Portali aLbdigital.net
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Teknologjia Dhe Interneti «« » Informatikë & Internet » Windows Live tash edhe në celularët Nokia

Windows Live tash edhe në celularët Nokia

Posto temë të re  Përgjigju temës

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Windows Live tash edhe në celularët Nokia prej Thu Dec 20 2007, 11:01

aLbdigital

avatar
Webmaster & Admin
Webmaster & Admin
Pronarët e pajisjes S60 së shpejti do të mund të shkarkojnë nga interneti një aplikacion të veçantë, i cili do t’u mundësojë të kanë qasje në shërbimet e Microsoftit si Hotmail, Messenger, Spaces dhe Contacts. Telefonat celularë të serisë 40 të Nokias nga viti i ardhshëm do të shiten me këto shërbime të integruara fabrikisht.

Pronarët e Nokia N73, N80 Internet Edition, N95, N76 i N93i në Danimarkë, Finlandë, Francë, Gjermani, Holandë, Norvegji, Spanjë, Britani të Madhe, Suedi, Arabi Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, qysh tani mund të shkarkojnë aplikacion nëpërmes shkurtores (shortcut) “Download”. Mbetet të pritet që në një kohë të shkurtër ky lloj shërbime të jetë në dispozicion në mbarë Evropën.


Është e pazakontë që Windows Live nuk është i qasshëm përmes celularit në SHBA, dhe të dy partnerët kanë refuzuar të specifikojnë kohën e zgjerimit në tregun e Amerikës veriore. Microsoft është jashtëzakonisht i kënaqur me këtë partneritet sepse që një kohë është duke u munduar t’i konkurrojë Google-t në shërbimet online andaj zgjerime në platforma tjera e sheh si një përparësi në këtë përpjekje.

Detajet e marrëveshjes nuk janë zbuluar, por dihet që marrëveshja e partneritetit është njëvjeçare dhe se përftimi do të ndahet. Në fillim shkarkimin i aplikacionit do të jetë tërësisht falas, por ekzistojnë plane të mëvonshme për pagesë të shfrytëzimit


Forumi aLbdigital
Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Posto temë të re  Përgjigju temës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi