Portali aLbdigital.net
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Teknologjia Dhe Interneti «« » Informatikë & Internet » Kompjuteri i vitit 2016

Kompjuteri i vitit 2016

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Kompjuteri i vitit 2016 prej Sun Jul 29 2007, 09:32

Tini

avatar
Webmaster & Admin
Webmaster & Admin
A mund të konsiderohet informatika një shkencë e mirëfilltë? Apo bëhet fjalë vetëm për kalkulime, edhe pse super të sofistikuara. Po pas dhjetë vitesh, cila do të jetë e ardhmja e kompjuterit? Janë këto disa nga pyetjet për t‘u dhënë përgjigje, që janë mbledhur nga disa prej emrave më të famshëm të teknologjisë informatike të sotme: drejtues kompanish e shoqërish multimiliardere si "Google", "Yahoo", "Microsoft" e "IBM", përkrah profesorësh nga universitetet më të rëndësishme të Amerikës. Simpoziumi i cili u organizua për të festuar 20-vjetorin e "National Academy of Science" në Nju-Jork quhej thjesht "2016".

Dy teori

Në debatin mbi evolucionin e shkencës së informacionit alternohen dy interpretime të ndryshme: nga njëra janë ata që thonë se që nga çasti kur Alan Turing shpiku në vitet 30 "makinën universale", ose e thënë ndryshe makina që për herë të parë nuk ishte projektuar me një qëllim të vetëm, por ishte në gjendje të programohej, progresi ka qenë vetëm një çështje sasiore, dhe që bëhej fjalë veç për rritje të mundësive përllogaritëse inxhinieristike. Ndërsa për palën tjetër, përkundrazi, zhvillimi i jashtëzakonshëm i botës dixhitale u ka hapur rrugën ndryshimeve cilësore, konceptuale. E sigurt është që kompjuteri ka ndikuar botën në gjithçka që mund të vërehet, simulohet, e bëhet. Nga harta e gjenomës njerëzore, deri tek imazhet nga sipërfaqja e Marsit, nga simulimi i ndryshimeve klimaterike te përdorimi i rrjetit për komunikim e socializim në kohë reale. Të rejat e sjella nga bota digjitale padyshim kanë qenë një revolucion i jashtëzakonshëm

për qenien njerëzore.

E ardhmja

Gjatë konferencës, studiuesit e menaxherët kanë prekur shumë argumente, si imazhet dixhitale, mediat online, impakti në punën e punësimin. Temat e debatuara kanë qenë dy, të dyja me fushë shumë të gjerë përfshirëse: nëse do të thellohet apo do të ndryshojë ndikimi i informatikës te shkencat e tjera dhe nëse problemet etike do të marrin rëndësi në përpjesëtim të drejtë me rritjen e peshës së teknologjive. Në rastin e parë, sipas Jon Kleinberg, profesor në Cornell University, revolucioni shkencor tashmë është kryer. Kemi mundësi të matim gjëra që më parë as që mund ta imagjinonim se mund t‘i matnim.

Si shembull sjell sitet e komuniteteve online. Sociologë e psikologë për herë të parë munden t‘i studiojnë raportet njerëzore duke u bazuar në një masë të dhënash të regjistruara e të matshme. Në të njëjtën kohë ka ardhur duke u bërë gjithnjë e më i padukshëm kufiri mes jetës tonë reale e regjistrimit të saj në botën digjitale.

Po ecim drejt një të ardhmeje gjithnjë e më të kontrolluar, të regjistruar e të monitoruar.

Kjo na jep mundësinë të ridëgjojmë bisedat që kemi bërë me prindërit vite e vite me parë, apo të ndalim për gjithnjë çastin kur fëmija ynë ka hedhur hapat e para. Por në të njëjtën kohë hap rrugën për një shoqëri të hiperkontrolluar. Por përdorimi i informatikës, pohojnë shkencëtarët në simpozium, siç ka ndodhur me të gjitha shkencat, nuk është në duart tona, por në ato të shoqërisë. Do të jetë shoqëria ajo që do të plazmojë aplikimet progresive shkencore, si në rastet kur kjo do të kryhet për qëllime të mira, ashtu edhe në të kundërtën. Dhe kjo - energjia atomike është shembulli më i mirë ilustrues - nuk përbën
kurrfarë risie.


Forumi aLbdigital
Shiko profilin e anëtarit http://www.albdigital.net.ms

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi