Portali aLbdigital.net
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Teknologjia Dhe Interneti «« » Informatikë & Internet » Windows XP edhe më tej më i shpejtë se Vista

Windows XP edhe më tej më i shpejtë se Vista

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Tini

avatar
Webmaster & Admin
Webmaster & Admin

Edhe pse nga tabori i gjigantit softuerik është pritur ndryshe, Microsoftit nuk po i ecën më së miri me versionin e ri të sistemit operativ. Edhe pse Vista përdoret vetëm në tetë për qind të kompjuterëve në mbarë botën, testimet e fundit dëshmojnë se në detyra të caktuara edhe më tej Windows XP mbetet më i shpejtë. Në testin krahasimtar të Vistas me Service Pack 1 dhe XP-së me Service Pack 3, të cilin e kanë kryer ekspertët e kompanisë Devil Mountain Software, është dëshmuar se, sistemi operativ XP, që tani mbushë 6 vjet, megjithatë mbetet sistemi më i shpejtë operativ.

Testi është kryer në kompjuter të Dellit XPS M1710 me procesor Core 2 Duo (2GHz) dhe memorie prej 1 GB RAM, derisa sistemet operative është dashur të kryejnë detyra të caktuara nëpërmes aplikacioneve të paketës për zyre Office 2007. Windows XP ka kryer detyrën e përcaktuar për të, brenda 35 sekondash, derisa Vistas për të njëjtën detyrë i janë dashur 80 sekonda. Të punësuar nga tabori zyrtar i Microsoftit, kanë marrë pjesë në testimin e bërë dhe kanë arsyetuar rezultatet e dobëta të Vistas duke thënë se - SP1 ende është në versionin e tij Beta dhe se versioni final do të sjellë përmirësime të theksuara në performansë.


Forumi aLbdigital
Shiko profilin e anëtarit http://www.albdigital.net.ms

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi