Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Teknologjia Dhe Interneti «« » Informatikė & Internet » Lexo: Hackeri 16 Vjeqar!

Lexo: Hackeri 16 Vjeqar!

Posto temė tė re  Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Lexo: Hackeri 16 Vjeqar! prej Fri Apr 06 2007, 15:35

Tini


Webmaster & Admin
Webmaster & Admin
Sipas New York Times, njė hacker 16 vjeēar nga Evropa ka vjedhur informacione sekrete nga NASA. Bėhet fjalė pėr kode dhe fjalėkalime mjaft tė rėndėsishme tė sistemit informatik tė NASA-s, pėr baza luftarake si dhe laboratore kėrkimesh shkencore tejet sekrete. Hackeri ka hyrė nė Cisco System dhe ka marrė tė gjitha kodet e hyrjes, duke i hequr krerėve tė NASA-s, tė gjitha tė drejtat e hyrjes nė sistemin e tyre. Mendohet se hackeri mund tė jetė njė adoleshent suedez nga Uppsala, i cili prej njė viti punon pėr tė zbėrthyer kodet e sistemit tė sigurisė sė NASA-s. Falė virusit Trojan (Kali i Trojės), ai ka marrė informacionė tė detajuaar mjaft sekrete, ndėrkohė qė nė tė njėjtėn kohė, ai ka hyrė vjedhurazi nė sistemin informativ tė shoqėrive dhe enteve publike nė Evropė, duke shkaktuar njė rrėmujė, e cila konsiston nė keqpėrdirimin e informacionit. Burime tė NASA-s, theksojnė se adoleshenti, ka nė dorė fjalėkalimet e hyrjes tė sistemit tė raketave tė White Sands nė New Mexico, si dhe tė stacionit ajror-detar tė Patuxenr River nė Maryland. Ajo qė po shqetėson mė shumė ekspertėt e informatikės ėshtė fakti se hackeri 16 vjecar, pėrvecse ka zotėruar kėto informacione, ka mundur tė ndryshojė duke hyrė nė sistem kodet dhe fjalėkalimet, tė cilat janė tė njė rėndėsie strategjike Hacker & Cracker

Shumė artikuj (sidomos nė internet) janė shkruar rreth dallimit mes hackerėve dhe cracker-ėve. Nė kėta artikuj, autorėt shpesh mundohen ta pėrmirėsojnė konceptin e gabuar, qė ekziston nė opinionin publik. Pėr shumė vjet, mediet amerikane nė mėnyre tė pėrgjithshme e kanė pėrdorur fjalėn “Hacker” ku nė tė vėrtet mendohej pėr Cracker. Kėshtu qė tani publiku amerikan, por edhe mė gjerė, beson se hacker ėshtė dikush, qė thyen sistemet kompjuterike. Kjo nuk ėshtė e vėrtetė dhe prish imazhin e shumė hackerėve tė talentuar. Ekzistojnė disa teste tradicionale, qė vendosin rreth dallimit mes hackerit dhe cracker-it.Mė poshtė po paraqesim dy pėrkufizimet e pėrgjithshme rreth kėtyre dy termave tė pėrdorur nė botėn e informatikės:
*Hacker ėshtė personi, qė nė mėnyrė intensive di pėr punėn e sistemeve operative. Nė tė shumtėn e rasteve, hackerėt janė programues. Hackerėt kanė njohuri tė avancuara tė sistemeve perative dhe tė gjuhėve programuese. Ata mund t’i dallojnė vrimat (Holes) brenda pėr brenda sistemeve operative dhe arsyet e ekzistimit tė vrimave tė tilla. Hackerėt vazhdimisht kėrkojnė njohuri tė reja, i ndajnė njohuritė dhe zbulimet e tyre me tė tjerėt dhe asnjėherė qėllimisht nuk i shkatėrrojnė tė dhėnat e tė tjerėve.
*Cracker ėshtė personi, qė thyen apo pėrndryshe dhunon integritetin e rrjetave kompjuterike, me pėrmbajtje tė dėmshme (psh:virus etj). Crackerėt,pasi hyjnė nė mėnyrė tė paautorizuar, shkatėrrojnė tė dhėna vitale, refuzojnė shėrbimet ligjore tė pėrdoruesve apo rrėnjėsisht shkaktojnė probleme pėr qėllime tė tyre.
Crackerėt munden lehtė tė dallohen, pasi veprimet e tyre janė keqbėrėse.Kėto pėrkufizime janė adekuate dhe mund tė pėrdoren nė pėrgjithėsi. Nė fund tė fundit, edhe hackerėt, por edhe crackerėt janė qenie njerėzore, krijesa tepėr komplekse qė t’i pėrmbahen njė rregulle tė vetme.Mėnyra mė e lehtė pėr t’i dalluar kėta individė ėshtė tė kuptuarit e motiveve dhe tė mėnyrės sė tyre tė jetesės.
Mė poshtė do t’i pėrmendim disa nga hackerėt dhe disa nga crackerėt mė tė njohur nė botė:
Hacker RICHARD STALLMAN - Stallman iu bashkėngjit “Artificial Intelligence Laboratory” nė MIT nė vitin 1971. Ai mori ēmimin “250K McArthur Genius” pėr zhvillim tė softuerėve. Ai krijoi “Free Software Foundation”, duke krijuar qindra shėrbime dhe programme nė platformėn UNIX, tė gjitha falas. Ai punoi nė disa makina tė vjetra, duke pėrfshirė kėtu edhe DEC PDP - 10 (nė tė cilėn akoma ka hyrje). Stallman ėshtė njė programues brilant.
DENNIS RITCHIE, KEN THOMPSON dhe BRIAN KERNIGHAN – Janėprogramues nė Bell Labs dhe ishinnismėtarė nė zhvillimin e sistemitoperativ UNIX dhe tė gjuhės programueseC. Pa kėta nuk do tė kishimpasur internet apo sė paku jo atė, qė ekemi sot. Ata edhe sot hakojnė. P.sh.RITCHIE tani ėshtė i zėnė nė planin 9tė Bell Labs, njė sistem operativ, qė mesiguri do ta riaktivizojė UNIX-in sisistem operativ standard tė super rrjetavetė industrisė.
PAUL BARAN - Baran ėshtė me siguri hackeri mė i madh prej kėtyre, vetėm pėr njė arsye fondamentale: ai kishte hakuar internetin para se ai tė ekzistonte. Ai e hakoi konceptin dhe pėrpjekjet e tij i inspiruan hakerėt e tjerė, qė e pasuan.
EUGENE SPAFFORD - Ėshtė profesor i shkencave kompjuterike, i shpėrblyer nė universitetin “Purdue” dhe nė vende tė tjera. Ai ėshtė krijuesi i “Computer Oracle Password” dhe i “Security System” (COPS), njė system gjysmė automatik pėr sigurimin e rrjetit. Spafford ka dhėnė shumė studentė tė shquar gjatė kėtyre viteve dhe emri i tij ėshtė i respektuar nė kėtė fushė.
Cracker KEVIN MITNIK - I njohur po ashtu me pseudonimin “Condor”, ėshtė me siguri crackeri mė i njohur i botės. Mitnik e filloi karrierėn e tij si thyes telefonash (phone phreak). Qė nga ato ditė tė hershme, Mitnik, nė mėnyrė tė suksesshme, ka cracker sigurinė e ēdo sajti qė mund tė imagjinohej, duke pėrfshirė, por jo edhe duke u kufizuar, sajtet ushtarake, ato korporatave financiare, tė firmave softuerike dhe kompanitė e tjera teknologjike. Kur ishte akoma tinejxher, Mitnik e crackoi Komandėn e Mbrojtjes Ajrore tė Amerikės sė Veriut. U dėnua pėr sulmet, qė ka bėrė gjatė viteve 1994- 1995 dhe ėshtė i pari cracker, qė dėnohet pėr qasje tė paautorizuar nė rrjetat kompjuterike.
KEVIN POULSEN - Duke pėrshkruar njė rruge tė ngjashme me atė tė Mitnik,
Poulsen ėshtė mė shumė i njohur pėr aftėsitė e tij pėr ta kontrolluar sistemin telefonik “Pacific Bell”. Poulsen njė herė e pėrdori talentin e tij pėr tė fituar njė kontest nė radio ku ēmimi fitues ishte njė veturė “Porsche”. Ai manipuloi linjat telefonike ashtu qė thirrja e tij tė ishte fituese. Poulsen ka thyer gjithashtu pothuajse ēdo lloj ueb faqe, qė ekziston, por i parapėlqen ueb faqet,qė kanė tė bėjnė me ushtrinė. Poulsen u lirua mė 1996 dhe siē duket ka ndryshuar.
JUSTIN TANNER PETERSON – I njohur gjithashtu edhe si Agent Steal (inspektor hajni), Petersoni ėshtė me siguri i njohur pėr crackimet e tij nė agjencitė e shquara tė kredive tė konsumatorėve.
Peterson, siē duket, ishte i motivuar nga paratė nė vend tė kuriozitetit. Kjo mungesė e filozofisė personale solli rėnien e tij nė burg dhe tradhtoi tė tjerėt p.sh: kur i zu njėherė Peterson i zbuloi shokėt e tij, duke pėrfshirė edhe Kevin Poulsen. Ai, atėherė bėri marrėveshje me FBI-nė pėr tė punuar fshehtas pėr ta. Kjo i siguroi craskerit Peterson lirimin, por ai prapė e vazhdoi avazin e vjetėr, duke dėshtuar mė vonė nė njė transferim parash.
DAVID SMITH - Ėshtė autori i virusit famėkeq “Melissa”, i cili nė vitin 1999 goditi shumė rrjeta kompjuterike.
ELES G. - Shqiptare/Amerikane, e cila krijoi dhe e pėrhapi virusin “Love- Bug”
nė vitin 2007. “Melissa”, "Diana" dhe “LoveBug” janė viruset mė famėkeq tė shekullit


Forumi aLbdigital
Shiko profilin e anėtarit http://www.albdigital.net.ms

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temė tė re  Pėrgjigju temės

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi