Portali aLbdigital.net
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Arti Dhe Kultura «« » Humor Dhe Barceleta » Poezi Humoristike

Poezi Humoristike

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Poezi Humoristike prej Fri Oct 26 2007, 12:00

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Dashuri nuk eshte nje patate qe hahet brenda nje nate ajo eshte nje shtylle betoni qe kur e prek te ze tensioni.
_______________________________________________________________

Memedhe quhet toka
ku per dhjame qeni te shkon koka
ku kam dashur meme e ate
ku fajdet te grine parate
ku kam fis e ku kam fare
ku ska drite po pishtare
ku te mbyt pluhury,tallashi
ku kercet e pret kallashi
ku ka diamant dhe ar
ku sgjen uje per tu lare
Memedhe eshte kjo cope toke
qe te ben me dhimbje koke
ku po shemben kombinate
dhe hajdutet ngrejne pallate
ku ben ligji kondrabanda
dhe nje pjese punojne ne banda
ku bejme cmos shesim dhe dhembet
vec te ikim nga syte kembet.
Memedhe quhet ky vend
qe ka deputete me mend
qe perleshen dhe bertasin
qe nuk dine as vete se c'flasin
ku ka ligje dhe rend
ver per forme jo me gjithemend
ku te grijne dhe te bejne sallate
jo me lart po ne gjykate
ku per kunje tjetri te zhvesh
e polici ri e qesh
ku te tredhin "duke qare"
si vellezer opozitare
Dhe kete tua dish per nder
se ka dhe tritol nen dere
ku rroj me gaz e me shprese
te gdhihem gjalle ne mengjes
ku ka buke veresie
dhe mijera lypsare si hije
ku nje vrases e nje gomar
vlejne me shume se nje shkrimtar
ku ngroh veze revolucioni
ku te grijne me ate gjys pensioni
ku c'kish bere "demokracia"
i fshin meritokcracia
ku gjithcka "lind" nga asgjeja
ku te te merr shpirtin TVSH-ja
ku zihen burrat si gjelat
kush e kush ti marre thelat.
Militaret, ish-sekretaret
per kolltuk na vijne te paret
memedhe eshte dhe milioni
beci, vila, telefoni
wiski, vere e rakia
kur ty xhan te ka "Partia".


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anëtarit

2Normal Re: Poezi Humoristike prej Fri Oct 26 2007, 12:02

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Syri yt i bukur, vdeksha une per ty,
Buza jote e kuqe, vdeksha une per ty,
Faqja jote si pjeshke, vdeksha une per ty,
Floket e tu si pras, vdeksha une per ty,
Ah ai shoku yt dje, krah per krahu, vdeksh ti ishallla.

* * *
Hap syte, te shoh ty,
Mbyll syte, te shoh ty,
Hap televizorin, te shoh ty,
Shkoj tek dritarja, te shoh ty,
Ho mi debile, ik qe anej.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anëtarit

3Normal Re: Poezi Humoristike prej Sat Oct 27 2007, 03:57

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Dashuri e cmendur

Une e di qe ti e di,
Ti se di qe une e di,
Ne te dy e dime,
Ate qe s'duhet ta dime....



Shikimi

Une te pashe,
kur ti me pe,
pse bere sikur s'me pe,
kur une te pashe qe ti me pe?



Dashuria informatike

Zemra ime tastiere,
zemra jote diskete,
Dashuria jone,
WINDOWS 98`


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anëtarit

4Normal Re: Poezi Humoristike prej Sat Oct 27 2007, 03:59

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Kreh balluket dit e nat
kok'n e shkret s'e le rehat
perdor vajra, xhelra, llaqe
tu bo koka porsi faqe.

Tre pasqyra na i theve
me parfum tere lagjen leve
kater pale kepuc i grise
mendjen goces dot s'ja prishe.

Ty te ndiqka fati i keq
goca t'qelloi e ftoht akull
i mjeri ti cke per te heq
do pendohesh qe je mashkull.

Por 1 dit do dashurohesh
prandaj, mos e merr me ngut
por ta dish qe do pendohesh
nusja n'shishe ka me t'fut.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anëtarit

5Normal Re: Poezi Humoristike prej Sat Oct 27 2007, 04:02

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Vajze me pretendime

Kisha ngelur keq,
Beqare e pa martuar.
Kush me kishte ardh'
I kisha refuzuar.

Jo per gje
Po kisha pretendime
Vij nga der e madhe,
Me nam rraca ime.

Tani ta vazhdoj ,
Atje ku e lash.
Shum keq kisha ngelur,
Sic jua thash.

Te tere fshatit ,
I kish hyre halli per mua.
"Ngeli vajza ne dere,
U rrit u be grua."

Kushuri te panjohur
Filluan te dalin,
Nje te milte lopen
Nje te milte kalin.

Filluan te me cojne
Ne Xhami e Kisha,
Isha 18,
Magji than qe kisha.

Kur pane qe nuk nxorren
Dot qime nga qulli.
U hodh halla,t'me cojne
Ne Tiran te Luli.

S'lane njeri te shenjte
E harixheshk pa me cuar,
Por me ne fund u martova
Te 60-at sa i kisha kaluar.

Lumturi e madhe,
U mbush shtepia plot.
E levdonin dhendrin,
Qe na ish poliglot.

Te Shtunen,naten e dasmes,
Lumemadhi burri im,
Beri bishtin pyk,
Dje isha ne varrim


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anëtarit

6Normal Re: Poezi Humoristike prej Sat Oct 27 2007, 04:03

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Floke Jeshilja

n'internet kafe ty mi floke jeshile t'pash
me nji te pame n'dashni me ty rashe
mausin me dore e preke
t'gjith robt i mahnite e i meke

n'tastjere kur m'shkruje plot elegance
mu duk vetja sikur isha n'france
flok jeshile t'mort e mira
zemres sime iu plotsu deshira

emailin prij ekranit tat e vodha
ne me iher nji postcard dashnie ta cova


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anëtarit

7Normal Re: Poezi Humoristike prej Sat Oct 27 2007, 04:05

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Tosi, Sala, Kaso Kosa dhe arixheshka:

Tosi:
Ja ku u takuam
Në fundin e lojës
O doktor i vdekjes
O Cub i Tropojës
!

Sala:
Unë këtu kam qënë
Si sot dhe më parë,
O Kryehajdut
O Megakusar?
E po kësaj here
N’munjtsha me të kap
Mjekrën krejt ta rruaj
More mjekërcjap?


Tosi:
Merr një brisk, o, Salë
Tamam pas oxhakut
Dhe më rruaj mjekrën
Në fundin e barkut.


Kaso Kosa:
E gjizose, fare
Nano, këtë herë
Sala ësht' Doktor
S'është aspak berber.


Arixheshka:
Jo, o, shoku Kaso
Sala s'është Doktor,
Është, o traktorist,
Ose minator.
Harrove zotërote
Vjet se ç'na punoi
Me tritol e rruspa
Veshët na shurdhoi
.

Sala:
Arixhofkë e dreqit
A kupton ç'po thue
Tosi edhe tye
Të paska drogue.
Se të marr pushtetin
Këtu ma s'do rrish
Me kallëp tritoli
Kasollën ta prish.


Kaso:
Ç'pate arixhofkë
Që kujton tritolin
Ç'pate që e zgjove
Nga gjumi gogolin!?..


Tosi:
Rri rehat, o, Kaso
Mos na bëj rrëmujë
Se Berisha mbytet
Në një pikë ujë.


Kaso:
Meqë sot tek ne
Sytë i kanë të tërë
A mund të na thuash
Katër vjet ç'ke bërë?


Tosi:
Do t'i them, o, Kaso
Një nga një me radhë
Sala la kur iku
Prapa një gërmadhë
Dhe le ta shikojë
Ai që ka sy
Mbi gërmadhë të Salës
Bëmë shtetin e ri


Sala:
Atë shtetin tuej
Unë menjëherë
Sa të marr pushtetin
Do ta hedh në erë.
Prap do ta baj vendin
Det edhe tërmet
Shqiptarët e mi
S'kanë nevojë për shtet.
Kujdo si të dojë
Le t'i presi palla
Më kot Edi Rama
S'thotë doktor Rumpalla


Arixheshka:
Të lutmi, Berishë
Aman, mblidhi zoqjtë
Me këto që thua
Na tremb kalamoqtë


Tosi:
Vazhdojmë, o Kaso
Aty ku filluam
Qindra kilometra
Rrugë neve shtruam
Nga Jugu, Veriu
Lindja, Perëndimi
Gjithë vendin e kthyem
Në kantjer ndërtimi.
Kush ka sy të shohë
Unë s'kam ç'them tjetër
Salë mezi bëri
Gjashtë kilometër!


Sala:
Jini maskarenj
Që kaq shumë punoni
Kështu me hilera
Doni të fitoni
Kjo taktika juej
Nuk zan vend tek unë
Të fitosh me llafe,
Jo si ju me punë.
Kjo taktika juej
Krejt, gafil më kapi
S'asht'aspak e ndershme
Të fitoni prapë.


Tosi:
Doktor Dinamiti
Ti e di dhe vetë
Jona s'është taktikë
Është realitet.
Për çdo metër rrugë
Që dhe natën shtrohet
Kampi yt BF
Si demi tërbohet.


Arixheshka pyet Kason:
Ç'do të thotë BF?..
Që sapo përmendën
Se unë e kuptoj,
Pak a shumë:"Bëj Fëndën"


Kaso:
Mund të jetë "Bëj Fëndën!"
Siç thonë nga Vlora
Por dhe mund të jetë!
Jepi: "Bëja Fora.."


Sala:
Fora do t'ja bëjmë
A të humbtë vula
Se nuk jemi vetëm
Për byrek e pula.


Tosi:
Në një hu të kalbur
Gomarin e lidhe
S'fitohet pushteti
Me pesë karavidhe..


Sala:
Ja, e nxore kokën
Besa, pasha nderin
Me këtë fjalor
Më kujton Enverin
Prap me babë Enverin
Dridhe, Nano, dridhe
Ai tha për Ballin:
"Shportë me karavidhe!"


Tosi:
Lëre Enver Hoxhën
Aty ku ka rënë
Po të ish Ai
E shihje BF-në.
S'do hidhej Shpëtimi
Si një karkalec
Do rrinte si pulë
Fshehur në kotec.
Ndërsa Theodhori
Që e ke merak
Do futej në ferra
Porsi një spurdhiak
Ndërsa ti në bjeshkë
Do dilje kaçak


Kaso:
Ato që ka bërë
Nanua na tregoi
Ç'do të bëjë Berisha
Sikur të fitojë?


Sala:
Dihet puna ime
Kaso, o, kulish
Ç'ka ndërtuar Nano
Unë do t'i prish.
Të gjithë komunistët
Do t'i tërheq zvarrë.


Arixheshka:
Kot thonë për Saliun
Që është i marrë.


Sala:
Unë marr pushtetin
S'jam aspak në hall


Tosi:
Unë them se s'të duan
Këtu, or, budall
Por po të votuan
Të paçin hallall!


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anëtarit

8Normal Re: Poezi Humoristike prej Mon Oct 29 2007, 07:12

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Enver Hoxha diskuton për situatën me Sali Berishën dhe jep porosira të tjera- Nga Arben Duka-


Enver Hoxha:

Biri im i dashur
Që zbrite nga malet
Dhe ndonjë gabim
I vogël të falet.

Dhe ndonjë gabim
I vogël të falet
Sepse më je ndeshur
Fort me dixhitalet.

Po tash që me shi
Na e ktheu vera
Po të vinë prej babës
Porosi të tjera.


Sali Berisha:

Folë, o babë, i dashur
Folë, o bacë, Enver
Me një fjalën tënde
Hidhem në humnerë!

Për asnjë çast bosh
S’ta lashë istikamin
Me një fjalën tënde
Unë djeg gjithë vatanin!

Me një fjalën tënde
E qëroj Bollanon
Vras Alfred Moisiun
Edhe Fatos Nanon.


Enver Hoxha:


Ty, mor, Sali biri
S’të kam hiç merak
Se je siç ke qenë
Trim dhe luftarak.

Se je siç ke qenë
Trim dhe luftarak
Aq sa dhe Partia
Të hyri në hak!

Aq sa dhe Partia
Të hyri në hak
Sepse të dha grada
Nga të gjithë më pak.

Sepse të dha grada
Nga të gjithë më pak
Dhe gjithnjë për ty
Kishte vënë një cak.

Edhe gjithnjë për ty
Kishte vënë një cak
Ndaj dhe të ka bërë
Kjo punë pak idhnak.

Tani dëgjo mirë
Se nuk ta kam ngenë
Të bëjmë pak pushim
Se boll vramë e premë.

Vërtet fjalën time
Ti e ke kushtrim
Por jo për të vrarë
More biri im!

Por jo për të vrarë
More Sali xhani
Se për 1000 vjet
Është përmbushur plani.

Se jemi rralluar
E s’kemi më duk
Unë vrisja me plumba
E ti me pambuk!


Sali Berisha:

Komandant i dashur
Unë s’jam eunuk
Të heq dorë nga pushka
Të qes me pambuk.

Të heq dorë nga pushka
Betejën ta humb
Derri për të ngordhur
Do patjetër plumb!

Do patjetër plumb
S’e them vetëm unë
Dhe derrat e dosat
Janë shtuar shumë!


Enver Hoxha:

Le të shtohen bir
Aq edhe më shumë
Për kauzën tonë
S’prishin ndonjë punë.

Për kauzën tonë
S’prishin ndonjë punë
Nuk merret me derra
Shqipja në furtunë.

Ti je bir shqiponje
Bir i Vuçitolit
Ke detyrë të bëhesh
Si punë e gogolit.

Si punë e gogolit
Të bëhesh, o burrë,
Po vetëm t’i trembësh
Mos t’i vrasësh kurrë.

Se na i do puna
O bir zemërhekur
Më mirë të trembur
Se t’i kesh të dehur!

Më thotë Mao Ce Duni
Kur llafos me të
“Një kokë që këputet
nuk u ngjitet më”!

Biri im i dashur
Mos t’u ndaftë e mira
Tani do vazhdojmë
Me ca porosira.

Me ca porosira
Që më vinë në ment
Se aty iu duhet
Tash një president!

Tash një president
Prej lisi e leshi
Jo si ai imi
Jo si Haxhi Lleshi!


Sali Berisha
:

Është pak problem
Punë e presidentit
Jo se do ta zgjidhim
Tamam pas talentit.

Puna e talentit
Ka mbetur tek ura
Puna është se kemi
Shumë kandidatura.

Shumë kandidatura
Prej liri, prej leshi,
Kuptohet asnjëra
S’është si Haxhi Lleshi.

S’është si Haxhi Lleshi
Flakë e vetëtimë
Po të gjitha janë
Nga çanaku ynë.

Nga çanaku ynë
Prej asaj lëtyre
Ose komunistë
Ose bij të tyre.


Enver Hoxha:

Për këtë unë kurrë
S’kam qenë pesimist
Se vendin të tërë
Kisha komunist.

Kisha komunist
Për botën fanar
Dhe për 1000 vjet
Hodha pleh e farë.

Ne jemi si bari
Që kurrë s’farohet
Sa më shumë kositet
Aq më shumë shumohet.

Ndaj dhe juve hani
Copën e hallallit
S’mund të dal në krye
Një kopuk i Ballit

Me ç’u bëra unë
Medet e medet
Nuk e marrin veten
Sot e 1000 vjet.

Për një gjë gjithmonë
Kam qenë i sigurtë
Për ty lashë mbrapa
Një popull të urtë.

Një popull të urtë
Kokulur si ka,
Po s’i bëre mëmën
Nuk të thotë baba.

Ta mbaje në vathë
Duhej goxha bythë
Po mua baba
Më thoshin të gjithë.


Sali Berisha:

Komandant i dashur
Dihej ajo punë
Të kish babë vatani
Dhe Godua dhe unë.


Enver Hoxha:

Mos fillo me emra
Se nuk mbaron kurrë
Më kishin baba
Tejembanë, o, burrë.

Më kishin baba
Grurë e jo kashtë
Dhe ata në burg
Edhe ata jashtë.

Madje, kur kam ikur
Ahere në muzgje
Më shumë se kudo
Më kanë qarë në burgje!

Më kanë qarë në burgje
More i bekuar
Atyre më shumë
Ua kisha lëruar!

More, Sali biri,
U llafosëm shumë
Flasim sërish nesër
Tash më flihet gjumë. lol!

Shiko profilin e anëtarit

9Normal Re: Poezi Humoristike prej Sun Nov 04 2007, 06:45

Ma-Origa

avatar
Vizitor
te lumt ^LoVe^ shum nice.

10Normal Re: Poezi Humoristike prej Sat Aug 23 2008, 10:05

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
U hap lajm, na la pa gojë
Shkon Saliu në Tropojë
Kohë e gjatë sa një kurbet
Nuk janë pak, 11 vjet...

Ç’e ka ndalë, do pyes dikush?!
Mos gërmo more babush
Fjala e nderit është garant
Jo, s’ka qenë emigrant...

Por me kaq s’mbaron çudia
Në këmbë ësht’ ngritur policia
Një plan masash top sekret
Po çojnë djalin n’shpi të vet.

Ka nis Sala të gatitet
Në mendime përpëlitet
“Do të di t’i marr mirë kthesat
Kam arsye për mungesat...

..Do t’u them bashkëqytetarëve
Kushërinjve të të parëve
Se skam qenë veç në Tiranë
Po qark globit anembanë...

...Më kuptoni s’ka qejfmbetje
Se kudo kam gjet mbështetje
N’ Bagladesh ka shku jehona
Të gjithë i dinë sukseset tona.

...Sot po bindet bota mbarë
se Shqipëria është fanar
Fort ësht’ zgjat lesh i zarikës
Një hap para Amerikës.

…Do t’u flas e do betohem
Se për ta un po mundohem
Nuk vë natën gjum’ në sy
Dersa në NATO t’kemi hy

...Do t’u flas tamam tamam
Për Bashkimin Europian
Si sfilitem, bëhem copë
Që ata të hyjnë n’Europë

…Do tu flas o siç di vetë
Do t’u flas për internet
Si do shkojë dhe n’ato male
Shqipëria Dixhitale.

...Çfarë kam bërë do them me bujë
( n’fakt kam bërë një vërë në ujë)
Se për ta kam lënë dhe leshtë
Miratova taksë të sheshtë

...Do t’u flas pa hezitime
Se sa shumë po mbledh tatime
Mbi suksese hedhim valle
Taksë do ketë edhe në hale.

Për gjithçka un do t’u flas
Opozita të pëlcasë
Të guxojë të mos jetë e butë
Ia kam fut në Kushtetutë...

..Muhabetin do ta ngas
dhe për çmimet do t’u flas
nuk ka faj Sali Kumbari
u rrit nafta, ra dollari.

Do t’u flas edhe për KESH-in
Dhe për mishin dhe për preshin
Dhe për djathin dhe për kosin
Shum’ për Ramën pak për Tosin

..N’daçin do u them përrallën
Ç’bëmë me deputet Ballën
Xhozi me xhudo për zhelesh
Unë po, menaxher motelesh…

Ndonëse është pak si me spec
Do t’u flas dhe për Gërdec
Do m’besoj e gjithë malësia
Se, ku binte, nuk e dija...”

Fol Sali të lumtë goja
Ti kujton se s’të njeh Tropoja?
Të kanë pasur në mëhallë
Ndaj të dinë dhëmb’ e dhëmballë


Vargje të nënshkruara

Arbër Luznaku, Peshkopi


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anëtarit

Sponsored content


Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi