Portali aLbdigital.net
Përshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh për tju Kujtuar se ju mund të Identifikoheni që të merrni pjese në

diskutimet dhe Temat e shumta të Forumit tone.

...Në qofte se ende nuk keni një Llogari personale në Forum, mund ta hapni nje të tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ështe falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Shkenca Dhe Jeta «« » Gjeografia, Biologjia & Kimia » Jan Mokroorganizmat cdo here te demshem?

Jan Mokroorganizmat cdo here te demshem?

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Jan Mokroorganizmat cdo here te demshem? prej Mon Dec 31 2007, 05:23

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
A janë mikroorganizmat gjithmonë të dëmshme?



Jo gjithmonë mikrobet ose bakteret janë të dëmshme për organizmin tonë. Disa studime provojnë të kundërtën. Gjithçka për mikroflorën e trupit tonë dhe veprimtarinë e saj, në shërbim të funksionimit të organizmit të njeriut



Disa mikrobe në simbiozë me organizmin tonë

Nga studimet e hershme shkencore janë zbuluar disa mikrobe që strehohen pothuajse gjithmonë në zorrën e trashë të njeriut. Këto, në varësi të kushteve që gjejnë aty, disa herë kanë veprime të kundërta për organizmin. Kështu, në zorrën e trashë gjendet vazhdimisht "bacilluis coli comunuis", që është plotësisht i padëmshëm, por kur në zorrën e trashë mbeten shumë substanca proteinike që nuk janë asimiluar në zorrën e hollë (kjo ndodh kur konsumohet shumë mish), ky bacil bëhet i papërmbajtshëm dhe mjaft i rrezikshëm.

Në shkencn e të ushqyerit është i njohur fakti kur një doktor kirurg, për të shëruar një grua me reumatizëm të rëndë, me të gjitha gjymtyrët e enjtura dhe që i shkaktonin dhimbje të padurueshme, i hoqi zorrën e trashë. Pacientja 24 orë pas këtij operimi u bë e aftë të lëvizë çdo gjymtyrë, pothuajse pa dhimbje fare. Pra, sipas kësaj historie të vërtetë, mikrobi që përmendëm më sipër ka vepruar si një armik i padukshëm për organizmin e njeriut. Në realitet ai është i padëmshëm tërësisht, me përjashtim të rasteve kur njeriu vetë, me mënyrën e gabuar të jetësës, e bën atë të egërsohet dhe të rrezikshëm. Prandaj ushqimi i tepruar me mish, aq sa ai nuk arrin të zbërthehet dhe të asimilohet në zorrën e hollë, disa herë bëhet pre e këtyre mikrobeve, që duke vepruar mbi këto produkte ushqimore, prodhon substanca me veti helmuese për organizmin.



Kooperimi i dyanshëm

Që nga koha kur Pasteri (mikrobiologu i shquar francez) vërtetoi se mikrobet ishin shkakatarët e sëmundjeve të rrezikshme, këto u shpallën armiku numër 1 i njerëzimit. Njeriu u shpalli luftë të pamëshirshme më të gjitha mjetet e mundshme. Por në thirrjet shurdhuese të kësaj lufte filluan të dëgjoheshin edhe disa zëra që tregonin se kishte edhe baktere të dobishme për natyrën në përgjithësi dhe për njeriun e kafshët në veçanti.

Vetë Pasteri i la me gojë hapur anëtarët e Akademisë Shkencore Franceze në vitin 1885, kur deklaroi se kishte bindjen e plotë që asnjë kafshë nuk mund të zhvillohet e të jeojë normalisht pa ndihmën e baktereve të zorrëve. Por, ishte fillimi i shekullit XX dhe ende nuk mund të pranohej që mikrobet, këta armiq, ishin të mirëpritur brenda organizmit të njeriut.

U vërtetua plotësisht se lopa merr ushqim për vete dhe për mikroflorën e aparatit të saj tretës. Është kjo mikroflorë që zbërthen celulozën e ushqimit të kafshës për vete dhe për lopën, duke e bërë të asimilueshme. Është gjithashtu e vërtetuar se edhe një sërë vitaminash në gypin tretës të gjedhit prodhohen nga veprimtaria e disa mikroorganizmave që ndodhen gjithmonë aty. Kështu, është llogaritur edhe sot se këto mikroorganizma të aparatit tretës të lopës prodhojnë 3-50 herë më shumë vitaminë B2 sesa gjendet në ushqimin e ngrënë nga kafsha.

Po me njeriun si ndodh? A mund të pranohet që kjo qenie me organizëm më të përsosur nga të gjitha qeniet e tjera të jetë varur nga veprimtaria e organizmave kaq të vogla e kaq të thjeshta? A mund të merret me mend një kooperim i domosdoshëm midis njeriut dhe baktereve? Përgjigjen e saktë të këtyre pyetjeve dhe dilemave e ka dhënë shkencëtari rus Meçinkov.



Zgjatja e jetës, sipas Meçnikovit

Libri i Meçinkovit, "Zgjatja e jetës", shkaktoi një jehonë të madhe në fillim të shekullit të 20-të dhe më vonë. Sipas Meçinkovit, pleqëria e hershme e ka burimin në radhë të parë nga vetëhelmimi i organizmit. Ky vetëhelmim shkaktohet nga bakteret e zorrës së trashë të njeriut, që kalbëzon proteinat e ushqimit (kur ato merren me shumicë dhe arrijnë deri aty pa u asimiluar). Pra, ai qe i pari që njohu dhe shprehu idenë se vetëhelmimi ishte rrjedhim i të ushqyerit të gabuar të njeriut të qytetëruar. Në radhë të parë kjo ishte pasojë e konsumit të tepruar të mishit. Nga studimet, ai vuri re se në disa zona të Bullgarisë kishte shumë njerëz me moshë mbi 100 vjeç. Në ato zona konsumohej shumë kos, tek i cili u gjet në bacil, që e quajti "Bcillus Bulgaricus". Sipas teorisë së Meçinkovit, ky bakter ndikon pozitivisht në organizmin e njeriut, duke kundërvepruar me mikrobet e kalbëzimit. Siç u vërtetua më vonë edhe nga shkencëtarët evropianë, ky bacil gjatë kthimit të qumështit në kos prodhon acid laktik. Dhe është ky acid armiku numër një i baktereve të kalbëzimit, duke penguar zhvillimin agresiv të tyre. E njëjta gjë ndodh edhe në prodhimin e turshive dhe vendosjne e perimeve në solucion uthulle. Pra, aciditeti i prodhuar tek turshitë gjatë fermentimit, apo uthulla e hedhur mbi perime, pengon kalbëzimin e tyre.

Ja pra, ku qëndron e fshehta e jetëgjatësisë së njerëzve që ushqehen me shumë kos, ku acidi laktik që gjendet aty mënjanon veprimtarinë e dëmshme të baktereve të kalbëzimit dhe zgjat në këtë mënyrë jetën e njeriut.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anëtarit

2Normal Re: Jan Mokroorganizmat cdo here te demshem? prej Mon Dec 31 2007, 05:25

LuNa

avatar
Moderator/e
Moderator/e
"Armëpushimi" midis dy kampeve

Efekti antagonist apo lufta e pandërprerë midis kampeve të fermentimit dhe kalbëzimit vazhdoi për një kohë të gjatë. Por u provua shkencërisht se në aparatin tretës të njeriut gjendet mikroflorë, që kryen si proceset e fermentimit, ashtu edhe ato të kalbëzimit. Kur proceset e fermentimit mbizotërojnë mbi ato të kalbëzimit, krijohet një ambient acid, si cili është mbytës për mikroflorën e kalbëzimit dhe të baktereve të tjera të dëmshme për organizmin. Mikroflora e zorrëve, përveçse u tha më sipër, është edhe një fabrikuese e shkëlqyer e nëntë vitaminave. Midis të tjerave, vitamina të kompleksit B dhe vitaminë K. Vitamina B1, e prodhuar nga kjo mikroflorë, është shumë e asimilueshme nga organizmi për proceset e tij biologjike. Duke studiuar këto veprimtari të mikroflorës së zorrëve, nga mesi i shekullit të 20-të u zbulua se antibiotikët e rinj, të përdorur me mjaft sukses kundër sëmundjeve infektive, kanë edhe një ndikim negativ ndaj mikroflorës së dobishme të organizmit tretës, duke e shkatërruar atë. Prandaj sot vazhdimisht përdorimi i antibiotikëve shoqërohet me vitamina të ndryshme, për të mos mënjanuar veprimin e dobishëm të mikroflorës së përhershe të zorrëve.



Zhvillimi i mikroflorës së dobishme dhe ushqimi ynë



"Shëndeti" dhe zhvillimi i mikroflorës së dobishme të zorrëve varet shumë nga ushqimi që merr çdo ditë njeriu. Prandaj nuk duhet harruar se duhet të hamë e të pimë edhe për "shëndetin" e saj. Të ushqyerit e gabuar mund të dëmtojë këtë mikroflorë, dhe si pasojë të lejojë përhapjen e mikrobeve të dëmshme. Kështu p.sh. "Bacterium coli", shumë i rëndësishëm për simbiozën njeri- bakter, mund të shndërrohet në "bacterium paracoli" të dëmshëm. Në këtë mënyrë fabrika e vitaminave, siç u tha më sipër, mund të kthehet në punishte helmesh, duke sjellë çrregullime shëndetësore, si dhimbje kokë, lodhje, vjellje etj., etj.

Pra, kjo mori bakteresh (coli dhe varietete të tjera) në përgjithësi na japin më shumë sesa na marrin, duke mos pretenduar ushqime të tjera nga ato që hamë ne. Në qoftë se hamë ushqim të papërshtatshëm për veten tonë, kemi marrë gjirthashtu gjëra të papërshtatshme edhe për mikroflorën e dobishme të zorrëve.

Njeriu i kohëve të lashta ushqehej shumë më tepër, për të mos thënë tërësisht, me ushqime të ashpra, të papërpunuara dhe të vështira për t'u tretur. Atëherë simbioza makro-mikroorganizëm ishte më e mirë dhe më e dobishme. Kalimi gjatë evolucionit në ushqime më të rafinuara, që tretën dhe asimilohen më lehtë, ka sjellë patjetër ndryshime në këtë simbiozë, duke u adoptuar të dyja palët. Por, se deri ku ka arritur ky adoptim, nuk dihet ende plotësisht. Gabimet në të ushqyer që mund të bëjë sot njeriu çojnë patjetër në dëmtime të rënda të shëndetit. Në këtë mes nuk duhet përjashtuar edhe roli i veprimtarisë së mikroflorës së zorrëve që strehohet vazhdimisht aty.

Disa procese të tjera të dobishme të mikroorganizmave në jetën e përditshme të njeriut.

Këtu do të përmendim vetëm disa procese fermentimi për prodhimin e shumë produkteve ushqimore të reja, të vlefshme për organizmin dhe jetën e njeriut në përgjthësi.

- Në prodhimin e bukës dhe produkteve të tjera drithore, veprimtaria e mikroorganizmave të fermentimit është një domosdoshmëri. Nëpërmjet tyre këto produkte përfitojnë shijen dhe aromën e këndshme, porozitetin e duhur dhe ruajtshmërinë e tyre.

- Prodhimi i kosit nga qumështi bëhet nëpërmjet veprimtarisë së mikroflorës së fermentimit laktik, ashtu sikurse u theksua edhe më sipër. Në këtë mënyrë rezulton një produkt i vlefshëm dhe i shëndetshëm për organizmin e njeriut.

- Nga fermentimi alkoolik i lëngut të rrushit (sheqerit të rrushit), prodhohet vera, një produkt ushqimor shumë i dobishëm për organizmin. Sigurisht i përdorur me masë dhe i kombinuar me ushqim të përshtatshëm.

- Po kështu, prodhimi i birrës, përveç proceseve të tjera, duhet të kalojë në proceset e fermentimit me maja (fermente ) të pastra për prodhimin e alkoolit etilik në një masë të kufizuar.

Prodhimi i alkoolit etilik (etanolit) të pastër nga produktet ushqimore që përmbajnë sheqerna (drithëra, patate etj) bëhet me anën e fermentimit alkoolik me maja alkoolike, që kryejnë procese të nevojshme transformuese.

Pra, duke përdorur mikroorganizmat e tipeve të ndryshme të baktereve dhe majave, mund të prodhojmë në kushte industriale shumë produkte të nevojshme për organizmin e njeriut dhe ekonominë e vendit.

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi