Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Diskutime Tė Ndryshme «« » Ēėshtja Kombėtare » Po bastardohet gjuha shqipe

Po bastardohet gjuha shqipe

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Po bastardohet gjuha shqipe prej Fri Nov 16 2007, 06:00

LuNa


Moderator/e
Moderator/e
Te dashur anetare!
Besoj qe te gjithe e keni vene re pak a shume qe gjuha shqipe vitet e fundit ka humbur pastertine e saj te mirefillte.E keni vene re ndoshta ne bisedimet e perditshme me shoqerine tuaj, ne familje ose ne shkolle qe mes fjaleve tona perdoren gjithnje e me shume fjale te huaja.Duhet thene qe edhe media elektronike, vizive apo edhe gazetat perdorin gjithnje e me shume fjale te huaja te marra nga anglishtja ose italishtja zakonisht.Po te degjosh politikanet tane ne TV ose edhe ne ate qe shkruajne neper gazeta shikon qe nder pese fjale nje e kane ne gjuhe te huaj.Tani jam dakord qe sa me shume gjuhe te huaja te mesojme aq me mire eshte por kjo sdo te thote qe te bastardojme shqipen.Kuptoj shume mire qe disa terma ne fushen e elektronikes dhe te shkences domosdoshmerisht do perdoren ne anglisht sepse shqipja akoma nuk eshte e pasuruar me to por duhet te jemi te ndergjegjshem qe sa me pak te perdorim fjale te huaja aq me mire eshte per ruajtjen e gjuhes shqipe.
Duke marre parasysh qe shume anetare te forumit nuk jetojne ne trojet shqiptare dhe domosdoshmerisht per faktin qe kane lindur jashte ose jetojne atje prej shume kohesh edhe mund t'u "shpetoje" ndonje fjale e huaj por une ketu se kam fjalen per keto raste por per te rinjte e Durresit e te Tiranes dhe te mbare Shqiperise qe e bastardojne shqipen me lloj lloj huazimesh dhe e keqja eshte qe kjo gje jo vetem nuk shqeteson njeri por eshte e perhapur edhe ne ato institucione ku shqipja te pakten per protokoll e per korrektesi duhet te flitet e te mirembahet e paster.
Pyetjet e mia jane:
A mendoni edhe ju qe shqipja po "bastardohet" dita-dites?
Nese po atehere mbi ke bie pergjegjesia e nje fenomeni te tille.
A perdorni edhe ju vete huazime ne fjalorin tuaj te perditshem?
Dhe ne fund cfare duhet te bejme ne dhe si duhet te veprohet qe shqipja te ruaje pastertine dhe origjinalitetin e saj edhe ne ditet e sotme e ajo qe ka me shume rendesi....qe shqipja "neser" dhe "pasneser" te mos jete nje gjuhe e asimiluar nga huazimet dhe barbarizmat.(mjafton vetem t'ju kujtoj qe banoret e Amerikes Latine ne veri te saj si psh, Surinami, Curacao, Aruba ose edhe Guadalupa franceze kane humbur pothuajse fare gjuhen e tyre dhe sot flasin nje perzierje midis anglishtes, hollandishtes, spanjishtes dhe frengjishtes.E di qe Shqiperia eshte shume larg nje gjeje te tille por nese vazhdohet me keto hapa ne nje te ardhme nuk do te ishte cudi qe edhe me shqipen te ndodhte e njeta gje)

Jeni te mirepritur te postoni mendimin e juaj mbi kete teme,,,,mjafton te jete ne shqipen e paster Razz study


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

2Normal Re: Po bastardohet gjuha shqipe prej Sat Nov 24 2007, 04:09

Ma-Origa


Vizitor
te lumt bukur!

3Normal Re: Po bastardohet gjuha shqipe prej Mon Jan 14 2008, 23:12

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
shummire ke bere qe ke hape kete teme


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

Sponsored content


Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi