Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Shkenca Dhe Jeta «« » Gjeografia, Biologjia & Kimia » Vitamina E dhe veprimtarija e gjere ne Organizem

Vitamina E dhe veprimtarija e gjere ne Organizem

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

LuNa


Moderator/e
Moderator/e
Vitamina E, antisterile

Kjo substancė kimike ėshtė e njohur nė shkencė edhe me emrin "tokoferol", qė e ka prejardhjen nga njė fjalė greke, domethėnė "tė lindėsh". Kjo i ėshtė atribuar vitaminės E, pėr funksionimin kryesor biologjik tė saj, nė parandalimin e sterilitetit, si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat. Kjo vitaminė ndikon nė funksionimin normal tė organeve tė shumėzimit, si tek njeriu ashtu edhe tek kafshėt. Prandaj sot ėshtė pranuar shkencėrisht se mungesa e vitaminės E nė ushqimin e pėrditshėm tė njeriut shkakton sterilitet (shterpėsi). Pėr kėtė arsye vitamina E ėshtė quajtur edhe vitamina antisterile.



Funksionet e tjera jetėsore tė vitaminės E

Pėrveē sa u tha mė sipėr, vitamina E luan shumė role biologjike nė organizmin e njeriut.

Nė radhė tė parė kjo vitaminė ndikon mjaft nė frymėmarrjen e qelizave, duke ndihmuar nė funksionimin normal tė tė gjitha indeve tė organizmit, bile edhe nė njė sasi mė tė vogėl oksigjeni. Nė kėtė drejtim ajo kompenson edhe disa tė meta qė fiton organizmi me kalimin e moshės. Kėshtu p.sh. ndikon edhe nė zgjerimin e enėve tė gjakut, duke bėrė tė mundur rritjen e fluksit tė rrjedhjes sė gjakut, pėr tė cilin kanė nevojė organet, sidomos gjatė aktiviteteve tė theksuara fizike tė tyre. Vitamina E ndikon pozitivisht nė parandalimin e trombozave e mpiksjeve tė gjakut, si edhe nė uljen e disa yndyrnave nė gjak, duke mėnjanuar nė njė farė mėnyre uljen e depozitimeve aterosklerozike. E rėndėsishme ėshtė tė theksohet se vitamina E ndikon nė rritjen e HDL-sė, qė ėshtė njė faktor i rėndėsishėm i mbrojtjes sė enėve tė gjakut nga depozitimi i kolesterolit nė to.

Gjithashtu vitamina E, duke qenė njė antioksidant i fuqishėm, neutralizon radikalet e lira, qė janė shkaktarė tė shumė sėmundjeve dhe ērregullimeve nė organizėm.Vitamina E mbron nga oksidimi nė organizėm i yndyrnave, duke ndaluar prodhimin e peroksideve, qė janė shumė tė dėmshme nė funksionimin normal tė organizmit. Kėtė veprim vitamina E e kryen nė bashkėpunim me vitaminėn F.



Faktor i rėndėsishėm pėr tė parandaluar mplakjen e parakohshme

Nga sa u tha mė sipėr, rezulton se vitamina E ėshtė njė faktor i rėndėsishėm pėr zgjatjen e jetės. Kjo ndodh pėr arsye se kjo vitaminė nga njėra anė hedh mė shumė gjak nė indet e organizmit dhe nga ana tjetėr redukton konsumin e oksigjenit tė tyre, pa ulur veprimtarinė jetėsore tė kėtyre indeve.

Vitamina E mbron rruazat e kuqe tė gjakut nga faktorė tė ndryshėm oksidues, duke parandaluar edhe aneminė. Disa studiues tė kėsaj fushe mbrojnė idenė se kjo vitaminė ėshtė e aftė qė tė stimulojė edhe prodhimin e rruazave tė kuqe tė gjakut. Nė tė njėjtėn kohė ajo parandalon dhe degradimin e shumė hormoneve (tė hipofizės, mbiveshkave etj). Meqenėse kjo vitaminė ndikon nė shėrimin dhe mbylljen e ēikatriēeve (plagėve), ajo u jep elasticitet dhe rezistencė kundrejt faktorėve agresivė tė jashtėm.

Duhet theksuar kėtu se meqenėse ajo ka veprimtari antioksidante, parandalon oksidimin e shumė faktorėve bioaktivė si vitamina A dhe vitamina F. Vitamina E sė bashku me vitaminėn A bashkėveprojnė pėr funksionimin normal tė organeve gjenitale, duke rritur prodhueshmėrinė si tek femrat ashtu edhe tek meshkujt. Sidomos tek kėta tė fundit ndikon nė rifitimin e aktivitetit seksual tė dobėsuar.

Gjithashtu kohėt e fundit ėshtė studiuar edhe veprimtaria e stimulimit tė imunitetit, kundėr infeksioneve tė ndryshme.

Kohėt e fundit ėshtė theksuar nga studiues tė kėsaj fushe se kjo substancė kimike parandalon mplakjen e parakohshme tė organizmit.Ajo rekomandohet edhe kundėr sėmundjeve virusale dhe nė trajtimin e shfaqjeve tė lehta tė diabetit (ul gliceminėn nė sėmundjet reumatike, nė infeksionet e mėlēisė (duke ristabilizuar metabolizmin e saj), nė sėmundjet e lėkurės (pore, akne etj), nė turbullimet nga menopauza, si edhe pėr rritjen e rezistencės fizike e psikologjike.

Pėr tė gjitha kėto qė u pėrmendėn mė sipėr, kjo vitaminė luan rol tė rėndėsishėm pėr parandalimin e mplakjes sė parakohshme dhe zgjatjen e jetės, duke funksionuar organizmi gjithnjė rregullisht.

Gjithashtu ėshtė pėrcaktuar se pamjaftueshmėria e vitaminės E gjatė njė kohe pak a shumė tė gjatė, favorizon disa sėmundje tė zemrės, aterosklerozėn , madje edhe tumorin.



Nevojat e organizmit pėr vitaminėn E

Pėr fėmijėt e vegjėl nevoja ditore pėr vitaminėn E ėshtė 4.5 mg nė ditė, pėr tė moshuarit dhe adoleshentėt ėshtė rreth 7-12 mg nė ditė, ndėrsa pėr tė rriturit ėshtė 15 mg pėr burrat dhe 12 mg pėr femrat. Nė periudhėn e barrės dhe me fėmijė nė gji nevojat ditore pėr gratė rriten nė 15 mg nė ditė.

Nevojat reale tė organizmit pėr njeriun modern, sidomos pėr tė rriturit dhe adoleshentėt mund tė arrijnė deri nė 1 mg vitaminė E nė ditė. Kjo pėr arsye se njeriu i ditėve tona ėshtė shumė i stresuar dhe ndodhet nė njė mjedis tė ngarkuar me substancė toksike.

Nė rastet kur vėrehen ulje tė theksuara tė vitaminės E nė organizėm nėpėrmjet analizave si edhe kur shfaqen raste sėmundjesh tė ndryshme si ato qė u pėrmendėn mė sipėr, mjekėt kėshillojnė frytimin suplementar me vitaminė E, sipas nevojave.

Disa herė trajtimi me vitaminė E (300 mg/ditė) dhe selen (0.8 mg/ditė) pėr 2-3 vjet, redukton mjaft defektet qė shkaktohen nga angina pektoriale dhe sėmundje tė tjera kardiovaskulare. Sidomos kur kjo kurė shoqėrohet edhe me veprimtari fizike sistematike, nė varėsi tė moshės dhe gjendjes fiziologjike.

Nė tabelėn e mėposhtme po japim sasinė e vitaminės E (nė mg) qė gjendet nė disa produkte ushqimore(nė 100 gr produkt).





- mollėt 0.3 - embrioni i grurit 14.5-21

- vishnjet 0.13 - fielli i grurit 1.6

- greip fruit 0.25 - misri 2.2-3.5

- portokalle 0.23 -buka e zezė 2.1

- kumbulla 0.7 - vaji i peshkut 20

- karrota 0.45 - vaji i misrit 19

- bizele 4-6 - vaji i embrionit tė misrit 250

- patate 4.6 - vaji i lajthisė 30-36

- soja e thatė 6-11 -vaji i sojės 90-120

- spinaqi 2.3 - vaji i lulediellit 49

-lajthi 6-6.5 -gjalpi 2.1-3.3

-majdanoz 2.6 - djathrat 1

- fara luledielli 44 - sardelet 1.1

- fasule 7 - toni 6.3

- veza 0.8





Pra, siē shihet edhe nga tabela, vitamina E ėshtė shumė e pėrhpur nė natyrė. Sasitė mė tė mėdha gjenden nė vajrat e farėrave, nė arra, lajthi, fasule, sojė etj. Embrioni i grurit pėrmban sasira shumė tė larta, pėr kėtė arsye edhe prodhimi i kėsaj vitamine bėhet nėpėrmjet ekstraktimit nga embrionet e grurit. Kjo vitaminė gjendet edhe nė mėlēi, veshka dhe sidomos nė vajin e mėlēisė sė peshqve tė detit.

Vitamina E merret nga organizmi nėpėrmjet produkteve ushqimore tė pėrditshme dhe nga tretja, absorbimi i kėtyre produkteve bashkė me vitaminėn E nga paretet e aparatit tretės. Ajo depozitohet nė mėlēinė e zezė tė organizmit dhe qė andej shpėrndahet nė qelizat dhe indet, sipas nevojave tė trupit tonė nė rrethana tė caktuara ushqimi (me yndyrna bimore) dhe tė ndotjes sė ambientit. Ajo ėshtė lipovitaminė prandaj edhe absorbimi nga organizmi bėhet mė mirė kur ajo shpėrndahet me yndyrna, sidomos yndyrna bimore. Prandaj, kur organizmi absorbon mirė yndyrnat, ai merr edhe sasira tė caktuara tė vitaminės E.

Vlen tė theksohėt kėtu se vitamina E ėshtė mjaft e qėndrueshme. Ajo duron temperatura deri 170 gradė C, shkatėrrohet gjatė hidhėrimit dhe prishjes sė yndyrnave ku ajo gjendet me shumicė, si dhe nga veprimi i rrezeve ultravioletė. Pra, nė mungesė tė dritės dhe tė oksigjenit, ashtu siē ruhen yndyrnat, mund tė ruhet mjaft mirė edhe vitamina E .


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi