Portali aLbdigital.net
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Shkenca Dhe Jeta «« » Filozofi-Psikologji&Sociologji » Si te mbajme gjalle nje martese

Si te mbajme gjalle nje martese

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Si te mbajme gjalle nje martese prej Wed Dec 26 2007, 07:15

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
Që të mbahet në ekuilibër një martesë është e vështirë në kohët e sotme. Shumica e çifteve kanë probleme në lidhjen e tyre. Partnerët duhet t’i zgjidhin problemet bashkë dhe të stimulojnë pasionin.

Shumica e çifteve kanë probleme në një lidhje, sidomos kur jetojnë nën një çati dhe kanë krijuar familje. Psikologia Eri Maçi tregon se të mbahet gjallë një martesë duhet ta ushqesh atë. “Përveç detyrave familjare që partnerët duhet t’i zgjidhin bashkë, ata duhet të mbajnë gjallë edhe dashurinë dhe pasionin. Kjo do të thotë që duhet të gjejnë kohë t’i përkushtohen njëri-tjetrit”, tha ajo. Sipas saj, çiftet në fillim duhet të bëjnë dashuri me pasion, ndërsa kur vijnë fëmijët në jetë, lindin probleme. Ndonjëherë gruaja merret më shumë me fëmijët dhe harron që ka një burrë, me të cilin ka ndarë shumë gjëra, edhe krevatin. Por nëse ajo nuk gjen kohë edhe për burrin, ka mundësi që ai t’i hedhë sytë nga femrat e tjera. Nga ana tjetër është edhe egoja maskiliste, që do të thotë se kur gruaja nuk e vlerëson shumë atë si mashkull atëherë ai përpiqet ta marrë vlerësimin tek femrat e tjera. “Kjo ndodh në një limit kur mashkulli shkon më shumë se 40 vjeç. Ai kërkon pasionin tek femra të tjera, të cilat janë të reja në moshë”, u shpreh psikologia Maçi. Sipas saj, burrat kur shkojnë me femra të reja plotësojnë egon e tyre mashkullore. Ata ndihen jashtëzakonisht mirë kur një femër e re hyn në marrëdhënie seksuale me të. Përderisa ajo e pranon si partner ai është ende në formë si djalë i ri. “Në këtë rast është shumë e rëndësishme që gruaja të mos e lërë pasionin të venitet, sepse mashkulli e bën rrugë dhe lidhet përherë me femra të reja në moshë”, tha psikologia. Por jo në të gjitha rastet e kanë femrat fajin për tradhtinë e burrave, edhe ata duhet ta trajtojnë mirë bashkëshorten e tyre. Edhe nëse meshkujt nuk i kushtojnë shumë rëndësi femrës ndodh që edhe kjo të shoh të tjerë kur ai nuk i fal asaj dashuri. Gratë mund të ndihen të lëna pas dorë dhe e kërkojnë pasionin diku tjetër.

Bashkëpunimi midis çiftit

“Ndonjëherë problemet që dalin në familje bën që të lësh pas dorë burrin ose gruan. Çifti duhet të përpiqet që të gjejë kohë për çdo gjë, për punën fëmijët dhe partnerin ose partneren. Sepse këto mendojnë, hë se aty e kam burrin, ose është gruaja ime s’ma prek kush”, tha psikologia. Sipas saj, burri dhe gruaja duket ta respektojnë njëri-tjetrin dhe t’i zgjidhin problemet bashkë. Në përgjithësi, burrat i ndajnë punët në familje. Ata mendojnë se nuk duhet të bëjnë punë “grash”, të bëjnë pazarin, të lajnë enët, të gatuajnë, të pastrojnë shtëpinë. Por kur femrat kanë një punë dhe duhet të mbajnë fëmijët, shtëpinë, të bëjnë çdo gjë vetë, janë të mbingarkuara dhe dashur pa dashur lindin probleme. Arta Braho, e cila është 35 vjeçe, tregon se ajo i ndan punët me burrin, sepse nuk i del koha për të gjitha. Ajo punon infermiere dhe tetë orë është në punë. Ndonjëherë ndodh që të punojë edhe turnin e natës dhe është e lodhur për t’i mbaruar të gjitha punët e shtëpisë. “Unë i kam fëmijët e vegjël dhe nëse bashkëshorti nuk do bëjë pazarin, apo t’u gatuajë fëmijëve, i bie që ata të mbeten pa ngrënë”, tha ajo. Sipas Brahos, është e lodhshme që gruaja të ketë gjithë ngarkesën në familje. Është mirë që ata të bashkëpunojnë dhe të respektojnë njëri-tjetrin.

Tradhtia është pjesë e martesës

Psikologia Eri Maçi thotë se tradhtia është pjesë e martesës. Madje kohët e sotme ka dalë edhe në “modë”. “Në fakt, të gjithë jemi egoistë dhe nuk e pranojmë tradhtinë e partnerit. Por në disa raste ajo duhet toleruar kur nuk cenon dashurinë e çiftit”, tha ajo. Sipas saj, meshkujt janë më të prirur për të tradhtuar, ata e duan ndryshimin. Por kjo nuk do të thotë se ata nuk dashurojnë gruan e tyre. Është e vështirë që një mashkull të dashurojë një femër tjetër, edhe pse ajo është më e bukur dhe në krevat është më e mirë se gruaja e tij. Bashkëshortët nuk duan që ta lëndojnë gruan e tyre, ata i ruhen kësaj. Jo vetëm se nuk duan të prishin familjen, por edhe se nuk e mendojnë dot ndarjen nga bashkëshortja. Janë përshtatur e duan njëri-tjetrin, i kanë përballuar problemet bashkë. “Nuk ka femër që të mendojë se një bashkëshort s’e ka tradhtuar të paktën një herë. E vështirë është për ta pranuar këtë tradhti. Por kur kjo nuk është diçka serioze, duhet toleruar”, theksoi Maçi.

Fëmijët e forcojnë lidhjen

“Kur u martova me tim shoq e doja, por jo sa e dua tani që kemi tre fëmijë. Më ka ndihmuar për çdo gjë dhe i kemi rritur bashkë, duke sakrifikuar të dy. Edhe kur grindemi mjafton që djali vogël të na përqafojë të dyve, dhe harrojmë se jemi zënë”, tha Matilda Hasani. Sipas saj, fëmijët janë ata që e zbukurojnë martesën dhe e bëjnë atë më të fortë. Psikologia Maçi tha se kur zihen bashkëshortët dhe ndonjëherë përmendin edhe ndarjen, por janë fëmijët ata që i afrojnë me njëri-tjetrin. Nëse ata mund të rrinë orë pa folur, sepse u ka ngelur hatri nga ndonjë fjalë e hidhur, diskutimi i përbashkët me fëmijët do t’i afrojë. Por edhe pyetjet naive të fëmijëve, të cilët mund ta dallojnë mërzitjen, bën që të tolerojnë zënkat. “Fëmijët i bëjnë prindërit më të përgjegjshëm dhe më të pjekur. Një prind s’mund të sillet si adoleshent dhe të mos ketë frymën e bashkëpunimit, madje bëhet më i butë dhe më tolerant”, tha psikologia.

Martesa sipas modelit të prindërve

Fëmijët, instinktivisht, sillen ashtu siç janë mësuar në familje. Sipas psikologes Maçi, nëse ata do të kenë prindër të dhunshëm, të cilët zihen në sy të fëmijëve, apo bërtasin, edhe ai kështu do të sillet me gruan. Ose vajza me bashkëshortin e ardhshëm. Kur prindërit janë model në familje dhe i zgjidhin problemet me qetësi, nuk i diskutojnë gjërat me fëmijët edhe fëmijët do të bëhen model. Ata do të kenë mundësi të krijojnë një familje të shëndetshme, kur gjërat zgjidhen me konsensus dhe jo me të bërtitura.

Kur martohesh “me gjithë shtëpinë”

Një tjetër problem është kur vajza martohet në një shtëpi të madhe, ku ka shumë pjesëtarë. Ajo detyrohet t’i ndajë problemet me të gjithë ose ata i ndërhyjnë në marrëdhënien e saj me burrin. Çifti zihet dhe ai nuk ka hapësirat e duhura për të mos e dëgjuar anëtarët e tjerë të familjes. Pastaj lindin konfliktet e nuses së shtëpisë me vjehrrën, me kunatat, të cilat do cenojnë lidhjen e saj me partnerin. Prandaj, në kohët e sotme çiftet krijojnë familje më vete me burrin për të mos pasur “fërkime” me të tjerë.

Krizat në çift

Xhelozia e tepruar në martesë e shkatërron atë. Ajo duhet të jetë në doza të vogla, sepse kur njëri nga partnerët është shumë posesiv bëhet i bezdisshëm. Kur në shtëpi përditë pyetet me nervozizëm, ku ishe, ku shkove, pse u vonove?! Kjo e acaron situatën dhe burrit do t’i vijë frikë nga ardhja në shtëpi. Ai do të justifikohet për çdo gjë, vetëm të mos dëgjojë bashkëshorten duke bërtitur. Madje mund të krijojë edhe lidhje tjetër, ku të gjejë qetësi dhe të mos e torturojnë me kërkimin e llogarisë.

Nëse nuk ka marrëdhënie seksuale në një martesë, atëherë ajo ka vdekur. Kur zihet burri ose gruaja nuk duhet të largohen nga shtrati bashkëshortor dhe të mbajnë gjatë inat midis tyre. Largimi nga shtrati do të ftohë lidhjen e tyre. Ka martesa ku bashkëshortët nuk flenë në të njëjtin shtrat dhe e kanë ndërprerë marrëdhënien seksuale. Ata jetojnë në një shtëpi vetëm për hirë të fëmijëve. U vjen inat që nuk përfillen nga njëra palë dhe grinden vazhdimisht për gjënë më të vogël. Kjo i rëndon ata psikologjikisht.

Kur femra lind fëmijën e parë atë e kap një krizë, e cila duhet superuar. Ndodh një proces shumë i rëndësishëm fiziologjik, ku femra nuk i ka më format e mëparshme. Ajo ka lindur një fëmijë dhe është shëndoshur, por nuk ndihet mirë me veten. Në këtë periudhë ajo largohet nga bashkëshorti dhe i duket vetja jo në formë për të. I duket sikur ai nuk do të ketë të njëjtën tërheqje si më parë. Ajo bëhet nervoze, sepse ka për të rritur edhe një fëmijë, i cili do shumë përkushtim.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi