Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Arti Dhe Kultura «« » Historia Shqiptare » ILIRET

ILIRET

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal ILIRET prej Wed Dec 19 2007, 09:30

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e


Origjina e ilirėve dhe trualli i tyre

Dijetarėt kanė kohė qė merren me problemin e prejardhjes sė ilirėve, megjithatė ata akoma nuk i kanė dhėnė njė zgjidhje tė kėnaqėshme kėsaj ēėshtje. Qė prej mezit tė shekullit tė XIX e kėtej, nė letėrsinė historike e gjuhėsore janė ēfaqur mendime tė shumta, tė cilat nė fund tė fundit mund tė pėrmblidhen nė dy teza themelore: nė tezėn qė ilirėt i bėn tė ardhur nė Gadishullin Ballkanik dhe nė tezėn tjetėr, qė i konsideron autoktonė. Sipas Pėrkrahėsve tė tezės sė parė, nga fillimi i mijėvjeēarit tė II Gadishulli Ballkanik pėsoi nga ana e Danubit dyndje tė forta fisesh tė ndryshme me gjuhė indoevropiane. Dyndjet e para filluan me helenėt. Pas tyre erdhėn thrakėt e ilirėt. Duke shtyrė njėri tjetrin, aty nga fundi i mijėvjeēarit tė II, lėvizjet e tyre morėn fund dhe ata e vendosėn afėrsisht nė kėtė mėnyrė: nė jugė tė gadishullit - helenėt; nė lindje - thrakėt; nė perėndim ilirėt. Kėta tė fundit kaluan edhe Adriatikun dhe u vendosėn nė Italinė e jugut kurse nėpėrmjet territorit thrak grupe tė shkėputura arritėn gjer nė Azinė e Vogėl. Teza e dytė, e cila nė fillim u duk shumė modeste, kohėt e fundit ėshtė duke gjetur mbėshtetje nė zbulimet e reja tė bėra nė qytezat ilire tė Ptujit, Turbetit, Zecevos nė Slloveni, Bosnjė e Hercegovinė. Gėrmimet treguan kėtu se shtresa e mbeturinave tė kulturės sė vonė neolitike dhe tė herėshme tė bronxit, qė njihet me emrin kultura sllavone, hyn dhe pėrzihet me shtresėn mė tė lartė, ilire. Midis gjetjeve mė interesante janė format kalimtare qė lidhin qerarmkėn sllavone me atė ilire. Kundėrshtarėt e kėsaj teze, qė janė nė tė njėjtėn kohėn edhe pėrkrahėsit e tezės sė vjetėr, e vėnė nė dyshim kėtė gjė duke iu referuar materialeve tė tumulave tė Glasinacit nė Bosnjė. Nė Glasinac, i cili me tė drejtė tani pėr tani ėshtė qėndra arkeologjike mė tipike e qytetėrimit ilir, fillimet e kulturės ilire i kemi vetėm qė nga mezi i epokės sė bronxit, d.m.th. rreth viteve 1500-1400 p. e. s.. Mė herėt ajo nuk shkon dhe asnjė lidhje me kulturat mė tė lashta nuk ėshtė mundur tė vendoset. Qė nga mesi i mijėvjeēarit tė II para e. sonė kultura ilire e Glasinacit zhvillohet, pėrkundrazi, pa ndėrprerje, deri nė kohėn e vonė antike, bile edhe mė pas, nė mesjetė. Kėshtu, ndėrsa stratigrafia e gjetjeve tė Ptujit, Turbetit e Zecovos flet nė favor tė autoktonisė sė ilirėve, objektet e tumulave tė Glasinacit nuk e mbėshtetin dot kėtė. Pėr kundrazi ato japin paralelizma me objekte tė Evropės qėndrore, zonė tė cilėn pėrkrahėsit e tezės sė parė e konsiderojnė si njė rreth kultural tė kohės sė zhvilluar tė bronxit, nga i cili nė fazat e mėpastajme formohen kultura tė reja, midis tyre edhe ajo ilire. Siē shihet problemi mbetet akoma i pazgjidhur. Megjithatė nga tė dy tezat kundėrshtare ajo e autoktonisė ka meritėn se tėrheq vėmendjen mbi materiale tė cilat, megjithse tė pamjaftueshme, hedhin njė fare drite tė re mbi problemin e gjenezės sė ilirėve dhe formojnė njė nxitje pėr kėrkime tė reja. Nė kundėrshtim me pėrkrahėsit e tezės sė parė ata nuk kėnaqen me paraqitjen tradicionale tė ēėshtjes.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi