Portali aLbdigital.net
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Teknologjia Dhe Interneti «« » Informatikë & Internet » Spiunë në kompjuterin tënd

Spiunë në kompjuterin tënd

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Spiunë në kompjuterin tënd prej Sun Jul 08 2007, 10:03

Tini

avatar
Webmaster & Admin
Webmaster & Admin
Një e vërtetë shqetësuese është ajo që në këtë çast agjentë sekretë mund të jenë duke përgjuar brenda kompjuterit tënd. Të ashtuquajturat "programe parazite" marrin shënim gjithçka që ti bën me kompjuterin tënd të cilat u shiten pastaj palëve të treta që mund të jenë të interesuara.

Pjesa më e madhe e programeve parazite ndahen në dy kategori:
- "adware" - programe në kompjuterin tënd që bëjnë të kërcejnë përpara syve të tu dritare të vogla me reklama, instalojnë tabela me reklama ose gjatë kërkimit që bën në internet apo gjatë bredhjes atje të sjellin në plan të parë faqet prej të cilave sponsorizohen (EZula).

- "spyware" - pajisje të fshehura në kompjuterin tënd që shohin se çfarë bën, vjedhin të dhënat personale dhe i dërgojnë pastaj në rrjet.

Të përbashkët kanë atë që këta vetëshkarkohen në heshtje në kompjuterin tënd ndërkohë që je në linjë.

Ndonjëherë këta vijnë të bashkangjitura me programe që ti i shkarkon nga rrjeti - hollësitë janë shpesh të përshkruara me germa të vogla në marrëveshjen për përdorimin e tyre por pjesa më e madhe e përdoruesve e kalojnë këtë pa i hedhur ndonjë sy.

Ndonjëherë ato nuk kanë nevojë as për lejen tënde për tu vetëshkarkuar ndërsa je futur në ndonjë faqje ku s´duhet të futeshe.

Programe kundër "adware" dhe "spyware"

Vetëm pas instalimit të një ashtuquajturi 'mur kundër djegjes' (firewall) - që lejon vetëm programet e lejuara prej teje të futen në internet - arrin të kuptosh se ç´po ndodh.

Gjithashtu janë zhvilluar programe që gjejnë dhe heqin programet parazite. Revista Rruzull mund t´ju këshillojë shkarkimin dhe përdorimin bashkarisht të programeve të mëposhtme:

Spybot - Search & Destroy 1.1 nga Universiteti i Dortmund'it.

Ad-aware 6.0 Build 162 nga FileForum.

Ndërkohë edhe pala tjetër po kundërsulmon. Disa programe të krijuara së fundi janë në gjendje të ç´instalojnë pajisjet kundër-parazitare.


Shmangiuni Internet Explorer

Disa shoqëri janë duke shfrytëzuar disa të çara në programin Messenger të Windows për të shfaqur tinazi reklama në ekran.

Mënyra më e lehtë për t´iu shmangur këtyre parazitëve është mospërdorimi i Internet Explorer pasiqë është bërë shënjestër e shumë shoqërive "adware" dhe "spyware". Laurent Dhima, mjeshtri i portalit shqiptar Alblinux , më thotë se po në të njëjtën mënyrë edhe vetë sistemi operativ Windows është bërë shënjestër e një numri të pafund shoqërish dhe njerëzish të paskrupullt, duke këshilluar përdorimin e sistemit operativ Linux që është më i qëndrueshëm nga ana e sigurisë.

Kur je duke përdorur Windows për tu futur në rrjet duhet të sigurohesh më parë që të paktën ke instaluar arnat e sigurimit. Asnjëherë nuk duhet të klikosh "Yes" (Po) kur të shfaqet 'Do you want to download and install?' (A don të shkarkosh dhe instalosh ?) përpara se të jesh 100 % i sigurtë se shoqëria që e ka bërë atë program është e besueshme dhe se ai program të nevojitet me të vërtetë.
Përveç se spiunojnë atë që bën, pjesa më e madhe e programeve parazite janë të shkruara keq dhe mund të dëmtojnë proceset në kompjuterin tënd, disa të tjera ta ngadalsojnë kompjuterin si dhe lidhjen me internetin.


Forumi aLbdigital
Shiko profilin e anëtarit http://www.albdigital.net.ms

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi