Portali aLbdigital.net
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Diskutime Të Ndryshme «« » Diskutime Shoqërore » Fjale te urta dhe Aforizma

Fjale te urta dhe Aforizma

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Fjale te urta dhe Aforizma prej Sat Oct 06 2007, 04:48

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
**Ai qe s´durohet si njeri,s´durohet dhe si fuqi

**Baban e mire nderoje,te keqin duroje

**Copen e madhe ndaje,fjalen e madhe perbije

**Me mire 1 zog ne dore,se sa 100 ne qiell

**Ai qe ta ben rrafsh,ka qejf me te dale koder

**Ai qe te shan,te del me i mire

**Njerezit jan te njejte para natyres,edukata i dallon ato


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anëtarit

2Normal Re: Fjale te urta dhe Aforizma prej Sat Oct 06 2007, 04:51

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
**Ai qe flet me se paku,din me se shumti

**Edhe bari i njome digjet neper te thate

**Gjuha kocka s´ka e kocka thyen

**Jeto sikur do vdesesh neser,meso sikur do jetosh gjithemone

**Mendje e shendoshe,ne trup te shendoshe

**Rri shtrembet,por fol drejt

**Guximi ben te mundesh edhe luanin


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anëtarit

3Normal Re: Fjale te urta dhe Aforizma prej Mon Oct 08 2007, 04:22

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Ca thenje te Sami Frasherit:

**Fjalet e keqberesit jan si qymyr,nese nuk te djegin te nxin

**Gabimet qe harrohen,perseriten

**Peri i ngaterruar nuk zgjidhet me ngut

**Njeri i zoti nuk eshte ai qe nuk ka te meta,por ai qe pranon te metat e veta

**Per te qene i lumtur,nuk duhet vetem te dish,por edhe te duash


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anëtarit

4Normal Re: Fjale te urta dhe Aforizma prej Mon Oct 08 2007, 08:41

aLbdigital

avatar
Webmaster & Admin
Webmaster & Admin
Te falemnderojm shume per keto aforizma ^LoVe^













Smile


Forumi aLbdigital
Shiko profilin e anëtarit

5Normal Re: Fjale te urta dhe Aforizma prej Tue Oct 09 2007, 06:10

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Ca thenje per grate e burrat:)

**Burri mund te kete nje mentalitet femrore,sikurse femra nje mendje mashkullore

**Grate jan gjinia magjike dhe kryenece,cdo mashkull eshte nje rrebel qe ngrihet me force kunder vetes

**Mos u mundo kurre te njohesh nje femer.Femrat jan figure,burrat jan problem i tyre Smile

**Burrat e martuar jan te tmerrshem ,te merzitshem, kur ato jan bashkeshorte te mire ,dhe te neveritshem,kur ato nuk jan te tille Razz

**Eshte absolutisht e pamundur te rregullosh shijen e nje gruaje dhe te nje burri

**S´ka grua qe arrin nje post te larte,te mos mendoje qe,ai post i kishte takuar asaj,se ajo ishte e lindur per ate

**Kush mund te mburret se e njeh gruan? Razz Smile

(OSCAR WILDE)


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anëtarit

6Normal Re: Fjale te urta dhe Aforizma prej Tue Oct 09 2007, 06:19

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
**Embelsi mjalti,dashuri gruaje

**Don paqe ne familje?Bej sic thote gruaja Very Happy

**Jete fisnike?Baras arsyetim i burrit dhe te degjuarit e gruas

**Femer e bukur,mund te fshehe zemer te keqe

**Nje burre qe i hap deren e mekines gruas,o eshte e re makina,o eshte e re gruaja

**Burre i afte eshte ai,qe fiton me shume se sa i shpenzon gruaja,kurse grua e afte eshte ajo qe gjen nje te tille

**Nje KESHILLE per burrat e moshuar me gra te reja: Rrini sa me larg shpis sepse,grave ju vjen deshira per tu tradhetuar kur ju shohin

**Burri shkenctare tradhetohet shume kollaj,sepse ai,sa me shume te di aq me pak dyshon


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anëtarit

7Normal Re: Fjale te urta dhe Aforizma prej Sat Nov 24 2007, 21:13

Ma-Origa

avatar
Vizitor
NICE ^lOvE^

8Normal Re: Fjale te urta dhe Aforizma prej Mon Nov 26 2007, 02:42

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
he re,po thoni dhe ju naj llafe,se ngelet duke me dhene mua komlimenta Smile
ja ,se po ju dergoj dhe ca thenje moderne Smile

Disa aq shume shesin mend, sa qe nje dite do mbesin pa to!!!

Te pamerituarit po lavderohen ndersa te merituarit po duartrokasin...

Cdo te benin gazetaret prej vicave, derisa mizen e bejne buall...

Duke permendur shume peremrin UNE, i shkreti harroi si e kishte emrin!!!

Te gjithe po e shikojne vetem bythen e vet... une timen spo mundem vallai...

Po vrapojne dy studente te fiskultures, dhe njeri i thote tjetrit, ej a ndalemi se mjafte mesuam per sot..

Shiko profilin e anëtarit

9Normal Re: Fjale te urta dhe Aforizma prej Mon Nov 26 2007, 02:43

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Duaje armikun tend - kjo do ti cmende fare

Nese nuk mundesh te gjesh zgjidhjen, gjej nje problem tjeter

Nese ke fat, shko perpara… Nese ke para, merr nje makine

Nese gabimet te mesojne, atehere kam nje dituri te jashtezakonshme

Shiko profilin e anëtarit

10Normal Re: Fjale te urta dhe Aforizma prej Mon Nov 26 2007, 02:44

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Ajo qe me shqeteson per te ardhmen eshte se sa vjen e afrohet

Ata qe mendojne se I dine te gjitha, na nevrikosin neve qe I dime te gjitha

Eshte e lehte te vdesesh per nje grua. E veshtire eshte te jetosh me te.

Kam lexuar shume persa I perket rrezikut nga cigarja dhe pija, saqe vendosa te nderpres leximin.

Shiko profilin e anëtarit

11Normal Re: Fjale te urta dhe Aforizma prej Sun Jan 06 2008, 07:48

Ma-Origano

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Luna me mire me te dhe komplimente sepse shum bukur nga ana jote


Forumi aLbdigital
Jeta është e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anëtarit http://www.malesia.org

12Normal Re: Fjale te urta dhe Aforizma prej Thu May 29 2008, 05:04

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Humbisni një orë në mëngjes dhe s'do ta gjeni gjithë ditën ? Shekspir

Nga një gjë e keqe nuk mund të vijë kurrë një gjë e mirë ? Seneka

Lumturia që nuk përdoret në masë, shkrin vetvetiu ? Seneka

Njeriu atje ku rron mund të bëhet edhe i lumtur ? M. Aurelio

Ta jetosh një dashuri është e lehtë, ta harrosh atë do një jetë ? P. Neruda

Njeriu rron vetëm atë kohë që dashuron ? Helvetius

Të jesh i mirë është e thjeshtë por të jesh i drejtë në vendime, është e vështirë ? V. Hygo

Pasuria është diçka që mund të ndihmojë në jetë, por jeta nuk është diçka që kalohet për të grumbulluar para. ? Gëte

Është më mirë t'i meritosh nderet dhe të mos i gëzosh sesa t'i gëzosh dhe të mos i meritosh ? Mark Twein


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anëtarit

13Normal Re: Fjale te urta dhe Aforizma prej Thu May 29 2008, 05:05

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Një thenje interesante nga Psikologu i mirenjohur shqiptare :

Edmond Dragoti :
"Psikolog , është ai qe shiqon te tjerët kur një femër hynë ne salle".


Nëna Tereze - Nëse i gjykon njerëzitë , nuk do t'ju mbetet kohe për ti dashuruar ata .


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anëtarit

14Normal Re: Fjale te urta dhe Aforizma prej Sat Aug 02 2008, 09:15

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Xhelozia lind çdoherë me dashurinë, mirëpo jo çdoherë vdes me të.
Shopenhaueri

Vetëm qentë dashurojnë pa xhelozi.
Gorki

Zëri i xhelozisë është zëri i natyrës, kërkon monogaminë.
Xhoberti

Zemra bën gjithçka.
Molieri

Asgjë nuk eshtë më e ëmbël dhe më e fortë se zemra.
Lihternbergu

C'është zemra? Gjë e rëndomtë: shëndet i mirë dhe kujtime të këqija.
Heminguei

Mendimet e mëdha vinë nga zemra.
Vovennargu

Arsyeja nuk më ka mësuar për asgje: gjithë ç'di më ka dhënë, më ka zbuluar zemrën.
Tolstoi

Kush do ta kuptojë zemrën e tjetërkujt, duhet nisur nga vetja.
Gjermane

Ajo që nuk vjen nga zemra, nuk hyn dot në zemër.
Turke

Fitorja më e bukur është të fitosh zemrën tënde.
La Fonteni

Zemra më e pasur është ajo që as nuk blihet as nuk shitet, por vetëm dhurohet.
Bernardi


Martesa i ngjan vdekjes, sepse shumë njerëz arrijnë të përgatitur.
Tomaseu

Sido që të jetë, martohuni. Nëse merrni grua të mirë do të jeni të lumtur, nëse merrni grua të keqe, do të bëheni filozof.
Sokrati

Ai që ende s'është martuar, ende ska bërë ndonjë ga-bim të madh.
Ginisi

Martesa pa fëmijë është si dita pa diell.
Latine

Martesa është përpjekje që t'i zgjidhim problemet së bashku, probleme që, po të ishim vetëm, kurrë nuk do t'i kishim.
Sagani

Nuk ka rëndësi me kë martohet njeriu, sepse është e sigurt se mëngjesin e ardhshëm do ta kuptojë që ai ka qenë dikush tjetër.
Rogjersi

Martesa shkon urtë e butë si vallja, plot shfaqje pleqërishte; pastaj vjen pendimi me këmbë të shtrembëra, që shkon përherë e më shpejt derisa zbret në fund të varrit.
Shekspiri

Martesa e bërë në sajë të kuptueshmërisë shpeshherë është më e suksesshme, se sa ajo e krijuar në sajë të dashurisë.
Bekoni

Martesë e mirë do të ishte ajo midis burrit të shurdhër dhe gruas së verbër.
Montenji

Martesa nuk është gjë tjetër veçse një krijesë e çuditshme për të nxirë jetën e njeriut.
Tolstoi

Në martesën fatlume njeriu do mësuar se s'është më i lirë, por edhe nuk guxon të mësohet se është i martuar.
Laubi

Sidoqoftë, më mirë të jesh i martuar se i vdekur.
Molieri

Dashuria është tërë ajo që pas martesës mbetet pendesë.
Tueni

Martesa është ferr dhe parajsë.
Gjermane

Të martohesh do të thotë t'i dyfishosh përgjegjësitë dhe të humbasësh gjysmën e të drejtave.
Shopenhaueri

Martesa është shkencë.
Balzaku

Njeriu gjithmonë ka dhe mund të bëjë punë më të rëndësishme se sa të martohet.
Niçe

Të ndershmit martohen shpejt, të mençurit kurrë.
Servantesi

Njeriu martohet pse nuk gjykon, pastaj shkurorëzohet pse ka durim dhe në fund martohet sërish pse harron.
Salakru

Martesa vjen pas dashurisë, mu si tymi pas zjarrit.
Shamfori

Martesa; Kështu quaj dëshirën e dyshes që dëshirojnë të shndërrohen në një, por do të bëhen më shumë se dy.
Niçe

Lidhja martesore është shkollë e lartë altruiste.
Balzaku

Mosha ideale e mashkullit për martesë është rreth moshës nëntëdhjetë vjeçare, dy minuta para vdekjes.
Sinatra

Martesa ka probleme të shumta, por jeta e vetmuar nuk ka kurrfarë kënaqësie.
Xkonsoni

Martesa është varr i dashurisë, e gruaja kryqi mbi të.
Safiri

Nuk ka njeri më komik se filozofi i martuar.
Niçe

Martesa e lumtur edhe sot përbëhet prej treshes: burrit, gruas dhe televizorit.
Buhvaldi

Martesa e dështuar është kur gruaja kalon aq kohë në kuzhinë sa s'ka kaluar para pasqyrës para fejesës.
Tuholski

Mosmarrëveshjet në martesë më së shpeshti fillojnë kur gruaja flet shumë, e burri dëgjon pak.
Tuvimi

Shumë martesa janë dënime me vdekje, ekzekutimet zgjasin me vite.
Strindbergu

Bashkëshortët jetojnë më gjatë se të vetmuarit. Mirëpo, për ata kjo është dënim.
Houpi

Martesa është shkolla më e mirë e rendit, e mirësisë, e njerëzisë.
Mirabo

Martesa është fushëbeteja ku mbaron liria personale.
Bekoni

Ekziston vetëm një zgjidhje për martesën pa dashuri: kjo është dashuria pa martesë.
Hiçkoku


Në dashuri është mbret ai që dashuron më së shumti.
Helvecinsi

Dashuria që mund të vdesë nuk ka qenë dashuri.
Auerbahu

Engjejt e quajnë gëzim i qiellit, djajtë e quajnë vuajtje e skëterrës, njerëzit e quajnë dashuri.
Hajne

Turpi është mëkat i madh kundër dashurisë.
Fransi

Dashuria është epshi më pëshpëritës.
Uilsoni

Në luftë është si në dashuri: për të përfunduar duhet t´i shihet fundi.
Haksli

Dashuria është e verbër, miqësia përpiqet të mos shohë asgjë.
Bismarku

Ata që vdesin duke dashuruar mbesin shehitë.
Muhameti

Të jesh i dashuruar në vetvete, është idilë që zgjat tërë jetën.
Uajldi

ashuria është si lufta: fillon lehtë, por mbaron vështirë.
Menkeni

Shumë njerëz që gjatë tërë jetës kanë dashuruar mund të flasin më pak mbi dashurinë, se sa fëmija i cili e ka humbur qenin para një dite.
Uajlderi

Jeni të përshëndetur gjithë ju që dashuroni! Mallkuar qofshin ata që asnjëherë nuk kanë pasur dashuri; më shumë mallkuar ata që ua pengojnë dashurinë të tjerëve.
Shënim pompejan

Dashurojmë, sepse dobësitë i kemi të njëjta
Suifti

Dashuria është ethe: ajo lind dhe zhduket, kurse dëshira e njeriut para saj nuk ka kurrfarë hise.
Stendali

Në dashuri si dhe në luftë, e drejta gjithmonë është në anën e të fortit, andaj femra që dashurojmë gjith-monë do të ketë të drejtë.
Myse

Sqarimi i dashurisë është shkatërrimi i dashurisë.
S.Bernardi

Dashuria është si fati: nuk do që të vrapohet pas saj.
Gotje

Më mirë të mos kesh fare, se sa ta humbësh dashurinë.
Hebeli

Nuk është i dashuruar ai që nuk dashuron gjithmonë.
Euripidi

Kush do drurin i do edhe degët e tij.
Molieri

Në dashuri, edhe shumë është pak.
Bomarshe

Biseda më interesante e dashnorëve është kur heshtin.
Furnie

Dashuria është sëmundje e rëndë e shpirtit.
Platoni

Në dashuri nuk ka shaka. Shumica fillojnë të shtiren se janë të dashuruar, që pastaj të jenë vërtetë të dëmtuar.
Dosi

Të mos jesh asgjë dhe të mos duash asgjë, është njësoj.
Fojerbahu

Të gjithë ne jemi rezultat i dashurisë dhe i dalldisë.
Bajroni

Gjuha e dashurisë ështënë sy.
Fleçeri

Dashuria është dobësia më fisnike e mendjes.
Drajdeni

Tragjedia e secilës dashuri është zemërgjerësia.
Momi

Për dashuri, jo për urrejtje unë jam lindur.
Sofokliu

Lufta më e madhe e jetës sonë është dashuria.
Zilahi

S´ka dashuri zjarrin e të cilës nuk e shuan martesa.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anëtarit

Sponsored content


Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi