Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Teknologjia Dhe Interneti «« » Informatikė & Internet » Studentėt shqiptarė, hacker-a me karta kredit

Studentėt shqiptarė, hacker-a me karta kredit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

aLbdigital


Webmaster & Admin
Webmaster & Admin
Studentėt shqiptarė, hacker-a me karta kredit

Hacker-at shqiptarė “sulmojnė” kompaninė e fluturimeve ajrore “Belle Air”. Bileta tė udhėtimit tė kėsaj kompanie janė blerė me anė tė internetit me kartat e kreditit tė njė kompanie franceze, tė cilės mė pare, hacker-at i kishin vjedhur numrin e llogarisė dhe kodin pėrkatės.
Kompania “Belle Air” ka identifikuar personat qė kanė udhėtuar me kėto bileta tė blera nė mėnyrė pirateske nė internet, dhe i ka denoncuar pėr vjedhje me anė tė mashtrimit nė Drejtorinė e Policisė sė Tiranės. Burime pranė sektorit tė Antikrimit Ekonomiko-Financiar tė kėsaj drejtorie, tė cilėt po merren me hetimin e ēėshtjes, thanė pėr Gazetėn se kanė nisur hetimet nė gjendje tė lirė pėr Enkelejda Hasanpapajn, 25 vjeēe; Eljon Baēellin, 25 vjeē; Elvis Kerenxhin, 21 vjeē; Banush Muskajn, 43 vjeē dhe Ilia Kerenxhin, 60 vjeē. Hetuesit konfirmuan se tre tė parėt janė studentė nė Itali dhe janė autorė tė piraterisė, duke pajisur veten e tyre dhe tė afėrmit. 60-vjeēari Ilia Kerenxhi, mėsohet tė jetė i ati i studentit Elvis Kerenxhi, i cili dyshohet tė jetė edhe “koka” e kėtij mashtrimi.
Vjedhja
Tre studentėt duket se e kanė perfeksionuar sė tepėrmi leximin e faqeve tė “padukshme” tė internetit. Duke kaluar kohė tė gjatė on-line, studentėt mundėsonin qė nė forume tė ndryshme tė zbulonin numrat e llogarisė dhe kodet e kartave tė kreditit. Pėr tė mos u kuptuar, ata kanė preferuar tė luajnė kartat e njė kompanie franceze dhe me to tė porositnin bileta vajtje-ardhje nė Itali. Por, vetėm kur nga kompania ajrore “Belle Air”, i ka shkuar fatura e biletave kompanisė franceze, kėta tė fundit kanė nisur tė kėrkojnė sqarime, pasi nuk kanė pasur dijeni pėr biletat. Janė dashur dy javė qė kompania ajrore dhe policia e kryeqytetit tė mundėsonin identifikimin e “hacker-ave” dhe zbulimin e skemės mashtruese.
Hetimi
Tre studentėt Enkelejda Hasanpapaj, Eljon Baēelli, Elvis Kerenxhi, babai i kėtij Ilia dhe Banush Muskaj, janė nė hetim nė gjėndje tė lirė pėr dy akuza, atė tė “ndėrhyrjes nė rrjetet kompjuterike” dhe tė “vjedhjes me anė tė mashtrimit”. Nėse pėr akuzėn e parė rrezikojnė nga gjobė deri nė 3 vite burg dhe pėr tė dytėn nga gjobė deri nė 5 vite burg, tė akuzuarit rrezikojnė njė total prej 5 vjetėsh burg secili, nėse hetuesit vėrtetojnė dyshimet e kompanisė “Belle Air”.


Forumi aLbdigital
Shiko profilin e anėtarit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi