Portali aLbdigital.net
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Teknologjia Dhe Interneti «« » Informatikë & Internet » Info Kompjuterike

Info Kompjuterike

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Info Kompjuterike prej Thu Mar 22 2007, 05:12

Vizitor

avatar
Vizitor
Përshëndetje


Shpesh në rrjet/internet hasim ne faqe nga të cilat mund të shkarkohen programe kompjuterike për destinacione të ndryshme.Êshtë e pamundëshme që të gjitha këto programe të rrjetit të shkarkohen dhe provohen nga një individ pasi numri i tyre arrijn në disa qindra mija.Prandaj duhet të zgjedhim vetëm ata për të cilat kemi interesim apo na shërben në jetën/punën e përditshme.

Këto programe që gjinden në rrjet shpesh janë të ndërtuara si programe provuese që d.m.th funksionojnë një kohë të caktuar prej 10 ditësh e deri më 1 muaj.Rallë herë mund të përdoren edhe më gjatë si shembull(Avast-program kundër viruseve www.avast.com*.Pra qëllimi i shkarkimit falas të programeve nga rrjeti është krijimi i tregut per shitjen e tyre respektivisht sherben si mjet i marketingut(produkteve* të firmave të ndryshme.Cmimet e ketyre produkteve sillen nga disa dhijetra dollarë e deri ne shuma prej 500 e më tepër dollarë.Programet e shumta që shkarkohen per periudhen provuese janë të emruar si:Shareware,Trial,Demo, Freeware, etj.

1-Shareware dhe Trial funksionojnë plotësisht me të gjitha funksionet e tyre rreth 1 muaj.Pas saj pushon funksionimi i tyre.
2-Demo janë lloje te programeve të cilat funksionojnë në afat të pacaktuar kohor por të cilat mund të përdoren vetëm pjesërisht-funksionet i ka të kufizuara.
3-Freeware janë programe që shpërndahen "falas" në rrjet.Këto programe në të vërtetë nuk janë falas por finansohen vullnetarisht nga perdoruesit e saj(në bazë të vetëdijes së tyre kontribojnë aq sa kanë mundësi* apo finansohen nga reklamat(banerat* e vendosura në to.
Egistojnë edhe kategori tjeter e programeve të ashtuquajtura krak programe(crack*të cilat janë vetëm programe ilegale që gjinden në rrjet/kopjutera personalë dhe mund të shkarkohen falas pa asnjë kompenzim.Cka d.m.th. kjo?!

Kjo d.m.th se programet egzistuese që shkarkohen nga rrjeti si Shareware/Trial etj aktivizohen ilegalisht me krijimin e celsave të rrejshëm të ashtuquajtura Keygen.Apo egzistojnë faqe nga të cilat mund të miren kodet egzakte të programeve duke i shëndruar programet shareware/trial në programe të plota funksionale.Shembull-www.serials.ws (mos e viziton tani para se e lexon tekstin në tërësi*Personat që i bëjnë këto punë
kanë njohuri dhe interesim në këtë lëmi dhe jo rrallë here janë të ndjekur por ndjekja e tyre nuk sjell rezultat në të shumtën e rasteve pasi ata nuk paraqiten me emrin e vërtetë dhe egziston mundësia që veprat respektivisht programet të cilat i kanë modifikuar duke krijuar celsa apo kode me Keygen programet-ti fshehin ne kompjuterat e veta personale të cilat programe mund të shkarkohen nga cdo perdorues i rrjetit/internetit.

Si realizohet kjo punë?

Së pari në PC personale duhet ta keni të instaluar ndonjë antivirus program të fuqishëm për ti kontrolluar filet-(files* që i shkarkon nga rrjeti.
E dyta -pervec antivirus programit duhet të keni instaluar edhe programin që i zbulon programet spionuese(www.bulletproofsoft.com* që instalohen ilegalisht në kompjuterin personal gjatë vizitës së sajteve të ndryshme.

Këto programe/file7apo edhe faqe(cookies,adv,click,java skripte etj* shpesh here kan për qëllim të zbulojnë interesimin e vizitorve të cilët me vonë u dërgojne pop up dritare për marketing te produkteve të ndryshme.Jo rrallë herë keto programe apo file mund të shërbejnë edhe si kali i trojës per modifikime të kompjuterve respektivisht shkatrimin e tyre.Prandaj është më se e preferueshme që të instalohen këto dy programe të lart përmendura para se shkohet në hapin e ardhshëm.

Në faqet personale respektivisht në hapsirën e lënë për faqe personale mund të vendosen programe me madhësi deri më disa 10 MB-megabajta rrallë herë edhe deri me 200-300 MB.Por cka ndodh nëse madhësia e programit është 5-600MB?!Edhe ata programe mund të shkarkohen nga rrjeti por për të duhet të keni program special që quhet eDonkey2000.

(www.edonkey2000.com/documentation/index.html*Ky është program që bën lidhjen e kompjuterave në një rrjet.d.m.th. perdoruesit e ndryshëm nga mbarë bota janë të lidhura nëpërmes të këtij programi që mundëson që cdo person që ka të instaluar këtë program apo programe të ngjjshme të bëjnë shkëmbimin e programeve të tjera në mes veti.Por keni kujdes:këtu ka edhe shakaxhi të cilët vendosin edhe viruse duke i emruar me emra të programeve të njohura....Një klik i gabuar dhe virusi mund të instalohet në kopjuterin tënd.....Prandaj pas shkarkimit të fileve kontrolloni ato nëpërmes antivirus programeve.

Si bëhet shkëmbimi i programeve në mes përdoruesve?Ajo bëhet vetëm kur përdoruesit janëtë kycur në internet ON_LINE d.m.th edhepse programi mund të egizston për shkarkim ajo nuk mund të shkarkohet nëse ndonjë dhënës i programit nuk është në lidhje.Por në atë rast vetë programi i EDonkey kycet automatikisht në ato përdorues që janë ON_LINE.Ku shkarkohen filet?Ato shkarkohen në zarfën e quajtur C:/program/Edonkey2000-incoming dhe temp.Në incoming shkarkohen programet e vogla 10-30MB kurse në temp shkarkohen programet e mëdha në formë të zarfave dhe të cilat nuk e shkarkojnë programin në tërësi por pjesë pjesë si p.sh 1.1 part, 1.2 part etj.Kur programi është shkarkuar në tërësi të gjitha këto file bashkohen në një fil dhe këtë proces e përcjell direkt ne Edonkey programin ku shkruan completing me një vijë të kuqe ku jipet edhe përqindja e kompletimit.
Për këtë shkak për të shkarkuar programe nëpërmes EDonkey nevojitet që të keni lidhje të shpejta me rrjetin/internetin si p.sh minimumi i lidhjes duhet të jetë ADLS kurse më e preferueshme është Broadband apo lidhja Kabllovike me rrjetin.

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi