Portali aLbdigital.net
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Teknologjia Dhe Interneti «« » Informatikë & Internet » Google fsheh të vërtetën

Google fsheh të vërtetën

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Google fsheh të vërtetën prej Thu Dec 06 2007, 09:13

Tini

avatar
Webmaster & Admin
Webmaster & Admin

Shkencëtarët thonë që makina më e madhe e kërkimit në internet, në disa fusha të veprimit të saj, për shkak të joobjektivitetit, paraqet rrezik të madh në të cilin duhet të reagohet.
Ekipi hulumtues në krye me profesorin Hermann Maurer, udhëheqës i Institutit për sisteme informatike dhe mediume kompjuterike, në Graz të Austrisë, pohon që Google ngadalë po shndërrohet në “vëllain e madh”, duke krijuar monopole të papranueshme.

"Google në shumë raste shkel intimitetin", thuhet në hulumtimin e shkencëtarëve austriakë, të cilët pohojnë që Google përdorë “vegla” të ndryshme për mbledhje të informatave, por atë nuk e obligojnë kurrfarë ligjesh, siç ekzistojnë në nivele shtetërore, mbi mbrojtjen e të dhënave.

Hulumtimi rekomandon që Google ndikon në ekonomi, sepse gjatë kërkimit, rezultatet e marra nuk përshtaten sipas rëndësisë reale, por nga shpeshtësia që është rezultat i politikës – kush paguan më shumë është më i pranishëm në internet.

Më tutje, ekspertët austriakë thonë që ekziston edhe rrezik i madh i shtrembërimit të së vërtetës, sepse shumica e njerëzve gjatë kërkimit të dhënave mbështeten në Wikipedia dhe Google, e që të dyja shpesh nuk janë burime të sakta të informacionit.

"Qëllimi i hapur i Googlet është që të grumbullojë sa më shumë informata për çdo gjë në botë. Është e papranueshme që aq shumë pushtet të jetë në duart e një kompanie private: ajo mund të sabotojë, kontrollojë dhe dominojë botën me lirinë e saj të veprimit", tërhiqet vëmendja në përfundimet e hulumtimit.


Forumi aLbdigital
Shiko profilin e anëtarit http://www.albdigital.net.ms

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi