Portali aLbdigital.net
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Arti Dhe Kultura «« » Historia Shqiptare » Formula e Pagëzimit (1462)

Formula e Pagëzimit (1462)

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Formula e Pagëzimit (1462) prej Fri Nov 30 2007, 12:30

Tini

avatar
Webmaster & Admin
Webmaster & Admin
Dokumentet e para të shqipes së shkruar

Formula e Pagëzimit (1462)
Fjalori i Arnold Fon Harfit (1497) dhe
Perikopeja e Ungjillit të Pashkës ( fundi i sh.XV-fillimi sh.XVI)
Nën pluhurin e arkivave të Evropës dhe sidomos të atyre të Vatikanit mund të gjenden edhe shumë dokumente të tjera, ndoshta më të plotë e më domethënës.

1. Formula e Pagëzimit (1462)

Më i vjetri ndër këto tri dokumente është "Formula e pagëzimit" Ajo i përket vitit 1462. Është një fjali e shkurtër në mes të një shkrimi latinisht.

Kryepeshkopi i Durrësit, Pal Engjëlli, mik e bashkëpunëtor i Skënderbeut (1417-1469), gjatë një vizite në dioqezën e tij gjeti shumë të meta e mangësi në punët e ushtrimit të fesë. Për t'i shmangur ato ai lëshoi një qarkore në gjuhen latine. Kjo qarkore është lëshuar nga një kishë në Mat dhe mban datën 8 nëntor 1462. Me anë të saj, ndërmjet të tjerash, ai jepte leje që, në ato kohë luftërash kur prindërit nuk kishin mundësi t'i dërgonin fëmijët në kishë t'i pagëzonin vetë në shtëpi, duke thënë shqip në ketë ceremoni

" Formulën e pagëzimit" që është: "Un të pagëzonj pr'emen't Atit e t'birit e t'shpirtit shenjt".

Formula është shkruar në dialektin e veriut me shkronja latine.

Gjuha e tekstit dhe vlerat e përdorimit në shqip të disa shkronjave latine kanë një afri shumë të madhe me veprën e Buzukut, çka të bën të mendosh se shkrimi i shqipës duhet të ketë pasur një traditë me të vjetër, ku janë mbështetur te dy; edhe shkruesi i kësaj formule, edhe Buzuku. Dokumenti u zbuluar me 1915 nga historiani rumun Nikola Jorga në një nga bibliotekat e Milanos, Itali.

2. Fjalori i Arnold Fon Harfit (1497)

Me të njëjtin alfabet latin është shkruar në shekullin e XV edhe dokumenti i dytë i gjuhës shqipe: Fjalorthi i Arnold fon Harfit, i vitit 1497

Udhëtari gjerman Arnold Fon Harf (1417-1505) ne vitin 1496, u nis nga Kelni, për të bërë një vizitë në tokat e shenjta, në Palestinë, udhëtim që e kreu për tre vjet. Në vitin 1497 ai kaloi në bregdetin e Shqipërisë dhe konkretisht në Ulqin, Durrës e Sazan. Gjatë këtij udhëtimi për të komunikuar sadopak me njerëzit, ai shënoi 26 fjalë shqipë, 8 shprehje e numrat 1 deri 10 dhe 100 e 1000 të shoqëruar me përkthim në gjermanisht. Janë fjalë të zakonshme si: ujë, verë, bukë, mish etj., që iu deshën udhëtarit në jetën e tij të përditshme sa qëndroi ne Shqipëri.

Me përshtypjet e udhëtimit Harfi la në gjermanisht një dorëshkrim, i cili u botua më 1860, pas tre shekujsh e gjysmë. Këtu gjendet edhe ky Fjalorth i vogël i gjuhës shqipe, i cili përbën dokumentin e dytë të shqipes së shkruar.

Udhëtari, përveç listës së fjalëve, shprehjeve e numëroreve, ka lënë edhe disa shënime në ato vende të bregdetit shqiptar ku kaloi. Ndër të tjera ai shkruan se "Ulqini është një qytet shqiptar i bukur e i vogël". Për Shkodrën megjithëse kaloi nëpër të, ngaqë udhëtimi Ulqin-Durrës, e bëri me det, thotë "se është një qytet i madh i sapo pushtuar nga osmanët". Ishullin e Sazanit e përshkruan "si një liman të mirë deti, ku ka shume anije, në krahun e majtë të të cilit ndodhet një fshat i madh me 2000 vatra, i quajtur Vlorë" etj.

3. Perikopeja e Ungjillit të Pashkës ( fundi i sh.XV-fillimi sh.XVI)

Perikopeja e Ungjillit të Pashkës ( fundi i sh.XV-fillimi sh.XVI) është dokumenti i tretë i shqipes së shkruar

Ai i perket fundit të shekullit XV ose fillimit të shekullit XVI. Ky dokument përbëhet nga 2 pjesë të vogla bible në gjuhën shqipe që u gjetën në një dorëshkrim greqisht të shekullit të XIV, me të cilin ato nuk kanë asnjë lidhje. Ato janë në dialektin e Jugut, të shkruara me alfabetin grek. Këto fakte tregojnë se gjuha shqipe në atë kohë duhet të ketë qenë shkruar jo vetëm në Shqipërinë e Veriut, por edhe në Shqipërinë e Jugut.

Po para këtyre tri dokumenteve a ka qenë e shkruar gjuha shqipe?

Kjo është një pyetje që deri më sot nuk ka gjetur përgjigje të plotë. Shumë të dhëna na bëjnë të mendojmë se shqipja duhet të ketë qenë shkruar edhe me parë. Ndër të tjera arqipeshkvi francez i Tivarit, i njohur me emrin Brokard, që ka shëtitur shumë vende të Evropës dhe të Azisë, në një relacion latinisht të vitit 1332 shkruante:"Sado që shqiptarët kanë një gjuhe fare të ndryshme nga gjuha latine, prapë ata kanë në përdorim edhe në tërë librat e tyre shkronjën latine". Ky fakt të bën të mendosh se shqipja duhet të ketë qenë shkruar të paktën që në shekullin XIV. Por kjo deri me sot nuk është e dokumentuar.

Forumi aLbdigital
Shiko profilin e anëtarit http://www.albdigital.net.ms

2Normal Fjalori i Arnold Fon Harfit (1497) prej Fri Nov 30 2007, 12:31

3Normal Re: Formula e Pagëzimit (1462) prej Fri Nov 19 2010, 23:23

Formula e Pagëzimit nuk është një dokument autentik dhe nuk ka të bëjë me kryepeshkopin e Durrsit Pal Ëngjëlli por me nipin e tij Andrea Ëngjëlli dhe shkrimi i formulës i përket mezit të shek XVI pra është një dokument që vjen mbas veprës të Gjon Buzukut.

Ky argument është trajtuar si në libri: "Barleti apo Beçikemi? Një pështjellim në shkencën shqiptare" po ashtu edhe në artikulli: "Formula e Pagëzimit. Kryepeshkopi Pal Ëngjëlli apo famullitari Gjon Buzuku" botuar më 14 nëntor 2010 në gazeta Milosao (shtojcë e Gazetëa Shqiptari- Tiranë). Në se stafi i këtij forumi do ta dëshërojë jam gati tja ve në dispozicion rezultatet më të fundit të një studimi të gjërë shkencor mbi fillimet e kulturës shqiptare. Ilia S. Karanxha. Firence, 20.XI.2010

Shiko profilin e anëtarit

Sponsored content

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi