
Nė trajtė esesh Konica ka shkruar veprėn "Shqipėria- kopshti shkėmbor i Evropės Juglindore". E hartuar pėr lexuesin e huaj, shkrimtari i jep atij njė encikolopedi tė vogėl pėr Shqipėrinė dhe popullin e saj. Tė dhjetė esetė, nga tė cilat pėrbėhet libri pėrbėjnė njė mozaik tė historisė dhe kulturės shqiptare, tė gjuhės e tė letėrsisė, tė botės shpirtėrore dhe psikologjisė sė shqiptarėve. Me njė informacion tė gjerė dhe njohje tė thellė, duke harmonizuar objektivitetin shkencor me njė rrėfim tė kėndshėm autori nxjerr nė pah individualitetin dhe natyrėn e popullit shqiptar jo vetėm parė nė vetvete, por edhe nė kuadrin ballkanik dhe evropian.

TITUJ TĖ VEPRAVE

1.L’Albanie et les Turces - Libre parole, (1895), Paris
2.Albania - revistė, 1897-1909, Bruksel - Londėr
3.Memoire sur le mouvement national albanais, (1899), Bruksel
4.Albania e vogėl - fletore 1899 - 1901, Bruksel
5.Trumbeta e Krujės - e pėrkohshme (1911), Sent Luis
6.Jeta e Skėnderbeut, (1912)
7.L’Alemagne et’Albanie, (1915), Lozanė
8.Njė ambasadė e Zulluve nė Paris, (1922)
9.Shqipėria si m’u duk, (1928),
10.Doktor Gjėlpėra zbulon rrėnjėt e dramės sė Mamurrasit - novelė satirike (1924)
11.Nėn hijen e hurmave - pėrkthim e rikrijim i njė zgjedhjeje tė pėrrallave arabe nga Njė mijė e njė net, (1924)
12.Fytyra e turinj tė Shqipėrisė
13.Shqipėria kopshti shkėmbor i Evropės juglindore, (1991), Prishtinė
14.Faik Konica, Vepra, (1993), Tiranė

MIRĖNJOHJE

-Diploma e studimeve per letersi dhe filozofi nga Universiteti Shteteror i Dizhonit - France
-Magjistratura e artit dhe e letersis me 1912 ne Kembrixh-Masacusets (SHBA)

Shiko profilin e anėtarit

2Normal Re: FAIK KONICA prej Sat Jan 16 2010, 04:00

baddd_girl

avatar
Moderator/e
Moderator/e
DOKTOR GJILPĖRA

Vepra mė e rėndėsishme letrare e Konicės ėshtė padyshim proza e gjatė satirike "Doktor Gjilpėra zbulon rrėnjėt e dramės sė Mamurasit". Ndonėse e pakryer, ajo pėrfaqėson tiparet mė karakteristike dhe vlerat e tij si shkrimtar nė pėrmasa tė gjera.
"Doktor Gjipėra" u shkrua dhe u botua nė gazetėn "Dielli" nė vitin 1924. Ishte koha kur kish triumfuar Revolucioni i Qershorit dhe nė gjirin e shoqėrisė shqiptare zhvillohej njė luftė e ashpėr politike, para saj shtroheshin probleme jetike si: zgjidhja e formės sė regjimit, reforma agrare, demokratizimi dhe modernizimi i aparatit shtetėror, emancipimi kulturor kombėtar etj. Vepra e Konicės ėshtė pjellė e kėsaj kthese socialhistorike qė sapo niste nė jetėn e popullit tonė. Autori mori shkas nga vrasja e dy qytetarėve amerikanė nė Mamuras, qė organizoi reaksioni feudal. Konica krimin e Mamurasit nuk do ta vėshtronte si njė rast tė veēuar, po si njė ngjarje me kuptim tė gjerė shoqėror, ku mplekseshin interesa e synime tė qarqeve tė caktuara dhe shfaqej lufta politike e kohės. Kjo ngjarje do tė zgjonte idealet liridashėse dhe iluministe tė shkrimtarit dhe do ta frymėzonte krijimin e njė vepre, qė do tė hidhte dritė dhe do tė pėrgjithėsonte realitetin shqiptar bashkėkohor.
Heroi i veprės ėshtė Doktor Gjilpėra, njė intelektual i ri shqiptar qė kryen studimet pėr mjekėsi nė Rusi e Suedi dhe ndodhet para alternativės: tė qėndronte jashtė, ku e priste njė karrierė plot prespektivė apo tė kthehej nė atdhe e tė ndihmonte nė mėkėmbjen e tj, veēanėrisht nė pėrmirėsimin e shėndetit tė popullit. Ai vendos tė kthehet nė Shqipėri, atdhedashuria triumfon mbi interesat vetjake.
Autori duke ndjekur vijėn e jetės sė heroit do ta pėrshkruajė atė nė dy etapat kryesore: koha e qėndrimit jashtė atdheut dhe koha e ardhjes nė Shqipėri. Nė qoftė se etapa e parė ėshtė njohja me doktor Gjipėrėn, etapa e dytė, qė pėrbėn trungun e veprės ėshtė pjesa mė e rėndėsishme, qė bart dhe mishėron idetė e shkrimtarit. Jeta e heroit larg atdheut ėshtė dhėnė nė plan pėrshkrues, duke evokuar episode dhe gjendje tė ndryshme shpirtėrore, qė nxjerrin nė pah natyrėn, interesat dhe karakterin e intelektualit shqiptar. Ai ėshtė nė radhė tė parė, atdhetar i bindur, njeri me kulturė tė gjerė, mjek i pregatitur dhe human, i zgjuar dhe plot vullnet e vendosmėri. Janė kėto cilėsi, qė e bėjnė atė tė kthehet nė atdhe.
Kthimi nė Shqipėri e ve doktor Gjilpėrėn pėrballė njė realiteti tronditės dhe shtron para tij probleme qė pėrfshijnė pamje tė ndryshme tė jetės shqiptare. Brenda njė kohe tė shkurtėr, ai njihet me gjendjen e mjeruar tė popullit, me padrejtėsitė qė bėhen nė kurriz tė tij, me aparatin shtetėror, ku mbizotėrojnė arbitrariteti, drama, intrigat, me nėpunės injorantė e anadollakė. Nė kėtė shtet tragjiko-komik, opozitėn e pėrbėjnė njerėz qė s'kanė asgjė tė pėrbashkėt me ligjin dhe moralin.
Vendin kryesor e nė vepėr e zėnė raportet qė vendos doktor Gjėlpėra me kategori tė ndryshme tė shoqėrisė shqiptare, me pėrfaqėsuesit e tyre mė tipikė. Nė kėto marrdhėnie zbulimi social-psikologjik qė bėn autori, ėshtė i ndėrsjelltė, nga njė anė pėrvijohet gjithnjė e mė qartė karakteri dhe botkuptimi i doktor Gjėlpėrės, ideali i njė njeriu evropian, atdhetarizmi dhe humanizmi i njė njeriu tė emancipuar, ndėrsa nga ana tjetėr, vizatohen figura tė ndryshme tė qarqeve zyrtare tė parisė tė rretheve intelektuale. Veēanėrisht figura e doktor Gjėlpėrės del mjaft e qartė pėrballė dy kolegėve tė tij, dr.Embrullahut dhe dr.Protogor Dhallės. Mė shumė, se nė rethana pune, ata i njohim nė biseda e debate, si tipa shoqėrorė tė kundėrt me heroin, me koncepte dhe praktika tė ndryshme mjekėsore. Ndėrsa doktor Gjėlpėra ėshtė njeriu i mjekėsisė moderne, partizan i natyrės, i helioterapisė (dielli, uji, ajri) qė mendon se natyra ėshtė mjeku i parė i njeriut, dy mjekėt e tjerė paraqiten anakronikė, janė mishėrim i dogmės mjeksore tė shkėputur nha jeta e parimet e shkencės. Bota e vjetėr nė kėtė vepėr pėrbėhet jo vetėm nga dy mjekė, por dhe nga figura tė tjera negative. I tillė ėshtė ministri Salemboza, pėrfaqėsues tipik i forcave tė prapambetura e antikombėtare, tipi i tiranit anadollak, intrigant e dinak, i zgjuar e i shkathėt. Kurse mjedisi dhe mendėsia orientale e parisė sė kryeqytetit gjejnė shprehjen e tyre nė figurat e agallarėve tiranas siē janė Muhedin Agai e Zylfikar Agai.
Nė atmosferėn e zymtė tė jetės shqiptare tė kohės autori ndesh dhe njerėz tė mirė, tė dalė nga populli, qė ngjallin simpati e nderim. Mbeten tė paharruara nė mendjet e lexuesit dy vajzat fshatare, plaku martaneshas, polici i doganės, Arifeja, Ali Bibi. Megjithė njė lloj skepticizmi qė ndihet nė paraqitjen e tyre, ata dalin nė njė dritė tė ngrohtė, me vlera tė vėrteta njerėzore, me bukuri e pastėrti shpirtėrore, me zakone fisnike. Mendimi i shkrimtarit ėshtė se populli, duke qenė i paditur dhe i papėrpunuar, ka nėvojė tė stėrvisė shpirtin dhe mendjen.
"Doktor Gjėlpėra" ėshtė njė vepėr e fuqishme satitike. Duke pasur parasysh realitetin e rėndė shqiptar, mendėsitė e anakronike e jetėn e prapambetur, autori u kundėrvihet atyre, i tall dhe i godet pa mėshirė. Qėndrimi ideoemocional mohues bėn qė nė faqet e veprės tė ndihet qesėndia dhe ironia, satira dhe sarkazma. Ata shfaqen e mishėrohen me forcė artistike nė skena dhe personazhe, nė situata dhe portrete tepėr tė goditura. Pėrdorimi mjeshtėror i detajit, plasticiteti i gjuhės, ngjyrimet qė merr fjala, e bėjnė satirėn e Konicės, origjinale e tė natyrshme.
Tema dhe problematika e mprehtė shoqėrore, fryma mohuese e disa prej dukurive shoqėrore dhe notat e fuqishme satirike e bėjnė "Doktor Gjėlpėrėn" njė vepėr me tipare tė shquara realiste. Konica sjell kėshtu njė ndihmesė tė rėndėsishme nė pasurimin dhe forcimin e realizmit nė letėrsinė shqiptare.
Nga pikpamja kompozicionale, edhe pse vepra ėshtė e papėrfunduar, janė hedhur linjat kryesore dhe ėshtė pėrcaktuar edhe thelbi i figurės sė heroit. Mund tė themi se ajo pėrbėn hyrjen e njė romani qė Konica pėr arsye tė ndryshme nuk e ēoi deri nė fund. Vepra ėshtė e pasur me lėndė jetėsore, e ngarkuar me ngjarje e biseda, me detaje tė shumta. Kėto kanė sjellė ngathėsimin e aksioneve dhe njėfarė proleksiteti.
Te "Doktor Gjėlpėra" Konica provon edhe njėherė atė qė ka thėnė Noli pėr tė se ai ėshtė krijues i prozės moderne shqiptare. Kjo duket si nė konceptimin e veprės edhe nė mjeshtėrinė e rrallė, tė pėrdorimit tė gjuhės. Gjuha e Konicės ėshtė e pasur, e bukur, e fuqishme, me ndėrtime e struktura sintaksore thjesht shqipe. Nė prozėn e gjatė ajo shėrben pėr individualizimin dhe zbulimin e karaktereve tė personazheve.
F.Konica ėshtė njė nga stilistėt e rrallė tė gjuhės shqipe. Ai zbatoi parimin se ekonomizimit tė fjalės, tė lakonizimit tė saj, duke synuar hijeshinė, saktėsinė, thjeshtėsinė dhe elegancėn.
Ndikimi i personalitetit tė Konicės si artist dhe erudit ėshtė i ndjeshėm nė letėrsinė dhe kulturėn shqiptare.

Shiko profilin e anėtarit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi