Portali aLbdigital.net
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Teknologjia Dhe Interneti «« » Informatikë & Internet » Gjuetia ndaj kriminelëve rusë të internetit

Gjuetia ndaj kriminelëve rusë të internetit

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Tini

avatar
Webmaster & Admin
Webmaster & Admin


Në rrjetin e internetit po luhet një lojë si ajo e maces me miun, që në çastin kur gjuetarët e teknologjisë së uebit i janë qepur pas një grupi cyber-kriminelësh të njohur si "Rrjeti i Biznesit Rus", ose RBN. Ndjekja në shkallë të gjerë nisi një javë më parë, kur RBN- një rrjet kriminal rus që mendohet se fshihet pas pjesës më të madhe të vjedhjeve që kryhen përmes internetit - hoqi dorë nga kompjuterët e instaluar në qytetin e Shën Petërburgut, për t‘u pajisur me serverë super të fuqishëm në Kinë. Por përpjekjet e bëra rreth dhjetë ditë më parë nga "Rrjeti i Biznesit Rus", për t‘u fshehur pas një kompanie italiane të krijuar pikërisht për këtë qëllim, dështuan. Vetëm një ditë pas zhvendosjes në shtëpinë e re, faqet e kontrolluara nga kjo organizatë - e cila është e specializuar në vjedhjet e identitetit, anashkalimin e shërbimeve, vjedhjen e të dhënave personale (fishing) dhe pornografinë me të mitur - u zhdukën si me magji nga interneti. Kjo mos do të thotë se RBN është zhdukur nga skena një herë e përgjithmonë? Dhe sa e rëndësishme është që rrjeti kriminel të zhduket? Sipas ekspertëve të "Team Cymru", një grup hetuesish të specializuar në krimet e internetit, ky rrjet rus është përgjegjës për 60% të krimeve që kryejnë keqbërësit kibernetikë. Ajo që ka ndodhur së fundmi është që RBN, kundër dëshirës së anëtarëve të saj, nisi të tërhiqte vëmendjen e mediave amerikane, si edhe të disa specialistëve nga ky vend. Siç duket, kjo është edhe arsyeja për të cilën u zhdukën papritmas nga qarkullimi. "Dritaret e tyre IP (të cilat bllokojnë hapjen e adresave), nuk ndeshen më në Rusi, por shohim të tjera nëpër gjithë vendet e botës, të cilat mendojnë se u përkasin përpjekjeve të tyre për të gjetur një vend tjetër ku të instalojnë ‘shërbimet‘", tregon Pol Ferguson, i kompanisë së sigurisë së kompjuterëve, "Trend Micro". "Megjithatë është ende shumë herët për të arritur në një përfundim të saktë, shton. Mendojmë se po përpiqen t‘i tjetërsojnë operacionet e tyre për t‘u fshehur më mirë. Nuk them se do të shfaqen menjëherë në një çast të caktuar dhe se do të jetë e lehtë të gjurmohen".

Bota e nëndheshme ruse Por gjithnjë mbetet një industri anësore që shkon paralel me RBN-në, siç është siti rbnexploit.blogspot.com, faqet e të cilit përdoren nga "Rrjeti i Biznesit Rus" dhe degët e tij. Falë faqeve të tilla, ky rrjet keqbërësish, i ngritur më këmbë nga të rinj të diplomuar në shkenca kompjuterike, shfaqet tamam si kompanitë moderne të teknologjisë së lartë të internetit, të cilat ofrojnë hosting dhe shërbime të tjera të këtij lloji. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipërmarrës të rinj me background të ngjashëm u dhanë jetë kompanive shumëmiliardëshe, Google dhe eBay. Ndërkohë që RBN zgjodhi një rrugë tjetër, atë të errësirës. Me të hyrë në serverët e botës së nëndheshme ruse, gjendesh në një perandori të vërtetë krimi, me lista të pafundme dokumentesh të zhvatura pa dijeninë e pronarëve, me identitete të vjedhura, e me adresa të paligjshme, të cilat të gjitha, në një formë apo në një tjetër, lidhen me sitet e "Rrjetit të Biznesit Rus". "Skanuam gjithë përmbajtjen e adresave të internetit të regjistruar në emër të kompanisë dhe nuk gjetëm qoftë edhe
një biznes të vetëm legjitim", tregon një prej hetuesve. E megjithatë e dimë mirë që rrjeti nuk përbëhet nga kriminelë të vërtetë, por nga të rinj me aftësi të shkëlqyera në botën e kompjuterëve e të internetit. "Për shumë nga të rinjtë rusë që njohin mirë teknologjinë e internetit, krimi ofron fitime të jashtëzakonshme", tregon Mark Galeoti, drejtor i Njësisë së Kërkimeve të Krimit të Organizuar Rus dhe atij Euroaziatik pranë Universitetit Kili. "Nisën të rekrutonin studentët me rezultate më të mira në universitete, të cilat në këtë mënyrë mund të fitonin 10 herë më shumë nga ç‘mund të fitonin duke ushtruar profesionin në Rusi dhe dy herë më shumë nga sa do të paguheshin në perëndim".
Sipas kompanisë së sigurimeve të shërbimeve të internetit, "Verisign", e cila qershorin e këtij viti publikoi një hetim të zgjeruar mbi sitin rus tinyurl.com/ywvgpg, RBN është regjistruar si faqe interneti në vitin 2006. Fillimisht pjesa më e madhe e aktivitetit të kompanisë qe e ligjshme.
Por duket se shumë shpejt themeluesit zbuluan që ishte shumë më fitimprurëse ta vinin sitin në shërbim të kriminelëve. Tani specialistët e "Verisign" thonë se është tërësisht ilegal. Që nga ajo kohë, aktiviteti i këtij rrjeti është monitoruar nga disa organizma njëherësh, përfshi edhe grupin anti-spam me qendër në Londër, "Spamhaus". "RBN është ndër sitet më të përfshira me aktivitete kriminale në botë: pornografi të miturish, vjedhje të dhënash personale e mbështetje teknologjike të rrjeteve të cyber-krimit", thotë një zëdhënëse e grupit anglez. "Ata vetë thonë vetëm se u krijojnë të tjera hapësira pune nëpër serverët e tyre, por janë edhe vetë të përfshirë në aktivitete të paligjshme".
Kompjuterë të infektuar me qira Hapësirat që ofron kjo kompani për t‘u shfrytëzuar kundrejt pagesës janë vërtet të padepërtueshme, por kjo reflektohet edhe te çmimet që ata përdorin për hosting. "Për një hapësirë në serverët e tyre paguhet rreth 600 euro, thuajse 10 herë më shumë se çmimi normal i tregut, gjë që mban larg biznesin e ligjshëm, i cili nuk mund të operojë me këto tarifa", tregon Bredli Ansti, i kompanisë së sigurisë së kompjuterëve "Marshall Software". Rreth aktivitetit të tyre është ngritur më këmbë një ekonomi e tërë. Doni të blini 1 mijë ngarkues softuerësh për një sajt britanik, i cili kështu do të jetë në gjendje të infektojë kompjuterët e të gjithë atyre që e vizitojnë? Kushtojnë vetëm 380 dollarë në total, 38 cent secili. Pra, ai që i blen mund t‘ia japë me qira këta kompjuterë të infektuar (të njohur si "bots", "bot", shkurtimi i fjalës "robot", kompjuterë që në sajë të disa lloje virusesh vihen tërësisht në shërbimin e atij që i infekton) një pale të tretë për 13 cent në ditë. Përmes tyre mund të kryhet çdo lloj aktiviteti i jashtëligjshëm i mundshëm, pasi viktima mund të jetë qindra e mijëra kilometra larg manipuluesit. Rregullisht, emailet spam të dërguara nga banka apo shërbime të rreme nga e gjithë bota, të cilat përdoren për vjedhjen e të dhënave personale sekrete, lëshohen nga serverët e "Rrjetit të Biznesit Rus". Gjithashtu edhe të dhënat e grumbulluara nga këto sulme, si edhe
identitetet e vjedhura nga kompjuterët e infektuar, dërgohen nëpër site të caktuara të RBN, si edhe dokumentet e grabitura, ku magazinohen dhe mbahen gati për t‘u shitur. "Rrjeti i Biznesit Rus" është gjithashtu edhe parajsa e ruajtjes së pronës intelektuale të cyber-kriminelëve, programet e tyre spiunë, viruset që thyejnë kodet e sistemet e kontrollit në distancë. Sigurisht që paguajnë për ruajtjen e tyre nga ana e keqbërësve rusë. Por ajo që lë më shumë mbresa është shkalla jashtëzakonisht e lartë e ngritjes së tyre profesionale dhe e njohjes së teknologjive më të fundit. "Tani gjen njerëz që të thonë se për 200 dollarë në orë mund të shtiesh në dorë shërbime të cilat të japin mundësinë të hysh në një pafundësi të dhënash sekrete individuale", thotë Maksim Shipka i kompanisë "Messagelabs", e specializuar në monitorimin e trafikut të spam-eve. Kur të lëshojnë bots-me qira, të bëjnë të ditur se kontrollohen çdo pesë minuta dhe se siguria e gjithë rrjetit që të vënë në dispozicion është e garantuar me 99%. Tashmë "Rrjeti i Biznesit Rus" është bërë i famshëm për garancinë që u jep kriminelëve të internetit se askush nuk do t‘i shqetësojë gjatë punës e që kurrsesi nuk mund të mësohet ndonjë e dhënë mbi vendndodhjen apo identitetin e tyre. Por, në Rusi, ajo garanci ka nevojë për mbrojtje politike.
Lidhjet me politikën Mendohet se lideri dhe themeluesi i "Rrjetit të Biznesit Rus", një djalosh 24-vjeçar, i njohur me pseudonimin Flyman, është nipi i një politikani të lartë rus me pozita mjaft të forta në qarqet e larta të Kremlinit. Mendohet se ka qenë vetë djaloshi ai që ka marrë vendimin për të kthyer "Rrjetin e Biznesit Rus" në një aktivitet kriminal të të tilla përmasave. Por zgjerimi i tyre i pabesueshëm dhe përfshirja në aktivitete gjithnjë e më pak të ligjshme ka bërë që grupi të tërheqë mbi vete vëmendjen e specialistëve të krimit elektronik të të gjithë botës. Gjithashtu edhe klientët, që dikur punonin më së miri me rrjetin, tani janë bërë të pakënaqur për shkak të tarifave të larta. Nga ana e saj, RBN është përpjekur ta fshehë aktivitetin e saj nën një rrjet të tërë kompanish të tjera, ndërkohë që është përpjekur për t‘u shkëputur nga lidhjet ruse, por megjithatë duket se nuk mund të shkëputen tërësisht nga emri i tyre. "Ka shumë të ngjarë që po përpiqen t‘u rrëshqasin përpjekjeve për t‘i zbuluar, duke ndërruar emër. Tani e quajnë veten ‘rusët‘", tregon Galeoti. Një zëdhënës i ambasadës ruse në Britaninë e Madhe fillimisht mohoi çdo lloj dijenie mbi "Rrjetin e Biznesit Rus", por më pas deklaroi se me ç‘dinte ai, ishte një organizatë që operonte nga Anglia. "Autoritetet policore ruse nuk kanë treguar kurrë ndonjë lloj shqetësimi për ekzistencën e një rrjeti të tillë", tregon një ekspert nga "Verisign". "Për ta, hakerët nuk janë tjetër veç luftëtarë të lirisë, të cilët po u shkaktojnë dhimbje koke perëndimorëve të trashur e të dhjamur. Për autoritetet në gjithë këtë aktivitet nuk ka asgjë të keqe". Ndërkaq, në raportin zyrtar të "Verisign" shkruhet: "Nuk ka asnjë dyshim që nuk mund të ketë asnjë përpjekje ndërkombëtare që do jetë në gjendje ta çrrënjosë këtë prirje për të përdorur internetin për aktivitete të paligjshme. Madje këtë lloj aktiviteti do ta ndeshim gjithnjë". Kështu, cilado që të ketë qenë arsyeja për të cilën është zhdukur nga skena "Rrjeti i Biznesit Rus", nuk ka ardhur si pasojë e masave ligjore.
Dalja në skenë e boteve Evolucioni i botnetit është i lidhur ngushtë me "Internet Relay Chat" (IRC). Botet e parë u zhvilluan nga një softuer dërgimi mesazhesh brenda IRC-së, me një mekanizëm shtesë, i cili qe i aftë t‘i kontrollonte kompjuterët në distancë. Në fundin e vitit 1999, kërkuesit e Institutit SANS gjetën kode që krijonin mundësinë e komandimit në distancë në qindra kompjuterë që
përdornin sistemin Windows. Që atëherë kompjuterët e infektuar u quajtën "bote", shkurtimi i fjalës "robotë". Në vitin 2000 programet bot i koduan, në mënyrë që askush të mos e vërente dot praninë e tyre, por me t‘u aktivizuar bënin të gjitha dëmet e mundshme, duke gjunjëzuar site si Amazon dhe eBay. Më 22 tetor të vitit 2002, nëntë nga 13 serverët e DNS, ndër më të mëdhenjtë në botë, dolën jashtë funksionit falë një boti që kërkonte të reklamonte shërbimet e veta. Nga viti 2002 në vitin 2004, botet u sofistikuan më tej dhe nisën të përmbushin funksione si dërgimin e spam-eve, garantimin e hapësirave nga ku mund të kryhej çdo lloj aktiviteti (duke qenë se çdo veprim kryhet nga kompjuteri i dikujt tjetër). Në vitin 2005 nisën të zhvilloheshin teknika për fshehjen e boteve nga produktet e sigurisë. Nisën të hidhen në treg dizajnë profesionalë, programe dhe "paketa" për veprimtari të paligjshme. Në vitin 2006 hynë në veprim softuerë që sulmonin çdo lloj programi i cili përpiqej të zbulonte apo të ndërhynte në aktivitetin e një rrjeti botesh. Më 6 shkurt të vitit 2007, një sulm i dytë mbi serverët e DNS. Më 18 maj të vitit 2007 u ndërmor një sulm dyjavor kundër Estonisë, duke lënë pa internet të gjithë kompjuterët në vend. Sulmi u ndërmor pas vendimit të qeverisë estoneze për të hequr nga një shesh qendror statujën e një ushtari rus të Luftës së Dytë Botërore.


Forumi aLbdigital
Shiko profilin e anëtarit http://www.albdigital.net.ms

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi