Portali aLbdigital.net
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Teknologjia Dhe Interneti «« » Informatikë & Internet » VoIP & Google!

VoIP & Google!

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal VoIP & Google! prej Wed Jan 31 2007, 15:02

Tini

avatar
Webmaster & Admin
Webmaster & Admin
VoIP-Google, së afërmi telefona në internet
Google sërish do t'i lëkundë themelet e konkurencës. Këtë here kompania e
njohur i ka vënë syrin telefonisë falas në internet, përkatësisht VoIP. Kur
Google dëshiron diçka, edhe e merr! Telefonia falas në internet konsiderohet
një revolucion I vërtetë, por ende nuk ka arritur kulmin e saj. VoIP ka
potencial të madh, këtë e vërteton edhe Skype, program i cili deri tani
përdoret nga 50 milionë përdorues. Edhe pse ka interesim të madh në këtë
teknologji të re, asnjë kompani nuk ka filluar aplikimin e kësaj
teknologjie. Nëse Google fillon me telefoninë në internet, me siguri se do
të bëjë revolucion në botën e internetit, gjë që e ka bërë deri më tani me
të gjithë risitë e veta. Parashikohet që Google të lidhë VoIP me kërkuesin e
vet dhe do të mundësojë që në internet vetëm me një klik të bëhen edhe
thirrje telefonike. Google deri ani nuk ka dhënë ndonjë koment, por ndërtimi
i një rrjeti të tillë ndërkombëtar bën të kuptohet se bëhet fjalë për
shërbime të telefonisë. Në botë ka shumë kabllo optike që janë të nevojshme
për këtë teknologji të cilat nuk përdoren që nga rënia e "dotcom" në vitin
2001. Këto shiten me çmime të ulta, Google ka të holla, por edhe ide për
shërbime të reja, kështu që VoIP-Google mund të pritet së shpejti.

Shiko profilin e anëtarit http://www.albdigital.net.ms

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi