
Çmimi i aksioneve të kompanisë Google Inc., pronare e internet kërkuesit më të madh në botë, tejkaloi shumën prej 600 dollarëve gjatë hapjes së djeshme të bursave. Interesi i rritur për reklamim në internet, është arsyeja për rritjen më të re të çmimit të aksionit me çka Google tejkaloi, të ashtuquajturën, barrierë psikologjike për kompaninë.
Kompania Google Inc u paraqit në bursë në vitin 2004, dhe aksionet e saj atëherë filluan me çmim prej 85 dollarëve për një aksion. Javëve të fundit disa analistë parashikojnë se deri në fund të vitit 2007 aksionet e Googlet do ta tejkalojnë edhe barrierën prej 700 dollarëve