Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Shkenca Dhe Jeta «« » Filozofi-Psikologji&Sociologji » Para martese! Cfar duhet te dini si hap i pare?

Para martese! Cfar duhet te dini si hap i pare?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

LuNa


Moderator/e
Moderator/e
Para martesės: Cfarė duhet tė dini pėr “ hapin e madh”

Paratė nė bankė ju bėjnė tė ndiheni tė sigurt, por paratė nė xhepin e bashkėshortit/bashkėshortes krijojnė njė nevojė tė pashuar pėr t'u shpenzuar. Martesa nuk ka pse tė hidhet nga gremina e financave personale nėse kuptoni reagimin e partnerit kundrejt parasė dhe mėsoni s'i ta ujdisni atė. Qėndrimet tona kundrejt parasė janė tė ngulitura kaq thellė, sa priremi tė besojmė se ne kemi tė drejtė dhe partneri ynė e ka gabim. Pėrgjigjet tipike janė "Unė jam njė i rritur, i pėrgjegjshėm, ndėrsa ti njė fėmijė i/e llastuar", ose, "Mua mė pėlqen ta shijoj jetėn, ndėrsa ti ta prish qejfin". Nėse mė shumė ēifte kuptojnė se si partneri i tyre ndihet pėr paratė, mė pak prej tyre do tė pėrfundojnė nė sallėn e gjyqit.
Qėndrimet
Ekzistojnė katėr qėndrime themelore qė mund tė mbajmė nė lidhje me paratė dhe ja cilėt janė personat pėrkatės. Tė parėt, janė kursimtarėt, pastaj dorėshpuarit, ndėrtuesit dhe dhėnėsit. Kursimtarėt: E ku do tė shkonte bota pėr tė marrė hua po tė mos ishin kursimtarėt? Nuk ėshtė e pazakontė qė ata tė krijojnė njė llogari kursimi me njė rrogė tė vogėl. Kursimtarėt janė tė organizuar dhe nuk janė tė nxituar kur blejnė. Ata nuk rrezikojnė dhe llogaria bankare ėshtė mė shumė se njė siguri pėr ditė tė vėshtira. Paratė mėnjanė krijojnė njė paqe nė mendje, madje kėnaqėsi. Megjithatė, kursimtarėt mund tė bėhen shumė konservativė dhe mund t'i shmangin investimet qė i shtojnė paratė. Disa prej tyre presin shumė para se t'i shijojnė paratė dhe pak mėsojnė si ta gėzojnė atė. Dorėshpuarit: Paratė barabiten me shumė gjėra. Makinat e fundit mund tė krijojnė dėfrim dhe status, dhe dorėlėshuarit nuk besojnė tek llogaria bankare. Ata shpenzojnė 100 dollarė pėr njė drekė, bėje 200 nėse pėrfshihen edhe miqtė. Shumė nga kėta tipa hahen tė gjallė nga interesat e pagesave sepse nuk e paguajnė nė kohė faturėn e kreditit. Ndėrtuesit: Mendoni pėr Gill Gates dhe Microsoft-in, apo pėr sipėrmarrės tė tjerė qė i shohin paratė si ėndrra e kthyer nė realitet. Disa ndėrtues bėhen maniakė nė kėrkim tė ėndrrės sė tyre dhe mund tė mos e marrin parasysh menaxhimin e parave. Ata e gjykojnė keq sasinė e parave qė i duhet pėr tė mbuluar shpenzimet nėse diēka shkon keq. Nėse kjo ndodh, shkojnė tek projekti tjetėr. Ndėrtuesit janė plot ide. Dhėnėsit: Kėta njerėz shpesh blejnė dhurata ekstravagante pėr miqtė, zakonisht gjėra tė cilat nuk mendojnė t'i blenė vetė ndonjėherė. Gjithashtu ata dalin vullnetarė pėr tė dhėnė kohėn, paratė dhe energjinė pėr njė shkak nė tė cilėn besojnė. Thellė-thellė, shumė ndjejnė se paratė janė shumė pranė mėkatit dhe kur e japin mendojnė se kjo ėshtė gjėja e vetme qė mund tė bėjnė me to. Ata gjithashtu e mohojnė kėnaqėsinė pėr veten e tyre vetėm pėr t'i bėrė tė tjerėt tė lumtur ose duke bėrė vepra tė mira. Dhėnėsit shpesh i shpėrfillin nevojat e tyre dhe mund tė lėndojnė fėmijėt e tyre duke mos i mėsuar si tė merren me paratė.
Ēfarė duhet tė dini?
Tė dy partnerėt duhet tė kuptojnė ndryshimet e tyre nė qėndrimin kundrejt parave. Bėni njė bisedė tė mirė me partnerin dhe krijoni njė buxhet. Kjo bėn tė mundur qė tė dy partnerėt tė diskutojnė nevojat financiare dhe frikėn, duke hapur njė rrugė pėr tė gjetur diēka tė pėrbashkėt. Kursimtarėt duhet tė kuptojė se siguria financiare nuk kėrkon t'i fusni paratė nė bankė dhe tė pėrjashtoni gjithēka tjetėr. Paguani shtėpinė, gjėrat themelore, dhe jetojeni paksa jetėn. Kursimtarėt shpesh tėrhiqen nga dorėlėshuarit, pasi ata janė bujarė, tė dashur dhe aventurierė. Kėta janė partnerėt e pėrkryer pėr kursimtarėt, pasi sjellin nė jetėn e tyre gjėrat qė kanė nevojė. Ata nuk martohen asnjėherė me njė kopje tė vetes sė tyre. Dorėlėshuarit duhet tė kuptojnė nevojėn e kursimtarėve pėr siguri. Nė shumė raste, ky qėndrim me kėmbė nė tokė e bėn njė kursimtar shumė tėrheqės pėr dorėshpuarin. Mos prisni qė gjėrat tė ndryshojnė pas martese. Ju s'mund tė prisni qė partneri juaj tė jetė dakord qė ju ta boshatisni llogarinė, pasi as ju nuk do tė ishit dakord. Psikologėt ju kėshillojnė tė bėni njė listė dėshirash tė cilat doni t'i blini. Sfida pėr njė dorėlėshuar ėshtė tė kuptojė se nuk mund tė ketė gjithēka nė listė. Kursimtari nuk duhet t'ia heqė me detyrim qejfin e tė blerit tė gjėrave dorėlėshuarit. Mund tė jetė veprim i zgjuar tė vendosni mėnjanė para pėr tė ushqyer nevojėn e dorėlėshuarit pėr tė djegur paratė. Kjo do ta bėjė tė ndihet mė mirė duke shpenzuar paratė e tepėrta. Ndėrtuesit duhet tė bėhen mė pak monomaniak dhe tė marrin nė konsideratė nevojat financiare tė bashkėshortit/es tė tyre. Dhėnėsit duhet tė marrin parasysh nevojat e familjes, pasi kėnaqėsia e vėrtetė mund tė jetė dhėnia e vetes nė shtėpi. Sekreti ėshtė tė kuptoni qėndrimin tuaj drejt parave dhe tė kuptoni se si pikėpamja juaj ndikon tek partneri. Paratė nuk janė tė lira. Ato janė tė lidhura me emocionet tona dhe ne rrallė e kuptojmė. Ne e tregtojmė kohėn dhe energjinė tonė pėr to, ndėrtojmė me to, i kontrollojmė tė tjerėt dhe e kėnaqim veten me to. Mė pas fantazojmė pėr tė pasur mė shumė. Vetėvlerėsimi i disa njerėzve varet nga sa shumė kanė apo sa shumė mund tė mendojnė tė tjerėt se kanė. Por paratė nuk janė vetėm njė mjet. Tė gjitha ato gjėrat e tjera, frika, lakmia, zilia, krenaria, inati, respekti, vijnė nga ne.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

Ma-Origano


Moderator/e
Moderator/e
luna jam dakord me ty per parate ne banke


Forumi aLbdigital
Jeta ėshtė e bukur - Jetoje ! malesia.org&malesiaforum.com
Shiko profilin e anėtarit http://www.malesia.org

LuNa


Moderator/e
Moderator/e
Ma-Origano shkruajti:luna jam dakord me ty per parate ne banke

SmileSmileSmile u sa materialist qenke ti mer cun,mendjen te paret e paske Razz

Shiko profilin e anėtarit

Sponsored content


Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi