Portali aLbdigital.net
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Shkenca Dhe Jeta «« » Gjeografia, Biologjia & Kimia » Ngrohja Globale

Ngrohja Globale

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Ngrohja Globale prej Sat Dec 08 2007, 11:05

Tini

avatar
Webmaster & Admin
Webmaster & Admin
Ngrohja Globale

Studimet shkencore mbi ngrohjen globale tregojne se ky peroblem behet gjithnje e me shqetesues nga dita ne dite.Ndryshimet e klimes jane te verteta dhe sa vjen e rriten me teper.Niveli i Dioksidit te karbonit ne ditet e sotme eshte rreth 30% me i larte se sa ka qene perpara evolimit te industrise.Ajo qe te ben me shume pershtypje eshte shpejtesia me te cilen niveli i CO2 eshte rritur.Nga njohurite geologjike te njeriut mbi boten per miliona vite bota kurre nuk ka perjetur nje rritje aq te shpejte.Firma e influences se njeriut eshte krejtesisht e dukshme.Ska aspak dyshim qe ne kemi krijuar ndryshime te atmosferes nga djegja e lendeve kimike dhe gazrave.

Evidenca e ngrohjes globale eshte e sakte dhe e panenflehtesushme!

Konsidero:

Qe ne fillim te shekullit te 20'te temperatura e siperfaqes kryesore te tokes eshte rritur rreth 1.1°F (0.6°C).

Gjate 40 viteve te fundit temperatura eshte rritur rreth 0.5°F (0.2-0.3°C).

Ngrohja ne shekullin e 20'te eshte me e madhe nga te gjitha koherat e 400-600 vitet e fundit.

7 nga 10 vitet me te ngrohta te shekullit te 20'te jane ato te 90'tes.

Malet e akullta te poleve jane ne levizje

Akujt ne polin e veriut kane humbur rreth 40% te trashesise se tyre gjate 4 dekadave te fundit.

Niveli global i detrave eshte rritur pothuajse 3 here me shpejt ne krahasim me 3000 vitet e fundit.

Sdudimet e shumta tregojne se bimet dhe kafshet ndryshojne numrin dhe sjelljen e tyre ne baze te ndryshimeve klimatike.

Ashtu siq Bota vazhdon te ngrohet,rritet dhe rreziku qe klima do ndryshoje ne menyre te tille saqe mund te demtoje ne menyre serioze jeten tone.Nderkohe qe nje pjese mesatare e vendeve te globit do behet me e ngrohte disa zona individuale do perjetojne tjeter lloj ndryshimesh te klimes,me rrjedhoja te dryshme per ambientin lokal.

Disa nga keto jane...

Rritje e shpejte e nivelit te detit

Me teper vale te ngrohta dhe thatesire qe rezulton ne shume e me shume
konflikte ne burimet e ujrave.

Me teper mote ekstreme qe krijojne permbytje dhe shkaterrime banesash

Nje potencial te madh ne semundjet dhe vdekjet qe kane te bejne me nxehtesine,gjithashtu nje shtrirje me te gjere te infeksioneve dhe semundjeve qe transmetohet nga insekte dhe mikrobe ne zona ne te cilat me pare nuk kane egzistuar.

Nese ndotja kimike vazhdon pa u marre masa kunder saj,ngrohja globale do kercenoje shendetin,qytetet,bregdetet,dhe te gjithat bukurite natyrore apo krijimet e njeriut.


Efekti i Greenhouse (Greenhouse effekt)

Diqka qe duhet kuptuar eshte se shume nga c'flitet per ngrohjen globale jane opinione rreth senareve potenciale dhe asgje nuk mund te jete plotesisht e sigurte.Ajo qe te gjithe bien dakort eshte se ngrohja globale eshte gjithnje ne rritje.Pyetja eshte sa nga kjo eshte rezultat i natyres dhe sa nga kjo eshte nga influenca e njeriut.

Kushtet e motit,ne qdo lloj vendi ndryshojne nga dita ne dite e nga viti ne vit por ne pergjithesi qendrojne ne parametra te caktuar per nje kohe teper te gjate.Keto parametra njeriu i quan 'Klime' Kur mendojme mbi problemin e ndryshimeve klimatike shpeshhere ne i referohemi termit greenhouse effect.(greenhouse effect eshte ngritja e temperatures ne siperfaqen e tokes si rezultat i energjise se nxehte te mbyllur mes gazerash ne hapesire.Kur rrezet e diellit kalojne nepermes atmosferes se tokes nje pjese e energjise pengohet po ama nje pjese tjeter kalon nepermes atmosferes) Edhe pse eshte e lehte per ta menduar si te tille po efekti i greenhouse eshte faktikish diqka e mire.
Sidoqofte problemi qendron se ne po ndryshojme elementet e greenhouse effect.

Greenhouse effect zhvillohet kur gazerat atmosferike rreth tokes (gazerat e Greenhouse) lejojne qe ne te marrim me teper ngrohtesi nga dielli sesa ajo pjese ngrohtesie qe humbet ne hapesire.Kjo e ben siperfaqen e tokes 30-35c me te ngrohte se sa faktikisht duhet te jete,gje qe e kthen ate ne nje planet te papershtatshme per njeriun.Problemi eshte se niveli i gazerave qe kryejne
Greenhouse effekt jane ne ndryshim e siper.

Evidenca e saj mund te shikohet ne ngritjen e temperatures globale.Kjo ka sjelle si rrjedhim shkrirjen e akujve dhe hollimin e shtresave te debores.
Mund te kete pasur kohera teper te nxehta miliona vite me pare po kjo eshte ngritja me e shpejte e temperatures qysh nga koha e akullit.

Konkluzionet jane se dioksidi i karbonit kontribon ne ndryshimet me te medha ne gazerat e greenhouse.Te tjera gazara te grrenhouse jane Methane,CFCs dhe Ozoni.Problemi eshte se keta gazera nuk mund te qendrojne ne atmosfere per dekada te tera!Nga djegja e lendeve Nafte,gaz,benzine e vajra te tjera nga industrite e renda,transporti etj,largimi i ketyre gazerave eshte rritur.

Disa organizata kane perdorur modelime klimatike duke u munduar te parashikojne se c'fare do te ndikojne keta dryshime ne te ardhmen e planetit.Disa parashikime sygjerojne se temperatura globale do rritet nga 3 grade C gjate 100 viteve te ardheshme dhe niveli i detit do vazhdoje te ngrihet.
Implikimet dhe qrregullimet jane fenomenale!


Forumi aLbdigital
Shiko profilin e anëtarit http://www.albdigital.net.ms

2Normal Re: Ngrohja Globale prej Wed Dec 12 2007, 04:04

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Fatkeqesisht,qe kjo ngrohje Globale sjelle deme te pashmangeshme Sad

ja dhe nje artikull,qe e lexova:


Shkencëtarët njoftojnë për ndryshime dramatike në pikën më veriore të globit ku rritja e temperaturave po shkrin akullin arktik. Këtë verë në Oqeanin Arktik u shfaqën të çara të reja të mëdha dhe kjo ka nxitur një konkurrencë të fuqishme për burimet nën të.

Shkrirja e akullit në fakt po ekspozon burime të pazbuluara natyrore dhe vendet e ndryshme bashkë me kompanitë e tyre të energjisë janë vënë në garë për të paraqitur pretendimet e tyre.

Kur Rusia ngriti flamurin e saj në fund të detit nën Polin e Veriut, në garën për të kontrolluar këtë pjesë të botës hynë edhe të tjerë. Ja ç’thotë William Antholis, ekspert i tregëtisë ndërkombëtare. "Ashtu si në Perëndimin Amerikan në vitet 1800, edhe sot po ndodh një gllabërim i madh toke por pjesa më e madhe e saj është në fund të oqeanit".

Pesë vende, Rusia, Norvegjia, Kanadaja, Shtetet e Bashkuara dhe Danimarka kanë pretendime për pjesë të Rrethit Arktik. Pasi Rusia shënoi territorin e saj më 2 gusht, Danimarka dërgoi akullthyese për të vëzhguar.

Shtetet e Bashkuara dërguan ekspeditën e tretë të hartave. Ndërsa Kryeministri i Kanadasë njoftoi plane për partrullime ushtarake në rajon. Ja ç’thotë David Biette, drejtor i Institutit Kanadez:"Për ta afirmuar një sovranitet të tillë, njëra mënyrë është duke ngritur baza stërvitore ushtarake dhe duke mobilizuar anije për të patrulluar".

Ky aktivitet ka ardhur si pasojë e ngritjes së temperaturave, thotë Mark Serreze i Univeristetit të Kolorados. "Tani që akulli po shkrihet, Arktiku në përgjithësi do të bëhet më i arritshëm, më i shfrytëzueshëm nga ana komerciale". Shkrirja e akullit në Arktik po ekspozon burime të pazbuluara – si minerale, naftë dhe gazë natyror prandaj vende të ndryshme dhe kompanitë e tyre të energjisë janë në garë për të marrë pjesën e tyre.

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi