Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Teknologjia Dhe Interneti «« » Informatikė & Internet » Termi Informatike dhe Informacionet Baze !

Termi Informatike dhe Informacionet Baze !

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Termi Informatike dhe Informacionet Baze ! prej Mon Apr 09 2007, 05:58

aLbdigital


Webmaster & Admin
Webmaster & Admin
Termi Informatike

Termi informatikė ėshtė bashkimi i dy fjalėve tė gjuhės franceze “informatique”, informacion (ose tė dhėna, informata) dhe automatique (automatik) dhe u pėrdor pėr herė tė parė nė vitin 1962 nga Philippe Dreyfus pėr tė treguar pėrpunimin automatik aritmetik tė informacionit. Ka shumė pėrkufizime tė ndryshme se ēfarė pėrfshihet brenda termit informatikė.

"Informatika ėshtė shkencė qė merret me pėrpunimin automatik tė informacioneve me kompjuter (computer), ku me pėrpunim nėnkuptohet: pranimi i informacioneve nga pajisjet hyrėse (input devices) dhe shndėrrimi i tyre nė sinjale (signal); transferimi i tyre nėpėr linja pėr komunikim brenda kompjuterit (BUS) me teknika tė ndryshme; deponimi nė memorie (memory); pėrpunimi nga pajisjet qendrore (CPU) me ndihmėn e softuerit adekuat (software) dhe nė fund, shndėrrimi i sinjaleve nė informacione tė kuptueshme pėr shfrytėzuesin, nga pajisjet dalėse (output devices)". [1].

Informatika ėshtė shkencė:

e analizės teorike dhe konceptimit tė sistemeve informatike Informatika teorike,
e formimit organizativ dhe teknik tė sistemeve informatike - Informatika e sistemeve ose Informatika praktike dhe
e realizimit tė sistemeve informatike, sidomos e realizimit tė komponentėve teknike (Hardware)- Informatika teknike
Detyra e informatikės qėndron kėshtu nė pėrpunimin e tė dhėnave nė lidhje me njė problem praktik, informacionet qė nevojiten pėr zgjidhjen ose trajtimin e vetė problemit. Mjeti themelor teknologjik nė tė cilin bazohet informatika ėshtė Pėrpunuesi Elektronik. Ēdo kompjuter, nga mė i fuqishmi deri tek mė ekonomiku, ėshtė i pėrbėrė nga dy elemente themelore: hardware dhe software. (hard = i forte, i rėndė; soft = i butė, i lehtė ware = pėrbėrės). Me termin hardware (shpesh shėnohet vetėm me HW) tregohet ēdo paisje fizike, pjesė e kompjuterit si pėr shembull (kasa, ekrani, kujtesa, disku, tastiera, njėsite hyrėsė dhe dalėse etj.) Nga ana tjetėr me termin software tregohen programet qė pėrdoren nė kompjuter (Word, Excel, Gimp, ...) dhe qė nėpėrmjet informacioneve tė ruajtura nga hardwari, prodhojnė rezultatet e kėrkuara nga pėrdoruesi.



HARDWARE

Mė parė pėrcaktonte termi Hardware nė Anglisht copa metali,me tė cilat forcoheshin prodhime druri,me qėllim pėr tė rritur cilėsine(forcėn,pėrdorimin e jetėgjatėsine)e tyre.

Sot pėrdoret Hardware [Harduer] ndėr tė tjera pėr Pajisje pėrbėrėse nė njė Sistem Kompjuterik(Njehsor).Kėtu hyjnė tė gjithė grupet ndėrtuese (Procesori,Kujtesa RAM,etj.) dhe aparatet rrethuese. Mė thjeshtė nė Hardware hyn ēdogjė qė mund tė preket.Pėrkundrazi pėrcaktohen si Software Programet e te dhėnat (qė nuk mund tė preken).


Nė Hardware hyjnė:

Mjetet dhėnėse ( Shtypėsi[printer],Ekrani,Beamer,Zėforcuesi...)
Mjetet futėse ( Tastiere,Mi,Joystick...)
Mjetet ruajtėse (Disk,Rrufe[Flash]kujtesė,pajisjet CD-ROM disk,DVD disk,Zip disk,Jaz disk...)
Kartat shtesė ( shtuese ) ( Karta Pamore[grafikės],Karta e Zėrit,Karta Rrjetit,TV-karta,ISDN-Karta,USB-Karta...)
Mjetet lexuese( lloje tė ndryshme Scaner ose Kėrkues ) dhe
Pjesa themelore e ndėrtimit tė Njehsorit( kompjuterit ) siē ėshtė pllakėza amė (anglisht quhet edhe: Mother- apo Main-board),Ēipi,Procesori dhe Kujtesa (RAM).

Arkitektura Kompjuterike

Gjuhet Software-ike (softuerike)
Kompjueteret pa paisje softuerike as qe do te ishin te paramenduar. Softueri ėshtė ndermjetesues midis shfrytezuesit(perdoruesit) dhe makines. Permes softuerit, shfrytezuesi dergon udhezimet, ato perpunohen ne procesor, pastaj paraqiten rezultatet e kerkuara.


Llojet softwereve
Softwaret ndahen nė disa grupe, ndėr mė tė r♪ndesishmet: Software Aplikativ dhe sistemor.


Software Aplikativ
Perdoret zakonisht nga shfrytezuesit pėr qellime te ndryshme, softwari perdorues ėshtė i mundur qe te punoje, nese softwari sistemor ėshtė i pranishem. Softwari sistemor ėshtė ndermjetes ne mes software,Apl dhe pc.

Artikulli kryesor: Gjuhė Programimi

Gjuhė programimi ėshtė gjuhė e cila pėrmban nje bashkėsi tė rregullave me anė tė cilave i urdhėrojme kompjuterat tė bejne diēka ose i japim udhezime.

Gjuha programore ėshtė nė nivel mė tė lartė se gjuha maqinerike e cila pėrbėhet prej bit-ave(binary digits),1 dhe 0 dhe tė cilėn nė fakt e "kupton" procesori i kompjuterit dhe me anė tė cilės nė kohėt e hershme te informatikės janė zbatuar programet e para. Mirėpo, pasiqė gjuha maqinerike ėshtė e veshtire pėr tu kuptuar dhe zbatuar, dhe eshtė e veshtire qė urdherat(udhezimet) tė mbahen mend(ēdo udhezim duhet tė shėnohet me anė te numrave 1 dhe 0), vjen deri te krijimi i gjuhėve programore tė cilat nė fakt janė pėrkthim i urdherave me bit-a(1 dhe 0) nė njė gjuhė qė mundet tė mbahet nė mend leht dhe me anė tė sė cilės mund tė programohet.

Gjuhėt programore zakonisht pėrmbajn shprehje nė gjuhėn angleze.



Baza e tė dhėnave

Bazat e tė dhėnave informatike janė programe tė cilat shėrbejnė pėr tė mbajtur, ruajtur dhe pėrdorur lehtėsisht tė dhėna dhe dokumente tė ndryshme. Bazat e tė dhėnave janė tė ndertuara nė formėn e njė matrice ku kolonat pėrmbajnė tipin elementeve pėrbėrėse tė informacionit kurse rreshtat pėrmbajnė vetė informacionet.

Pėr shembull:

Nr | Emri | Mbiemri | Mosha | Vendlindja

1. | Agron | Bardhi | 27 | Prishtinė 2. | Ilir | Bardhi | 32 | Tiranė

etj.

Pėr tė futur dhe keshilluar tė dhėnat, bazat e tė dhėnave pėrdorin njė gjuhė qė quhet SQL. Bazat e tė dhėnave janė tė shumta, mund tė pėrmendim kėtu Mysql, Oracle, Pgsql etj.


Zbatimi Kompjuterik ne Komunikim

Rjeta Kompjuterike
Design & Grafike


Forumi aLbdigital
Shiko profilin e anėtarit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi