Portali aLbdigital.net
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Teknologjia Dhe Interneti «« » Informatikë & Internet » Vetëm për një muaj 5.000 instalime të reja

Vetëm për një muaj 5.000 instalime të reja

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Tini

avatar
Webmaster & Admin
Webmaster & Admin


Qytetarët e Kosovës kanë shprehur interesim të madh për instalimin e internetit përmes linjës ADSL si dhe për numra të rinj telefonik.

Telekomi i Kosovës për vetëm një muaj ka bërë 5.000 instalime të reja, prej të cilave 3.300 linja ADSL me të cilët mundësohet shfrytëzimi i internetit dhe 1.700 instalime të numrave të rinj telefonik.

Nëse llogarisim nga data 2 prill, kur Telekomi i Kosovës startoi me pakot e reja të shërbimeve të veta, janë bërë gjithsej mbi 8.000 instalime të reja të linjave telefonike + 3.300 parapagues të rinj të ADSL-së. Krahasuar me vitet paraprake, kjo përbënë shumën e instalimeve të bëra gjatë vitit 2005 dhe 2006 së bashku.

Çmimi për instalimin e linjës të re telefonike është zbritur në vetëm në 10 euro, ndërkaq instalimi i ADSL është falas, përfshi këtu edhe modemin përkatës.

Duke marrë parasysh se interesimi i konsumatorëve është jashtëzakonisht i madh, si për ADSL ashtu edhe për linja të reja, janë regjistruar raste të tentimit të dhënies së ryshfetit për të shpejtuar procedurën e instalimit të ADSL, thuhet në njoftimin e PTK-së.

Telekomi i Kosovës i siguron të gjithë konsumatorët se po bënë përpjekje maksimale që kudo të ekzistoj mundësia teknike, instalimi të bëhet në afat sa më të shkurtër.

Për instalime nuk është e nevojshme asnjë pagesë shtesë, përpos çmimeve tashmë të publikuara të cilat janë shumë atraktive duke pasur parasysh cilësinë e lartë të shërbimeve që ofrohen.


Forumi aLbdigital
Shiko profilin e anëtarit http://www.albdigital.net.ms

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi