Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Arti Dhe Kultura «« » Historia Shqiptare » Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu

Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu prej Sat Dec 22 2007, 01:58

aLbdigital


Webmaster & Admin
Webmaster & Admin
Dikur, para pushtimit tė Konstandinopolit dhe rėnies sė principatave lindore, qeveriste nė Epir njė prijės me emrin Gjon Kastrioti, i cili kishte katėr djem. Mė i riu i tyre quhej Gjergj, heroi, jetėn e tė cilit do tė pėrshkruaj kėtu. Pėr lindjen e tij thuhet se kanė ngjarė shumė gjėra tė ēuditshme, nga ku mund tė profetizohet emri i madh, qė ai me arritjet e tij do i jepte vetes; thuhet gjithashtu se ai lindi me njė shenjė nė krah qė i ngjante shpatės. Kur Sulltan Murati turk pushtoi thuajse tė gjitha vendet rreth Greqisė, iu desh edhe Gjon Kastriotit tė nėnshtrohej dhe tė japė peng birin e tij, Gjergjin, sė bashku me vėllezėrit e tij. Murati i bėri ata synet sipas mėnyrės turke dhe Gjergjit i dha menjėherė njė emėr tjetėr, pikėrisht Skėnderbeg, sipas Aleksandrit tė Madh, ku tregohet, se ēfarė pėrshtypjeje kishte krijuar Sulltani qė nė fillim pėr kėtė epiriot tė ri, dhe ai nuk gaboi. Pasi Gjergji mėsoi nė fėmijėrinė e tij me njė shpejtėsi tė admirueshme shkenca dhe gjuhė tė ndryshme, pikėrisht turqisht, arabisht, greqisht, italisht dhe ilirisht; dhe kur erdhi pak mė shumė nė moshė, la tė kuptojė se kishte dėshirė tė madhe pėr tė mėsuar edhe ushtrimet ushtarake, dhe kėshtu i dha Sulltanit sinjale tė tilla, saqė ai e bėri menjėherė
Sanxhak, titull ky qė ka vlerė thuajse tė barabartė me njė Pasha. Nė moshėn 19-vjeēare ai ndoqi luftėn nė Azi, dhe pas njė kohė tė shkurtėr, atij iu dha komanda e njė ushtrie; nga ku ai provoi tė tregonte njė guxim e kurajo tė tillė, saqė emri i tij u bė i njohur anė e mbanė.
Kur ai pas shumė fitoreve u kthye nė Adrianopol, ku ishtė selia e Sulltanit turk, u organizua njė betejė krenarie nga njė shqiptar, qė pėr t'i lėnė njerėzit tė shihnin fuqinė dhe burrėrinė e tij, sfidoi nė dyluftim njė nga njerėzit e afėrt tė Sulltanit. Askush s'kishte dėshirė tė kishte tė bėnte me kėtė shqiptar tė egėr, pėrjashto Skėnderbeun, i cili guxoi tė shkonte, dhe me lehtėsi fitoi nė kėtė beteje tė madhe. Pas njė kohe tė shkurtėr, ai ndėrmori njė fushatė tė hapur kundėr persianėve kokėfortė dhe nė prezencė tė Sulltanit i nėnshtroi njėrin pas tjetrit. Kjo formoi pėrshtypje tė mirė tek Sulltani, saqė ai i besoi atij drejtimin e luftės kundėr kristianėve nė Hungari dhe Greqi. Nė kėtė luftė, Skėnderbeu u soll nė atė mėnyrė, qė t'i kursente sa tė mundte kristianėt, miku i tė cilėve ishte me zemėr, pothuajse shumicėn me njė pėrkujdesje tė veēantė, saqė turqit nuk mundėn tė dyshonin.
Nė kėtė kohė vdiq babai i Skėnderbeut, Gjon Kastrioti, kėshtu qė Murati mori nėn zotėrim tė gjithė vendin e tij, sė bashku me kryeqytetin Krujėn, tė cilėn e rrethoi me roje tė pėrforcuara. Ai arriti nė pėrfundimin se bijtė e tė vdekurit nuk mund ta shihnin pa keqardhje ndarjen e tyre nga vendi i trashėguar, prandaj i vrau fshehurazi vėllezėrit e Skėnderbeut. Vetėm Skėnderbeun, pa shėrbimin e tė cilit nuk mund tė bėnte, e qetėsoi me fjalė tė buta, i premtoi vende nė Azi me mė tepėr rėndėsi se Epiri, dhe Skėndėrbeu u duk se u kėnaq, pėr tė mos e pėsuar si vėllezėrit; por ai dyshim qė i kish lindur njė herė, nuk mund t'i shuhej Sulltanit pėrsėri, pėrkundrazi ai formohej nga dita nė ditė, kėshtu qė vendosi shkatėrrimin e tij. Shėrbimet e mėdha qė kishte bėrė dhe pėrshtypja qė kishte krijuar tek luftėtarėt, e penguan sulltanin qė tė vinte dorė publikisht mbi tė, prandaj ai u mundua me tė gjitha mėnyrat, qė ta pėrdorte atė nė fushatat mė tė rrezikshme kundėr kristianėve, me shpresė qė sė shpejti, kurajoja e tij s'do tė guxonte tė vazhdonte dhe ai do i pėrfundonte kėshtu ditėt e tij. Ai u sigurua qė mė parė tė bėnte luftė kundėr Jorgo Hospodarit tė Serbisė. Nė mes tė kėsaj lufte, Skėnderbeu vėzhgonte mundėsinė qė tė lirohej, dhe tė merrte pėrsėri pronat e trashėguara tė tij, tė cilėn ai mė pas edhe e bėri kėtė gjė.
Mbreti hungarez Vladislausi, u angazhua nė tė njėjtėn kohė nė luftėn e rėndė tė Hospodarit dhe me heroin e guximshėm Huniaden, arriti njė fitore tė pėrkryer kundėr turqve. Thuhet se Skėnderbeu kishte patur njė marrėveshje tė fshehtė pėr kėtė gjė me Huniaden, qė pėrpara betejės. Disa nga ndjekėsit e tij thonė se njė arsye e tillė nuk ishte e bazuar. Por Skėnderbeu, pas kėsaj disfate dhe hutie qė u kishte sjellė turqve, vazhdoi misionin e tij tė fshehtė, dhe e detyroi shkruesin e Pashait turk, qė tė hartojė nė emėr tė
Sulltanit njė rekomandim pėr oficerėt e lartė nė Krujė, qė ta linin qytetin e Krujės nė dorėn e tij, pra nė duart e Skėnderbeut, gjė qė edhe ndodhi, dhe kėshtu qė Skėnderbeu me kėtė marifet u bė shef i njėrit prej vendeve mė tė rėndėsishme nė Epir. Sapo ai mori pushtetin atje, masakroi tė gjithė pushtuesit turq, dhe pastaj, me njė shpejtėsi tė madhe liroi qytetet tjera tė Epirit, kėshtu qė emri turk u shua nė Epir. Skėnderbeu duket se u tregua i shpejtė dhe vigjilent, dhe nuk fjeti asnjė natė mė shumė se dy orė, ndėrkohė qė punonte pėr tė sjellė epiriotėt nėn drejtimin e tij.
Kur Sulltani turk mori vesh pėr dėshtimin e ushtrise sė tij, dezertimin e Skėnderbeut dhe humbjen e Epirit, vendosi menjėherė tė hakmerrej dhe nėn drejtimin e Ali Pashės krijoi njė ushtri tė paparė pėr tė dėnuar tė larguarit dhe detyruar vendin pėrsėri tė bjerė nėn sundimin e tij. Por Skėnderbeu nuk u tremb. Me njė ushtri tė pallogaritshme epiriotėsh i doli pėrballė ushtrisė turke dhe me njė zotėsi tė rrallė arriti njė fitore tė pėrkryer. 22 000 turq u vranė dhe 2000 tė tjerė u zunė robėr. Epiriotėt nga ana e tyre humbėn vetėm 120 vetė. Kjo humbje e tėrboi Sulltanin edhe mė shumė; por meqė ai s'mund tė hakmerrej menjėherė, u mor me pėrgatitjet e mėdha luftarake, qė u bėnė kundėr tij nė Hungari dhe Poloni, kėshtu qė pėr njė kohė u detyrua t'i lėrė ēėshtjet epiriotė mėnjanė, nė mėnyrė qė tė vepronte me tė gjithė fuqinė e tij kundėr kėtyre armiqve mė tė mėdhenj.
Hungarezėt dhe polakėt iu drejtuan pėr ndihmė Skėnderbeut, i cili nuk e refuzoi atė, nė mėnyrė qė tė qėndronin sė bashku kundėr njė armiku tė pėrbashkėt, dėrgoi rreth 1000 epiriotė, dhe kėshtu edhe vetė u nis pėr rrugė pėr tė ndihmuar fuqitė hungareze e polake. Por kur ai me trupat e tij u nis drejt Serbisė, Hospodar Georgiusi u mundua ta pengonte atė pėr tė mos kaluar pėrmes vendit tė tij dhe e mbajti aq gjatė, saqė ai nuk mund tė arrinte nė kohėn e duhur dhe hungarezėve kėtė herė iu desh tė luftonin vetėm. U mbajt beteja e madhe e njohur afėr Varnės, rezultati i sė cilės ishte i dhimbshėm pėr kristianėt; pasi ushtritė hungareze dhe polake, pas njė angazhimi tė madh e tė pėrgjakshėm, u dėrrmuan dhe u shpėrndanė, dhe vetė mbreti i ri Vladislaus u vra nė betejė. Skėnderbeu u bė me dije pėr kėtė fatkeqėsi, ndėrsa ai ishte akoma nė kufi me Serbinė, ku dhe u inatos aq shumė me Hospodarin, saqė shkatėrroi e dogji gjithēka rreth e rrotull nė vendin e tij.
Megjithėse turqit patėn njė fitore tė madhe nė Varna, ajo kishte qenė megjithatė e pėrgjakshme, dhe kėshtu qė ata s'e panė veten nė gjendje qė njėkohėsisht tė ndėrmerrnin gjė tjetėr. Murati e gjeti tė arsyeshme tė provonte me tė mirė ta bindte Skėnderbeun pėrsėri, dhe shumė shkurt pas Varnės i shkruajti njė letėr atij, ku ai numėronte tė mirat qė kishte bėrė pėr tė, e akuzonte pėr mungesė respekti dhe sė fundi i dha atij premtime tė
mėdha, nėse ai do pėrulej pėrsėri. Kėtė letėr e pasoi, asgjė tjetėr, veēse njė pėrgjigje e pakėndshme, prej sė cilės Sulltani vendosi tė niste sė pari njė ushtri prej 9000 vetėsh kundėr Epirit, fuqia e sė cilės nuk ishte edhe aq e konsiderueshme. Por pėrpjekjet e tij kishin qėllim ta befasonin Skėnderbeun, nė mėnyrė qė ai tė kishte armiq rreth e rrotull, para se t'i shkonte lajmi pėr mbėrritjen e tyre. Por Skėnderbeu, qė gjithmonė rrinte i pėrgatitur, e sulmoi fuqinė turke papritur dhe arriti njė fitore tė pėrkryer.
Menjėherė pas kėsaj u krijua njė ushtri tjetėr, e cila s'pati fat mė tė mirė, pėrkundrazi ajo u shkatėrrua ndjeshėm, dhe mundi tė shpėtojė me arrati. Ndėr tė arratisurit ishte edhe komandanti i saj, Mustafai, i cili i dha Sulltanit kėshillėn qė, mė mirė tė pėrparonin me kujdes pėr njė kohė dhe tė mjaftoheshin me njė fuqi modeste, e cila do pushtonte kufinjtė, derisa tė vinte rasti pėr tė ndėrmarrė diēka tė rėndėsishme. Kjo gjė u pa e arsyeshme.
Ndėrkohė u krijua njė mosmarrėveshje nė mes Skėnderbeut dhe Venedikut, qė shpėrtheu me njė luftė tė hapur. Nė kėtė luftė, Skėnderbeu pati tė njėjtin fat; pasi ai shkatėrroi njė ushtri tė paparė venecianėsh. Por ai s'e pėrdori kėtė fitore pėr ndonjė dobi, por bėri marrėveshje me republikėn pėrsėri, qė tė pėrdornin forcat e tyre sa mė mirė kundėr turqve, dhe qeveria nė Venedik ndjeu njė dashuri kaq tė madhe pėr sjelljen dhe marrėdhėniet me tė, saqė i bėri atij dhurata tė mėdha, dhe e lejoi atė tė shkruhej ndėrmjet fisnikėve venedikas, e cila mbahet edhe si provė e madhe nderi.
Nga e gjithė kjo mosmarrėveshje qė ishte krijuar ndėrmjet tė krishterėve, udhėheqėsi turk Mustafai mendoi tė kishte disa pėrfitime dhe prandaj kėrkoi tė drejtė nga Sulltani pėr tė drejtuar njė luftė tjetėr ndaj epiriotėve. Kur ai kishte marrė leje, filloi tė krijonte njė ushtri tė re; por as kėsaj here nuk pati fat mė tė mirė se mė pėrpara; pasi 10 000 nga luftėtarėt e tij ranė nė fushėbetejė dhe ai sėbashku me 12 drejtues tė tjerė tė ushtrisė, ranė nė duart e Skėnderbeut, kėshtu qė Sulltanit iu desh ta lironte atė duke paguar para.


Forumi aLbdigital
Shiko profilin e anėtarit

2Normal Re: Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu prej Sat Dec 22 2007, 01:59

aLbdigital


Webmaster & Admin
Webmaster & Admin
E gjithė bota po ēuditej nga fuqitė e Turqisė, qė kaq shpesh e kishte tronditur Evropėn dhe Azinė, dhe po thyhej nga njė provincė e vogėl; njė shembull mjaft i ēuditshėm, se si cilėsitė dhe zotėsitė e njė njeriu tė vetėm, tė njė vendi tė vogėl mund ta bėnin. Murati e vuri re tani se ēfarė rėndėsie kishte fakti qė Skėnderbeu ishte armiku i tij, ndaj dhe vendosi ta drejtonte luftėn nė njė mėnyrė tjetėr, qė s'e kishte bėrė mė parė, dhe krijoi idenė se me personin e Skėnderbeut, ai kishte tė bėnte me tė gjithė krishtėrimin dhe njėkohėsisht Persinė, nė mėnyrė qė tė mos ishte e nevojshme vetėm tė krijonte njė ushtri tė madhe, por edhe ta drejtonte atė vetė.
Prandaj u bėnė pėrgatitje tė mėdha dhe bėrthama e tė gjithė luftėtarėve turq, qė Evropa dhe Azia mund tė sillnin, duhej tė pajisej pėr tė pėrmbysur njė provincė tė vogėl, qė ai mė pėrpara, me vetėm njė lėvizje koke e kish mbajtur nėn sundim. I gjithė kristianizmi u tremb nga lėvizjet qė bėheshin.
Vetėm Skėnderbeu, qė rrinte ashtu i vetėm, nuk u tremb, por u bė gati si ai qė pėrgatitet tė fitojė, dhe bėri njė rezistencė tė ashpėr.
Murati u pėrgatit qė tė pushtonte vendin e rėndėsishėm Sfetigrad, por tė sulmuarit u mbrojtėn me njė zotėsi tė pabesueshme, kėshtu qė rreth 1000 turq ranė viktimė, dhe ndėrkohė qė rrethimi vazhdonte, Skėnderbeu i sulmoi turqit me njė ushtri fluturuese nė njė mėnyrė tjetėr, dhe kur njė drejtues turk, pikėrisht Ferit Pasha, nė njė pėrplasje i kėrkoi duel Skėnderbeut, ky e rrėzoi atė me njė goditje tė vetme. Sė fundi, kur Murati vėrejti se ai me forcė nuk mund ta merrte qytetin, u mundua qė me premtime tė mėdha e dhurata tė mund tė kthente disa qytetarė tė tij, qė tė tradhėtonin; dhe pėrderisa gjinden gjithmonė njerėz tė kėqinj, qė sakrifikojnė nder dhe besnikėri pėr para, njė nga ushtarėt e Skėnderbeut u shit dhe filloi t'i bėnte tė tjerėt tė rebeloheshin, dhe nė kėtė mėnyrė pati mjaft sukses. Ai e dinte se banorėt, qė pėrbėnin pothuajse shumicėn e qytetarėve kėtu, kishin njė bestytni, qė mė parė vdisnin se bindeshin tė pinin ujin, ku ėshtė hedhur diēka e papastėr nė tė. Nė qytet kishte vetėm njė pus, i cili i furnizonte tė gjithė me ujė. Gjatė natės, ai hodhi njė qen tė ngordhur nė tė, tė cilin e gjetėn nė mėngjes, dhe kėshtu u krijua njė shqetėsim ndėrmjet ushtarėve, saqė u krijua ideja e rebelimit. Komandanti i atjeshėm u frikėsua shumė, i grumbulloi ata e u pėrpoq me njė bisedė tė argumentuar t'i qetėsonte, dhe mė pas iu afrua pusit e nė prezencėn e tyre piu njė kupė tė tėrė me ujė, gjė qė u pėrcoll edhe nga oficerė dhe njerėz tė tjerė. Por ushtarėt nuk lėvizėn, thanė se mė parė vdesin se sa pijnė kėtė ujė. Kėtu s'kishte asnjė mėnyrė tjetėr pėr tė shpėtuar veten dhe qytetarėt, se sa tė bihej dakort me Sulltanin, gjė qė edhe ndodhi dhe qyteti u dorėzua. Me dorėzimin e qytetit, i biri i Sulltanit, Muhameti, e kėshilloi tė jatin, qė tė mos e mbante fjalėn dhe tė hakmerrej ndaj banorėve, tė cilėt i kishin dhėnė atij njė humbje kaq tė madhe. Sulltani i vjetėr nuk e dėgjoi kėshillėn e tij, por e mbajti fjalėn e dhėnė. Nė mes tė atyre qė mbetėn ishte edhe tradhėtari, i cili u shpėrblye shumė; por qė u zhduk shumė shpejt mė pas dhe s'u pa mė.
Mendohet se Murati vetė e eleminoi. Pas marrjes sė Stefigradit, Murati u kthye pėrsėri me tė mbeturit nė Adrianapol, pasi nė kėtė ekspeditė, ai kishte pėrdorur rreth 30 000 vetė.
Sapo Murati, sė bashku me ushtrinė e tij, u largua nga Epiri dhe vendi u qetėsua persėri, Skėnderbeu vendosi, pasi s'mund ta pėlqente pushtimin turk nė afėrsi, ta merrte me forcė Sfetigradin. Qyteti u rrethua menjėherė dhe e gjithė mjeshtėria dhe zotėsia qė mund tė merrej me mend u pėrdor pėr marrjen e tij; epiriotėt u turrėn si furtunė, tė drejtuar nga vetė Skėnderbeu, i cili vrau shumė turq me dorėn e vet. Por forcat e kalasė dhe vigjilenca e banorėve asgjėsuan gjithēka, kėshtu qė pas njė humbjeje tė 500 burrave, u detyruan ta braktiste rrethimin pėrsėri. Por nė tė vėrtetė, ajo qė e bėri Skėnderbeun tė hiqte dorė, ishte arsyeja e marrjes sė lajmit pėr ardhjen e njė ushtrie tjetėr turke. Pra Murati, sapo mori vesh pėr rrethimin e Sfetigradit, vendosi menjėherė ta mbėshtesė qytetin, dhe megjithėse e pa qė rrethimi u braktis, ai vazhdoi mė tej dhe me njė ushtri mė tė madhe se mė parė. U nis vetė drejt Epirit, qė tė sulmonte qytetin e rėndėsishėm Krujėn, gjė qė ndodhi shumė shpejt. Kruja ishte e mbrojtur me njė trupė tė fortė nėn drejtimin e pashoq tė Uranakontes, i cili nė kėtė rrethim i dha vetes njė emėr tė pavdekshėm. Kjo ishte hera e dytė, qė Murati, me bėrthamėn e gjithė fuqisė sė tij, nisej kundėr Skėnderbeut, gjė qė tregonte se me ē'sy e shihte ai kėtė burrė. Tė gjitha luftėrat, qė ai kishte bėrė mė parė kundėr persianėve dhe vendeve kristiane, ishin drejtuar vetėm prej gjeneralėve tė tij, por kėtu, pėrkundėr njė dhimbjeje tė parė, e quan tė nevojshme ta ndjekė personalisht luftėn nga afėr, megjithėse ishte i vjetėr nė moshė, me rreth 80 vjet nė kurriz. Kur tė birit tė tij Muhametit, heroit kuptimplotė nė histori, emrit mė sinjifikativ ndėr emrat osmanė dhe shpresės sė vetme tė tij, iu desh tė shkonte, u krijua pėrshtypja se ata donin tė lanin hesapet me tė gjithė krishtėrimin pėrnjėherė.
Kėshtu qė qyteti i Krujės u rrethua dhe gjithēka qė mund tė mendohej u pėrdor pėr marrjen e tij. Tėrbimin me tė cilin vazhdoi rrethimi, e tregon fakti se vetėm nė njė rrebesh, ranė 8000 turq. Skėnderbeu ishte ndėrkohė gjithmonė nė lėvizje dhe i sulmonte turqit, tashmė nė njė vend tjetėr; ai njė herė ishte futur ndėrmjet tyre nė njė mėnyrė, qė njerėzit e tij e mbanin atė fallso, kėshtu qė nuk ishte ēudi, dhe e thėnė zotėsi e zgjuarsi, qė ai u shfaq pėrsėri, ku pėrveē Muratit ai mund t'i ngjante edhe njė kafshe tė egėr, tė cilės mund t'i afroheshe dhe ta lije veten tė gllabėrohesh nga egėrsia e tij. Por nuk ishte e pa guximtė pėr tė apo armiqtė e kristianizmit, qė ai manifestonte kėtė egėrsi, pasi ai ishte i butė e zemėrgjėrė nga natyra dhe kishte tė gjitha ato cilėsi qė mund tė kėtė njė udhėheqės, ndryshe nga i biri i vetė sulltanit, Muhameti, i cili pas Skėnderbeut ishte heroi mė luftėtar nė ato kohė, por edhe mė i pėrgjakshėm, si pėr njerėzit e tij ashtu edhe pėr armiqtė. Pasi rrethimi kishte zgjatur njė kohė tė konsiderueshme, dhe ishte derdhur kaq shumė gjak turk, u krijua pėrshtypja se e gjithė ushtria turke do shkatėrrohej. Murati i vjetėr nga dėshpėrimi u dobėsua shumė, dhe nga kjo edhe vdiq. Thuhet se nė ēastin e
fundit, ai iu hakėrrye fatit, qė e kishte lėnė tė jetonte kaq gjatė pėr tė parė tė gjitha sukseset e tij tė mėparshme, tė errėsoheshin nga njė popull i vogėl e i vuajtur, qė ai mė parė e kishte pėrbuzur. I biri i tij Muhameti, nuk e gjeti tė kėshillueshme ta vazhdonte rrethimin pas vdekjes sė tij, prandaj u largua menjėherė dhe u kthye sė bashku me tė mbjetuarit pėr nė Adrianopol, ku ai pa asnjė pengesė trashėgoi fronin e tė jatit dhe ėshtė ky Muhamet, ai qė i dha fundin perandorisė sė lindjes dhe forcoi Konstandinapolin, ku sulltanėt turq qė nga ajo kohė kanė patur rezidencėn dhe kanė mbajtur tituj perandorėsh. Ai ishte pa dyshim mė luftėtari prej tė gjithė sulltanėve dhe u ngjante (nėse nuk i kalonte tė gjithė paraardhėsit) nė tirani dhe mizori. Por tė metat e tij ishin tė kombinuara me shumė cilėsi tė mėdha; pasi ai ishte i shpejtė, punėtor, i pėrmbajtur dhe njė mbajtės i zellshėm i tė drejtės. Ai kishte njohuri tė mėdha pėr historinė dhe fliste gjuhė tė shumta, si greqisht, persisht dhe arabisht, ishte marrė me artin e yjeve dhe shkenca tė tjera.
Gjėja e parė qė bėri pasi hipi nė krye tė shtetit, ai i ofroi Skėnderbeut paqe me kusht, qė ai tė mbante tokat e tij dhe t'i jepte atij njė tatim vjetor, dhe pasi kjo ofertė u refuzua nga Skėnderbeu, Muhameti krijoi dy ushtri kundėr Epirit. E para u drejtua nga Hamzai, e cila u thye menjėherė dhe vetė drejtuesi i saj ra nė duart e Skėnderbeut. Ushtria e dytė, e cila u drejtua nga njė njeri me emrin Debrea, nuk pati njė fat mė tė mirė, pasi Skėnderbeu e vrau drejtuesin e saj nė betejė me dorėn e vet dhe pastaj e shpėrndau tė gjithė ushtrinė. Nė tė gjitha luftimet, ai kishte parandjenjėn qė tė ndiqte drejtuesin dhe e kishte zakon tė thoshte se kur koka ėshtė prerė, pjesėt e tjera bien vetė.


Forumi aLbdigital
Shiko profilin e anėtarit

3Normal Re: Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu prej Sat Dec 22 2007, 02:00

aLbdigital


Webmaster & Admin
Webmaster & Admin
Njė fat tė tillė kishte Skėnderbeu nė fillim tė qeverisjes sė Muhametit.
Pėrveē Sulltanit, dukej se asnjė s'mund tė merrej me kėtė njeri tė madh, shikimin e tė cilit askush s'mund ta trazonte, prandaj sulltani provoi t'i jepte vetes truke e dinakėri. Ndėrmjet epiriotėve ishte njėri me emrin Moses, i cili pas Skėnderbeut ishte mė luftėtari dhe njeriu mė me pėrvojė nė shkencėn luftarake. Sulltani provoi ta afronte kėtė nė krah tė tij, i premtoi atij zotėrimin e Epirit, nėse ai ikte nga Skėnderbeu. Nga ky premtim, ai u verbua dhe qė nga ajo kohė, ai filloi tė punonte pėr rrėzimin e Skėnderbeut. Heroi i Epirit kishte kohė qė e kishte vendosur sė bashku me tė krishterėt e tjerė, tė rrethonte qytetin e rėndėsishėm Beogradin, dhe donte si zakonisht tė kishte Moses me vete nė kėtė fushatė. Por Moses, qė preferonte t'i shėrbente vetes nga mungesa e tij pėr tė luajtur rolin e tij
superior, u justifikua pėr kėtė udhėtim, dhe shpresoi se qėndrimi i tij ishte i nevojshėm, nė rast, gjė qė ishte e vėrtetė, se Muhameti do bėnte njė pėrpjekje tė re, nga e cila Skėnderbeu, qė s'kishte asnjė dyshim pėr besnikėrinė e tij, e lavdėroi propozimin e tij dhe e la tė qėndronte. Pasi u bėnė pėrgatitjet, dhe njė ushtri e madhe u ngrit nė kėmbė, Skėnderbeu u nis drejt Beogradit. Qyteti u sulmua menjėherė e me njė hov tė madh, saqė tė sulmuarit qė filluan tė bisedonin pėr dorėzim, kėrkuan pėr njė muaj armėpushim, pas tė cilit, nėse asnjė pėrforcim s'do tė vinte, atėherė qyteti do tė dorėzohej. Skėnderbeu nuk e pranoi kėtė ofertė, por u bind nga oficerėt e tjerė, qė t'u jepte atyre njė armėpushim prej 16 ditėsh.
Menjėherė u dėrguan lajme tė shpejta tek Sulltani pėr ta vėnė nė dijeni lidhur me armėpushimin. Muhameti, qė ndėrkohė kishte njė ushtri nė kėmbė, me tė cilėn ai preferonte tė nėnshtronte perandorinė trapezoidale, la njė fushatė tė tillė mėnjanė, dhe e dėrgoi ushtrinė drejt Beogradit pėr pėrforcim, dhe kjo ndodhi me aq fshehtėsi, saqė drejtuesi turk Sebalia u erdhi tė krishterėve pėrballė, para se ata tė kishin idenė mė tė vogėl pėr kėtė. Ndodhi njė disfatė e vėrtetė nė atė pjesė tė ushtrisė qė drejtohej nga
Musai dhe vetė burri i rreptė u vra me rreth 1000 kristianė, italianė tė shumtit, qė Alfonsi, mbreti napolitan i kishte dėrguar pėr tė ndihmuar epiriotėt. Skėnderbeu me njerėzit e tij mbajti distancė nė errėsirė, pasi ai, nga ana tjetėr duhej edhe tė tėrhiqej; por turqit nėnkuptuan se nuk duhej tė ndiqnin fitoren e tyre dhe t'i jepnin fund problemit me tė, por u kėnaqėn me fitoren ndaj kristianėve dhe e ēuan trofenė nė qytet. Skėnderbeu vrau nė kėtė betejė mes tjerash dy komandantė turq me nam, tė cilėt e sulmuan atė njėkohėsisht; dhe ishte pra, njė lloj parandjenje e ēuditshme, si ankthi qė zgjerohej me furi. Kjo ishte hera e parė qė ky njeri duhej t'ua linte armiqve tė tij fitoren, pasi tė krishterėt humbėn nė ketė betejė rreth 5000 vetė. Muhameti e vlerėsoi kėtė, pasi megjithėse ushtria u shkatėrrua, Skėnderbeu fitoi pėrsėri.
Kur lajmi u shpėrnda nė Epir, i lartpėrmenduri Moses mendoi se ishte koha tė fillonte tradhėtinė, qė ai kishte kohė qė e priste; por pasi ai nuk mori ndonjė mbeshtetje tė madhe nė vend, u detyrua tė arratisej, sė bashku me pak njerėz, pėr nė Konstandinopol, ku kėrkoi njė ushtri tė kufizuar, dhe premtoi se do tė nėnshtronte Epirin. Muhameti, i cili e dinte se sa pak mund tė shpresohej nga tradhėtarėt, nuk deshi nė fillim tė bindej; por kur e pa se Moses e kishte seriozisht i besoi atij njė ushtri prej 15 000 vetėsh, me tė cilėn ai u nis drejt Epirit. Skėnderbeu nė fillim nuk mundi ta kuptonte se si njė njeri me tė cilin kishte qenė i lidhur me njė miqėsi, besnikėri dhe zotėsi, qė deri mė tash kishte treguar pėr atdheun e vet, shkoi pa ndonjė arsye dhe u bashkua me armiqtė e krishtėrimit, dhe ai asnjėherė s'e pa me seriozitet, qė Moses tė kishte ndėrmend diēka tė keqe, por kur ai sė fundi e vėrejti se kjo ishte seriozisht, u nis kundėr tij me armė nė dorė dhe u mbajt kėshtu njė betejė e pėrgjakshme, ku Skėnderbeu korri njė fitore tė pėrkryer. Para se tė nisej, Moses i kishte premtuar Sulltanit se do e sfidonte Skėnderbeun nė dyluftim, dhe pėr mė tej nė betejė ai e tėrhoqi atė deri kėtu; por kur Skėnderbeg i doli pėrballė, ai u tremb aq shumė nga vėshtrimi i tij, saqė nuk mundi t'i dilte pėrpara. Njė turk tjetėr ishte aq kurajoz nė betejė, saqė ai me shpejtėsi e kurajo u ndesh me Skėnderbeun, qė u shtri prapa nė shpinė tė kalit. Por u ngrit pėrsėri, para se tjetri tė mund ndėrmerrte diēka tjetėr dhe kjo u kurorėzua menjėherė me rėnien e sulmuesit turk. Pjesa mė e madhe e fuqisė turke u vra nė kėtė betejė, kėshtu qė Moses me 4000 vetė, nė njė gjendje tė tmerrshme, i mbushur me hidhėrim e turp, u kthye pėr nė Konstandinapol, ku Muhameti vendosi ta ekzekutonte menjėherė; por pasi ai nuk i kishte refuzuar nė betejė tė gjithė sfidat qė kėrkohen nga njė drejtues me vlerė dhe ushtarėt e mbetur dėshmuan pėr to, Sulltani ia kurseu jetėn, por e la tė pėrbuzur dhe tė neveritur. Atėherė ky burrė kryelartė filloi tė qahej pėr gjendjen e tij dhe pasi ai me vėshtirėsi kishte qėndruar nė Konstandinopol, u arratis fshehtss prej andej dhe erdhi nė Epir pėrsėri, ra para kėmbėve tė Skėnderbeut, i cili jo vetėm e fali pėr fyerjen, por edhe e vuri pėrsėri nė postin e tij.
Pak kohė pasi ndodhi kjo, u njoftua pėr njė dezertim tjetėr, qė e preku Skėnderbeun edhe mė shumė nė zemėr dhe qė ngjalli ēudinė mė tė madhe pėr tė gjithė; pikėrisht nipi i tij, Hamzai, tė cilin e kishte dashur gjithmonė si birin e vet dhe e kishte bėrė si pjesėtar tė qeverisė sė tij, u arratis papritur me gruan dhe fėmijėt pėr nė Konstandinopol. Ai mbajti njė fjalim tė mbushur me akuza kundėr xhaxhait tė tij dhe pėrfundimisht premtoi nėnshtrimin e Epirit. Fuqia ushtarake, ku vetėm kalorėsia pėrbėnte 50 000 vetė, iu besua Isa Pashės dhe me njė ushtri tė tillė ekzistonte shpresa pėr pėrfundimin e luftėrave epiriote. Skėnderbeut, si zakonisht, nuk i mungonte asgjė, qė mund t'i shėrbente si mbrojtje; pasi ai ngriti nė kėmbė njė ushtri prej 11 000 vetėsh dhe u turr kundėr armikut. Kur ushtria turke iu afrua atij, ai u kthye prapa dhe priti diku larg nė tokat e tij, jo nga frika, por pėr ta bėre armikun sa mė tė pasigurtė, dhe kjo ndodhi me aq mjeshtėri, sa
Hamzai vetė, qė i njihte tė gjitha trillet luftarake tė xhaxhait tė tij, nuk dyshoi pėr gjė tjetėr, veēse e gjithė kjo u bė nga frika. Nė kėtė moment turqit u dehėn nga suksesi dhe Isa Pasha, me njė solemnitet tė madh, e shpalli Hamzain mbret tė Epirit. Por atėherė kur ata ishin mėse tė sigurtė pėr fitoren, erdhi Skėnderbeu papritur, dhe korri njė fitore tė pėrkryer. 30 000 turq u therėn dhe tė tjerėt, sė bashku me Isa Pashėn ia mbathėn. Bashkė
me robėrit e tjerė ishte edhe Hamzai, pėr tė cilin Skėnderbeu u kishte thėnė njerėzve tė tij tė mos e vrisnin.
Kjo fitore ngjalli njė gėzim tė jashtėzakonshėm nė tė gjithė vendin dhe u bė njė hyrje triumfante nė Krujė, ku u sollėn edhe robėrit. Ndėrmjet robėrve qė u sollėn me triumf, ishte edhe Hamzai, i cili me duar lidhur prapa me zinxhirė ecte pėrmes qytetit; njė pamje e ēuditshme pėr banorėt, qė pas Skėnderbeut e kishin parė si burrin mė tė madh dhe mė tė ndershėm. Skėnderbeu e dėrgoi atė menjėherė tek miku i tij i besueshėm, Alfonsi, mbret i Napolit, qė tė mund ta burgoste mė me siguri nė vendin e tij dhe ai u mbajt atje pėr aq kohė sa jetoi edhe mbreti. Pas vdekjes sė Alfonsit, ai u soll nė Epir dhe u fut nė burg nė Krujė. U mundua me letra tė vazhdueshme tė qetėsonte inatin e xhaxhait tė tij dhe i premtonte atij, se nėse fitonte lirinė pėrsėri, ai do i bėnte Skėnderbeut shėrbime aq tė mėdha siē i kishte bėrė para se t'i bėnte keq. Duhej tė veprohej nė kėtė mėnyrė: tė lejohej tė arratisej nga burgu dhe tė shkonte nė Konstandinopol, ku kishte tė shoqen dhe fėmijėt, e tė kėrkonte pėrsėri mbrojtjen e Sulltanit. Dhe kur ai tė kishte marrė mėshirėn e Sulltanit, do tė informonte Skėnderbeun lidhur me formėn e perandorisė turke. Skėnderbeu u bind qė ta linte Hamzain tė shkonte dhe bėri sikur u frikėsua shumė nga arratisja e tij. Hamzai erdhi pėr herė tė dytė nė Konstandinopol, ku u prit mjaft mirė; por meqė vdiq shumė pak kohė mė pas, thuhet se Sulltani e helmoi atė fshehtas dhe e la tė vdiste.
Pasi turqit kishin provuar forcėn e Skėnderbeut me kaq humbje, provuan tani tė kėrkonin miqėsinė e tij. Por ata nuk mundėn tė arrinin nė njė lidhje publike me tė; vetėm kėshtu, qė pasi ai donte tė bėnte njė fushatė lufte me Italinė, ai u bind tė bėnte njė marrėveshje pėr njė vit armėpushim me Sulltanin. Pasi kjo marrėveshje u arrit, ai u nis me njė forcė ushtarake pėr nė Napol, pėr tė mbėshtetur mbretin e ri Ferdinandin, djali biologjik i Alfonsit, i cili ishte rrėzuar nga duka i Anzhout, qė kujtonte se kishte mė shumė tė drejtė pėr Napolin. Ai pati fat aq tė mirė, saqė shkatėrroi tėrėsisht forcat franceze dhe i solli menjėherė vendet napolitane nėn zotėrim tė Ferdinandit dhe kjo ndodhi pikėrisht sepse shumė rajone iu dhanė atij pėr arsye se kishin sigurinė e Skėnderbeut, se mbreti nuk do tė
hakmerrej kundėr tyre; gjė qė tė bėn tė kuptosh, se ēfarė mendimesh tė larta kishin njerėzit pėr ndershmėrinė e kėtij njeriu. Pasi ai kishte forcuar kurorėn e Ferdinandit, u kthye pėrsėri nė Epir.


Forumi aLbdigital
Shiko profilin e anėtarit

4Normal Re: Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu prej Sat Dec 22 2007, 02:00

aLbdigital


Webmaster & Admin
Webmaster & Admin
Ndėrkohė qė ishte nė Itali, Muhameti u nis nė njė mėsymje tė re kundėr Epirit, megjithėse gjendja e armėpushimit s'kishte mbaruar ende. Pėr kėtė arsye, ai bėri pėrgatitje tė mėdha me shumė ushtri. Ushtria e parė, e pėrbėrė prej 20 000 vetėsh, drejtohej nga Sinan Pasha. Por para se sulmi tė fillonte, Skėnderbeu ishte kthyer. Ai kishte ngritur nė kėmbė njė ushtri prej 8000 burrash dhe papritur, gjatė natės, ai i sulmoi turqit nė befasi dhe me shpejtėsi, saqė ushtria e tyre nė njė kohė tė shkurtėr u ēa dhe u shpėrnda totalisht, dhe kjo s'qe e vėshtirė, kur komandanti vetė, sė bashku me disa tė tjerė, u vranė. Pak kohė mė pas ai sulmoi njė ushtri tjetėr turke prej 30 000 vetėsh, qė drejtohej nga Hasanbeu, me tė cilėn pati tė njėjtin fat; pasi pjesa mė e madhe u vra ose ia mbathi dhe Hasanbeu u dorėzua me tė tjerėt me dėshirė ose pa dėshirė. Komandanti i tretė turk, Jonuzbeu, qė nuk e la moralin tė binte nga fatkeqėsia e tė tjerėve, u pėrpoq gjithashtu tė provonte fatin me 18 000 vetė. Por askush s'mundi t'i dilte pėrpara tė
tmerrėshmit Skėnderbe; kėshtu qė edhe kjo ushtri e tretė u pre dhe u shkatėrrua.
Kjo nuk ngjalli asgjė tjetėr veē frikė dhe ēudi tek tė gjithė njerėzit, mė tepėr nga fakti se Skėnderbeu kishte tė bėnte me njė armik tė tillė si Muhameti, i cili kishte nėnshtruar perandorinė e dytė me shumė mbretėri dhe ishte njėri prej monarkėve dhe luftėtarėve mė tė mėdhenj nė histori. Askush nuk guxonte mė tė dilte si prijės nė luftėrat epiriote, pasi emri i Skėnderbeut ishte bėrė aq i fortė pėr gjithė monarkinė osmane. Pėrkundėr kėsaj, doli njė luftėtar i vjetėr me emrin Karazbeu, i cili si nė kohėn e Muratit, ashtu edhe tė Muhametit, kishte bėrė njė emėr tė mirė. Atij iu besua njė ushtri e paparė, me tė cilėn ai u nis drejt Epirit. Duket sė ēfarė emri kishte Karazbeu, saqė Skėnderbeu thuhet tė ketė thėnė, se kishte mė frikė komandantin se tė gjithė ushtrinė. Karazbeu krijoi 4000 vetė si fillim me idenė pėr tė marrė luftėtarė tė tjerė gjatė rrugės nė Ēieri tė Maqedonisė, por 4000 vetėt u sulmuan dhe u shpėrndanė me shpejtėsi, gjė e cila e tmerroi Karazbeun dhe ai u kthye menjėherė nė Konstandinopol dhe Muhameti nuk u tregua i pamėshirshėm, por e konsideroi si fat kthimin e tij, nė krahasim me komandantėt e tjerė. Kėshtu Skėnderbeu nė njė kohė tė shkurtėr shkatėrroi katėr ushtri turke tė drejtuara nga katėr komandantė tė
ndryshėm; dhe Muhameti e gjeti tė kėshillueshme tė mos e ngacmojė mė aq shpesh njė burrė, tė cilin ai e gjeti tė papėrkulshėm, por u mundua me letra tinzare tė fitonte miqėsinė e tij, nga tė cilat Skėnderbeu e la vetėn tė bindej, kėshtu qė u vu paqe nė mes tyre. Me kėtė paqe, vendet e tjera kristiane, veēanėrisht Venediku, ishin tė pakėnaqura, ku republika pėrpiqej ta fuste atė nė luftė pėrsėri dhe iu paraqitėn atij me njė delegacion, pasi
tė gjitha qeveritė kristiane ishin bashkuar bashkė kundėr turkut e nuk mundeshin ta shihnin atė vetėm, si shpirtin e fuqisė kristiane. Ata shpresonin gjithashtu se, ai nė betejat e ardhėshme nuk do tė rrinte duarkryq pa i ndihmuar. Skėnderbeu, i cili ishte i interesuar tė vazhdonte paqen me Sulltanin, nė mėnyrė qė tė pasuronte banorėt e vendit tė tij, dhe tė lulėzonte tregun e kursin e jetės nė vend. kėshtu qė vetėm pasi ai i pa fushatat e ardhėshme si luftėra fetare, vendosi ta prishė marrėveshjen e paqes dhe menjėherė sulmoi vende tė Sulltanit, ku préja u bė me tė madhe biznes; por, papa Pius II, nė tė njėjtėn kohė me vdekjen, i kishte sjellė kristianėt nė grindje, dhe mosmarrėveshjet u ngjallėn si zakonisht ndėrmjet tyre, saqė secili u largua pėr nė vendin e vet, duke e lėnė Skėnderbeun tė vetėm. Tashmė Muhameti u ēlirua nga ajo frikė, qė i kishin kallur tė krishterėt e bashkuar. Ai i vuri nė punė tė gjithė mendimet e tij nė luftėn epiriote, dhe qė Skėnderbeu nuk u kthye me prénė e madhe, qė kishte shpresuar, por gjeti njė ushtri turke nė vendin e vet. E njėjta ushtri nuk ishte gjė tjetėr vetėm njė vezullimė, qė u duk dhe u zhduk shumė shpejt, u vranė 10 000 njerėz dhe vetė komandanti u kap i gjallė.
Kjo disfatė e re, e bėri Muhametin edhe mė tė tėrbuar, kėshtu qė ai menjėherė
provoi tė gjente njė komandant tjetėr, qė tė drejtonte luftimet. Askush nuk ishte i gatshėm nė atė kohė, vetėm njėri me emrin Ballaban Badera, njė epiriot me origjinė, i cili qė fėmijė kishte qenė nė shėrbim tė turqėve dhe ishte i pari qė u ngjit nė murin e qytetit kur u pushtua Konstandinopoli.
Pėrvoja e tij me ēėshtjet luftarake si dhe me gjetjet e tij, nuk ishte mė e vogėl se zotėsia e tij, kėshtu qė tė gjithė mbanin shpresa se kishin gjetur atė njeri, qė do t'i jepte fund dominimit tė Skėnderbeut. Ballabani iu pėrgjigj nė fillim disi kėtyre mendimeve qė ishin krijuar pėr tė; pasi doli mjaft mirė nė betejėn e parė, qė bėri me Skėnderbeun. Kėtij tė fundit iu desh tė tėrhiqej, kėshtu qė kėsaj here me njė qėndresė mė tė madhe se mė pėrpara; ai mori nė dorė fatin e 8 epiriotėve tė mėdhenj, ku secili ishte i aftė qė tė drejtonte njė ushtri, por kur guxuan mė shumė se tė tjerėt, ranė nė duart e tij. Ndėrmjet kėtyre tė tetėve ishte edhe i mirėnjohuri Moses, pseudonimi i Perlatit, qė kishte treguar zotėsi tė madhe nė rrethimin e Sfetigradit. Ballabani i dėrgoi ata nė Konstandinopol dhe Muhameti i rrjepi ata tė gjallė, fatkeqėsi kjo, qė e solli gjithė Epirin nė pikėllim.
Skėnderbeu nuk e la moralin tė binte nga kjo fatkeqėsi, por i mbushur me dėshirėn pėr hakmarrje e sulmoi Ballabanin pėrsėri, dhe ia shkatėrroi ushtrinė e tij plotėsisht. Ballabani vetėm, sė bashku me disa tė mbijetuar, u kthye pėr nė Konstandinopol. Muhameti nė fillim u inatos shumė, por meqė ai nuk kishte njerėz mė tė aftė pėr tė drejtuar luftėn se i njėjti njeri, duket ngaqė ai e njihte vendin mė mirė, krijoi njė ushtri tė re pėrsėri pėr tė. U mbajt pėrsėri njė betejė jo shumė larg nga Sfetigradi, ku pėr njė kohė u zhvillua njė betejė e ngjashme nga tė dy krahėt dhe Skėnderbeu u tregua aq burrėror dhe i shpejtė, saqė kristianėt, por edhe myslimanėt e konsideronin atė si diēka, qė ishte mė tepėr se njeri. Epiriotėt, tė cilėt nga luftėrat ideale dhe fitoret ishin tė vėshtirė, qėndronin nė fushė-betejė si luftėtarė, kėshtu qė asnjė fuqi s'mund t'i lėvizte ata nga vendi. Nė mes tė betejės Skėnderbeut iu kėrkua dyel nga njė turk i madh me emrin Soliman, i cili u rrėzua pėr tokė menjėherė. Kjo solli frikė tė madhe ndėrmjet turqve, saqė atyre iu dha arratia, kėshtu qė vetėm Ballabani me disa shpėtuan.
Kur u kthye nė Konstandinopol ai u mbrojt nė mėnyrė tė tillė, saqė Sulltani u paqėsua dhe vendosi ta pėrdorte atė pėrsėri pėr tė njėjtėn gjė. Mund tė thuhet se ai kishte pėrmbushur detyrėn e komandantit dhe nė kėtė, si edhe nė dėshtimet e tjera, nuk mund ta ēvlerėsonte askush, as ushtrinė turke, qė nė raste tė tjera e kishin mbajtur veten mirė dhe me zotėsi; por askush nė kėto kohė s'mund t'i dilte pėrballė Skėnderbeut, as venecianėt dhe francezėt nuk kishin patur njė fat mė tė mirė me kėtė hero tė papėrballueshėm. Ballabani u nis pėr njė fushatė tė re dhe tani kishte marrė liri prej Sulltanit qė ta drejtonte ushtrinė si tė donte, ai zgjodhi njė numėr tė madh prej trupave mė tė mirė dhe mė tė zgjedhur, tė cilėt i ndau me partnerin e vet Jakupin, kėshtu qė provoi me tė dy ushtritė ta sulmonte Skėnderbeun njė herėsh. Dhe mund tė thuhet se heroit tė madh iu paraqit njė rrezik serioz, qė ia kishte sjellur Ballabani. Ballabani arriti i pari me ushtrinė e tij, drejt sė cilės Skėnderbeu u afrua me njė numėr tė vogėl kalorėsish, pėr tė zbuluar gjendjen nė kampin armik. Por ai u sulmua befasisht gjatė rrugės nga disa turq qė kishin pritur pėr ta kapur, kėshtu qė ai pas njė rreziku tė madh pėr jetėn, ia doli tė kthehet prapa vetėm me njėrin prej shoqėruesve tė tij; tė tjerėt u vranė tė gjithė. Ai vuri re se i gjithė fati i tij varet nėse ai mund t'i dilte pėrpara Ballabanit, para se tė vinte ushtria tjetėr. Ai u nis menjėherė drejt kundėrshtarit dhe e detyroi atė tė ndeshej, pėrkundėr vullnetit tė tij. Ndeshja ishte e fortė dhe e pėrgjakshme dhe Ballabani u pėrgjigj me jo mė pak zotėsi se sa kujdes; por ushtria e tij pėrkundrazi u ēa dhe ai me pak veta shpėtoi lėkurėn me arratisje. Dhe, siē u bė me dije mė pas, komandanti tjetėr Jakupi, u turr direkt me ushtrinė e tij pėr nė Epir, shkoi drejt nė rreth dhe u ndesh me tė, para se tė kishte marrė lajmin pėr disfatėn e Ballabanit. Nė kėtė betejė Skėnderbeu kėrkoi direkt komandantin dhe e vrau me dorėn e vet, kėshtu qė e gjithė ushtria u shkurajua dhe u arratis. Nė kėtė mėnyrė u shkatėrrua plotėsisht njė ushtri e dyfishtė dhe emri i Skėnderbeut dha material pėr biseda dhe shpresa nė tė gjitha vendet kristiane.
Kur kjo fatkeqėsi i erdhi nė vesh Muhametit, ai filloi tė frikėsohet se reputacioni, qė ai deri tani kishte patur, kishte qenė nė bazė tė sukseseve tjera, por do tė donte nisur nga baza e kėsaj fyerjeje tė vazhdonte akoma nė Epir, qė tė mos shndėrrohet nė pėrbuzje tė njerėzve tė tij; prandaj ai vendosi qė personalisht tė bėnte njė pėrpjekje tė fundit. Ai u turr tashmė vetė me 200 000 trupa drejt Epirit dhe rrethoi pėrsėri qytetin e Krujės.
Para se rrethimi tė ndodhte, ai bėri edhe njė pėrpjekje tjetėr kundėr Skėnderbeut, duke blerė dy vetė, tė cilėve u tha ose ta vrisnin atė ose ta mbytnin me helm; por kėta tė dy nuk u pajtuan me njėri-tjetrin dhe plani i tyre u zbulua e u varėn tė dy. Pasi kjo pėrpjekje shkoi bosh, Muhametit iu desh ta ushtronte forcėn vetėm, dhe rrethimi i Krujės vazhdoi me vrull tė madh; por tė rrethuarit u mbrojtėn me jo mė pak qėndrueshmėri dhe ēdo ditė
bėnė sulme tė mėdha e tė suksesshme. Skėnderbeu, i cili drejtonte njė ushtri fluturake, u ndesh tashmė me njė krah tjetėr tė kampit turk dhe shkaktoi aq shumė dėmtime, saqė Muhameti me njė pjesė tė ushtrisė sė tij u nis pėr nė Konstantinopol pėrsėri, duke e lėnė Ballabanin tė vazhdonte rrethimin.
Ndėrkohė Skėnderbeu ndėrmori njė udhėtim pėr tė marrė pėrforcime nė vende tė tjera. Ai erdhi edhe nė Romė me tė njėjtin qėllim, dhe influencoi papėn qė ta merrte ēėshtjen e tij me zell. Pasi ai kishte bashkuar njė numėr tė paanshėm trupash ndihme u kthye pėr nė Epir dhe u pėrcaktua qė tė sulmonte turqit pėrsėri; por rrethimi u hoq menjėherė dhe turqit u larguan nga qyteti dhe vendi, pasi komandant Ballbani vdiq nga njė furtunė. Njė pėrfundim tė tillė kishte edhe kjo fushatė, qė ishte mė e madhja e tė gjithave.
Njė numėr i ndryshėm shkruesish tė kohės janė marrė me udhėtimin, qė Skėnderbeu, ndėrkohė qė Kruja ishte e rrethuar, iku pėr nė Itali, duke e konsideruar atė si prins tė surgjenosur, i cili e kishte humbur Krujėn sė bashku me qytetet e tjera. Por shkruesit mė tė besueshėm, si Barleti dhe Kalēondylasvidne, thonė se Muhameti ishte po aq i dėshpėruar nė kėtė fushatė, sa edhe nė tė tjerat, pasi ai bėri edhe njė pėrpjekje kundėr Krujės dhe Durrėsit, por iu desh tė kthehej pėrsėri pa ndrequr asgjė, kėshtu qė fati dhe fitoret e Skėnderbeut zgjatėn deri sa ai vdiq, gjė qė ndodhi nė vitin 1466, nė moshėn 63 vjeēare, kur kishte qeverisur 24 vjet rresht.
Vdekja e tij shkaktoi njė mjerim dhe piskamė nė tė gjithė vendin, pasi dihej se nuk ishte forca e vendit, por koka e Skėnderbeut, qė kishte bėrė qė Epiri tė ruante lirinė kaq gjatė. Kur ai ishte nė skajin e vdekjes, shtrirė e me temperaturė tė lartė, pati njė sulm tė ri turk. Skėnderbeu u hodh pėrpjetė nga krevati dhe deshi tė armatosej pėrsėri sipas zakonit, por pafuqia nuk e la ta bėnte diēka tė tillė, prandaj dhe u shtri nė krevat e vdiq pak kohė mė pas.
Mund tė thuhet pėr kėtė burrė, se ai ishte heroi mė i madh nė histori, dhe askush, as nė historinė e vjetėr dhe as nė atė tė re, nuk mund tė krahasohet me tė. Pasi asgjė nuk ėshtė mė madhėshtore, se sa tė shohėsh njė princ tė vogėl me njė grusht njerėzisht tė drejtojė luftėn kundėr dy monarkėve, nga tė cilėt Persia, Egjipti dhe e gjithė Evropa u dridhėn dhe u tmerruan. Ai shkatėrroi plotėsisht 20 ushtri tė fuqishme, shumicėn e komandantėve dhe
luftėtarėve, qė e sfiduan atė, i vrau me dorėn e vet. Dhe shkruesit e kohės dėshmojnė, se nė kėto konflikte ai ka vrarė rreth 3000 vetė me shpatėn e tij, gjė qė ėshtė mė shumė se ē'mund tė thuhet pėr ēdo njeri tjetėr mbi tokė.
Zotėsia dhe burrėria e tij u shoqėruan nga mėshira dhe butėsia. Ai kishte njė zell tė veēantė pėr besimin kristian dhe kjo duket nga tė gjitha letrat e tij, ku ai i dha vetes titullin: Gjergj Kastrioti, Luftėtari i Krishtit. Historia e tij ėshtė pėrshkruar nga shumė autorė, por e pėrkryer ėshtė historia e Marin Barletit, njė epirioti, nė 13 vėllime, tė cilat unė i kam lexuar me hollėsi. I njėjti Barlet dėshmon se, qėkur turqit e pushtuan atė qytet, ku Skėnderbeu ishte i varrosur, nxorrėn eshtrat e tij nga varri e i ndanė copa-copa dhe i pėrdorėn ato si relike tė shenjta, duke i varur rreth qafės e duke kujtuar se fati dhe bekimi do i ndiqte mė pas.
Pėr kėtė burrė mund tė thuhet:
Ai ishte luftėtari, prijėsi dhe njėkohėsisht heroi mė i madh nė histori.
______________________
Ludvig Holberg, historian i njohur danez, me origjinė norvegjeze.

Marrė nga Historitė e Heronjve I (1864) tė baronit Ludvig Holberg.
Ludvig Holberg (1684-1754)




Forumi aLbdigital
Shiko profilin e anėtarit

Sponsored content


Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi