Portali aLbdigital.net
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Teknologjia Dhe Interneti «« » Informatikë & Internet » Pornografia merr kontrollin mbi ju dhe kompjuterin tuaj

Pornografia merr kontrollin mbi ju dhe kompjuterin tuaj

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

aLbdigital

avatar
Webmaster & Admin
Webmaster & Admin
Pornografia merr kontrollin mbi ju dhe kompjuterin tuaj

Ueb faqet pornografike shpesh përdorin kod të veçantë me të cilin mund të kanë qasje në kompjuterin e vizitorit, kanë tërhequr vëmendjen agjencitë për sigurinë e internetit në Shtetet e Bashkuara.

Një kod i tillë dashakeq u mundëson atyre që të marrin kontrollin mbi kompjuterin e vizitorit të faqes, e madje edhe mbi kompjuterët që janë të lidhur me të, duke iu ofruar kështu qasje në të gjitha dokumentet personale.

Gjëja më e keqe është se disa faqe madje e paaftësojnë kompjuterin, pasi që vizitori pas afërsisht tre ditëve të përdorimin testues, nuk paguan parapagimin shumëmujor apo vjetor për përmbajtje pornografike.

Rreziku më i madh fshihet në programin i cili duhet të “shkarkohet” për përdorim treditor pa pagesë të faqes, në fakt, ai softuer automatikisht instalohet në kompjuter dhe përcjellë të gjitha aktivitetet e shfrytëzuesit. Programi e di kur është shfrytëzuesi online dhe me anë të dritares pop-up e lajmëron atë të përdorë 80 dollarë për 90 ditët vijuese të shfrytëzimit.

Dritarja me kërkesë për pagesë mbetet e hapur për 10 minuta dhe paraqitet një herë në ditë. Është e pamundur të largohet me programin antivirus sepse ai nuk e njeh si virus, por si program që e kryen “punën” e tij.

Pasi që të rrallë janë ata që lexojnë kushtet e përdorimit gjatë shkarkimit të softuerit testues, as që e kanë idenë se në këto kushte, në detaje janë të përshkruara pasojat të cilat madje përfshijnë edhe marrjen tërësisht nën kontroll të kompjuterit të shfrytëzuesit.


Forumi aLbdigital
Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi