Portali aLbdigital.net
Pėrshendetje Vizitor i Nderuar...

Me sa duket, ju nuk jeni Identifikuar akoma ne Faqen tone,

ndaj ju paraqitet ky mesazh pėr tju Kujtuar se ju mund tė Identifikoheni qė tė merrni pjese nė

diskutimet dhe Temat e shumta tė Forumit tone.

...Nė qofte se ende nuk keni njė Llogari personale nė Forum, mund ta hapni nje tė tille duke u Regjistruar

...Regjistrimi Ėshte falas dhe ju merr kohe maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:

Staffi i Forumit aLbdigital.net

You are not connected. Please login or register

Portali aLbdigital.net » »» Shkenca Dhe Jeta «« » Gjeografia, Biologjia & Kimia » Prejardhja e Evropes

Prejardhja e Evropes

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Normal Prejardhja e Evropes prej Mon Dec 31 2007, 05:44

LuNa


Moderator/e
Moderator/e
Shumė herė e pėrmendim, por pak dijmė pėr tė. Historiani francez mundohet tė na shpjegojė se nga vjen ajo

Evropa qe fillimisht njė mit dhe konceptim gjeografik. Miti e bėn Evropėn tė lindė nė Lindje. Fjala dhe ideja e bėjnė shfaqjen e tyre nė mitologjinė greke, bėrthama mė e vjetėr e qytetėrimit tė pranishėm nė territorin e asaj qė mė pas do tė bėhet Evropė. Evropa figuron si bijė e Agenorit, mbretit tė Finikisė, Libani aktual. Zeusi, mbreti i zotave grekė dashurohet me tė dhe, duke e transformuar nė dem, do ta transportojė pėr nė Kretė. Nga dashuritė e tyre do tė lindė Minosi, mbret civilizator dhe legjislator, i bėrė pas vdekjes njė nga tri gjykatėsit e Ferrit. Grekėt u dhanė emrin europianė banorėve tė ekstremit pėrėndimor tė kontinetit aziatik. Kontrasti midis Lindjes dhe Pėrėndimit - me tė cilin Evropa vjen e ngatėrrohet - mishėron pėr grekėrit njė konflikt themelor midis qytetėrimeve. Mjeku i famshėm grek, Hipokrati, qė jetuar midis fundit tė shekullit tė V-tė dhe fillimit tė shekullit tė IV-ėt B.C., i kundėrvė evropianė e aziatikė nė dritėn e konflikteve qė panė qytetet greke tė ngriheshin kundėr perandorisė persiane dhe qė padyshim pėrfaqėsojnė shfaqjen e parė tė antagonizmit Lindje - Pėrėndim; luftėrat persiane nė tė cilat Davidi grek mundi nė Maratonė Goliathin aziatik. Me thėnien e Hipokratit, evropianėt janė kurajozė, por edhe luftėtarė e luftarakė, ndėrsa aziatikėt janė tė mėnēur e tė kulturuar, pėrveēse paqėsorė e tė privuar nga energjia. Evropianėt i qėndrojnė lirisė dhe janė tė gatėshėm tė vdesin pėr tė. Regjimi i tyre politik i preferuar ėshtė demokracia, ndėrsa aziatikėt e pranojnė qetėsisht shėrbėtorllėkun nė shkėmbimtė prosperitetit dhe tė qetėsisė. Ky imazh i lindorėve ka vazhduar ndėr shekuj. Nė Shtatėqindėn, filozofėt evropianė tė Iluminizmit kanė pėrpunuar teorinė e despotizmit illuminist, i individualizuar si regjimi mė i pėrhapur nė Azi dhe, nė tė njėjtin drejtim, marksizmi i Tetėqindės do tė pėrkufizonte njė mėnyrė prodhimi aziatike, bazė e regjimeve autoritare.


Trashėgimi dhe kufij

Greqia antike i lė kėshtu Evropės njė trashėgimi tė dyfishtė: atė tė opozicionit ndaj Lindjes, ndaj Azisė, dhe atė tė modelit demokratik. Pavarėsisht se demokracia antike greke ėshtė larg sė qėni njė demokraci e vėrtetė - duke parė se pėrjashton gratė, tė huajt dhe skllevėrit - ajo ia transmeton kėtė ideal njė Evrope qė do tė bėhet demokratike gjatė Tetėqindės dhe Nėntėqindės, por termi Evropė pėrdorej sidomos nga gjeografėt pėr tė caktuar ekstremitetit pėrėndimor tė kontinentit euraziatik. Qenė ata qė ngritėn njė pyetje e cila dhe sot pėrbėn njė nga problemet e mėdha relative nė pėrkufizimin e Evropės. Nėse nė veri, nė jug dhe nė lindje deti pėrbėn kufirin natyror tė Evropės, cili ėshtė kufiri lindor i saj? Stepat e Rusisė aktuale, vendi i shiitėve nė Antikitet, Bosfori dhe rrafshnaltat, qė ndajnė Anadollin nga luginat e Eufratit dhe Tigrit, janė zona tė papėrcaktuara, nė tė cilat Evropa buron nga Azia. Kjo papėrcaktueshmėri ngre nė ditėt tona problemin e madh tė pėrkatėsisė ose jo nė Evropė tė Turqisė nė juglindje dhe sidomos tė Rusisė nė lindje. Turqia dhe Rusia i pėrkasin hapėsirės demokratike qė pėrfaqėson aktualisht njė nga karakteristikat thelbėsore tė Evropės? Si normė, gjeografėt e Greqisė antike mendonin se kufiri midis Evropės e Azisė ndoshta pėrbėhej nga lumi Tanai - Doni aktual - qė derdhet nė Detin Azov, i cili pėrfshin Bjellorusinė dhe Ukrainėn aktuale, por qė pothuajse e cek Rusinė. Nė epokėn moderne ėshtė menduar se kufiri ndiqte zonėn aksiale tė maleve Urale. Nėse udhėtohet me linjėn e famėshme hekurudhore Transiberiane, qė lidh Pėrėndimin e Rusisė me ekstremitetin lindor tė Siberisė, nė kilometrin 1777 ėshtė e mundur tė lexohet mbi njė obelisk "Evropa", nėn njė shigjetė tė orientuar nga pėrėndimi, dhe "Azia", nėn njė shigjetė tė drejtuar drejt lindjes. Por bėhet fjalė pėr njė dallim gjeografik pakashumė arbitrar, pėrballė njė problemi ėshtė thelbėsisht politik.


Forumi aLbdigital
"Nuk mund te jesh i drejte,nese nuk je i njerezishem"
Shiko profilin e anėtarit

2Normal Re: Prejardhja e Evropes prej Mon Dec 31 2007, 05:45

LuNa


Moderator/e
Moderator/e
Njė rrugė e mundimėshme

Periudha vendimtare pėr lindjen dhe parafigurimin e Evropės ėshtė Mesjeta. Por duhet shmangur rėnia nė dy gabime. Evropa nuk ėshtė rezultati i ndėrtimit tė gjatė tė njė entiteti qė ėshtė formuar pak nga pak gjatė historisė. Nuk ėshtė njė objektiv i amėshuar. Ėshtė njė qėllim i vonė, qartėsisht i afirmuar vetėm pas Luftės sė Dytė Botėrore dhe i ndjekur nga njė grup i ngushtė ekonomistėsh e politikanėsh. Midis tyre eksponenti kryesor qe francezi Zhan Moné (1888-1979), i ndihmuar nga njė treshe demokristianėsh tė pėrfaqėsuar nga gjermani Konrad Adenauer (1876-1967), nga italiani Alēide De Gasperi (1881-1954) dhe nga francezi Robert Shuman (1886-1963). Evropa duhet akoma tė bėhet, megjithėse janė shėmuar pėrparime tė rėndėsishme, si adoptimi i njė monedhe tė pėrbashkėt: euro. Nga ana tjetėr, deri nė Mesjetėn e Vonėshme, Evropa nuk ka qenė kurrė as njė krijim i vazhdueshėm, as njė individualitet kolektiv i njohur. Nė perspektivėn e njė ndėrtimi evropian janė verifikuar avancime dhe tėrheqje, veēanėrisht si pasojė e ndarjes sė Evropės nė vende tė mbyllura nė vetėvete. Janė verifikuar edhe eklipse tė ndėrgjegjjes evropiane. Kristianizmi e ka zhdukur Evropėn nė Mesjete dhe Revolucioni Francez ka zėvendėsuar mė imazhin e tij atė tė revolucionit, ndėrsa dy luftėrat e mėdha tė shekullit tė XX-tė e kanė mbytur Evropėn nė konflikt. Por, nė ēdo rast, qysh nga Antikiteti, janė sedimentuar trashėgimi qė pak nga pak kanė formuar pasurinė e Evropės dhe kanė kontribuar pėr t'i dhėnė trup idesė sė saj, ashtu dhe modelimit tė personalitetit tė saj.


Njė identitet kompleks

Midis gjėrave kryesore tė Antikitetit duhen nderuar gjuhėt greke dhe sidomos ato latine, tė cilat pėrbėjnė bėrthamėn mė antike e mė solide tė kulturės e tė dijės evropiane., nė mėnyrė tė veēantė - edhe pse jo vetėm - nė vendet qė kanė adoptuar gjuhė romane (Spanja, Franca, Belgjika valone, Zvicra romande, Italia, Portugalia). Por nuk duhen harruar as filozofia, arkitektura, skulptura, teatri e sporti, tė lėna si trashėgimi nga grekėt, as e drejta dhe artet liberale, sidomos retorika, tė trashėguara nga romakėt. Nė fushėn e ushqimit, grekė e romakė na kanė lėnė verėn, vajin dhe bukėn e ardhur nga Lindja e Mesme. Mesjeta e Vonėshme, nė periudhėn qė shkon nga shekulli i IV-ėt deri nė shekullin e VII-tė, nuk u kėnaq sė shtuari ndonjė shtresė suplementare tė vagullt. Nga dy historianėt qė u kanė dhėnė jetė "Annales" dhe kontribuar nė njė rinovim tė thellė tė historisė njėri prej tyre, Mark Blok, ka shkruar: "Evropa ka lindur kur Perandoria u shemb"; tjetri, Lysien Febvre, e ka marrė kėtė frazė, duke i shtuar: "Le tė themi se Evropa u bė njė mundėsi nė momentin kur Perandoria shpėrbėhet". Ajo qė nė kėtė pikė e bėri tė mundėshme Evropėn qe se pjesa pėrėndimore e Perandorisė u nda nga pjesa lindore dhe se pjesa pėrėndimore i'u hap popujve 'barbarė' tė Veriut dhe tė Lindjes - keltė, gjermanė e mė vonė sllavė - pėr t'u dhėnė jetė atyre popujve tė metizuar qė mė pas do tė bėheshin evropianėt. Qe edhe fakti qė tė gjithė banorėt e saj u konvertuan gradualisht nė kristianizėm, i cili u dha atyre ēimenton fetare, ideologjike e kulturore tė nevojėshme nė realizimin e njė uniteti ideshė, ndjenjash dhe praktikash. Evropa e sotme dhe e nesėrme nuk duhet tė jetė njė Evropė kristiane. Pas Mesjetės, Evropa ka fituar lirinė nė ēėshtjen e besimit dhe besimi fetar mund tė bashkėjetojė me njė laicitet tė bėrė rregull mazhoritar. Por nė procesin ngritės tė njė 'komuniteti', kristianizmi ka pasur qysh nė fillim njė rol thelbėsor. Nga ana tjetėr, vetė kjo gjurmė fetare i ka shtyrė evropianėt nė gabime, bile dhe krime, qė rėndojnė goxha mbi historinė e Evropės. Ngjyrimi fetar i identitetit primitiv evropian (nė mesjetė Evropa tenton tė konfondohet me kristianizmin) ēoi nė persekutimine heretikėve, tė cilėt e kundėrshtonin doktrinėn e Kishės, dhe atė tė hebrejve, qė nė territorin evropian pėrbėnin njė trup jokristian qė bėnte rezistencė; Inkuizicioni ju drejtua torturės. I njėjti ngjyrim fetar shtyu nė Kryqėzata, replica ushtarake ndaj ekspansionit musliman, qė e transferoi luftėn jashtė Evropės dhe ngjalli njė urrejtje tė zgjatur midis popullsive jashtėevropiane, duke kundėrvėnė njė lloj xhihadi kristian kundėr xhihadit islamik. Njė identitet kolektiv u plazmua nėpėrmjet faktorėsh tė shumtė tė brendėshėm e tė jashtėm. Nė rastin e Evropės, faktori ekstrem u pėrfaqėsua nga Islami. Njė fe e re e predikuar nga Muhamedi lindi nė Arabi nė shekullin e VII-tė dhe nė harkun e njėqind vjetėve u pėrhap nė pjesėn mė tė madhe tė Lindjes dhe Afrikės Veriore. Muslimanėt sulmuan kristianėt nė Lindje tė Mesme dhe nė Afrikėn Veriore, qė ju muar bizantinėve, dhe mė pas, duke filluar nga viti 711, kaluan nė Evropė, ku pushtuan me shpejtėsi Spanjėn deri nė Pirenej. Nė vitin 732 njė armatė muslimane pėrparoi nė veri tė Pirenejve; Mbreti frank Karl Ēekiēi, nė krye tė njė armate kristiane, e ndaloi nė afėrsi tė Poitiers, duke e shtrėnguar tė tėrhiqej. Njė kronikė kristiane e kohės thotė se bėhej fjalė pėr njė fitore te 'evropianėve' mbi 'tė pabesėt', duke shėnuar me kėtė termin 'evropian', qė pėrvec se tė jetė vetėm njė shprehje gjeografike, shpreh tashmė edhe njė ndjenjė fetare e kulturore tė vulosur nė vlera identitare. Rifitimi i gadishullit iberik mbi muslimanėt, i pėrfunduar mė 1492 me marrjen e Granadės, ėshtė njė nga ndėrmarrjet kolektive tė evropianėve gjatė Mesjetės. Nga ana e tyre, muslimanėt pushtuan pėr njė kohė tė shkurtėr njė pjesė tė Provansės e tė Siēilisė dhe pėr dy shekuj qenė padronė tė Palermos, pėrpara se tė pėrziheshin nga normanėt.


Fe dhe politikė

Historiani i madh belg Henri Piréne (1862-1935) ka stabilizuar njė marrėdhėnie, veēanėrisht nga pikėpamja ekonomike, midis pushtimit arab dhe ndėrtimit evropian, duke e krahasuar Muhamedin me Karlin e Madh. Por, nė kundėrshtim me njė ide tė pėrhapur, nuk besoj se Karli i Madh ka qenė babai i Evropės. Perandoria e tij qe shumė mė e vogėl se Evropa. Ajo nuk pėrfshinte as Gadishullin Iberik, as botėn anglosaksone apo atė skandinave; nuk bėnin pjesė Qendra dhe Lindja e Gjermanisė, as vendet slave tė Evropės qėndrore dhe Ballkani, tė cilat sot gjenden nė kufijtė e Evropės politike, por qė historikisht janė evropianė. Kryeqyteti i perandorisė karolinge. Akuisgrana, nuk ishte evropian nė kuptimin qė kish qenė Roma nė Antikitet apo qė ėshtė sot Brukseli. Karli i Madh nuk konceptoi projektin e Evropės, por mė shumė atė tė njė rikthimi nė Perandorinė Romake tė sė kaluarės. Gjithėsesi, dukė shkruajtur nė njė latinishte tė rinovuar, duke bashkuar nė oborrin e tij njerėz tė kulturės dhe poetė tė ardhur nga tė gjitha anėt e Perandorisė, edhe nga zona tė jashtėme tė saj - spanjollė, irlandezė, anglosaksonė, frankė e gjermanė, italianė etj. - ai ka kontribuar nė farkėtimin e njė Evropė kulturore. Ai ka demostruar se vatra e unitetit evropian, lidhja substanciale e njė komuniteti evropian, duhej tė ishte kultura dhe se ajo kishte nevojė pėr njė legjislacion tė pėrbashkėt, atė tė kapitullarėve, tė dobishėm sidomos pėr tė inkuadruar dhe stimuluar aktivitetin ekonomik. Midis shekullit tė IX-tė dhe tė X-tė, kristianizmi i dha jetė ngritjes sė njė Evropė pa emėr, duke ndjekur nė mėnyrė tė veēantė di linja drejtuese: konvertimin e vendeve tė reja dhe zhvillimin e popullsive kristiane. Konvertimi - bashkuar me ripushtimin iberik - pati tė bėjė mė pas me gjermanėt, skandinavėt, hungarezėt dhe sllavėt e Pėrėndimit (polakė, serbė, sllovakė, sllovenė, kroatė). Pėrpara Karlit tė Madh, kristianizmi evropian e kish shmangur rrezikun e madh tė njė ndarjeje midis kristianėve 'katolikė', tė quajtur orotodoksė, dhe kristianėve 'arianė', tė konsideruar heretikė. Disa mbretėr, visigotė nė mėnyrė tė tė veēantė, kishin kaluar nga arianizmi nė katolicizėm, por kristianizmi pėrėndimor, qė i bindej Romės dhe fliste latinisht, u shkėput nga kristianizmi lindor qė fliste greqisht dhe nuk e njihte Papėn. Shkėputja u konsumua nė vitin 1054, edhe pse ngjarja mė e rėndėsishme u verifikua nė fundin e shekullit tė X-tė, me konvertimin nė kristianizmin greko - ortodoks tė Vladimirit, Princi i Kievit. Duke filluar nga Kostandinopoja dhe Kievi, Evropa lindore u bė kristiano - ortodokse. Nė shekullin e 20-tė, perandoria sovjetike e gllabėroi kėtė Evropė ortodokse dhe dhe kėshtu filloi tė acarohej njė frakturė e thellė, e cila mbetet deri mė sot nė zemėr tė Evropės. Nė ēdo rast, duke filluar nga viti 1000 dhe deri nė mesin e shekullit tė XIII-tė, njė prosperitet i pėrhapur dhe njė progres i konsiderueshėm i pėrfshinė pakashumė tė gjitha rajonet evropiane, pėrfshi dhe rajonet periferike; ato kontribuan nė forcimin e njė ndjenjė tė pėrbashkėt evropiane dhe njėkohėsisht shpėtuan, nganjėherė dhe i favorizuan, diversitetet rajonale. Njė nga karakteristikat thelbėsore tė Evropės - pėr t'u ruajtur me ēdo kusht - ėshtė pikėrisht diversiteti i saj qė mund dhe duhet tė bashkėjetojė me unitetin e saj. Njė hovi tė tillė i ėshtė dhėnė emri i "revolucionit tė parė evropian". Nė shtegun e ēelur prej tij ndodhi zhvillimi intensive urban; qytetet u rriten dhe u shuėfishuan me zgjerimin e autonomive e tė institucioneve tėkonsoliduara, si dhe me pėrparimet e urbanizmit. Midis vitit 1000 dhe shekullit tė 13-tė, njė shtim i konsiderueshėm demografik e dyfishoi popullsinė evropiane; pėr pasojė u desh qė tė zgjeroheshin sipėrfaqet e destinuara pėr kulturat dhe tė futeshin persosjet teknike nė mėnyrat e pėrpunimit tė tokės, nė transporte, nė industrinė tekstile e nė ndėrtimin e ndėrtesave e rrugėve, tė mullinjve dhe tė varkave. Njėkohėsisht me to njė fermentim i madh fetar, edhe pse shumėfishoi numrin e heretikėve, konsolidoi lėvizjen qytetare dhe promovimin e laikėve, nėpėrmjet krijimit tė urdhėrave tė rinj tė domenikanėve dhe franēeskanėve. Atyre i'u bashkangjit njė ethe e madhe artistike, me lindjen e artit romantik dhe mė pas atij gotik. Njohje dhe mėsime u shtuan nė mėnyrė tė konsiderueshme dhe thirrja ndaj arėsyes, shoqėruar fesė, u bė gjithnjė e mė e madhe. U krijuan shkolla dhe bėri shfaqjen e tij arėsimi i lartė me krijimin e universiteteve nė tė gjithė Evropėn. Mė sė pari nė Itali (Bolonja), nė Francė (Parisi), nė Angli (Oksford e Kembrixh), nė Gadishullin Iberik (Salamankė e Koimbra); kėshtu midis shekullit tė XIV-tė e tė XV-tė, nė Evropėn Qėndrore (Hejdelberg, Pragė, Krakovi) dhe sė fundi nė shekullin e XV-tė nė Evropėn veriore (Upsala). Kudo, nė tė gjithė Evropėn, u pėrhap skolastika. Zhvillimi i tregėtisė, me panairet dhe tregjet e saj, kontribuoi qė tė shėndosheshin mangėsitė e ekonomisė mesjetare evropiane: numri i tepruar i taksave mbi shumė mallra, papėrshtatshmėria e monedhės qarkulluese pėr shkėmbime qė bėheshin gjithnjė e mė shumė tė rendit monetar. Qarkullimi i monedhės ishte shumė i copėzuar. Edhe monedhat italiane mė tė ēmuara, fiorina dhe dukati, qenė tė pamjaftueshme. Ekzistenca e njė monedhe tė vetme ndoshta do t'i kish bėrė njė kėrcim pėrpara ekonomisė mesjetare qė ēoi, midis jo pak vėshtirėsive, nė kapitalizėm. Por, duke parė se jeta ekonomike dhe monetare ka nevojė gjithmonė pėr kushte politike tė favorėshme, duke filluar nga shekulli i XIV-tė luftėra, epidemi dhe revolta e ngadalėsuan progresin ekonomik, edhe pse ndėrgjegjja e identitetit evropian mbeti gjithmonė e gjallė. E dėshmojnė figura si ajo e Enea Silvio Pikolominit, Ati i Shenjtė me emrin e Piu II (1458-1464) apo e shkrimtarit dhe politikanit Filip Komiens, aktiv nga Flandra nė Itali midis shekullit tė XV-tė e tė XVI-tė.

Jacques Le Goff ėshtė njė historian francez i specializuar me historinė e Europės sė shekujve tė XII-tė dhe tė XIII-tė

Shiko profilin e anėtarit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi