Portali aLbdigital.net
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Arti Dhe Kultura «« » Këngetaret & Muzika Shqiptare » Tekste te kengeve shqip (Elita5)

Tekste te kengeve shqip (Elita5)

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Tekste te kengeve shqip (Elita5) prej Sun Apr 01 2007, 11:20

Elita 5 - S`mund ta blesh ti shpirtin tim


Ti një kohë ishe me mua
Bashkë ne ndanim çdo gëzim
Por papritur, një ditë ike
Dhe harrove ti dashurinë…

Tani luan me një tjetër
Që bën ashtu si thua ti
E tërheq atë për hunde
Se kjo për ty është dashuri

(refren)
Ndoshta koha do të t'ndryshojë
Dhe nje ditë do t'më kërkosh
Por s'mund ta blesh ti shpirtin tim
Dhe gjithë botën po ta mashtrosh
------------------------------

Unë të shoh rrugës vetë
Dhe ti bën sikur s'më sheh
Por një gjë është e vërtetë
Ti harron se kush ishe dje

Mund me tjetrin të zbavitesh
Si me mua që lozje dikur
Se për ty kështu është jeta
Kur e merr si një aventurë

(refreni)

Shiko profilin e anëtarit http://albdigital.forums1.net/

2Normal Re: Tekste te kengeve shqip (Elita5) prej Sun Apr 01 2007, 11:20

Elita 5 - Xhi me bone


Xhi më bone tej moj vajzë
Halli t'u boft
Xhi më bone tej moj vajzë
Halli t'u boft
Frejk u rejte, frejk u shejte
Emni t'u haroft.
Frejk u rejte, frejk u shejte
Emni t'u haroft.

Xhi po më thue tej mer gjal
Syni t'u qoroft
Xhi po më thue tej mer gjali
Syni t'u qoroft
Frejk u shejta boll të prejta
Zemra t'u coptoft
Frejk u shejta boll të prejta
Zemra t'u coptoft

Hiç s'më prejte tej moj vajzë
Si nuk t'u durue
Hiç s'më prejte tej moj vajzë
Si nuk t'u durue
Për do marka e nji veturë
Me kraktise mue.
Për do marka e nji veturë
Me kraktise mue.

S'po t'mar vesht tej mer gjal
Xhi dush tej me m'thane
S'po t'mar vesht tej mer gjal
Xhi dush tej me m'thane
Pa pare jeta s'kalohet
Tej mendja t'ka lanë
Pa pare jeta s'kalohet
Tej mendja t'ka lanë

Shiko profilin e anëtarit http://albdigital.forums1.net/

3Normal Re: Tekste te kengeve shqip (Elita5) prej Sun Apr 01 2007, 11:21

Elita 5 - C`ka mka syri


Ç'ka më ka syri që m'loton
Oh dhimt' e zemrës s'un i mban
Dashnori më ka harrue
Dhe me tjetrën ësht' përqafue
Prej trishtimit dashnin' ja kam fal
Tash po shkon me tjetër kan'
(përsëritet)

A e din oj vajzë
Ç'ka je tuj veprue
A e din or djalë
Ç'ka je tuj veprue
Në rini n'dhe don me m'çue
Në rini n'dhe don me m'çue
Kujtimet e mia prapë
Prapë kam me i vazhdue
Beso more djalë
Për ty jam tuj këndue

Kur del Pranvera
Lulet lulëzojne
Një tufë lule
Te vorri t'mi çojsh
Beso more djalë
Për ty jam tuj pushu
Prej trishtimit dashnin' ta kam fal
Tash po shkon me tjetër kan'

Shiko profilin e anëtarit http://albdigital.forums1.net/

4Normal Re: Tekste te kengeve shqip (Elita5) prej Sun Apr 01 2007, 11:21

Elita 5 - Ti e vrave Dashurin


Më kot ti kërkon mëshirë
Dhe pse vishesh me të bardha
Shpirti im më thotë se ti
Nuk je prapë ajo e para.
Shpirti im me thotë se ti
Nuk je prapë ajo e para

Tash vjen edhe ti më lutesh
Kërkon falje mbi shpatull
Nuk e di ku merr guximin
Që sërisht kthehesh tek unë

(refren)
Se ti e vrave dashurinë
Edhe shkove pas një horrit
Paqe mes nesh s'mund të shtijnë
As ushtarët e UNPROFOR-it
------------- (x 2)

Se ti ndenjat tua i nxorre
mall pa vlerë në treg të zi
dashuria humb kuptimin
kur hyjnë zemrat në llogari

Jo, jo nuk po t'i dua,
lot të rëndë t'i shoh në sy,
se ka vajza plot Tetova
e nuk mbahem veç me ty

(refreni)

Shiko profilin e anëtarit http://albdigital.forums1.net/

5Normal Re: Tekste te kengeve shqip (Elita5) prej Sun Apr 01 2007, 11:22

Elita 5 - Al Kapone


C'më shikon ashtu
Si ndonjë skifter
Që zogjët e vegjël
Në kthetra i merr.

Je tepër bërë xheloze
Për te qënë e mirë
Pra më ler të qetë
Kur jam duke pirë
Kur jam duke pirë…

(refren)
Ti s'mund ta pushtosh
Asnjëherë zemrën time
Si konkuistatori
Amerikën Latine

S'ta kam vjedhur zemrën
Une ty me revole
Pa asnjë shpresë më thua
Se jam Al Kapone
------------------------

Më dukesh si bleta
Që m'ushqen me mjaltë
E pastaj më djeg
Me therën e zjarrtë

Këshillat e mia
Vashë mos i harro
Prandaj korrigjohu
E mos më zemëro
E mos më zemëro…

(refreni)

Shiko profilin e anëtarit http://albdigital.forums1.net/

6Normal Re: Tekste te kengeve shqip (Elita5) prej Sun Apr 01 2007, 11:22

A e mban mend


(2 herë)
A mban mend e dashur ti,
kur më flisje për dashurinë.
Më thoje se jam poet për ty,
i lindur veç për dashurinë.

Por shpejt kaloi çdo gjë,
deti gjeti përqafim.
Çdo gjë në mes neve,
mbeti vetëm si kujtim.

Por shpejt kaloi ç'do gjë,
deti gjeti përqafim.
Në buzët e tu shënohet,
e vet një nënshkim.

(refren)
A mban mend e dashur ti,
kur më flisje për dashurinë.
Më thoje se jam poet për ty,
i lindur veç për dashurinë.
--------------- (4 herë)

Shiko profilin e anëtarit http://albdigital.forums1.net/

7Normal Re: Tekste te kengeve shqip (Elita5) prej Sun Apr 01 2007, 11:22

A nuk eshte keshtu


Sypërgjumur cdo mëngjes,
Nga shtëpitë nxënësit dalin,
2-3 libra n'cantë prej zori,
Se s'durohet profesori.

Fillon ora nis muhabeti,
Dita shkon pa pikë lezeti,
Pastaj vjen pushimi i gjatë,
Si t'ja bëjmë e kem një hall.

(refren)
Bëjmë plane,
Si ta gënjejmë profesorin,
Si të ikim sot ne prej mësimit
Se s'mund të durojmë,
Dot nuk e kuptojmë,
Kohën humbim e asgjë s'fitojmë

(2 herë)
Se koha është veç për aventurë
Se u lodhëm duke mësuar,
Një histori që ish dikur.
Majë hundës na janë grumbulluar,
Këshillat dhe morali i kotë,
Dhe heronjtë e imponuar
----------------

Bie zilja, nxënësit dalin,
Grupe-grupe duke qeshur,
Gjithë problemet i harrojnë,
Nisen të pushtojnë qytetin.

Kështu ditët rresht kalojnë,
Gjeneratat zëvendësohen,
Por njësoj ne do të këndojmë,
Se problemet nuk ndryshojnë.

(Refreni)

Shiko profilin e anëtarit http://albdigital.forums1.net/

Sponsored content


Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi