Portali aLbdigital.net
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Shkenca Dhe Jeta «« » Filozofi-Psikologji&Sociologji » Perse Femerat qajne !?

Perse Femerat qajne !?

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Perse Femerat qajne !? prej Tue Oct 16 2007, 12:13

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Djali dhe lotët e Nënës

Një djalosh e pyeti nënën e tij:
- “Pse qan?”
- “Sepse kam nevojë” - tha ajo.
- “Nuk po të kuptoj” - tha ai.
Nëna e tij vetëm e përqafoi a dhe i tha:
- “Edhe kurrë nuk do ta kuptosh!”
Më vonë djaloshi e pyeti babanë e tij:
- “Pse nëna qan pa arsye?”
- “Të gjitha femrat qajnë pa arsye” - babai i tij u përgjigj pa kujdes.
Djaloshi i vogël, ende duke e pyetur veten pse gratë qajnë, më në fund e pyeti një dijetar.
- “Ai me siguri e di përgjigjen” - mendoi ai.
- “O dijetar! Pse gratë qajnë aq lehtë?”
Dijetari iu përgjigj:
- “Kur Zoti e krijoi gruan e bëri atë shumë të veçantë. I bëri supet e saj aq të fuqishme që të mbajnë peshën e botës.
I dha asaj fuqi të brendshme që të durojë lindjen e fëmijës, edhe refuzimin që vjen prej fëmijës së saj.
I dha asaj fuqi që e mban atë të vazhdojë më tutje kur të tjerët dorëzohen, dhe të kujdeset për familjen e saj përgjatë sëmundjeve dhe lodhjeve pa u ankuar.
I dha asaj ndjeshmëri që t'i dojë fëmijët e saj në të gjitha rrethanat, bile edhe kur fëmija i saj e lëndon atë shumë rëndë.
I dha asaj fuqi ta durojë burrin e saj për gabimet që bën ai dhe i dha formë asaj prej brinjës së tij që ta mbrojë zemrën e tij.
I dha asaj mençuri të kuptojë se burri i mirë asnjëherë nuk e lëndon gruan e tij, por ndonjëherë e vë në provë fuqinë e saj dhe vendosmërinë e saj që të qëndrojë prapa tij e vendosur.
Dhe së fundi, Ai i dha asaj një lot. Këta lot janë të saj dhe ajo mund t'i përdorë kurdo qoftë që ka nevojë për ata
I nevojiten pa arsye, pa sqarime, ata janë të saj (lotët)”.
- “E sheh biri im, bukuria e gruas nuk qendron ne veshjen e saj , apo bukuria e fytyrës së saj, apo mënyra se si ajo krehë flokët e saj. Bukuria e gruas duhet të shikohet në sytë e saj, sepse ajo është rruga drejt zemrës së saj-vendi ku dashuria jeton.”

Djaloshi i vogël e mori përgjigjen e tij dhe kurrë nuk e bëri atë pyetje përsëri.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi