Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Teknologjia Dhe Interneti «« » Informatikė & Internet » Teknologji: Ligje Pėr Internetin!

Teknologji: Ligje Pėr Internetin!

Posto temė tė re  Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Teknologji: Ligje Pėr Internetin! prej Wed Jan 31 2007, 14:55

Tini


Webmaster & Admin
Webmaster & Admin
World wide web ėshtė pėrhapur me shpejtėsi tė jashtėzakonshme duke zėnė tashmė njė vend tė pėrhershėm nė jetėn e pėrditshme tė shumė njerėzve nė vendet e industrializuara. Madje ky sistem po vazhdon rrugėn e triumfit drejt vendeve tė tjera mė pak tė zhvilluara.

Interneti ėshtė njė parajsė, si pėr ata qė komunikojnė me miqtė nė mbarė botėn nėpėrmjet e-malit, apo pėr ata qė kėrkojnė informacion, ashtu edhe pėr kriminelėt dhe terroristėt. Qeveritė janė duke reaguar: nė shumė vende nėpėrmjet procedura tė pėrshpejtuara janė pėrcaktuar ligje pėrkatėse, pėr tė kufizuar kėrcėnimet e mundshme dhe ato ekzistente, ndėrsa nė vende tė tjera proceset janė nė vijim.

I ngarkuari i OSBE-sė pėr mediet, Milosh Harasti kėto zhvillime i sheh me skepticizėm: "Aktualisht autoritetet nė botė janė pėrfshirė nga ethet e vendosjes sė rregullave. Por nė njė sfond tė tillė dua tė theksoj, se ne vėrtetė ndodhemi nė dilemė pėr shkak tė lirisė sė medieve. Pėr kėtė arėsye pėrgjigjet i kėrkojmė brenda kuadrit tė lirisė sė medieve. Pėrkufizimi ėshtė qė: zgjidhja tė jetė sa mė pak restriktive dhe sa mė pak kufizuese pėr lirinė e shtypit."

E qartė ėshtė gjithashtu, se interneti ėshtė njė medium global, ndaj pėr tė duhet tė ketė rregulla globale. Nė kėtė mėnyrė organizatat ndėrkombėtare si BE-ja, Kėshilli i Evropės dhe OKB-ja kėrkojnė vendosjen e rregullave tė pėrbashkėta qė tė jenė tė vlefshme nė tė gjitha vendet anėtare.

Por ka nga ata qė thonė se nė internet nuk ka nevojė pėr regulla specifike mbi pėrmbajtjen. Kategoritė ekzistuese tė ligjit janė tė mjaftueshme pėr tė ndėshkuar veprimet kriminale si: ndėrhyjet, dėmtimet apo pėrhapjen e panikut.

Nė organizatėn e shėrbimeve hotline janė aktivizuar 18 vende qė kujdesen pėr ruajtjen e pastėr tė world wide web. Secili qė has nė internet pornografi me fėmijė apo tė tjera aktivitete kriminale mund tė informojė shėrbimin hotline. Ky shėrbim vendos kontakt me shėrbimin provider, pra me ndėrmarrjen ku ėshtė regjistruar faqja pėrkatėse, ose adresa e e-mailit pėr ta bllokuar atė. Megjithatė edhe vetėrregullimi ka kufij thekson Kalanan, sekretar i pėrgjithshėm i kėsaj organizatne: "Modeli i organizatės sonė ėshtė mjaft efikas, por nuk besoj se ajo e zgjidh problemin, Madje ajo nuk ėshtė menduar si njė instancė qė tė zgjidhė problemet."

Nė rastin e pėrndjekjes penale duhet tė ndėrhyjnė gjykatat. Ky ėshtė edhe thelbi i problemit: si mund tė veprohet nė rastin e procesit kundėr provider-it "yahoo" nėpėrmjet tė cilit njė shtetas amerikan shet nė internet ide ekstremiste tė djathta, qė nuk janė tė ndaluara nė SHBA, por qė janė tė ndaluara nė Gjermani dhe nė Francė? Cili ligj duhet tė aplikohet nė kėtė rast?

Burimi: Valėt gjermane

Shiko profilin e anėtarit http://www.albdigital.net.ms

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temė tė re  Pėrgjigju temės

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi