Portali aLbdigital.net
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Teknologjia Dhe Interneti «« » Informatikë & Internet » Instalimi i Linuxit Apolonix 6.2 nga CD-ja në modusin grafik

Instalimi i Linuxit Apolonix 6.2 nga CD-ja në modusin grafik

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Tini

avatar
Webmaster & Admin
Webmaster & Admin
Instalimi i linuxit Apolonix 6.2 nga CD-ja në modusin grafik
Këtu bëhet përshkrimi i instalimit të linux-it me anë të cd-së. Gjithashtu instalimi i linux-it mund të bëhet edhe nga rrjeti nëpërmjet NFS-it, FTP-së ose HTTP-së.

Për të instaluar Linux-in Apolonix nëpërmjet cd-së kërkohet të keni një cd instaluese si medium startues e cila duhet të pranohet nga cd-rom-i i kompjuterit. Por, është e nevojshme, ndoshta, të bëni edhe ndryshime në BIOS për të mundësuar startimin nëpërmjet cd-rom-it. Pra,vendosni cd-në instaluese në ngasje dhe startoni sistemin tuaj. Pas një kohë të shkurtër në monitor do të shfaqet pamja me rreshtin komandues boot: si në fig.1




Fig. 1: Startimi

Në rreshtin komandues jepen parametrat e programit për instalim.Nëse nuk shënoni asgjë, pas një minute bëhet startimi automatik i programit për instalim. Për të deaktivizuar në mënyrë automatike, shtypni njërën nga tastet funksionale për ndihmë ( F2, F3, F4 ose F5 )

Mënyra më mirë dhe më e thjeshtë e instalimit për fillestar është mënyra grafike e instalimit.

Për instalim ose aktualizim të sistemit në modus grafik me linux Apolonix, shtypni: [ENTER].

Në këtë rast shumica konfigurimeve bëhet automatikisht, por detajet me rëndësi si particionimi i diskut dhe zgjedhja e paketave, mund të bëhen në mënyrë manuale.

Për instalim ose aktualizim të sistemit në modus teksti me linux Apolonix, jepni: text [ENTER].

Kompleksiteti i instalimit është i njëjtë si në modusin grafik.Kjo ecuri është e nevojshme vetëm në rast se karta grafike ose miu nuk njihen gjatë instalimit. Gjithashtu kjo metodë e instalimit është dobishme gjatë instalimit nga rrjeti.

Por, te disa konfigurime të harduerit mund të shfaqen probleme gjatë njohjes automatike të të tij (harduerit). Nëse shfaqen probleme gjatë instalimit, startojeni sistemin në modusin ekspert.

Për të startuar këtë modus, jepni: expert [ENTER].

Në këtë modus keni kontrollin e plotë mbi ecurinë e instalimit. Këtu mund të jepen parametrat opcionalë të moduleve.



Nëse shënoni text expert[Enter], instalimi bëhet si më lart ( expert [ENTER]), por në modus teksti.



Konfigurimet


Zgjedhja e gjuhës


Këtu bëhet zgjedhja e gjuhës për programin instalues dhe gjuha standarde për sistemin tuaj pas instalimit (shiko fig. 2).



Fig. 2 : Zgjedhja e gjuhës

Konfigurimi i tastaturës


Modelet e tastaturave zakonisht dallojnë nga numri i tasteve.

Nëse tastatura juaj nuk është në listë, atëherë zgjidheni një tastaturë gjenerike p.sh. një tastaturë me 101 taste ose 104 ( në rast se kjo përmban tastet për Windows)..

Pastaj zgjidheni renditjen e tastaturës suaj (p.sh. Albanian ose German ).

Shkrimi i shenjave speciale p.sh. Ñ, Ô etj., që nuk janë në tastaturën tuaj, bëhet me ndihmën e tasteve të "vdekura" (duke kombinuar disa taste në një varg). Nëse dëshironi të përdorni shenja speciale, zgjidheni opcionin Aktivizo tastet e "vdekura". Nëse nuk keni nevojë për shenja speciale, atëherë zgjidheni opcionin Deaktivizo tastet e "vdekura" .



Fig 3: Zgjedhja e tastaturës

Konfigurimi i miut


Sistemi X është konceptuar për përdorim të miut me tri taste.Nëse përdorni një mi me dy taste, atëherë duhet të aktivizoni kutinë kontrolluese Emulim të tri tasteve. Përmes kësaj bëhet emulimi i tastit të tretë (të mesëm), duke i shtypur njëkohësisht të dy tastet .



Fig. 4: Konfigurimi i miut

Pas zgjedhjes se gjuhës, konfigurimit të tastaturës dhe miut duhet të behet zgjedhja e mënyrës së instalimit.

Mënyrat e instalimit


Gjatë instalimit të plotë bëhet fshirja e të gjitha të dhënave të memoruara më herët në particionin e zgjedhur.

Gjatë aktualizimit (upgrade) bëhet ruajtja e të dhënave të sistemit.

Ecuria e instalimit të plotë kushtëzon zgjedhjen e një opsioni të instalimit. Njëra nga këto opsione duhet të zgjedhet: GNOME Workstation, KDE Workstation, Server ose Të përshtatur.

Nëse keni përvojë në përdorim të programit për particionim fdisk, atëherë mund të zgjidhni këtu këtë program shërbyes. Nëse s'dëshironi të punoni me programin fdisk, atëherë programi instalues e përdor programin standard për particionim Disk Druid. Programi Disk Druid është më i përshtatshëm për këtë qëllim, nëse s'keni fare përvojë me programin fdisk.

Vini re: Pos mënyrave të përmendura të instalimit më poshtë, mund të bëhet instalimi edhe "brenda" një particioni ekzistues FAT (DOS/Windows). Kjo mënyrë "pa particionim" e instalimit do të zgjedhet nëse e përcaktoni shenjën / për particionin DOS në programin Disk Druid. Përmes kësaj gjithashtu bëhet heqja e opcionit për fshirje automatike të particioneve dhe kjo zakonisht përdoret gjatë mënyrës së instalimit për Workstation.

Te instalimet e tipit Workstation instalohet sistemi X Window dhe drejtuesi i syprinës së zgjedhur nga ju (GNOME ose KDE). Në të tjera bëhet shlyerja e të gjitha particioneve të përdorura nga Linuxi në të gjitha disqet e ngurta të instaluara dhe gjithashtu do të përdoret pjesa e paparticionuar e disqeve të ngurta. Të gjitha particionet të cilat nuk përdoren nga Linux-i, nuk do të ndryshohen. Gjithashtu, pos Linux-it, është i mundur startimi i sistemeve të tjera operative.

Nëse dëshironi ta përdorni sistemin tuaj si server të bazuar në Linux, pa pasur nevojë që vetë t´i bëni konfigurimet të detajuara dhe, nëse nuk keni nevojë për sistemin X, atëherë tipi më i përshtatshëm i instalimit është tipi i instalimit si server. Te ky tip i instalimit (server) bëhet fshirja e të gjitha particioneve në të gjitha disqet e ngurta të instaluara. Përdoreni këtë tip të instalimit vetëm në qoftë se nuk dëshironi t´i ruani të dhënat ekzistuese.Këtu bëhet shlyerja edhe e particioneve të sistemeve të tjera operative të instaluara më parë. ASGJË nga të dhënat e vjetra nuk do të ruhet!

Vetëm te instalimi i përcaktuar nga përdoruesi (Të përshtatur) mund t´i vendosni opcionet në mënyrë fleksibile. Në këtë rast keni mundësinë e particionimit të diskut sipas dëshirës suaj dhe t´i zgjedhni paketat veç e veç për instalim. Gjithashtu, këtu mund të vendosni se a dëshironi ta përdorni programin LILO për startim të sistemit tuaj. KUJDES:Këtë mënyre të instalimit duhet ta përdorni vetëm në rast se keni mjaft përvojë në sistemin operativ të Linux-it.



Fig 5: Mënyra e instalimit

Particionimi automatik


Gjatë particionimit automatik bëhet fshirja e të gjitha të dhënave në të gjitha particionet.



Fig. 6: Particionimi automatik

Particionimi me programin fdisk


Përdorimi i programit fdisk ju mundëson fleksibilitet maksimal.Nëse dëshironi të përdorni programin fdisk, duhet të aktivitoni kutinë kontrolluese Me fdisk ( fig. 6 ).

Për të treguar ndihmën dhe listën e urdhërave për programin fdisk, shëno m në rrjeshtin komandues.

Komanda të rëndësishme:

n -- Shton një particion të ri.

d -- Shlyen një particion.

p -- Tregon tabelën e particioneve.

l -- Tregon listën e tipave të njohur të particioneve.

w -- Shkruan tabelën e particioneve në disk të ngurtë dhe përfundon programin fdisk.

q -- Përfundon programin pa i memoruar ndryshimet.



Fig 7: Particionimi me fdisk
Konfigurimi i rrjetit


Nëse keni një kartë rrjeti, mund ta bëni tani konfigurimin e rrjetit. Në të kundërtën, shtypeni butonin Para, për të vazhduar.

Zgjidheni kartën e rrjetit dhe përcaktoni mënyrën e konfigurimit me anë të DHCP-së apo jo. Nëse keni disa karta rrjeti, atëherë për çdo kartë tregohet një faqe për konfigurim. Ju mund të shfletoni nëpër faqe të kartave të ndryshme (p.sh eth0 dhe eth1). Në këtë rast, të dhënat për konfigurim duhet të jepen veçmas për secilën kartë.Nëse aktivizoni opcionin Aktivizim gjatë startimit, bëhet aktivizimi i kartës së rrjetit gjatë startimit të sistemit.

Nëse nuk keni qasje në DHCP ose nëse keni pyetje në lidhje me DHCP-në, drejtohuni administratorit të rrjetit.

Nëse ka nevojë jepeni adresën e IP-së, maskën dhe adresën e rrjetit. Nëse nuk jeni të sigurt se cilat vlera duhet të jepen, pyetni administratorin e rrjetit.

Jepni një emër makine për sistemin tuaj.Nëse nuk e jepni emrin e makinës, atëherë jepet automatikisht emri "localhost" .

Jepni gjithashtu adresën për gateway, si dhe adresat për DNS-in e parë, të dytë dhe të tretë.



Fig 8: Konfigurimi i rrjetit

Zgjedhja e zonës kohore


Zona kohore mund të zgjidhet duke e dhënë pozitën gjeografike të sistemit tuaj ose duke e dhënë shmangien nga UTC-ja (Universal Coordinated Time = koha botërore e koordinuar).

Keni parasysh dy regjistrat në pjesën e epërme të ekranit. Në regjistrin e parë mund të konfiguroni zonën kohore, duke e zgjedhur një vend gjeografik.Ju mund të vendosni vetë se me cilën metodë dëshironi të bëni konfigurimin e zonës kohore. Këto opsione mund të zgjidhen përmes butonit Pamja : Bota, Amerika Veriore, Amerika Jugore, Zona e Pacifikut, Evropa, Afrika dhe Azia.

Në hartën interaktive mund të klikoni në qytetet e paraqitura me pika të verdha.

Ju mund të bëni zgjedhjen e zonës kohore edhe në listën e qyteteve në pjesën e poshtme të ekranit.

Në regjistrin e dytë mund ta jepni shmangien e zonës suaj nga koha botërore e koordinuar (UTC). Këtu mund të zgjidhni një shmangie kohore nga lista. Përmes kutizës kontrolluese mund të vendosni se a do të merret parasysh koha verore.

Të dy regjistrat përmbajnë kutizën kontrolluese Ora e sis. përdor UTC-n. UTC-ja e njohur edhe me emrin GMT, është koha botërore e koordinuar me ndihmën e së cilës automatikisht merret parasysh koha verore. Aktivizojeni këtë kutizë kontrolluese nëse ora harduerike e kompjuterit tuaj është përshtatur sipas kohës UTC (dhe jo sipas kohës lokale).



Fig 9: Zgjedhja e zonës kohore

Konfigurimi i qasjes


Shënoni një fjalëkalim root. Ky fjalëkalim duhet t´i këtë së paku gjashtë shenja. Vërtetoni fjalëkalimin duke e dhënë edhe një herë në fushën më poshtë. Butoni Para është i gatshëm vetëm nëse përputhen dy fjalëkalimet e dhëna paraprakisht.

Krijoni një qasje për përdoruesin.

Shënoni një emër për qasjen e përdoruesit. Caktoni pastaj një fjalëkalim për këtë qasjeje dhe vërtetoni fjalëkalimin e dhënë. Pastaj shënoni emrin e plotë të përdoruesit për këtë qasje dhe pastaj shtypeni tastin ENTER. Të dhënat e shënuara paraprakisht nga ju do të shtohen në listën e qasjeve.

Nëse dëshironi të shtoni përdorues të tjerë, shtypeni butonin të reja dhe jepni të dhënat e këtij përdoruesi në fushat e zbrazëta. Pas plotësimit të fushave, shtypni butonin Shtoje për të pranuar përdoruesin në listën e qasjeve.

Gjithashtu mund të bëni përpunimin ose shlyerjen e qasjeve, duke i klikuar butonat Përpunoje apo Fshije respektivisht.



Fig 10: Konfigurimi i qasjes

Zgjedhja e grupeve të paketave


Zgjidhni grupet e paketave për instalim. Për të zgjedhur një grup të paketave, aktivizoni kutizën kontrolluese pranë simbolit të grupit të paketave.

Nëse dëshironi të bëni zgjedhje individuale të paketave, duhet të aktivizoni kutizën kontrolluese Zgjedhje individuale e paketave në pjesën e poshtme të ekranit.



Fig 11: Zgjedhja e grupeve të paketave

Zgjedhja individuale e paketave


Në fushën e majtë të monitorit janë shfaqur grupet e ndryshme të paketave në listë. Nëse ekspandoni këtë listë dhe e zgjidhni një grup, atëherë në fushën e djathtë të ekranit shfaqet lista e paketave të këtij grupi.

Për të zgjedhur një paketë të vetme, klikoni dyfish simbolin e saj. Alternativisht mund të bëni markimin duke e klikuar simbolin e paketës dhe pastaj aktivizoni kutizën kontrolluese Zgjedhje për instalim .

Nëse dëshironi t´i lexoni të dhënat e një pakete, klikojeni simbolin e saj. Në fushën e poshtme të ekranit do të shfaqet përshkrimi i paketës, emri dhe madhësia e saj.



Fig. 12: Zgjedhja veç e veç e paketave

Konfigurimi i X-it


Programi instalues bën përpjekje për njohje automatike të monitorit dhe për konfigurim optimal të tij. Nëse monitori juaj nuk njihet automatikisht, duhet të zgjidhni një monitor nga lista që i përgjigjet më së shumti modelit të monitorit tuaj.

Gjithashtu, duhet të shënoni brezin frekuencor horizontal dhe vertikal të monitorit tuaj. Këto të dhëna gjenden në doracakun e monitorit. Është shumë me rëndësi që brezi frekuencor horizontal të mos jetë KURRSESI më i lartë se ai i monitorit tuaj. Në të kundërtën, mund të bëhet dëmtimi i tij.



Fig 13: Zgjedhja e monitorit


Edhe pse programi instalues bën përpjekje për njohje dhe konfigurim automatik të kartës grafike, në rast nevoje ju keni mundësi të zgjidhni një karte tjetër grafike.

Pas zgjedhjes së kartës grafike, duhet të jepet madhësia e memories grafike që gjendet në këtë kartë.

Menjëherë pas konfigurimit harduerik mund ta testoni këtë konfigurim.

Këtu mund të zgjedhni startimin automatik të syprinës së punës, pas instalimit të suksesshëm të Linux-it, menjëherë gjatë startimit të sistemit.

Duke zgjedhur opsionin Tejkaloje konfigurimin e X-it mund të kaloni pa e bërë konfigurimin e X-it. Këtë konfigurim mund ta bëni pas instalimit të Linux-it.



Fig 14: Zgjedhja e kartës grafike

Nëse aktivizoni kutizën kontrolluese Konfigurim individual të X-it, në dialogun e ardhshëm mund të zgjidhni thellësinë e ngjyrave dhe rezolucionin.



Fig. 15: Zgjedhja e thellësisë së ngjyrave dhe e rezolucionit.

Përfundimi

Dialogu i ardhshëm është mundësia e fundit për ta ndërprerë instalimin. Deri tani nuk është bërë asnjë ndryshim në sistem. Pas shtypjes së butonit Para fillon ecuria e instalimit të paketave.

Kjo mund të zgjasë 15 min. deri 60 min., varësisht nga shpejtësia e procesorit.



Fig 16: Instalimi i paketave

Krijimi i disketës startuese


Vendoseni një disketë të zbrazët e të formatuar në ngasje diskete dhe klikoni butonin Para.



Fig. 17: Disketa startuese

Në fund shfaqet dialogu i fundit me një udhëzim të shkurtër për ristartim të makinës suaj.



Fig 18: Përfundimi i instalimit


Forumi aLbdigital
Shiko profilin e anëtarit http://www.albdigital.net.ms

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi