Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Shkenca Dhe Jeta «« » Shkenca & Jeta » Shkenctaret zbulojne proteinen per infektionin e hepatitis

Shkenctaret zbulojne proteinen per infektionin e hepatitis

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

LuNa


Moderator/e
Moderator/e
Studjuesit e Institutit tė Gjenetikės nė Universitetin e Kėlnit gjatė njė pune kėrkimore tre vjeēare kanė arritur siē duket tė provojnė, qė njė proteinė e caktuar luan rol tė rėndėsishėm nė pėrhapjen e hepatitit C dhe kanserit nė mėlēi.

Nemo, kėshtu quhet proteina, qė dėrgon njė sinjal tė caktuar nė qelizat e mėlēisė. Me kėtė zbulim shkencėtarėt nėn drejtimin e profesor Manolis Pasparakis shpresojnė qė nė tė ardhmen tė mund tė zhvillohen medikamente tė cilat luftojnė me efikasitet hepatitin C dhe kanserin nė mėlēi e ndoshta edhe ndihmojnė tė pengojnė shpėrthimin e tij.

Nėse mėlēia e infektuar prej hepatitit C nuk luftohet me efikasitet, ajo mund tė ēojė nė nxitjen e kanserit nė mėlēi. Kryesisht nė Afrikė dhe nė Azi, ku regjistrohen ēdo vit mėse njė milionė tė sėmurė rishtaz, shpesh herė tė prekurit me hepatitin C dhe kanserin nė mėlēi i pret vdekja. Arsyja ka tė bėjė krahas mangėsive nė kujdesin shėndetėsor edhe me kushtet e kėqia higjenike, qė favorizojnė shpėrthimin dhe pėrhapjen e hepatitit. Deri tani nuk ka qenė e qartė, se nė ē“rrugė depėrton virusi te qelizat e shėndosha.

Gjenetisti Manolis Pasparakis bashkė me ekipin e tij ka rėnė nė gjurmėt e njė proteine tė quajtur "Nemo", qė luan njė rol tė rėndėsishėm, siē sqaron prof. Pasparakis: "Nemo ėshtė njė proteinė shumė e rėndėsishme, qė rregullon njė rrugė kritike depėrtimi, tė cilėn ne e quajmė NF-Kappa B. Veprimi i kėsaj proteine ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr regullimin e reagimit tė qelizave ndaj stresit. Kjo do tė thotė, nėse njė qelizė NF-Kappa B nuk mund tė aktivizohet, atėherė kjo qelizė ėshtė e predestinuar tė preket nga shumė forma tė sulmit dhe mund tė vdesė si pasojė. Ndėrsa ne arritėm ta bllokojmė proteinėn Nemo si element komandues dhe konstatuam, qė edhe NF-Kappa B nuk vihej nė funksionim e si rrjedhojė edhe ajo ishte e bllokuar."

Prej kėsaj nė mėlēi ndodh ky proces: nėse NF-Kappa B nuk funksionon, qelizat janė si tė thuash nė mėshirėn e substancave shumė toksike. Si rrjedhojė kėto qeliza vdesin dhe vdekja e tyre krijon njė situatė kronike. Kjo pasi mėlēia pėrpiqet ta ndalė kėtė proces shkatėrrimtar duke lodhur gjithnjė e mė shumė qelizat e tjera tė shėndetshme. Nėse kjo ndodh pėr njė kohė tė gjatė, kemi njė konstelacion tė infektimit tė mėlēisė, qė shpesh herė ēon drejt kanserit. Nėse e shpjegojmė nė mėnyrė figurative: proteina Nemo ėshtė roja e ashensorit NF-Kappa B, qė tė ēon nė katet e veēanta tė qelizave. Ky rojtar ėshtė i vetmi, qė ndėr tė tjera di se ku janė tė instaluara pompat e ujit pėr shuarjen e zjarrit nė rast rreziku. Nėse roja pėr pak kohė nuk gjendet nė shtėpi, atėherė shpėrthen zjarri, qė shkakton njė gjendje fatale, zjarri pėrhapet i papenguar, ndėrsa zjarrėfikėsi nuk ka akses nė vatrėn e tij.

Profesor Pasparakis dhe grupi i shkencatėrve pėrreth tij kanė bėrė njė hap tė rėndėsishėm, duke i simuluar kėto rrethana nė laborator me minjtė. Se ēfarė do tė thotė kjo pėr terapitė e ardhshme dhe masat eventuale profilaktike, e sqaron vetė studjuesi: "Nė kėtė fazė unė nuk mund tė spekulloj, por dihet qė shumė viruse pėrdorin rrugė pėr tė ndaluar aktivizimin e NF-Kappa B. Siē kemi zbuluar ne nė laboratorin eksperimentues, nėse njė virus ėshtė nė gjendje qė nė tė njėjtėn mėnyrė tė bllokojė qelizat e mėlēisė, siē kemi arritur ta bėjmė ne, duke mbyllur rrugėt e kalimit qė drejtohen prej proteinės Nemo, atėherė me lehtėsi mund tė pėrfytyrojmė, qė ėshtė pikėrisht kjo rrugė, pėrmes sė cilės virusi godet qelizėn pėr tė shkaktuar kanserin. Si rrjedhojė pėr ne ėshtė e qartė, qė duhet tė kėrkojmė rrugėt pėr deaktivizimin e kėtyre kanaleve dhe kthimin mbrapsht tė procesit. Kėsisoj virusi nuk do tė ishte mė nė gjendje qė ta bllokonte atė."

Nga zbulimi i tė tilla rrugėve tė infeksionit, siē ka konstatuar grupi pėrreth profesorit Manolis Pasparakis, deri nė zhvillimin e njė terapie efikase, nė rastin konkret kundėr hepatitit C, do tė duhen pesė deri nė dhjetė vjet. Megjithatė ky ėshtė njė zbulim udhėrrėfyes, qė avancon dukshėm pėrpjekjet pėr zbėrthimin e njė procesi tė komplikuar dhe kompleks, qė shkakton shkatėrrim e qelizave tė mėlēisė. study


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi